Liberalizimi i vizave sjellë vaj e lot?!

Opinione

Liberalizimi i vizave sjellë vaj e lot?!

Nga: Prof. Dr. Binak Maxharraj Më: 19 korrik 2018 Në ora: 06:50
Prof. Dr. Binak Maxharraj

Për herë të parë ne jetën time u zuna ngushtë, diqysh u bllokova së çka të themë për këtë lajmin e sodit për liberalizimin e vizave, a te gëzohem apo te hidhërohem, apo më mirë të mos flasë bile hiq. Por s'po durohem dua te flasë së edhe u gëzova edhe s'u gëzova, ashtu edhe sikur te tjerët, por a e dini së ne këto gëzime më së shumti, së sa edhe popullata janë gëzua këta shkërthyesit e shtetit tanë, të cilët qe disa vite rrejtën e çka nuk rrejtën duke e mashtruar popullin për liberalizimin e vizave, se do të vijnë këtë vit apo këtë vit dhe krejt këto vite i humbën për këtë qellim, sepse për qëllimet tjera më te rëndësishme as qe kanë qa rradaken e tyre.

Këta sot janë më të gëzuar se sa edhe vetë popullsia, po rrahin gjoks tu rrahë gjoks secili më shumë së tjetri ne stilin: a po e shihni se kush jemi, ju premtuam e realizuam pas shumë vjetëve premtime. Pirolla u koftë do të thoshin pleqtë.

Por, a e dini së pse edhe u gëzova e edhe nuk u gëzova, sepse Liberalizimi i vizave sjellë vajë e lot. Sjell vajë e lot sepse Kosova tanimë e shprazur tash e tutje do te shprazet edhe me shumë, tashti me justifikimin e shtetit, më dëshirën e shtetit, sepse sikur kësaj kaste shkërthyes te shtetit i ka mbete ta ndjekë djalërinë dhe vajzërinë nga Kosova, bash si ne kohërat e kalueme, ta ndjekë jashtë shtetit qe te sillet rrugëve të Evropës më duar n'xhepa, sepse edhe ashtu gati gjysma e Kosovës janë jashtë.

Dhe Kosova me këtë "sihariç" te këtij pushteti qyqar do te shprazet edhe më shumë, me vete dëshirën e këtyre shkërthyesve tanë të shtetit. Dhe nuk shkon larg ne Kosovë do te dominojnë pleqtë. Kosova do te bahet bash si Shumadija ne Serbi, ku duhesh ti kalosh disa kilometra ta takosh një njeri. Po çfarë do të bëjnë vajzat tona o ju te krisur pushtetar. Ishalla nuk e marrin yrnekun e vajzave te Shqipërisë qe po shiten e po martohen me farën e huaj, me gjakun e prishur me armiqtë tanë.

Në vend se këta shkërdhyesit e shtetit tonë te merreshin me punë me të mençura zhvillimore, për ndërtimin e vendit, për hapjen e vendeve te reja te punës që do te shërbenin për punësimin e djalërisë dhe vajzërisë sonë te cilët me diploma ne xhep shëtisin rrugëve te pa krye, ata u orientuan ne asfalt, në hajni, në korrupsion dhe më çka mos, ata i humbën të gjitha këto vite duke uluru për liberalizimin e vizave.

Dhe ne fund mjerë kjo djalëri dhe vajzëri e bukur, pjesa me e shëndetshme e kombit se kush është kah ju udhëheqë dhe kahë po ju qojnë këta shkerthatat e shtetit. Ka ardhë koha te zgjoheni, ti hapni sytë, sepse zgjidhja me e mirë për ju është te mbeteni në Kosovën e juaj te lindjes, në Kosovën e bukur, por ti hapni sytë e ti largoni këta shkërdhaqa nga pushteti te cilët qëllimin e kanë për pushte e jo me ndërtu shtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat