Rrebelim qytetar

Opinione

Rrebelim qytetar

Nga: Ali Hertica Më: 8 gusht 2018 Në ora: 23:59
Ali Hertica

A kanë të drejtë qytetarët të rrebelohen  kundër një qeverisje të padrejtë. Padrejtësia gjen vend kur do herë,kur autoritetet politike nxjerrin vendime që nuk mbështeten nga të gjithë.Mirëpo, deryra për bindje vlen edhe për vendime të padrejta,megjithëse qytetarët i shikojnë vendimin për bisedime si të padrejta dhe me pasoja ,nuk duhet të rrebelohet kundër autoriteteve politike,të cilat punoin për ni shtet  autoritativ dhe ligjor .

Pushteti  ligjvënës ose ushtrusi i tyre ,Kryeministri i shtetit,mund ta prishin marrëveshjen fillestare me qytetarin kur i shkelë regullat qytetare dhe marrjen e vendimeve të pa logjikshme në dëm të shtetit.Kështu ata, e humbasin ,sipas pikëpamjes së qytetarëve të drejtën për të qenë të qetë dhe,në të tilla raste i jepet mundësi e  fuqi të plotë për të përdorur dhunë dhe rebelimin ndaj autoriteteve.Megjithatë nuk lejohet që nënshtrusi të bëjnë kundërshtim të dhunshëm. Duke pas parasysh këtë thuhet se shpesh ,mund të ketë kundërshti midis ligjeve dhe vendimeve politike kur është çështja e  shtetit .Disa mund të mendojnë se ,,qeveria prishi marrëveshjen fillestare,,,duke nxjerrë një ligj që nuk ka mbështetjen e përgjithshme,ndërkohë që qeveria ka qëllim tjetër.Kush do të vendosë se cili ka të drejtë,nuk ka një instancë të tretë,në krah të popullit dhe autoriteteve.Filozofi i madh i politikes Kanti shikon të natyrshme ,që kryeministri  i shtetit,që të kujdeset për rregullimin juridik në shoqëris,të marrë vendime në këtë rast siç janë bisedimet.

Në këtë rast mundë të ketë revolta qytetare ku janë shumë të rrezikshme.Ato janë të rrezikshme,sepse në rastin më të keq e çojnë shoqërinë në luftë civile,që sipas Kantit është shumë më e keqe se tirania.Mirëpo, nuk është e thënë që rrebelimin ta marrin kaq për tersi.Në rastin më të mirë ,është një  sjellie  e një  qeverisje të re për shtetin,megjithatë këshillohet që të bëhet kujdes në gjykimin e veprimeve ,sipas pasojave të pritshme.

Paragjykimi i rrebelimit qytetar nuk nënçmon të drejtat normale të shtetasve,Këtu duhet të mbahet një distancë e qartë nga ideja e kryeministrit të shtetit ,që nuk ka asnjë detyrim ndaj shtetasve dhe mund të qeverisë si të dojë.Me të vërtetë ,ata që cenohen nga vendimet politike,nuk kanë të drejtë të përdorin si asgjë  pjesës tjetër do të thotë  qytetarin.Në keto raste ka forma të tjera për të bërë qëndresë.Një nga ato është rrebelimi i qytetarit,që do të thotë e drejta ,, mendimin  lidhur me padrejtësitë që i bëhen  shoqërisë së lirë  Kosovare ndaj Pushtetarve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat