Korigjimi i kufirit sipas Hashimit, sjell pasoja të destabilizimit

Opinione

Korigjimi i kufirit sipas Hashimit, sjell pasoja të destabilizimit

Nga: Dedë Preqi Më: 7 gusht 2018 Në ora: 11:44
Dedë Preqi

Presidenti i Kosovës, z.Hashim Thaçi, nuk do e lagojë nga mendja idenë për korigjimin e kufirit në mes Kosovës dhe Serbisë, duke e quajtur si marrëveshjen finale dhe përfundimtare dialogun në mes këtyre dy vendeve.

Kjo ide e z.Thaçi, do i bie sikur  Kosova do bëjë shkëmbime të teritoreve të veta, kur dihet se,  Presheva, Bujanovci dhe Medvexha, ishin teritore të Kosovës, dhe tani kjo ide do e rihap një zgjebë të kaluar, sëcilës do i vie erë e keqe.

Një ide e tillë ka nxitë reagime të ashpëra të qytetarëve, sidomos nga intelektualët dhe politikanët e vendit, dhe kur dëgjojmë këto fjalë nga presidenti i shtetit, kjo nuk do shumë komente, atëherë përse menduam aqë gjatë dhe luftuam, nëse duhet ta përdorim përsëri termin ndarje të Kosovës, ose “korigjim të kufirit”.

Problemi qëndror, rreth të cilit duhej të sillet sot shteti i Kosovës, varet jo thjeshtë nga mirëqenja ose mjerimi i qytetarëve të këtij vendi, të cilët presin nga pushteti i vet më shumë, i cili bartë në vete shumë pasoja dhe mangësi pothuaj në gjitha sferat politike dhe ekonomike, ku qytetari i vendit nuk e kupton se ç’po ndodh...

Për një opsion suprem të cilin e ka zgjedhur z.Thaçi, për korigjimin e kufirit në mes Kosovës dhe Serbisë, për të marrë profilin e vet vendimtarë për këtë çështje, duhet të pytët populli i Kosovës, si  edhe Bashkësia Ndërkomëtare. Kjo gjë do bëhëj e dukshme në shumë elemente të gjendjes së sotme, që do e hapëte edhe një kapitull të rrezikshëm, apo do të luhej me zjarrin...

Është një fakt i qartë, se Fuqitë e mëdha në të kaluarën shqiptarët i trajtuan në mënyë të gabuar, jo vetëm në elemente të thjeshta, por edhe në thëmelin e tyre, pra në tërësi, duke i copëtuar trojet e tyre dhe duke ua dhuruar të tjerëve, apo fqinjëve për rreth, ku edhe sot kjo lojë po ngjall interesa të tilla, por edhe një shqetësim ndaj kësaj popullate nga një manovrim i atyre që dëshirojnë për të destabilizuar Kosovën dhe rajonin.

Ka mundësi që një dialog i hapur me Serbinë të vazhdojë për shumë gjëra dhe qështje tjera të rëndësishme ne mes këtyre dy vendeve kontestuese dhe të ndihmojë në gjetjen e një zgjidhje paqësore dhe të pranueshme për dy palët, me ç’rast është shumë i mangët çdo dialog me Serbinë, nëse në tavolinën e bisedimëve në Bruksel, akoma nuk shtrohet qështja e të pagjeturve shqiptarë gjatë luftës së fundit, nga të cilët janë të pagjetur edhe 1600 kufoma, për të cilët ka njohuri dhe i posedon planet ushtarake e paramilitare të gjenocidit fashist, qeveria e Vuçiqit.

Prandaj, pa u dënuar gjenocidi i Millosheviqit deri në rrënjë, për të bëmat e tij famëkeqe në Ballkanin perëndimor, nuk do të ketë kurrë paqë dhe stabilitet në këto troje dhe për deri sa të mos aplikohet deri në fund ky parim, as Kosova dhe as rajoni nuk do të gjejnë stabilitet të mundshëm dhe të qëndrueshëm...

Ndërkaq, një ide, apo lojë e presidentit Thaçi, për të korigjuar kufirin në mes Kosovës dhe Serbisë, do të krijonte, jo një zgjidhje të problemit në mes këtyre vendeve, por një ngatërresë edhe më të ndërlikuar dhe të rrezikshme që mund ti shkakëtoj Kosovës dhe rajonit.

Nëse z.Thaçi është këshilluar nga ndonjë përsonalitet i lartë i vendit, apo ndërkombëtar, edhe këtë herë nuk ia ka qëlluar, apo sikur herat tjera, sepse Kosova në Evropë, pa hezitim dhe pa rezerva, do të thotë Kosova e lirë, demokratike, paqësore dhe progresive, do të thotë Kosova e çliruar nga frika e dhunës dhe nga vuajtja e luftës, duhet të merr një kahe tjetër.

Përndryshe, Kosova do duhej që proceset demokratike ti zhvillojë hovshëm dhe në drejtim të Evropës së qytetëruar, kah vlerat  dhe zhvillimet evropiane, e jo nga ngatërresat ballkanike dhe opsionet që qojnë në copëzimin e Kosovës dhe trojeve të saj, duke i shtuar ujë “jazit” të mullirit të Serbisë.

Zgjedhja e çështjes së kufirit në mes Kosovës dhe Serbisë, është një çështje jo vetëm kufitare, por edhe nacionale, që do duhej një kohë e gjatë dhe pa kufizuar, për deri sa do e gjejë një zgjidhje përfundimtare, e cila çdo gjë lidhet me çeverisjen e mirë dhe fuqinë arguementuese të ndryshimëve pozitive në shtetin e Kosovës.

Sëcila lojë politike  me shtetin e Kosovës, sikur që edhe korigjimi i kufirit me Serbinë, nga cili do qoftë në favor të interesave përsonale dhe politike, sikur që edhe opsioni që po përdor z. Hashimi , i cili as vetë nuk e ka kuptuar se ku do i del tymi, janë edhe çpikje të gjithë atyre, që Kosovën mund ta fusin edhe njëherë në flakën e luftës,  së bashku me rajonin, ku zoti mund ta dijë se çfarë do të bëhët me popullatën e pafajshme dhe vendet e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat