Mos qofsh Valbonë shqiptare, sepse vritesh për pesë pare!!!

Opinione

Mos qofsh Valbonë shqiptare, sepse vritesh për pesë pare!!!

Nga: Gjyla Çeliku Më: 8 gusht 2018 Në ora: 22:51
Valbona Marku

Nëse gruaja vlen 5 pare, ti bishë nuk je për grua!!!

E tmerrshme në këto kohëra të lexosh për vrasjen e një nëne shqiptare, më e tmerrshme jo vetëm por me gjithë vajzë. Në media të ndryshme lexova historinë, u lëndova shumë sepse jam edhe unë grua shqiptare, nuk doja t’i besoj historisë së 5 eurove, sepse qenia njerëzore nuk ka çmim, por dhuna po. Pse dhuna ka çmim? Sepse nuk paguhet ashtu si duhet në vendet në tranzicion të mbuluara me korrupcion, zonja e bukur Valbonë e paska paraqitur rastin në polici, bisha që s’dua t’ia them as emrin nuk ka kaluar as orët e duhura në paraburgim për dhunën e ushtruar ndaj gruas, por as paraburgimin për vdekjen e gruas dhe vajzës, pasi këto vende s’kanë prokurorë, kanë hajna të paguar nga tatimet e qytetarëve dhe të korruptuar deri në fyt.

E dhimbshme ku jetoj unë dhe kontriboj. Unë jetoj në një vend ku gruaja llogaritet si pronë e zavendësueshme, ku vlerësohet sa pesë pare, ku dhunohet kur t’ju kujtohet bishave, ku vritet me gjithë vajzë dhe lirohet bisha sepse prokurorët promovojnë dhunën. Unë jetoj në një vend ku gruaja detyrohet të mbylli gojën dhe të dhunojë shpirtin sepse nuk ka përkrahje as nga familjarët e sajë, pasi atyre ju intereson krenaria familjare dhe jo dhuna e vajzës të cilën e rritën dhe edukuan, torturohet e dhunohet në derë të huaj, kurrë nuk përkrahet por detyrohet që edhe shkaku i tyre të pranojë një jetë të imponuar dhune. Unë jetoj në një vend ku kohën e fundit janë vrarë 100 gra nga 100 bisha, me emra dhe mbiemra, të shkruar dhe rënditur nga një mike e imja Fatbardhë Kiqina, të cilat mund t’i lexoni në faqen e sajë të facebookut. Unë jetoj në një vend ku gruaja e sistemuar nuk bën zë për gruan e dhunuar. Unë jetoj në një vend që di t’i them STOP DHUNËS, STOP VRASJEVE TË GRAVE SHQIPTARE, STOP PADREJTËSIVE, bashkangjiteni të gjithë, gra e burra, ndaloni fenomenet monstruoze në kombin tonë! 

Ti linde njeri Valbonë dhe shkove njeri, ti linde njeri bishë dhe do të mbahesh mend si një bishë vrasës. Kujdes nga bishat të dashura gra, denonconi dhunën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat