T'i vëhet pikë korrupsionit!

Opinione

T'i vëhet pikë korrupsionit!

Nga: Skënder Karaçica Më: 17 korrik 2018 Në ora: 08:00
Skënder Karaçica

Si shihet atdheu nga larg

T'i vëhet pikë korrupsionit!

Përditë në opinion dëgjojmë fjalën pjetëposhtë për korrupsionin në Kosovë. Tashmë kjo është bërë si "sëmundje" e bulevardit të jetës dhe,në këtë rrjedhë pa të keqën e saj nuk shkohet më tej (sic!).

Boll më me korrupsionin.Duhet nisë me mëngjes me "shtetin ligjor" dhe nga institucionet e shtetit lartë-poshtë dhe në mesin e qytetarëve tanë. Përmes ligjit të bëhet realitet "lufta" kundër kësaj të keqeje që po e pengon shtetndërtimin e Kosovës dhe për agjendën e saj në BE!

Të nisë nga e para. Në këtë pjetëposhtë të institucioneve në Kosovë të vëhet në jetë ligjet e shtetit të Kosovës, pasuria e vjedhur ti kthehet shtetit dhe në thesarin e varfër!

Kosova të marrë shembull në shtetin mik të Kroacisë, kur ndaj ish-kryeministrit Ivo Sanader u muar vendimi i prerë i gjyqësorit që pasuria e tjetërsuar nga ai ti kthehet shtetit kroat.

Kështu me këtë "amnamezë" të sëmundjes së korrupsionit në Kosovë do të shërohet dhe do të dalim faqe bardhë para vetës dhe pafra BE-së dhe miqëve tanë të përjetshëm SHBA-së!

Boll më korrupsion në Kosovë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat