Disa nga OJQ-të po përdoren nga klani “Pronto” për propagandë në interes të PDK-së

Opinione

Disa nga OJQ-të po përdoren nga klani “Pronto” për propagandë në interes të PDK-së

Nga: Faton Mehmeti Më: 19 korrik 2018 Në ora: 09:20
Faton Mehmeti

Organizatat joqeveritare janë organizime të financuara dhe të mbështetura nga faktorë të ndryshëm joqeveritarë e që krijohen për të zgjidhur një problem shoqëror, individual, grupor ose më të gjerë. Në Kosovë ka prani të madhe të organizatave joqeveritare ndërkombëtare dhe vendore, shumica prej të cilave kanë ardhur pas përfundimit të luftës, për emergjencë humanitare.

Në Kosovë janë të regjistruara mbi 6000 organizata joqeveritare, por vetëm 300 prej tyre janë aktive në gjithë territorin e vendit. Në fakt roli i OJQ-ve, është korrigjimi i punëve të Qeverisë dhe i institucioneve tjera, por fatkeqësisht OJQ-të nuk po luajnë rolin për të cilin janë certifikuara. Duke filluar nga manipulimet në mënyrë që disa persona të përfitojnë të mira materiale, ose punojnë për interesa të caktuara të partive politike dhe donatorëve të tyre., deri tek lojaliteti ndaj qeverisë, që te marrin grante. Të lidhura ngushtë me qeverinë, me njerëz në qeveri, OJQ-të kanë shërbyer për tu pasuruar disa njerëz. Nuk  kanë kontribuar për të bërë ndryshime në shoqërinë civile, manipulime me fonde në emër të shoqërisë, të komunitetit, dhe në mungesë të mbikëqyrjes kanë bërë dallavere të hatashme.

Në Kosovë, po thuajse për të gjitha lëmit ka edhe organizata joqeveritare, si organizata kundër korrupsionit, drogës, organizata për arsim, edukim, shëndetësi, mundësi të barabarta dhe përfshirje në çështjet sociale, megjithatë është për tu shqetësuar ndikimi i tyre pozitive. Disa nga OJQ janë shndërruar në vegla të qeverisë respektivisht kapësve të shteti të njohur ndryshe si “ pronto”, e të cilët kontrollojnë çdo gjë në vend. Duke parë këtë  mënyrë të të funksionuarit të gjërave, disa nga këto OJQ, kanë ra pre e mashtrimit nga ana e qeverisë, duke i shërbyer asaj, në vend se të ndodhte e kundërta.

Në këtë aspekt duhet përmendur “OJQ AVONET” nga Ferizaj, e të cilët janë satelit i PDK- së, ndaj të cilës kanë bërë edhe propaganda për të ardhur në pushtet. Nuk ndodh askund që një OJQ të mbroj qeverinë, ndërsa të sulmoj ndonjë OJQ tjetër, kjo ka ndodhur kur AVONET mbronte qeverinë, duke sulmuar SBASHK-un. Vet kryetari i kësaj OJQ, hapur mbështetë PDK-në, duke postuar edhe foto nga aktiviteti i Hashimit dhe njerëzve të tjerë të saj. Fal servilizmit ndaj PDK-së kane arritur të depërtojnë deri tek kuvendi, gjoja për të mbikëqyrur punën e saj, e duke marrë fonde me taksa të taksa paguesve të vendit. Ky është vetëm një nga faktet dhe rastet, ku pushteti I PDK-së ka kapur çdo gjë në këtë vend, e duke qenë pas çdo gjëje që ka të bëj me vendin. Kjo OJQ, por edhe shumë të tilla iu shërbejnë disa  matrapazëve të lidhur me qeveri vetëm për të mbledhur fonde dhe për të shpenzuar para, e për të cilat asnjëherë nuk japin mbulesë.

Kosova  nuk po arrin dot të shkëputet nga e keqja që e ka kapluar, me një qeveri të kriminlizuar, ku me çdo mënyrë dhe mjet e shtyp mendimin kundër. Që OJQ-të të jenë kaq të kapur dhe të instumentarilizuar, ndodhë vetëm në shtet diktatoriale, aty ku zëri kritikë është i vdekur. Kosova është edhe më keq se në shtetet diktatoirale, pasi demokracia përdoret vetëm për të arritur qëllimet e saja një grup i caktuar i individëve, që fatkeqësish janë në pozitat kyçe.

Pa u larguar nga pushteti kjo klasë politike, me komandantët e luftës, Kosova nuk mund të ecë tutje. Ajo do të shikohet dhe trajtohet si tokë e vdekur, nga ku duhet plaçkitur çdo  gjë që ka mbetur. Shumica e OJQ-ve janë nën diktatin e politikës së klanit “ pronto”, të cilëve iu shërbejnë sa për të vjelë ndonjë grant.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat