Nuk e lëshojmë veriun më si Çakorrin e Kullën

Opinione

Nuk e lëshojmë veriun më si Çakorrin e Kullën

Nga: Milazim Maraj Më: 6 gusht 2018 Në ora: 13:34
Milazim Maraj

Në këtë situatë të bërë gati katrahurë sillën, lajme, informata, dezinformata, shqetësime për humbje territoresh e deri të shqetësimi për luftë. Sikur është bërë modë kur punët nuk shkojnë mirë për të kaluar vet nga  gjendjen momentale përdorin shqetësimin, togfjalëshin  kompromis të dhimbshëm, shkëmbim territoresh,korrigjim të kufijve, bashkim  luginës së Preshevës më Kosovën, e copëza tjera që duken si barsoleta  nga se farë nuk kanë qenë deri tani në tavolinë të bisedimeve. Madje në tavolinë nuk është shtruar asnjë herë e drejta elementare e shqiptarëve të Luginës së Preshevës për mësim në gjuhën dhe kulturën e tyre. Atyre u imponohen krimet serbe ndaj shqiptarëve si patriotizëm serb. Ata do të mësojnë kriminelet serb si patriot dhe njerëz të mirë. Kurse dëshmoret shqiptarë si terrorist. Tani njerëzit nuk duhet të mendojnë për fatin e vet në këtë shtet të bërë katrahurë por për këta lider që kanë hyrë në “zgjedhjen” e gjendjes më “kompromise të dhimbshme”  dhe kjo është punë e rëndë. Por kush e solli Kosovën në këtë gjendje?.  Kosova u shpall e pavarur, e njohën 116 shtete, GJND e konfirmoj ligjërisht shtetësinë e Kosovës. Pse duhet të i kthehemi akteve të mbyllura?. Tani negociatat duhej  bëheshin në mes të shteteve pas njohje së shtetësisë së Kosovës. Që të bisedojnë fqinjët më mirëkuptim dhe për të mirën e dy popujve. Deklarimet së po bisedojmë si dy shtete janë të pa vërteta dhe prodhojnë rezultate shterpe. 

Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të kompletoj një grup të mençur i cili do të hartonte një platformë të obligueshme para së të nënshkruaj Kosova “kompromisin e të dhimbshëm”te obligueshëm . Kuvendi i Kosovës më këtë cilësi që e ka, kështu çfarë e zgjodhëm apo na erdhën për mes të monopateve të kriminale duke përdorur edhe Certifikatat e Veteran  të luftës, e çka tjetër për vota. Këta deputet kanë zgjedhur disa rrugë, të gjitha të pa dobishme: Të mos formohet grupi dhe të mos ketë farë platformë. Kështu që grupi teknik për negociata  do të ketë duart e lira dhe të mos skuqet para kundërshtarëve të tyre serb!!!. Kanë zgjedhur të shahen, fyhen dhe hedhin fajin për këtë gjendje njeri tjetrit. Të kërkohet me “forcë” pompoze rrëzimi i Qeverisë në këtë kohë kur do të fillojnë negociatat shumë të rëndësishme dhe më “kompromise të dhimbshme“. 

Për rrëzimin e Qeverisë  duhet fillimisht të ndërprerën negociatat. Kjo kompetencë të i kalohet qeverisë së re.Edhe pse rrezimit të qeverisë  pak kush beson. Numër i madh i deputeteve nuk ndjejnë dhembjen e kompromisit të dhimbshëm. Ata do të ndjejnë dhimbjen për pagën e tyre  mujore 2000 euro. Nuk janë njerëz më dinjitet kombëtar dhe shtet formues. Nuk kanë dal nga vota e kulluar e popullit, por nga monopatet kriminale.  Kështu pra liderët tonë pretendojnë që Kosovën ta kthejnë edhe një herë në sallën e kirurgjisë. Për ta operuar për sëmundjet që nuk i ka. Ku do të ndjeje  dhembjet e radhës pra Kosova. Në integritetin territorial,  që do të thotë kur prehet veriu i Mitrovicës? Apo në ekonominë e sajë edhe kështu të lodhur nga korrupsioni e krimi i organizuar, kur humbë Trepçën dhe Ujmanin. Apo paralizimin  total të funksionimit të Kosovës më pushtetin paralel të lejuar për Aks. Lista serbe krijon konfuzione shtetit të Kosovës edhe pa AKS. Nuk lejon të formohet ushtria e Kosovës. Por me më shumë kompetenca dhe ato ekzekutive çka do të ndodh? Analistet amerikan dhe ata botëror, miq të Kosovës  sugjerojnë që të mos hapen aktet e mbyllura për pavarësinë e Kosovës dhe pas sqarimin e GJND.

Një “akomodim më afirmativ i serbeve në Kosovë” nuk shpjegohet pa kompetenca ekzekutive të BKS. Çfarë akomodimi pretendon presidenti për serb?. Pse nuk kërkohet akomodimi afirmativ për shqiptarët në Kosovën lindore? A ka minoritet më të privilegjuar së serbet në Kosovë? Dhe a ka popull më të diskriminuar se shqiptaret në Kosovën lindore. Pse na intereson neve nëse Serbia hynë apo jo në Evropë?. Ne duhet të angazhohemi që Serbia të mos hyn në Evropë pa zgjedh problemin e shqiptarëve të Kosovës Lindore. Kjo më së paku mundë të quhet çmenduri para së të behët tradhti. Kosova nuk duhet të lejoj që Rusia për mes Serbisë të zhvendos vëmendje  në Kosovë për të lënë nën hije agresionin e sajë të kryer  në Krime dhe agresionet tjera të planifikuara. Për Kosovën  nuk ka datë të caktuar për anëtarësim në Evropë, shkaku i korrupsionit dhe krimit të organizuar, në Kosovë më një bashkëpunim të ngushtë të kriminelëve serb më kriminelet shqiptar. Tani çka po bënë Kosova? Po ndihmon që të anëtarësohet Serbia në BE dhe këtë duke bërë “ kompromise të dhimbshme” në dëm të vet. Prekja e kufirit të Kosovës qoftë si “ndërrim territoresh” apo nocioni i ri “korrigjim të kufijve është humbje e sigurt e shtetësisë së Kosovës. Kufijtë e shtetit të pavarur mundë të demarkohen pas njohjes reciproke të  shteteve fqinjë. Kuvendi i Kosovës do të duhej të akumulon njerëz të pendës të aftë dhe më vizion të çartë, çoftë nga këta që i ka në vend apo ata që janë shpërndarë nëpër universitete të Botës që të tubohen sot si kurrë më parë për ta shpëtuar pavarësinë e Kosovës. Për të hartuar platformën e detyrueshme jashtë të cilës nuk ka kompetencë te dal as kush. Një platformë të pa negociushëme, ku do të përcaktohen vijat e kuqe për bisedime.

Nuk  ka ndarje të Kosovës.

Nuk ka ndryshim të kufijve.

Nuk ka pushtet ekzekutiv për AKS.

Të gjitha te drejtat që u lejohen serbeve në Kosovë të u lejohen shqiptarëve në Kosovën lindore.

Për këtë keni ju dhe kemi obligim të gjithë. Andaj të shfrytëzohet potenciali intelektual i shqiptarëve Sa më shpejt është më mirë. Përvoja e gjerë tanishme e bisedimeve më fqinjët është e dhimbshme, Kosova nuk duhet të përjetoj dhimbje te reja.Këto biseda kanë zënë të zihen që nga viti 2002, në mes të Serbisë dhe Shqipërisë më orientim të gabueshëm. Ky orientim i gabueshëm shumë i dhimbshëm po eskalon gradualisht, duke prodhuar pa siguri dhe revoltë në masë. Nëse nuk ndalet apo ndërrohet orientimi lufta do të jetë opsioni më i pëlqyeshëm në krahasim më gjendjen që do ta krijon kompromisi i dhimbshëm. Tanimu kujtua një mik im që është në qeveri. Në kohën kur po bëheshin protesta kundër demarkacionit më Malin e Zi dhe ai i arsyetonte, më thoshte:” Kam ndërtuar një shtëpi në Rugovë. Aq afër ma kanë pruar kufirin sa që pulat po me dalin në Mal të Zi. Por tani nuk po flet më për kufirin afër shtëpie aspër pulat. Kufiri nuk është larguar por ndoshta i ka ther pulat, që të mos i dalin në shtetin fqinj dhe kështu ka përfunduar kjo zemëratë. Fol shoku im, fol, tani,e ke fjalën dhe nderin. Fol të paktën të mos na dalin pulat tjera në Serbi. Ngrini zërinju që u njohim për patriot dhe njerëz të sakrificës. Në të kundërtën nuk do të ketë të pafajshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat