Internacionalizmi enverian antishqiptarizem

Opinione

Internacionalizmi enverian antishqiptarizem

Nga: Sali Bollati Më: 22 korrik 2018 Në ora: 06:38
Sali Bollati

Komunizmi e veçanërisht, ai komunizëm që vazhdoi për afro 50 vjetë ((dhe fatëkeqësisht ende nuk është dënuar) në mini Shqipërinë e 1912, e mohoi plotësisht veprën e madhe të Rilindasve -KRENARINË KOMBËTARE.
Që nga sajimi I asaj të quajtur parti Komuniste e vazhdim enveristat, I mohuan Shqiptaret e Kosovës, Çamërisë, Dibrës dhe Malësive të Ded Gjo Lulit në Mal të Zi.
Amanetin e At Gjergj Fishtës :
Po, por neser, me ndihme t’Zotit,
Do ta bajme prap Shqipni t’lire
Prej Prevezet m’Leqe t’Hotit,
Prej Tivari ne Manastir,
Edhe flamuri Shqipnise
Si flake mnijet e PerendiseDo t’valvitet ne Kaçanik
e zhdukën bashkë me varrin e tijë. Dhe në vend të atdhetarëve shqiptarë u “vëllazëruan” me serbët e grekët dhe më vonë me rusët e kinezët.
Urdhër rekomandimet e serbëve në fillim dhe ato të rusëve në vazhdim u zbatuan kundër atdhetarëve kosovarë dhe çamë, duke I lënë përsëri këto krahina mijëra vjeçare shqiptare nën pushtimin e serbëve dhe grekëve.
Kohët e fundit, me sponzorizim të z. Sh.Idrizit, doli në qarkullim një libër në anglisht MASSACRES IN CHAMERIA. Aty krahas dëshmive rrënqethëse të mbijetuarëvet nga masakrat e shovinistave grekë ndaj shqiptarëve të Çamëris më 1944-1945;Drejtori I Arkivave të Ministrisë Brendëshme z.K.Dervishi, na paraqet edhe disa nga dokumentat e ish udhëheqjes komuniste.
Më tërhoqi vemendjen në mënyrë të veçantë Protokolli I një mbledhjeje të Byrosë Politike të Partisë Punës në Mars 1949. Isha 12 vjeç dhe mbaj mend kur thirën Dajën tim bashkë me shumë burra çamë në mbledhje te kinema Nacional siç quhej para se t'ja ndronin emrin në 17Nëndori .Bashkë me disa fëmijë qëndruam përjashta; dëgjonim zhurmë dhe JO, JO me grekun, Rroftë Flamuri Ynë.
Sot telefonova me një mikun tim në Filadelfia. Kur fillova ta pyes për atë ngjarje,ai nisi të tregoi se çfare ndodhi në Vlorë. Eqremi ishte 18 vjeç, pra ishte brenda në sallën e mbledhjes. Dhe vazhdon: aty në krye del një çam M.Demi bashkë me një oficer grek I veshur civil. Sa fillon të flasi çami komunist për thirjen, dëgjohet një e bërtitur nga salla, ishte Isa Gera: Ore ku doni të na shpini te oficeri grek që mban në krah??! Dhe I flet në emër atij grekut të deleguar, Ore Kristo, si e paske harruar aqë shpejt, a nuk jeshe ti që pushkatove djemtë tanë atje në fshat??!.
Mbledhje të tilla u realizuan si në Tiranë, Vlorë, Berat, Lushnjë, Durres, Sarandë, por kudo ndjehej që asnjë çam nuk pranonte të shkonte e të luftonte per Greqinë që I kisht vrare, masakruar e dëbuar nga vatrat e tyre. Një pjesë më e vendosur, pranoi të shkojë në Çamëri vetëm me FLAMURIN Tonë KUQ e ZI
Kështu të gjitha përpjekjet e komunistave interncionalistë dështuan. Jo vetëm me të moshuarit, aqë më pakë neve fëmijët, nuk mund të harronim tmerret që kishim përjetuar nga grekët atje në Çamërinë tonë para 4-5 vjetësh!
Asnjë Çam, nuk pranoi të luftoi me të vetëquajturit komunista grekë nën flamurin grek.Të gjithë ishin gati të shkonin vetëm me Flamurin Kuq e Zi e të luftonin për çlirimin e Çamërisë Shqiptare
Dhe internacionalistat enverian i “shpërblyen” burrat çamë me të njëjtën monedhë siç vepruan grekët më 1940, para se të plaste lufta italo-greke, ata I internuan të gjithë burrat çam që nga mosha 13 vjeç në ishujt e Egjeut dhe ne Peloponez ; kurse komunistat “shqiptarë internacionalista: 800 burra çamë I internuan në ndërtimin e rrugës Gramsh Lozhan që nga Maji e deri më Dhjetor 1949.
Justifikimi “ligjor” internacionalist enverian ishte se nuk pranuan të luftojnë krah atyre që I masakruan para 5 vjetesh??!
Pa u zgjatur, por nuk më rrihet pa përmendur, se ata grekë qe luftuan kundër njeri tjetrit gjate luftës civile 1945-1949, mbasi u riedukuan në ish vendet e demokracisë popullore e Rusi,u kthyen në Greqi, gëzojnë të gjitha të drejtat, përfitojnë edhe pensione me paret e Europës duke mbajtur me krenari Statujën e Leninit në mes të Athinës
Ata nuk quhen bashkëpuntorë të luftës kundër njeri tjetrit,por vellezer greke; ndërsa ne Çamët Shqiptarë, që nuk pranuam të bashkëpunonim me komunistat quhemi “bashkëpuntorë të fashizmit” dhe jo vetem na mohohen të drejtat elementare, por nuk na lejohet as të shkojmë për të vizituar vendet ku janë vrarë njerëzit tanë(se varret e tyre I kanë zhdukur?!)
Pra fatëkeqesia e jone vazhdon, se edhe fëmijtë e nipërit e atyre që bënin thirje internacionaliste më 1949, janë deputetë dhe jo vetëm nuk e ngrejnë zërin,por firmosin për ti falur edhe detin Greqisë së poçaqisur të mbajtur si mike strategjike e udhërefyese për në BE?!
Bashkangjtur edhe Proces Verbali I Byros Politike
Nga libri “MASSACRES IN CHAMERIA”
Pregatitur nga Kastriot Dervishi, Drejtor I Arkivave te Ministrise Brendshme.
Proçes verbal I mbledhjes së Byrosë Politike të Partisë së Punës Shqipërisë
më 25 mars 1949.
Liri Belishova:
Në bazë të vendimeve të Byrosë Politike, disa shokë janë dërguar poshtë në Jug, për të rekrutuar elementa nga refugjatët Çamë, që duhet të shkojnë e ti bashkohen Ushtrisë Demokratike Greke. Kjo direktivë u është thënë qartë dhe prerë gjatë takimit me antarët e partisë, pa u diskutuar me të tjerët. Por ata kanë demaskuar antarët e partisë dhe e gjithë popullata është në dijeni për këtë. Kjo është edhe arësyeja që janë vetëm 30 njerës që duan të shkojnë, kështu që antarët e partisë nuk kanë asnjë lloj entuziasmi për këtë çështje.Partia e Punës nuk mirëpritet ashtu siç mendohej, kundërshtarët e kanë bërë punën e tyre duke pregatitur edhe terrenin përkatës për këtë veprim. Refugjatët grekë në 2-3 raste janë dërguar forcërisht atje. Në përgjithësi Çamët nuk duan të shkojnë në Greqi. Arësyeja është se ata nuk u besojnë grekëve, ata duan të jetojnë në Shqipëri, ose tu lejohet të shkojnë në Turqi, por nuk duan në Çamëri( kur më 1945 u kthyen një pjesë e tyre atje, u masakruan dhe u vranë përsëri nga forcat greke-SB) Ne duhet të shikojmë me kujdes masat që duhet të marrim për këtë çështje .Përsa u takon antarëve të partisë që kanë paraqitur tendencat se situata është e vështirë, ne këtu duhet të vendosim për problemin tjetër. Janë dy propozime nga ana e shokëve çamë, të organizojmë mobilizim të detyrueshëm dhe të marrim masa ndaj elementëve kundërshtarë.Ata gjithashtu thonë që në mbledhjen me çamët antarë partie, duhet të marri pjesë një delegat I Komitetit Qendror, por unë jam kundër kësaj ideje që partia e jonë ti bashkangjitet kësaj çështje.
Bedri Spahiu:
Ne kemi punuar shumë me ata për të pasur të drejtën e mobilizimit. Këtu ata konsiderohen shtetas grekë. Greqia ka nevojë për bashkëluftëtar. Do ishte më mirë sikur të bëhej nëpërmjet agjitacionit, por kjo metodë nuk mund ti shpjerë ata në Greqi. Bile as nga ana ndërkombëtare nuk meret parasysh. E rëndësishme është që të mos zbulohet se jemi ne, prandaj duhet bërë brenda natës. Ne mund të pyesim edhe sovjetikët për këtë,
Mehmet Shehu:
Petrit Shahini nga Elbasani thotë se për rastin e mobilizimit të çamëve, elementat kundërshtarë filluan ta përgojojnë Partinë Komuniste Greke. Ne rast se do I lejojmë çamët të vazhdojnë të flasin në këtë mënyrë, partia do të diskreditohet nga kundërshtarët.
Me këtë rast ne zbuluam se masat çame nuk janë nën kontrollin tonë. Pra në rast se dërgojmë njerës nga partia e jonë tek ata, do të shohim shenja proteste kundër qeverisë sonë. Këtu e vlen të kuptohet se partia e jonë qëndron shumë larg këtyre organizimeve. E rëndësishme është të veprojmë menjiherë ndaj këtyre armiqëve reaksionarë( të gjithë antarët e tjerë bien dakord me propozimet e shokut Mehmet). Pastaj ne duhet ti mbikëqyrim këta elementa, antarë partie, që I kanë trajtuar në këtë mënyrë të deleguarit tanë. Ata duhen përjashtuar nga partia dhe të dërgohen në kampe(shokët e tjerë bien dakord gjithashtu me këtë propozim). Përsa I takon elementave të tjerë, në rast meren me forcë do jetë e vështirë nga pikëpamja ndërkombëtare gjë që është I vetmi risk, pra duhet bërë brenda natës.
Pra duhet kryer brenda një nate, pa marre vesh askush se çfarë po bëhet. Përndryshe ata do të largohen-arratisen. Tashti për tashti nuk do të përdorim forcën ndaj tyre sepse ata janë shtetas të huaj. Ne duhet të këshillojmë komitetet e partisë në rrethe që ta lejnë në gjumë këtë problem, dhe brenda një nate ti grumbullojmë ata e ti dërgojmë në kufi.
Tuk Jakova:
Në këtë rast të gjthë njerëzit kundërshtarë do të fshihen.Ata njerës kanë vuajtur mijëra poshtërsira nga monarkofashistat dhe ata nuk duan të shkojnë e të luftojnë për vendin e tyre.
Mehmet Shehu:
Ne kemi për tu thënë atyre që të mos I vendosin në të njetën njësi.
Tuk Jakova:
Ne nuk mund ti dërgojmë ata, shokë, është më mirë të marrim masat që propzoi shoku Mehmet.
Mehmet Shehu:
le t'ja paraqesim problemin sovjetikeve, nga pikëpamja ndërkombëtare. Ne u kemi dhënë familjeve të tyre tokë. Kështu që ata mund të punojnë atje.
Hysni Kapo:
Ne duhet të veprojme simbas atyre që tha shoku Mehmet.
Beqir Balluku:
Ata duhen arestuar dhe të dërgohen të punojnë në Lozhan e në Kënetën e Maliqit si vende me te pershtatshem.
((AQSH, F. 14/AP, V.1949, D.16, page 14)
P.S. Pjesë nga porosia e Komisarit Politik E.Hoxhes, dhënë Komandantit të Shtabit të Ushtrisë Soiro Moisiut më 12 Mars 1944:…”Bëni grekët të kuptojnë se Çamëria është rrezik për Greqinë. Shtabi I Përgjithshëm porositi komanden e Zonës Vlorë-Gjirokastër, të prishë urën në rrugen Sarandë-Vlorë; kundër porosise së Shtabt Aleat në Kajro, dhe se Çameria paraqet rrezik si për shqiptarët dhe grekët”
Në ato kohëra mbi 500 trima Çamë të Batalionit Çameria luftonin në rradhët e Ushtrisë se Komunstave grekë kundër forcave germane. Pra se çfare rreziku perfaqesonte Çamëria Shqiptare vetëm E.Hoxha e “kuptonte“??!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat