Qentë në pallat

Opinione

Qentë në pallat

Nga: Fatmir Lohja Më: 9 gusht 2018 Në ora: 10:00
Fatmir Lohja

Nuk kam qënë, edhe nuk jam, për të mbajtur qen në pallat. Kur shkoj në ndonjë apartament , dhe ka  qen brënda, ndjehem në siklet.Sa i afrohem portës se jashme,  qentë nuk pushojnë së lehuri pa asnjë lloj arsyeje. Pronarët në fillim e justifikojnë,se leh nga dëshira për të  më njohur. Kur fillon koncertin e dytë,  meqë  më njohu, kërkon të luaj me mua, dhe duhet ta mikloj  si  fëmijë, për ta qetësuar. Më shqetëson shumë ky fakt,por e ka edhe një të mirë. Në apartamentet  me qen  brënda nuk bëj më vizita ,dhe kryhet kjo punë.

E  keqja më erdhi më pranë. Një ditë pashë një kalinë në shtëpi. U mërzita me mikun që më ka ardhur me qen .U bëra gati ta nxjerr nga shtëpija. Në dhomën e ndënjes nuk shoh askënd. Qeni, i  vogël, i vogël,por  lehte fort me zë të hollë. Më shurdhoi. Një mendje me tha ta fluturoj nga dritarja. Tjetra më këshillonte të mos nxehesha me  mikun,pa e marrë vesh se kush dreqin është ai,qeë më ka bërë vizitë me qen.Jam burrëruar, as nuk ka pare, e as nuk kam dëgjuar,t’i shkohet  mikut  për vizit, i shoqëruar me qen.

Futet gruaja,sëbashku më fëmijët,tepër të gëzuar.

Të kemi bërë një surprizë. Reksin sapo e kemi blerë dyqind ero,- më njoftojnë në kor.
Kush ka ardhur në shtëpi me këtë qen?- i pyes i nervozuar.
Askush.Reksi u shtua në shtëpinë tonë,- më thotë gruaja duke u zgërdhirë.
Këtë kalinë e ke blerë  dyqind ero?- ulurita,sa më dëgjuan edhe komshitë.- Kam bërë sherre me banorët e pallatit,për të mos mbajtur qen në pallat,ndersa ti  ma vë në krye të vendit!?

Skenari qe përgatitur me qetësi dhe dashuri. Gruaja me fëmijët filluan të  më llastonin.Kinse jam babai i mirë,por do të bëhesha i mrekullueshëm, po të mos ju a prishja qejfin. Reksi,sipas tyre,do  të na hiqte stresin me pickatore. Pas vendosmërisë sime,për ta nxjerrë jashtë,filluan lotët masivisht. I lodhur vija  nga puna. E vogël qe kalina.Fëmijët nuk mund t’i shihja me lot në sy,se i kam dobësi. E pranova përkohësisht  kompromisin:” Ta provojmë një herë,e më pas shohim e bëjmë.”

Kalina rritej çdo ditë. Urrejtjen time ndaj saj,ma kthente më lehje.  Nuk më bëhej të shkoja në shtëpi. Sa i afrohesha portës kryesore ajo ulurinte.Vinin gruaja dhe fëmijët, si për inatim tim ,e merrnin dhe e përkëdhelnin,si të ishte  fëmijë. Ankohu unë, se na qelbi shtëpinë.Ankohu pallati se na lë pa gjumë. Kundërshto familja , duke e mbrojtur se  është i mirë.

Një ditë trokiti porta fort. E hap derën.Shoh policët bashkiak.

Ku e ke qenin?- me gërmushet më i gjati ndër ta.
Zotni polic! I keni rënë derës gabim.Nuk ështe kolibe qensh,por shtëpi për njerëz,- i përgjigjem mungesës se edukatës së tij.
Do ju gjobisim me 20 000 lekë gjobë, se nuk e keni vaksinuar qenin,- më sqaron  një police, me zë të hollë.
Nga e morët këtë të dhënë?- i pyes i habitur.
Qytetari dicital na ka vënë dijeni edhe me foto,- dhe me nxorri fotografinë e Reksit në telefonin  celular.
Ju vaksinoni qent e rrugës, pse nuk e vaksinoni edhe kalinën tonë?- i pyes me kureshti.
Ne mbrojmë  qentë pazot. Ndërsa ata me pronar,ndeshkojmë të zotët, në mbështetje të ligjit për: “Mbrojtjen e kafshëve shtëpiake”.
Një minut sa ta gjej kopilen!Po ju a jap me vete për qen rrugësh.Në këtë mënyrë ju futeni brënda ligjit,edhe unë shpëtoj prej saj njëherë e mirë. Jam dakort të më gjobitni sa të doni,sepse mbaj qen në pallat,- dhe dola ta kërkoj ,për herë të parë me gëzim

U bë një zallamahi te porta e shtëpisë ,sa i tërë pallati u mbloll në katin tonë. Ngulja këmbë që ta merrnin qenin dhe të me hiqeshin qafe ,dhe  ta paguaja   gjobën,për mbajtjen në pallat. Me këtë arsyetim, mendova se do të kënaqja edhe qytetarin dicital. Fëmijët qanin se nuk mund ta braktisnin shpirtin e tyre. Kur u futën gratë në mbrojtjen e qenit, sëbashku me policët bashkiakë u pataksa edhe unë. Edhe banorët e pallatit u polarizuan.Disa më jepnin të drejtë mua,se qentë nuk mbahen në pallat, ndërsa pala tjetër mbështeste gruan edhe fëmijët,me idenë se,” qeni është lezeti i shtëpisë.” O pikë e zezë!

Në fund m’u duk se u gjet një konsensus, gjithmonë në mbështetje të ligjit në fuqi. Duhej ta vaksinoja brënda tre ditëve  kalinën ,në spitalin veterinar, që më caktonin policët,për të mos ngrënë gjobën.

Nuk kam as kohë,e as para,për të shpenzuar për qenin.Ma hiqni qafe dhe  strehojeni  ku të doni, se qentë nuk mbahen në pallat! - deklarova i nervozuar.
Paske llafe shumë ti,- dhe me kap për krahu polici më i gjatë.- Për braktisje të kafshëve,jeni i arrestuar!
Nuk po e braktis kafshën. Po ia dorëzoj bashkisë,që tërë natën nuk vë gjymë në sy,për t’i sherbyer komunitetit. Nuk keni asnjë motiv të më arrestoni,pa mandat- arrest  të prokurorit,-  prezantova rezistencën time.- Ju jeni në shërbim të komunitetit te qytetarëve ,apo të komunitetit të qenve,se nuk po e marr vesh këtë punë?

Nuk hante pykë polici. Ma shtrengoi krahun sa ma nxiu. Mundoheshin ta qëtesonin banoret e pallati dhe kolegët e tij.Polici bërtit e qeni e shoqëronte me ulurima. Qen.Qen, por e kishte kuptuar se bëhej fjalë për të drejtat e tija. Sipas gjatoshit,vetëm me kompromisin e parë, ai largohej me kolegët ,pa me marrë mua në arrest.

U zotua një pallat, se brënda tre ditëve do të vaksinohej kalina. Nuk fola asnjë fjalë,se mu duket se  më erdhën mend.Tri ditë ,mu duken kohë e mjaftueshme , për ta  zhdukur kalinën në dreqoll.

Policët bashkiakë,në mbrojtje të komunitetit, e  lajmëruan  veterinerin të vinte urgjent në shtëpinë time. Të nesërmen pasdite troket veterineri në portën time,për t’i bërë Reksit  vaksinën E biroi me një gjilpërë të gjat kuajsh.Me pas  më kërkoi 20 000 lekë, të thata në dorë, për punën e bërë dhe vlerën  vaksines. Reagova menjëre, se  nuk paguaj asnjë lek pa kupon tatimor. Nuk dua të gjobitem nga bashkija përsëri. Jep e merr,në fund veterineri ma dha telefonin për të komunikuar me policin e gjatë. Pranova të paguaj, sepse polici bashkiak, më dha fjalën e burrit, se nuk do të më gjobiste, për këtë rast të veçantë.

Ditët kalonin dhe nuk u miqësova me kafshën shtëpijake. Kalina u bë kalë,kështu e quanin banorët e pallatit, sepse peshonte shtatëdhjetë kilogram në kandar.Kur mbështeste këmbët në mur,për t’u shpirë,ma kalonte me gjatësi dy pëllëmbë. Sa më shihte, lehte me zë të trashë,sa edhe buritë e maunave i gjunjëzonte lehtësisht . Meqë kalina  u bë kalë,për ta shetitur në qytet, mu caktua mua detyra, sepse  peshoj mbi njëqind kilogram. Gruan,që aplikon djeta të shumta ,edhe kalamajtë e parritur ,i terhiqte zvarrë në asfalt,kur Reksi nervozohet me kalimtarët.

Një ditë,te Liqeni Artificial,më tërhoqi zvarrë në barë.E lëshova zinxhirin,për të mos shkuar tek të shumtit.Te pranishmit kur me panë në atë hall,qeshnin me zë të lartë. Reksi e ndali revanin pranë një jarani,të species së vet. E nuhasnin njëri –tjetrin me shumë ëmbëlsi, ndonëse te dy  i pengonin  gojëzat,të blera shtrejtë në dyqan.Ndërsa po mundohesha të rregulloja diçka ne trup,  pronari i jaranit,ia hoqi gojzën qenin të vet.

Të plaçin sytë!- më drejtohet mua.- Nuk e sheh se ajo ka ardhur në afsh për t’u ndërzyer.
Ik!- i them i nervozuar,se e pashë me vemendje ,që   nuk peshonte as sa Reksi.- Më të kap në dorë, me këto nerva në kokë,nuk do të lë brinjë pa të thyer.

I ranë pendët e trimërisë.  Çuditërisht më afroi kompromis. Siç pretendonte ai, qeni i tij,qe djalë i një rrace të fisme  Gjermane,ndërsa Reksi  bijë e një rrace të pastër vëndase. Nga kryqëzimi i tyre, do të lindnin ekzemplar të rrallë qensh. Me afroi dy alternative. E para, t’i jepja dyqind ero në vend, dhe qeni i tij të bëntë qejfë me  Reksin në syrin tonë, dhe për këlyshet e lindur ai nuk pretendonte asgjë ,si pronar i qenit baba. Ai nuk mbante asnjë përgjegjësi nëse nuk ndërzeheshin për herë të parë. Deri sa të mbeste shtatzënë Reksi,për çdo kalërim të qenit te tij,nuk e ulte asnjë cent më pak se dyqind ero.Varianti i dytë,të mos paguaja para për ndërzimin, dhe ai të bëhej ortak fifti-fifti,për çdo shitje të këlyshve.

Nuk ia pranova asnjërin variant,duke  i thënë se banoj në pallat. Ai ngulte këmbë në tijën,dhe kërkonte të mbushte mendjen se do të fitonin para shumë. Nuk  e pranoja në asnjë mënyre logjikën e tij, sepse më dukej pazar i keq.Të paguaja 200 ero  sa herë t’i çohej deshira  qenit të tij,ose të gjitha shpenzimet t’i përballoja unë, dhe ta ndanim fitimin përgjysëm!? U mundova t’i shpjegoj, se në një ortakllëk, fifti-fifti, siç  kërkonte ai,të dy palët do investonin në shuma  të barabarta parash, për të marrë mbi supe si qarin edhe fitimin.I afrova edhe  unë variantin tim,meqë ma kërkoi vetë.Sepse nuk kam kushte në pallat,për maternitet dhe stall qensh,i afrova ta merrte Reksin,ta nderzente me nge ,t’i priste këlyshet e saj ,dhe kur t’i shiste të tërë, pa më dhënë asnjë qindarka,ta  kthene qenin shendosh. Ia bëra të ditur se gruaja edhe fëmijë e duan shumë, prandaj të ishte i bindur, se me ushqime do ta mbanin ata.I premtova me solemnitet:” Në më pafsh mua aty pranë,m’i lesho  qentë që të më coptojnë!”

Debatuam gjatë,pa i lënë qentë të bënin gjë. Në fund këmbyem numrat e telefonit. Ai do të konsultohej me mjekët veteriner. Sipas këshillave të tyre do vepronte. Unë e mora për në shtëpi Reksin e virgjër.Kaluan  kohë dhe trimi nuk më telefonoi,ndoshta sepse ia bëra  të qartë,që shpenzimet e veterinerit nuk i paguaj.

Ngo kjo praktikë Reksi njohu aromën e meshkujve.Me lehje të ngrohta u bënte thirje nga brënda apartamentit.Kur vija nga puna,në sira gjeja pas derës qen të rracave të ndryshme.Për të ruajtur virgjërinë e Reksit, në dorë mbaja një dajak,për të larguar qentë.Unë gjuaj me dajak e ato leh.Më trimat, më turreshin dhe nuk më lanë pantollana e xhaketa pa m’i grisur.

Edhe ky mundim më shkoi fare kot. Në një ditë të bukur maji,me vjen nusja e gëzuar, dhe me sjell lajmin:”Reksi ka mbetur shtatzënë.”

Me çfarë rrace është kryëqzuar?- e pyeta pa u menduar.

Gruaja u befasua me pyetjen time.Më shihte nëse isha mirë nga mend e kokës.

Pse nuk më përgjigjesh?-  i turrem i nervozuar.
Eshtë mbarsur me qen.Të jeshë i bindur se nuk ështe dashuruar   as me majmun,as  me dingli majmun,- më përgjigjet si e gjithëditur.

Meqë  Reksi ma kishte larguar stresin larg, larg, çuditesha me veten, pse   më rrinte mendja ditë e natë,për të zbërthyer pyetjen, që më mundonte në gjoks:”  Me çfarë rracë  e humbi virgjërinë Reksi?”

 Erdhën ditët e gëzuashme për gruan e fëmijët,dhe të tmerrshme për mua. Reksi na lindi dhjetë këlyshë.Për familjen time ishin secili më i bukur se tjetri,ndërsa për mua, është pak të them ,se ishin se cili më i shëmtuar se vëllai apo motra e vet. Nusja, për t’i shërbyer sa më mirë,dhomën e gjumit e ktheu në maternitet qensh.

Një natë më vjen babai .E lus  të shkojmë në motel,se shtëpinë time e kanë zaptuar qentë. Nuk e besonte urrejtjen time ndaj qenve. Në oborrin e shtëpisë përdhese,ku jam rritur e burrëruar,kemi bashkëjetuar me  qen, me; emra ; gjini ; rraca ; ….. të ndryshme .Kur e pa katrahurën me pyeti ne dhimshuri:

O biri im! Po ti ku flë?
Në një dyshek plazhi ,në guzhinë,- i përgjigjem me lot në sy.
Eja birë! Kam vend të mjaftushem të flesh si njeri, në shtëpi,- dhe sa dolëm nga pallati i telefonoi një taksisti.

U rikthyem te shtëpija e vjetër.Pas shumë kohësh,fjeta një natë,  si njeri,tepër i lodhur.

Një ditë më kafshoi Reksi, me shumë urrejtje. Mendoi se po ia ngacmoja këlyshet. Edhe kjo me duhej. Mirë që me zuri dhomën e gjumit, por më degdisi në spital, për të mos më parë fare me sy. Për të mos më kapur sëmundja e terbimit të qenve, më shpuan me gjilpëra njëzetepesë herë në bark.Kur i pyeta, nëse kjo vaksinë,a ka efekte,për të më mbrojtur nga sëmundja e terbimit të njerëzve, ma kthyen përgjigjen shkurt:”Jo”

Pse ma bërë atë pyetje?- më pyet më pas ,me autoritet profesional, mjeku i spitalit.
Do të ishte një ndihmë e madhe per mua,që tja bënit nuses sime,që më solli në këtë derexhe,- fola me zë të ulët,për të  mos na dëgjuar infermieret.
Ju  ka kafshuar qeni dhe jo nusja,- filloi ta tjerrë doktori.
Qeni nuk do të hynte në pallat, pa dëshiren e nuses ,- u mundova ta sqaroj.

Për zotërinë time ,në bashki ,shkuan dy propozime ,në një ditë. Shoqata e mbrojtjes së kafshëve, propozonte të më shpallnin qytetar nderi,me motivacion:”Për sherbime të shquara për  mbrotjen dhe kultivimin  e rracave kombëtare.” Në kërkesën e dytë,  komuniteti i pallatit, kërkonte  :” Pse deshiron të jetoj me qentë,të sikteroset jashtë qytetit,në një provincë,ku  mund të merret me pasionet e tija.” 

Propozimi i banorëve të pallati më pëlqeu më shumë. Vetë kërkova strehim te shtëpia e prindërve. Për të mos pasur asnjë shkapetje ,me shoqatat e shumta të grave,të cilat qenë vëne në dijeni për shqetësimet në shtëpinë time, gruas nuk i thashë asnjë fjalë. Fëmijëve u lashë një shënim,në një cop  letër:” Nëse ju merr malli për babanë,më keni te shtëpija e gjyshit. Eshtë e ndalur rreptësisht të merrni qen me vete!”

Këto ngjarje, megjithëse i tregova në vetë të parë,i ka përjetuar  shoku im i fëmijërisë, Agimi. E kam shkruar me dashuri edhe pse më dhimbet Agimi,por edhe  për t’i rënë tam-tameve   për gruan e fëmijët e mi,që më luten çdo ditë,  të fusim një qen në apartament,por  dhe për t’I tërhequr vëmendjen  bashkisë së nderuar ,që të nxjerrë një vendim të formës se prerë:”Në asnjë mënyrë nuk lejohet të mbahen qentë në pallat!”

Përpara se ta nisja këtë tregim humoristik për botim. i dhashë nje kopje Agimit, për të dhënë ndonjë  sugjerim. Ai,si dede që është, e ka derguar kopjen te Kryesija e Shoqatës së Mbrojtjes të Kafshëve Shtëpijake, sigël SHMKSH.Në orën dhjetë të darkës më troket në derë.Shumë ju luta Agimit  të hynte brënda.Nuk pranonte  se kishte frikë mos ballafaqohej  qen në apartament.

Mos e boto tregimin,se SHMKSH-ja do të padis në gjykatë,për dhunues qensh!- më foli me zë të ulët,pranë veshit.
A të pelqeu ty?
Po .Kam qeshur tëre ditën duke rilexuar,- më përgjigjet me sinqeritet.- Kryesija e SHKMSH-se është e rrezikshme.Po u botua ky tregim,avokati  i tyre,do të kërkojë jo më pak se dhjetë vite burgim për ju. Pse të kam shok,pse të kam mik,nuk kam deshirë që të më shohësh sherrin,për dertet e mija.
Pushka top u bëftë avokatit të SHKMSH-së.Do ta botoj menjëherë. Nëse lexuesi do ta pëlqejë,ata do të jenë avokatet tanë, - u mundova t’i jap kurajo edhe  Agimit,  edhe vetes.

Mendoj se edhe nga komuniteti do të gjejmë mbështetje . Më mirë të ruajmë njerëzit në pallate ,sa të merremi me qentë,që nuk e kanë vendin të strehohen në rrokaqielle. Qentë e kanë vendin në kalibe,jashtë portës kryesore,sepse kjo është tradita shumë shekullore. Të protestojnë shoqatat e ndryshme në mbrojtje të kafshëve.Po të lexojnë ,dhe të stërlexojnë konventat e ligjet kombëtar e ndërkombar,në asnjë nen, nuk ligjërohet ,që më shumë të duam qentë, se njerëzit me dy këmbë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat