E kaluara e jonë me Serbinë mijëra vjeçare e jo siç po thuhet 100 vjeçare

Opinione

E kaluara e jonë me Serbinë mijëra vjeçare e jo siç po thuhet 100 vjeçare

Nga: Ragip Guraziu Më: 22 korrik 2018 Në ora: 12:48
Ragip Guraziu

E kaluara jonë nuk është 100 vjeçare mes Kosovës dhe Serbisë, por mijëra vjeçare ka qenë me probleme, konflikte, armiqësi dhe me urrejtje. Dhe derisa, diktatori Millosheviq, me të gjithë këta që i shkuan prapa edhe në varrë, kishin bërë varre masive për shqiptarët, të dënuar nga Haga, që jeta e tyre përfundoi mu aty. Kur kemi parasyesh se atyre që pësuan më së shumti gjatë luftës së fundit me Serbinë, që disa zemrat i kanë të thyera dhe ashtu do ju mbeten derisa të përfundojnë këtë jetë, dhe duhet t'i pyetni mu ata që humbën më të dashurit e tyre dhe ka edhe të tillë që ka humbur edhe të tërën familje se ;''A e dojnë apo deshirojnë këtë pajtim me një shtet që me shekuj ka bërë ''kasaphane'' ndaj shqiptarëve.

E kaluara jonë nuk është 100 vjeçare mes Kosovës dhe Serbisë, por mijëra vjeçare ka qenë me probleme, konflikte, armiqësi dhe me urrejtje. Dhe derisa, diktatori Millosheviq, me të gjithë këta që i shkuan prapa edhe në varrë, kishin bërë varre masive për shqiptarët, të dënuar nga Haga, që jeta e tyre përfundoi mu aty.  Kur kemi parasyesh se atyre që pësuan më së shumti gjatë luftës së fundit me Serbinë, që disa zemrat i kanë të thyera dhe ashtu do ju mbeten derisa të përfundojnë këtë jetë, dhe duhet t'i pyetni mu ata që humbën më të dashurit e tyre dhe ka edhe të tillë që ka humbur edhe të tërën familje se ;''A e dojnë apo deshirojnë këtë pajtim me një shtet që me shekuj ka bërë ''kasaphane'' ndaj shqiptarëve.

 Diktatori Millosheviq me të gjithë këta që i shkuan prapa edhe në varrë, kishin bërë varre masive për shqiptarët...

Pas kasapit të Ballkanit Slobodan Miloseviçit, në Hagë vdiqën edhe 7 kriminelë tjerë serbë si: Milan Babic, Milan Kovacevic, Goran Haxhic, Zdravko Tolimir, Dusan Dunjic, Slavko Dokmanovic dhe ky i fundit Ljubisha Beara. Një nga këto viktima është edhe Arkan, i cili ishte një i akuzuar i Hagës të cilin e vranë në Beograd më 15 janar të vitit 2000. Haga (Sheveningen) duket se po bëhet një “varr masiv” i serbëve sot te cilët dje kishin bërë varre masive për shqiptarët dhe jo serbët, që e dëshmon thënien “mos ja bën varrin dikujt se ja bën vetes..”

Një i dënuar tjeter i Hagës, serbi Ljubisha Beara vdiq në burg. Ish-shefi i sigurimit të Shtabit Kryesor të Ushtrisë së Republikës së serbe, i dënuari i Hagës Ljubisa Beara (78) i cili vdiq në një burg të Berlinit. Ky është serbi tetë me radhë.  Haga po bëhet “varr masiv” i serbëve sot të cilët dje kishin bërë varre masive për shqiptarët.

Derisa,Qeveria e Beogradit po mundohet në çdo formë ta godas Kosovën, udhëheqsit tonë po kërkojnë pajtim me Beogradin

Por, Serbia duhet njëherë të kërkojë falje shqiptarëve për gjenocidin që e ka bërë gjatë luftës së fundit, më së paku bile dhe të largohet nga politika shoveniste e Sllobodan Millosheviqit, dhe sado pak tani më pastaj ne duhet tek atëherë të mendojmë mirë e mirë, se a do të pajtohemi apo jo?

Është thënë disa vite më parë se; Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një reagim të përbashkët ndaj provokimeve artificiale nacionaliste.

Deri sa një numër varrezash masive u gjetën në brendi të territorit të Serbisë dhe trupat e pajetë të shqiptarëve të zhvendosur nga Kosova pas përfundimit të luftës nga forcat serbe të sigurimit, që provuan të fshehin gjurmë të krimeve të kryera,  dhe derisa çetnikët serb me perkrahjn e Qeverisë Beogradit dhe Rusisë,kanë pushtuar veriun e Kosovës,dhe forca ushtarake serbe janë aty dhe bëjnë ushtrime ushtarake në ''Zemër'' të Kosovës në veri pra të Mitrovicës,si ju shkoj mendja te një pajtim me shtetin serb, kur as  president i shteti, as kryeministri e as kryekuvendari dhe institucionet tona  nuk guxojnë të kalojnë atje.Bravo e dëshmojnë se na kanë lodh veç tuj fol e deklaruar kuturu se atje kurfar shenje që dëshmon dhe verteton se veriu i Kosovës është Kosova,pa simbole fetare me lapidare sllave të çetnikve serbë , edhe në këtë vit të shenimit të 10 vjetorit të shpalljes se Pavarësisë së Kosovës,veriu mbetet serbe?!

E kaluara jonë nuk është 100-vjeçare mes Kosovës dhe Serbisë,por mijëra vjeçare ka qenë me probleme, konflikte, armiqësi dhe me urrejtje. Dhe derisa, diktatori Millosheviq, me të gjithë këta që i shkuan prapa edhe në varrë, kishin bërë varre masive për shqiptarët, të dënuar nga Haga,që jeta e tyre përfundoi mu aty.   Kur kemi parasyesh se atyre që pësuan më së shumti gjatë luftës së fundit me Serbinë, që disa zemrat i kanë të thyera dhe ashtu do ju mbeten derisa të përfundojnë këtë jetë, dhe duhet ti pyetni mu ata që humbën më të dashurit e tyre dhe ka edhe të tillë që ka humbur edhe të tërën familje se ;''A e dojnë apo deshirojnë këtë pajtimi me një shtet që me shekuj ka bërë ''kasaphane'' ndaj shqiptarëve?.

Ardhacakët e Korpateve po mundohen t'i ngulin rrënjët në Kosovë?!

Pak kush ka besuar se pas luftës së UÇK-së, Serbia do mundohet t'i ngul rrënjët edhe më thellë në Kosovë, duke u kordinuar për çdo rastë me aleatin e saj, Rusinë,siç ishte rasti i Listës Serbe, këto ditë shkuan në Rusi, çështja e Kosovës po i mundonë,dhe konsultimet po i marrin nga Rusia, si gjithëherë më në fundë i ka lënë me gishta në gojë, ardhacak e Korpateve.

Është një fakt i vërtet që ne këtë vit  festuam   Dhjetë vjetorit të pavarësisë së Kosovës të 17 shkurtit të 2008-tës. Mirpo, jo gjithëherë me fain tonë,por edhe me dredhit e ndërkombëtarëve,ku kemi parasyesh misionet e tyre në Kosovës,në mesin e tyre edhe serb e rus, dhe dy misione që këtu erdhën për sundimin e ligjit dhe rendit,dhe luftimeve të dukurive negative,si korrupsione etj,UNMIK e EULEX, dështuan në të gjitha aspektet dhe prap po vazhdojnë të qëndrojnë këtu në Kosovë,dhe jo gjithherë me pajtimin e Qeverisë së Kosovës dhe Kuvendit të saj. Gjithnjë me dredhit e ndërkombëtareve dhe askush nga ne pas luftës nuk e kemi besu që serbët ardhack do t'i ngulin rrënjët edhe ma thellë sesa kanë qenë përpara .

Shembullin e Malit të Zi dhe Gjukanoviqit, duhet ndjekur edhe Serbia...

 Gjukanoviq, një politikanë irryer malazez,ne atë kohë ka thënë se Mali i Zi tregohet realist mbi gjykimin e çështjes së Kosovës, e cila sipas tij, është e pavarur. Ka thënë se realiteti është se “Serbia në mënyrë të pamëshirshme e ka humbur betejën politike për Kosovën”.

“Unë kuptoj. Nuk është e lehtë që çdo shtet të përballet me pashmangshmërinë e humbjes së një pjese të territorit të saj. Mos mendoni madje se Mali i Zi nuk ka vetëdije tërësisht realiste për seriozitetin e problemit”, sidomos me Serbinë,pat cakur ai.

Serbia sherri-jo Kosova...

Të nderuar qytetar të Kosovës,sidomos shqiptarët,njësia speciale e SHPK-së,që ka herë ka qenë dashur të jetë andej dhe do të jetë sepse Mitrovoca e pandame dhe asnjëherë nuk ka qenë e ndarë dhe kurr nuk do ndahet,dhe kjo nuk do na tremb syrin,qytetarëve,por mu këta,kjo klasë politike aktuale në krye me presidentin THaçi,kanë punuar,po punojnë,dhe me votën e këtyre qytetarëve janë ku janë,por po ka shumë mundësi se në fund të fundit do e përdhunosin voten e ''Shenjtë'', të qytetarëve,dhe faktet do i kem ndryshe,arsyeja,arsytimi i tyre, ky ka qenë rezultati,kemi qenë trusni nga ndërkombëtaret dhe nuk kemi patur mundësi tjetër, mbani në mendë me këtë mentalitet fëminorë këta ja kanë filluar bisedimeve me Serbinë dhe kanë ardhur në pushtet.

“Me kushtetutë evropiane, Serbia fiton institucione evropiane dhe të pavarura, jo vetëm në gjyqësor, por edhe në sistemin shtetëror të transferimit të pushtetit në rajone dhe qeveri lokale. Me një marrëveshje historike me shqiptarët e Kosovës, bazuar në realitetin dhe vendosmërinë për të shuar armiqësinë me miqësinë, Serbia nuk e humb Kosovën. Atë e ka humbur Sllobodan Millosheviqi”,  Drashkoviq.

Ndërkombëtarët deri tani na kanë fajësuar neve, por se kush po prodhon konflikte po shihet. Ne mundemi të fajësohemi për korrupsion dhe që votën e popullit po e perdhunosim dhe kjo le të kuptojë se partitë politike tonat nuk janë profilizuar sa duhet për të udhëheq me shtetin, e jo për konflikte, por për paqe e rehati ne gjithë botën këtë e dëshirojnë shqiptarët edhe si komb.

Pak kush ka besuar se pas luftës së UÇK-së, Serbia do mundohet t'i ngul rrënjët edhe më thellë në Kosovë, duke u kordinuar për çdo rast me aleatin e saj, Rusinë, siç ishte rasti i Listës Serbe, këto ditë shkuan në Rusi, çështja e Kosovës po i mundon dhe konsultimet po i marrin nga Rusia, si gjithherë më në fund i ka lënë me gishta në gojë, ardhacakët e Korpateve.

Autori është gazetar-analist i pavarur

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat