Shumë fëmijë të qoroditur u bënë burra “me nam”

Opinione

Shumë fëmijë të qoroditur u bënë burra “me nam”

Maxhun Smajli Nga Maxhun Smajli Më 7 gusht 2018 Në ora: 22:25
Foto ilustrim

Para nëntëmbëdhjet vitesh ndaheshin rruga ime ideore dhe e njerëzve si unë me kahun tjetër të luftës. Jam larguar duke e lënë Kosovën ashtu si e „deshiruan“ shqiptarët; pa serb dhe përplot me trima ku edhe një 16 vjeqar barte revole në brez. Jam larguar ngase nuk kam qenë i gatshëm t'iu rezistoj rrymave të krijuara që nga koha e luftës. U largova për të mos e parë atdheun tim duke u pllakosur në zi, as njerëzit e mi kur vrasin dhe urrejnë njëri-tjetrin. Kam lindur për të qenë njeri, që me çdo menyrë dhe me çdo kusht t'i shmangem fatëkeqësisë së tjetrit, t'i iki kësaj rrjedhe shkatërruese e keqbërëse.

Koha e pasluftës ishte kohë zie, shqiptari vriste shqiptarët. Poeti françez Alen Boske do të thoshte:„Me tutje nuk bën, jetojnë ata që vrasin“. Ndërsa, për shkrimtarin shqiptarë, Sabri Godo: “Të jetosh në Kosovën e pasluftës është heroizëm“. Këto ishin tragjedi aq të vogla për syrin e të huajve, por aq të mëdha për shqiptarët sa qelluan si sëpata në zemërat e popullit duke lënë plagë të pa sheruara për jetë.

Pra, gjatë këtyre nëntëmbëdhjetë vitëve u punua pikërisht kunder njerëzve që tërë qenien e tyre ia kushtuan çështjes kombëtare. Ata u anashkaluan, qoftë si ideator, poashtu edhe si përsona fizik, duke i vrarë, izoluar, apo edhe duke i larguar nga atdheu i tyre. Në emër të popullit, u vra populli dhe krenaria e kombit, gjaku i tij i pastër. Të vetmit që nuk kanë vrarë në Kosovë janë mjekët, atyre po u mjaftojnë pacientet.

Të gjitha këto të këqija ndodhën dhe po ndodhin në kohën kur akoma nuk janë sqaruar gjërat me Serbinë; edhe pas nënshkrimit formal të kapitullimit, edhe pas largimit formal të forcave ushtarako-policore serbe, duke bërë që edhe çlirimi i Kosovës të jetë formal. Kohë kjo kur për çështje vendimtare folën dhe flasin ndërkombëtarët, derisa pala shqiptare garuan dhe po garojnë, si parti apo individ se, cili do të jetë më i pelqyer për t'u servuar në tavolinat e ndërkombëtarëve. Duke servuar kështu bashkë me veten e tyre edhe gjakun e aq më tepër dinjitetin dhe vullnetin e popullit. Dhe, për kaq kohë Kosova u bë poligon i praktikantve politik ndërkombëtar dhe i kursistve politik kosovar.

Shetitem rrugëve pa njerëzit e mi

Miti mbi Anteun shpreh idenë se forca e njeriut qëndron në lidhjen e tij me tokën mëmë. Andaj, edhe pse jetojmë larg atdheut, është e doemosdoshme ta kthejmë vemendjen nga problemet që preokupojnë shoqërinë shqiptare në Kosovë; politike, sociale, ekonomike, kulturore e morale.         

Është një ditë e këndshme verore dhe eca nëpër rrugicat e bukura të fshatit tim. Shetitem rrugëve pa njerëzit e mi. Më duket shkret. Tjetër botë, tjetër jetë. Çdo gjë tjetër. E unë kujtoj njerëzit e kohës sime të cilët iken e shkuan, vdiqen, apo u vranë; nga serbet apo shqiptarët. Ata që dikur i dhanë Kosovës hijeshinë; Fehmi Agani, Xhemajli Mustafa, Enver Maloku, Tahir e Hasan Zemaj, Tahir Desku, Ismet Rraci, Sali Çekaj, Smajl Hajdaraj,  e shumë e shumë të tjerë. E unë akoma jetoj me ta. Akoma shoh bukuritë e dikurshme të atdheut.

Ato kujtime të këndshme më tërhoqen dhe u ngjita tek naltësitë e bjeshkëve të Dukagjinit për të parë një perendim dielli të artë. Disa re ngjyrë korali të ndritshme, që u ngjanin fytyrave të atdhetarëve të vrarë, që shkriheshin me njera-tjetrën kaluan. Energjitë e mia shpërthejnë, mendja ime gelon nga idetë më të rralla. Trupi dhe mendja fillojnë t'i përkasin vetvetës përseri. 

Dikur në kuvendim me retë, sot për tokë shtrirë. I kam përpara syve ato ditë. O zot! Më ndihmo të mos çmendëm. Njerëzit e mëdhenjë të kombit, që kanë bërë shumë për lirinë e Kosovës, u vranë, derisa të gjallët nuk janë më të vlefshëm për kohën e sotme. Kaq shpejt mbaroi gjithëshka për ta?!

Një eklips i plotë, nxiu jetën e njëriut njeri. Si termet fundosi ëndërrat e sapo nisura Apogjen i triumfit, kombi po përmbyset në asgjë?! Nga kulmi i lavdisë pingul e në mjerim më të thellë, krenarinë e kombit shtri për vdekje në kotësi e unë në ekstazë thërras në pezëm përhumbur; ku është krenaria e heronjëve tanë?! Pa iu dridhur qerpiku na dhuruan vdekjën, këta politikanë satanik, si demona dhuruan shkatrrim. Si thik e mprehur po shpojnë tej e mbanë trupin e tokës shqiptare. Ti Kain, vrave vëllaun tënd Abelin dhe po ki fytyrë të vazhdosh e të jetosh. Ti Kain, jeton pa t'u skuqur aspak surrati.

Poeti më i madh i letërsisë turke, me prejardhje shqiptare Akif Mehmeti (1873-1936) në poemën e tij: „Unë jam shqiptar“, thotë:

„Tre milion njerëz po vuajnë nga tri koka pa tru
shiko si po prehen baba!
Ngrihu nga varri baba, ngrihu...“.

Kosova gjithmonë e lodhur, gjithmonë e rraskapitur, gjithmonë në pritje të diçkaje e të dikujt. Vendin e shpetimtarëve e ka gllabëruar skamja dhe mjerimi. Kosovën e kanë lidhur tashmë vargonjtë e intrigës gjëmëtare, nga ku Kosova nuk do të gjejë rrugëdalje. Po e thithë humnera e përbindëshme ku e hudhën, ku po e gërmisin. Ata ua vodhën zemrat njerëzve me lajka, me premtime dinake dhe me fjalë përzemërsie të shtirur.

Ashtu, si ajri që thithim, pandershmëria është kudo. Njerëzit gënjejnë, mashtrojnë, vjedhin dhe mburren me praktikat hileqare. Duke jetuar në këtë ambient, shpesh përballemi me situata që na vënë në provë vendosmërinë për të qenë i ndershëm. Të ligjtë gëzojnë mirëqenie. Ata duken të kënaqur nga jeta. Nganjëherë i kemi zili mburravecët dhe të ligjtë kur shohim paqen e tyre, sepse ata nuk kanë dhimbje vdekjeje. Nuk kanë telashet e skamnorit e nuk plagosen në shpirtë si të tjerët.

Njerëzit jetojnë me të keqën

Stabilizimi i Kosovës do ta qonte qeverinë që të merret me hulimtimin dher gjetjen e autorëve të krimit, të cilët po bëjnë jeten e tyre pa u hyrë therrë në këmbë. Se kush nga lartë hedh mjegullën e heshtjë, tash kur edhe guri i varrit ka zënë të flas. E drejta e të heshturit duket se është bërë kod i përditshmërisë, pasion i imponuar, formë e ekzistencës shpirtërore dhe integritet fizik. Satanai mashtron njerëzit në një masë ekstreme përmes adhurimit të organizatave politike.       Manipulohet me masën mendjelehtë, të cilës i servohet vetëm një e vertetë apsolute, totalitar. Nuk u lejohet njerëzve të dyshojnë në asgjë po të besojnë në atë që u servohet si e vertetë e vetme. Ndjenja egoiste e rehatisë përsonale, e individit me karrierë, është shtrirë deri në dëshirën që këtë të drejtë të komandoj edhe në jetërat përsonale të të tjerëve. Pra, kjo është shënja e kalbësisë së njerëzve që përfaqësojnë një pushtet, e një sistem shoqëror. Njerëzit jetojnë me të keqën.  Andaj, edhe punojnë për të keqën dhe rreth të keqës. Disa mendojnë se partia e tij është më e mirë se të tjerat. Derisa njerëzit e thjeshtë shpresojnë se organizatat politike do të zgjidhin problemet e tyre.

Lufta e fundit dhe vitet e pas luftës kanë sjellë ndryshime të jashtëzakonshme në shoqëri dhe  në mentalitetin e shqiptarëve. Kanë bërë që disa të vënë në pikpytje rëndësinë e vlerave tradicionale. Duke mos ruajtur natyren morale shqiptare. Duke rrëshqitur në kaos, në zhvlerësim vlerash, familja e zakonshme shqiptare po zvoglohet dhe gradualishtë po zhduket. Ndërkohë që divorcet po shtohen. Në të njëjtën kohë shqiptarët po mbjellin faren e turkut. Me 13. 11 2008 , në Prishtinë u zu mjeku turk me sperma të sjellur nga Turqia, i cili ka bërë fekondimet e femrave shqiptare me sperma të huaja. Pra, të gjithë ata shqiptarë, gratë e të cilëve kanë lindur me fekondim nuk kanë pse u gëzohen pasardhësve të tyre.

Një grup politikanësh shqiptarë në Kosovë u bënë befas të përkdhelurit e qeveritarëve të ndryshëm të botës, të cilët antishqiptarizmën e kthyen në profesion. Një njeri mund të jetë i zgjuar dhe me pushtet, por mund të jetë pa pikë morali dhe pa miq të vërtetë. Teksa rendin të etur drejtë pasurisë, shpesh njerëzit sakrifikojnë marrëdhenien me familjen dhe miqtë.

Shumë fëmijë të qoroditur u bënë burra „me nam“. Dhe, po të jetonin këta burra “me nam”, në një kohë tjetër, atëherë kur u shkruan Bibla, Kur'ani e Teorati, partitë e tyre do t'i shndërronin në fe, kurse veten Profet. Dhe, do të thoshin, apo kështu vërtetë mendojnë, se: „Ne jemi e vetmja shpresë e kombit katëmbëdhjetë mijë vjet para Krishtit e Muhametit. Shumë vjet para se Zoti të krijonte Adamin toksor“. Pra, ata që sot i pranojnë për Profet drejtuesit e partive, kanë filluar që më pluhurin që po e qojnë, të bëjnë ilaçe për kokat e veta.

Thirrje ndërgjegjës shqiptare: - Të lind një forcë e re, që radikalisht t'i ndryshojnë qendrimet dhe mentalitetet në të ardhmen. Shoqëria shqiptare duhet të shkundë nga vetja disa vargonj moral e besëtytni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat