A janë pjekur kushtet për formimin e Lidhjes së Tretë të Prizrenit?

Opinione

A janë pjekur kushtet për formimin e Lidhjes së Tretë të Prizrenit?

Nga: Prof. Dr. Mehdi Hyseni Më: 18 korrik 2018 Në ora: 17:34
Prof. Dr. Mehdi Hyseni

“Ti Shqipëri më ep nderë, më ep emrin shqipëtar!”

(Naim Frashëri)

Një nismë e tillë nga  Lëvizja Pellazgo-Ilire me disa subjekte politike shqiptare në Prishtinë (prill 2018),  nuk ka asgjë të keqe e as të dëmshme për interesin e përgjithshëm mbarëkombëtar, nëse janë bërë të të gjitha përgatitjet e nevojshme dhe të domosdoshme në shkallë gjithëkombëtare dhe ndërkombëtare për formimin e Lidhjes së Tretë të Prizrenit, që do të thoshte shpalljen e  shtetit kombëtar shqiptar (brenda territoreve autoktone  të katër vilajeteve shqiptare: Janinë, Manastir, Shkodër, Kosovë). Për më tepër  këtë iniciativë, duhet kuptuar drejt Jo vetëm si aspirate shekullore, POR si domosdoshmëri dhe realitet të pashmngashëm historik, gjeopolitik, kombëtar dhe shtetëror, sepse gjysma e territorit të Shqipërisë Etnike dhe mbi 3 milionë shqiptarë, edhe sot, në dekadën e fundit të shekullit XXI kanë ngelur nën sundimin kolonial sllavo-bizantin në Ballkan. Në këtë pikëvështrim, nisma për formimin e Lidhjes së Tretë të Prizrenit, nuk është e kontestueshme, POR   vetëm shtrohet pyetja se, a janë pjekur kushtet përkatëse  (së pari,  KONSENSUSI MBARËKOMBËTAR, STRATEGJIA dhe PLATFORMA POLITIKE)?

                                   ***

Gjatë dyzetvjeçarit të shkuar (1980-2018), shpesheherë kam shkruar se ribashkimi gjithëkombëtar shqiptar dhe  i Shqipërisë Etnike nuk mund të bëhet vetëm nga disa individë, nga disa grupe, nga disa parti, nga disa klube, nga disa mahalla dhe nga disa provinca, por vetëm atëherë, kur të të gjithë shqiptarët të mblidhen tok dhe me besa-besë bëjnë BETIMIN nën FLAMURIN E SKËNDERBEUT të “Kuvendit të Lezhës, më 2 mars 1444”, se duan ribashkimin e tyre  dhe të SHQIPËRISË ETNIKE.

(1)       Formimi i Lidhjes së Tretë të Prizrenit (LTP) nuk është çështje e thjeshtë e një apo e disa individëve,  e një partie, e një shoqate, e një lëvizjeje, e një fronti…, e një qeverie, e një presidenti, e një kryeministri,  e një kryetari të kuvendit, e një Akademie apo e një universiteti etj…, por MBI TË GJITHA ËSHTË ÇËSHTJE KRUCIALE  e gjithë KOMBIT mbi 6 milionë shqiptarë brenda dhe jashtë SHQIPËRISË ETNIKE.

Prandaj, është PËRGJEGJËSI E MADHE HISTORIKE, POLITIKE, KOMBËTARE DHE ATDHETARE,   që vetëm disa bashkëmendimtarë dhe bashkëpunëtorë idealistë, të MARRIN PËRSIPËR një DETYRË AQ MADHORE DHE  ME PESHË GJITHËKOMBËTARE DHE TEJET KOMPLEKSE  para  GJITHË KOMBIT SHQIPTAR, PARA DY SHTETEVE EKZISTUESE (SHQIPËRIA DHE KOSOVA); para  Amerikës, BE-së dhe NATO-s.

(2)       Pa pëlqimin e të gjithë faktorëve relevantë me peshë  dhe legjitimë  në shkallë të brendshme gjithëkombëtare, si dhe pa konsultimin me miqtë aleatë amerikanë dhe evropianë perënbdimorë, nuk parapëleqehet një nismë e tillë, që ka të bëjë me statusin dhe me fatin e  6 milionë shqiptarëve dhe të SHQIPËRISË ETNIKE në Ballkan.

(3)        Duhet mbajtur parasysh të të gjitha ngjarjet e zhvilluara politike dhe gjeopolitike në Ballkan dhe në Evropë (1990-2018), të cilat kanë ndikuar edhe në njohjen e kushtëzuar të Republikës së Kosovës (2008), duke mos lejuar popullin e Kosovës, që me REFERENDUM, të shprehte vullnetin e tij të ligjshëm dhe demokratik për  pavarësimin e plotë dhe sovran sipas së drejtës historike dhe të së drejtës së vetëvendosjes mbase Kosova ishte vetëm një koloni e Serbisë gjenocidale (1912-1999).

(4)       Me këtë desha t’iu përkujtoj se nuk ndodhemi në vitin 1878, kur nuk kishte asnjë SHTET SHQIPTAR, por vetëm KATËR VILAJETE SHQIPTARE NËN PERANDORINË OSMANE. NDAJ ISHTE E DOMOSDOSHME FORMIMI I LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT. – DE FAKTO DHE DE JURE, MË SE GJYSMA E SHQIPËRISË ETNIKE DHE E KOMBIT SHQIPTAR, EDHE SOT NDODHEN NË VITIN 1878 TË SHEKULLIT XIX, sepse janë koloni klasike të amalgamës sllavo-bizantine (Serbia, Greqia, Maqedonia dhe  Mali i Zi).

(5)      Mirëpo, sot, pas 140 vitesh së ROBËRISË KOLONIALE SLLAVE të mbi 3 milionë shqiptarëve, kjo çështje nuk mund të zgjidhet vetëm nga DIASPORA , si dhe nga partitë dhe nga lëvizjet vullnetare patriotike shqiptare (ASHTU sikurse në kohën e LSHP-së, kur nuk EKZISTONTE ASNJË SHTET SHQIPTAR),  PA ANGAZHIMIN  E GJITHANSHËM DIREKT dhe INDIREKT  të  SHQIPËRISË DHE TË KOSOVËS SI DY SHTETE SHQIPTARE NË BALLKAN.

(6)       -SEPSE lehtë,  mund  të nodhë, që politika dhe diplomacia e këtyre dy shteteve shqiptare,(duke qenë se janë aleatë me PERËNDIMIN dhe pretendues seriozë për t’u integruar në BE dhe në NATO, Shqipëria, tanimë qe 9 vjet është  anëtare e NATO-s), krahas politikës skllavëruese  të shteteve kolonialiste dhe neokolonialiste  sllavo-bizantine,  do të jenë barriera kryesore e moslejimit të themelimit të Lidhjes së Tretë të Prizrenit (LTP).

(7)       Para se të organizohet mbajtja e LTP-së, kërkohet të bëhen PËRGATITJE SERIOZE DISAVJEÇARE në shkallë lokale-vendore (fshat më fshat, qytet më qytet), ballkanike, evropiane dhe ndërkombëtare, duke angazhuar dhe financuar POTENCIALIN MË TË PËRGATITUR  PROFESIONAL, POLITIK, DIPLOMAPTIK, SHKENCOR, PATRIOTIK DHE ATDHETAR SHQIPTAR  si brenda, ashtu edhe jashtë SHQIPËRISË ETNIKE.

(8)       Pra, është kusht numër 1, që së pari, të  SONDOHET TERRENI POLITIK VENDOR, TË NJOHTOHET ,TË PËRFITOHET DHE TË MERRET PËLQIMI  I GJITHË POPULLIT SHQIPTAR , ASHTU SIKURSE NDODHI ME RASTIN E FORMIMIT TË LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT (1878), që të gjithë shqiptarët mbështeten njëzërit VENDIMET HISTORIKE, POLITIKE E KOMBËTARE TË SAJ, si dhe e alarmuan gjithë EVROPËN se pa njohjen e të drejtave dhe lirive kombëtare shqiptare, Ballkani kurrë nuk do të “flinte i qetë”. Mirëpo, me gjithë këtë kërkesë të drejtë, drejtuar Fuqive të Mëdha të Evropës, edhe pse 140 vitesh më se gjysma e shqiptarëve dhe e territoreve të Shqipërisë Etnike ende ndodhet e gjymëtuar dhe e kolonizuar nga fqinjtë kolonialistë sllavë të Ballkanit (1878-2018).

(9)        Kusht numër 2, është sondimi i terrenit politik dhe diplomatik evropian dhe ndërkombëtar. –Kjo do të thotë, duhet të gjenden  individë-personalitete të atij formati profesional (politikanë dhe diplomatë) me kredibilitet kombëtar dhe ndërkombëtar të pakonsumuar të brumit kombëtar dhe atdhetar shqiptar, që të krijojnë dhe të zhvillojnë kontakte me presidentë, kryeministra, ministra… etj. të vendeve të ndryshme të Evropës dhe të botës, duke i njohtuar dhe duke kërkuar ndihmë dhe mbështetje direkte dhe indirekte për  krijimin e Lidhjes së Tretë të Prizrenit (LTP).

(10)              Kjo fazë e PARAPËRGATITJES, është më se e domosodshme dhe merr kohë, të paktën 5 ose 10 vjet, varësisht nga kushtet, nga rrethanat,  nga angazhimi dhe nga  puna sistematike e veprimtarëve të kësaj çështjeje shumë të rëndësishme, si dhe nga pozicionimi dhe nga roli i politikës dhe i diplomacisë së të dy shteteve ekzistuese (Shqipëria dhe Kosova), të cilat janë faktorë kyç, që mund ta mbështesin, ta përshpejtojnë ose ta zvarrisin sikurse këtu e 140 vjet më parë, politika kolonialiste e sllavëve dhe e bizantinëve ballkanikë dhe ajo e Fuqive të Mëdha  të dikurshme të Evropës me  Rusinë në krye.

(11)              Këtë parashikim të FAZËS PARAPËRGATITORE, nuk e bëra kokë më vete, por duke u bazuar në fakte dhe në argumente të qëndrueshme të historisë së hidhur të dikurshme, kur shqiptarët nuk kishin shtetin e tyre, e për këtë qëllim u formua LSHP-së më 1878. Mirëpo fatkeqësisht atë asgjësuan Porta e Lartë së bashku me Fuqitë e Mëdha të Evropës. Megjithëkëtë, dhe me vendimet e padrejta antishqiptare të Kongresit të Berlinit (1878),  shqiptarët me BABAIN e tyre ISMAIL QEMALIN në krye, që nga viti 1900 e deri më 1912, jo më pak se 12 vjet, nuk reshtën nga aspirata dhe përpjekjet e tyre për formimin e  shtetit shqiptar (28.11.1912).

(12)              Për këtë qëllim, Ismail Qemali së bashku me bashkidealistët, me bashkatdhetarët dhe me bashkëpatritotët e tij, SË PARI  gjeti mbështetjen e popullit shqiptar, duke   vizituar  të gjitha vendet e shtetet e banuara me shqiptar, duke filluar nga Greqia, Italia, Rumania, Bullgaria, Stambolli dhe Egjipti…etj.

(13)              Së dyti, Ismail Qemali (1900-1912) zhvilloi kontakte me shtetarë, me politikanë dhe me diplomatë të Fuqive të Mëdha të Evropës, duke kërkuar ndihmë  dhe përkrahje për formimin e të shtetit shqiptar, të cilin, si rrjedhim direkt i përpjekjeve, i angazhimit dhe i kontributit  të tij  historik, mbinjerëzor, human, politk, diplomatik, kombëtar dhe patritiok shqiptar paq?ësor, ia arriti që, pas 12 vitesh udhëtim nëpër trojet shqiptare, nëpër Evropë dhe në botë, ta formonte shtetin e parë shqiptar, më 28 Nëntor 1912.

(14)              Me këtë desha të them se ngritja e Flamurit Kombëtar Shqiptar në Vlorë nga BABAI I SHTETIT TË PARË ETNIK SHQIPTAR, ISMAIL QEMALI, nuk është bërë brenda një dite, një nate, një viti, por brenda 12 vitesh angazhim politik dhe diploamtik të Ismail Qemalit (1900-1912).

(15)              Pavarësisht nga  sugjerimemt, këshillat dhe mbështetjen e vlefshme, që i keni marrë në DISAPORË nga patriotët e nderuar dhe lavdishëm shqiptarë, siç është edhe i madhi z. Ismet (Ukë) Berisha, nuk mjaftojnë për organizimin, përkatësisht  formimin e Lidhjes së Tretë Shqiptare (LTP), SEPSE si theksova më sipër, ende nuk e keni përgatitur terrenin kombëtar (popullin) dhe atë ndërkombëtar (Amerikën, BE-në dhe NATO-n).

(16)              Vetëm pasi të ketë përfunduar me sukses FAZA PARAPËRGATITORE, e theksuar më sipër, që kupton dhe nënkupton ARRITJEN E DOMOSDOSHME TË KONSENSUSIT BRENDASHQIPTAR, si dhe pas marrjes së “dritës së gjelbër” të politikës dhe diplomacisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të aleatëve të saj evropinë perëndimorë (NATO dhe BE), DO TË MUND TË THIRREJ KONGRESI A KUVENDI I THEMELIMIT TË LIDHJES SË TRETË TË PRIZRENIT (LTP).

(17)              Shikuar në prizmin historik, territorial, kombëtar, politik, diplomatik dhe  shtetëror,  formimi i LIDHJES  SË TRETË TË PRIZRENIT, PARA POPULLIT SHQIPTAR, PARA EVROPËS DHE PARA BOTËS, DO TË THOSHTE SHPALLJEN DHE KRIJIMIN E SHTETIT  TË PËRBASHKËT KOMBËTAR SHQIPTAR-SHQIPËRINË ETNIKE BRENDA KUFIJVE TË SAJ NATYRALË HISTORIKË DHE GJEOPOLITIK NË BALLKAN (duke përfshirë të të gjitha vilajetet e dikurshme shqiptare).

(18)               Si konkluzion, lind pyetja, a do ta njihnin Kosova  e Hashim Thaçit dhe Shqipëria e Ilir Metës, një SHQIPËRI   TË BASHKUAR ETNIKE, të dalë si rezultat i marrjes së VENDIMEVE HISTORIKE DHE KOMBËTARE TË LIDHJES SË TRETË TË PRIZRENIT (LTP)?

(19)              –Ç’ do të thoshin Amerika, Gjermania, Britania e Madhe, Franca,  Italia, Kanadaja, Australia etj. për shpalljen e shtetit kombëtar shqiptar nga ana e Lidhjes së Tretë të Prizrenit?

(20)              Përgjigja, tanimë, është më se qartë se as Kosova, as Shqipëria, as Evropa e as Amerika, nuk do ta   përkrahnin dhe nuk do ta njihnin ndërkombëtarisht shpalljen e SHQIPËRISË SË BASHKUAR ETNIKE nga ana Lidhjes së Tretë të Prizrenit (LTP).

(21)              Prandaj, siç thoshte eruditi, diploamti dhe vizionari patriot, Ismail Qemali, duhet të të “punojmë dhe të veprojmë me mendje të bledhur” - ditë e natë, e me vite të tëra (ashtu sikurse dikur Ismail Qemali me  bashkatdhetarët e tij), që një ditë ta bindim edhe popullin, edhe politikën e brendshme mbarëshiqptare, edhe politikën dhe diplomacinë ndërkombëtare se për të “fjetur i qetë” Ballkani, është DOMOSDOSHMËRI  zgjidhja e problemit kolonial shekullor e shqiptarëve në Ballkan (1878-2018). Ndryshe, pa zgjidhjen e këtij problemi, luftërat dhe tërmetet politike, kurrë nuk do të përfundojnë në Ballkan.

(22)              Prandaj, vëllezër dhe motra bashkatdhetarë, të mos nguteni në këtë çështje, sepse është me PËRGJEGJËSI TË MADHE HISTORIKE DHE KOMBËTARE. Nuk është koha, që të fromojmë sa më shumë livizje, parti politike, klube e shoqata, POR është koha që të pajtohemi dhe të bashkohemi në “NJË SOFËR TË PËRBASHKËT MBARKOMBËTARE”(siç thoshte Akademiku ynë i shquar shqiptar, Prof.Dr.Esat Stavileci), e pastaj të marrim vendime historike se çfarë duam, çfarë është e drejtë dhe e pranueshme për të mirën e kombit dhe të atdheut shqiptar (sot dhe nesër).

(23)               Fundja, ato subjekte politike, që tanimë janë prononcuar për opinion publik, se në këtë vit (2018), do të formojnë LIDHJEN E TRETË TË PRIZRENIT  në qytetin historik të Lidhjes  së ParË Shqiptare të Prizrenit ( 10 qershor 1878), do të vendosin vetë, pavarësisht nga këto sugjerime të sipërtheksuara.  Mirëpo, unë jam ca skeptik se, do t’ia arrijnë një qëllimi të tillë sublim mbarëkombëtar mbase  as popullin, as klasën politike, as elitën intelektuale akademike, as Evropën, as Amerikën e as bashkësinë ndërkombëtare, ende nuk  i kanë “përpunuar”, që  t’i mbështetnin në arritjen e këtij synimi politik, diplomatik, kombëtar dhe atdhetar shqiptar.

-Me gjithë  përpjekjet e bëra qëllimira dhe pozitive në favorin e interesit të përgjithshëm të kombit shqiptar, që përmes formimit të Lidhjes së Tretë të Prizrenit të bëhet ribashkimi gjithëkombëtar shqiptar dhe e i SHQIPËRISË ETNIKE,  tani rrethanat politike sidomos të brendshme, janë aq të brishta, aq të pavolitshme dhe aq kontradktore saqë fort i druhem polarizimit  dhe  përshkallëzimit të mosmarrëveshjeve të faktorit politik shqiptar, i cili është verbuar dhe helmatisur nga lufta për pushtet, për pasuri dhe për shtypjen e varfërimin e popullit, duke çuar Kosovën dhe Shqipërinë në një kaos brendashqiptar të pazgjidhshëm, që mund të shpie drejt një ricopëtimi të ri të territoreve të  SHQIPËRISË ETNIKE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat