Lufta e Rusisë për të dominuar mbi Maqedoninë

Opinione

Lufta e Rusisë për të dominuar mbi Maqedoninë

Nga: Sherif Ramabaja Më: 14 korrik 2018 Në ora: 18:49
Sherif Ramabaja

Këto ditë në qendër të vëmendjes të opinionit botërorë ishte ardhja e presidentit amerikan Trump në Evropë dhe në Samitin e Natos në Bruksel. Kritikat e tij drejtuar aleatëve dhe sidomos Gjermanisë ishin të pritura, ngase Gjermania akoma nuk e ka ngritur 2% e buxhetit, në dobi të Natos. Kritika tjetër ndaj këtij shteti ishte edhe zdherimi i bashkëpunimit në rritje i Gjermanisë në raport me Rusinë, e sidomos ndërtimi i gazsjellësit verior përmes detit Baltik deri në Gjermani. Presidenti Trump Gjemaninë në këtë rast e quajti “ Të burgosurën e Rusisë”, megjithëse kanzelarja Merkel i kundërshtoi supozimet e presidentit Tramp duke premtuar se do e rrisin buxhetin për nevojat mbrojtëse të Natos. Gjermania është e lirë dhe merr vendime e mëvetësishme, pa u ndikuar nga Rusia tha ajo.

 Një tjetër ngjarje që ne na tërhoqi vërejtjen dhe që ishte nën hijen e Samitit të Natos ishte dëbimi i dy diplomatëve rusë nga Greqia. Kjo ngjarje nuk mbeti pa u trajtuar edhe nga mediat gjermane pasi dihej që Moska dhe Athina ishin partner të ngushtë. Greqia e akuzoi Moskën sepse diplomatët rusë i frynin zjarrit kundër marrëveshej, Greqi – Maqedoni, për zgjidhjen e kontestit të emrit që kishin bërë. Pra Moska nuk është e interesuar që problemet të zgjidhen po si të komlikohen, kjo është motoja e saj e ditur. Për fat të mirë politikën ruse tashmë e njohin të gjithë.

 Sapo Alexis Tsipras ishte bërë kryeministër i Greqisë kishte deklaruar se Greqia dëshironte të ishte “ Urë midis Rusisë dhe Evropës” dhe kishte ndërmarrë udhtim për të vizituar Moskën. Moska pretendonte se kishte gjetur aleatin e përsosur në kuadër të BE-së. Kjo ishte para tre vitesh, po aleanca e asaj kohe si duket po shkon drejt acarimit, sepse Athina dëboi dy diplomatë rusë kurse dy të tjerëve iu është ndaluar hyrja në Greqi.

 Zyrtarët e Moskës, siq u bë e ditur jipnin ryshfet politikanëve vendorë për të influencuar konfliktin Greqi - Maqedoni. Ky gjest i Moskës bezdisi edhe Evropën që në kuadër të Samitit të Natos i dërgoi ftesën Maqedonisë për t`iu bashkuar Aleancës Peredimore, kurse siq dihet Moska kundërshton zgjerimin e Natos.

 Me sa duket, Moska donte ta intensifikonte konfliktin, duke nxitur protesta kundër marrëveshjes me Maqedoninë, në mënyrë që ta parandalonte pranimin e saj në Nato. Kjo dëshmon ndikimin rusë në Greqi, duke marr parasysh edhe kishën ortodokse ruse të lidhur me kishën ortodokse greke për interesa të politikës ditore, në dëm të popujve të tjerë. Kjo lidhje ogurzezë Moskë, Athinë, Beograd kundër popullit shqiptar është për ne e njohur.

Spekulimet rreth ndikimit të SHBA

Marrëveshjen Greqi - Maqedoni më së shumti po e kundërshtojnë përfaqësuesit e kishës ortodokse greke. Ata janë më të zëshmit duke organizuar edhe protesta. Kundërshtimi i një marrëveshje të tillë të kryemiistrt Tsipras thonë se sështë asgjë tjetër përpos, një detyrim patriotik. Ne nuk financohemi nga Rusia dhe nuk marrim intruksione prej tyre, deklarohen ata. Realiteti është se kush mund t`i besoi kishës ortodokse kur dihet ndikimi i saj në politikën shtetërore në Rusi, Greqi dhe Serbi. Në Athinë spekulohet se ndikimi amerikan kishte nxitur qeverinë Tsipras në dëbimin e diplomatëve rusë. Ambasadori amerikan kishte apeluar disa herë për rritjen e ndikimit rusë në Greqi edhe pse përfshirja e Rusisë ishte më e ulët se frika amerikane, pas marrjes së pushtetit nga kryeministri Tsipras.

 Rusia kishte refuzuar kreditë për Athinën, investimet e saj në Greqi ishin shumë të vogla dhe embargon ndaj frutave dhe perimeve greke nuk e kishte lehtësuar fare. Akuza ndaj ndikimit rusë kanë ngrituar edhe shtetet e tjera siq janë Mali i Zi, pastaj Maqedonia, që Rusia mundohet ta izolojë, kurse akuza të tilla vijnë edhe nga Kosova, shqipëria dhe të gjitha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat