U bëfsh o bir i zoti për vetveten si Hashim Thaçi e jo qyqan si Albin Kurti

Opinione

U bëfsh o bir i zoti për vetveten si Hashim Thaçi e jo qyqan si Albin Kurti

Nga: Lirim Gashi Më: 14 korrik 2018 Në ora: 12:19
Lirim Gashi

Mungesa e elites politike dhe intelektuale në Kosovë nuk mund të kompensohet nga mediokri në pushtet, përkundrazi, ai e shndërron klasen politike në një konstrukt të vetë-qëllimshem politik që nuk e arsyeton ekzistencen e saj, sepse në vend që ti zgjidh problemet shtetërore dhe shoqërore ( për çka paguhet nga taksapaguesit dhe buxheti i shtetit ) ajo i shkakton ato dhe në këtë mënyrë shndërrohet ne burim të pashtershëm të energjisë negative dhe shkatërrimtare. 

Veprimtarinë e saj shkatërruese klasa politike kosovare e ka perfeksionuar aq shumë, sa që është shndërruar në një tumor vdekjeprurës që ka lëshuar metastaza të thella, jo vetëm në institucionet shtetërore, por edhe në të gjitha segmentet e jetës jashtë institucionale.

Këtë e ka bërë në mënyrë instiktive, sepse njerëzit që e përbëjnë janë specie pakurrizore dhe zvarranike të braktisura nga çdo karakteristikë njerëzore, evolutive dhe emancipatore.

Sikur kryeprotagonistet e klasës politike kosovare të kishin pak ndërgjegje, karakter dhe moral njerëzor ata do të hynin në bire të miut nga turpi për varfërinë intelektuale, shpirtërore dhe emocionale që i karakterizon e sidomos nga turpi për pasojat që ia kanë shkaktuar popullit dhe shtetit të Kosovës.

Sikur politikanët japonezë të kishin prodhuar kaq shumë pasoja fatale për shoqërinë dhe shtetin e tyre, jam shumë i bindur  që do të kishin bërë pa hezitim vetëvrasje kolektive ( harakiri ), për ta ruajtur e shpëtuar atë trohë fytyre dhe nderi që ju ka mbetur. 

Ritualin e vetëvrasjes do ta kishin organizuar në sheshin kryesor të Tokios, të gjithë së bashku, dorë për dore, kokulur dhe të heshtur, vetëm e vetëm për ti thënë lamtumirë vorbullës së turpit dhe dhëmbëzorit të djallit qe i ka kapluar.

Por jo edhe shumica e politikanëve tanë kodoshë dhe analfabetë që janë të bindur se bota sillet rreth tyre dhe se pozitat që i mbajnë i kanë dhuratë prej natyre.

Shumica e kosovarëve futen në politikë të ndërsyer nga orgazmi emocional për privilegjet që do ti gëzojnë mbi kurrizin e popullit dhe shtetit kur ti marrin postet dhe jo nga motivi fisnik e human për ti shërbyer interesave të popullit dhe shtetit dhe në këtë mënyrë edhe interesave personale. 

Sikur ta krahasonim relacionin matematikor ndërmjet numrit të kandidatëve për postet politike dhe sasisë së afshit dhe zellit për tu bërë pjesë e pushtetit, me nivelin e cilësisë njerëzore dhe profesionale që e ofrojnë, do ta vërenim shumë shpejtë që bëhët fjalë për një sasi të madhe sa dinosauri dhe cilësi të vogël sa miu

Pikërisht politikanët që janë të bindur se bota sillet rreth tyre shpeshherë sillen rreth boshtit të shtetit; apo më mirë të them rreth buxhetit shtetëror, si dërvishët rreth boshtit të tyre dhe përderisa dervishët janë të nxitur nga shpresa për ta gjetur Zotin e tyre dhe kuptimin e jetës në trullosjen absolute të vetvetes,
politikanët tanë aq janë të zbrazur nga idealet dhe idetë dobiprurëse për shoqërinë dhe shtetin, sa që të vetmin qëllim e kanë trullosjen absolute të popullit me premtime të kota dhe gënjeshtra.

Disa prej tyre janë madje aq pervers dhe penetrant në synimet e tyre keqdashëse dhe keqbërëse, sa që përjetojnë orgazëm emocional nga magjepsja me suksesin e lartë të mashtrimit që ia bëjnë popullit dhe që është tejet dobiprurës për llogaritë e tyre bankare

Jetojmë në një kohë të pa kohë kur niveli i rrënimit moral është në përpjesëtim të drejtë me nivelin e suksesit privat dhe profesional.

Sa më i lartë që është niveli i rrënimit moral të individit aq më të mëdha janë shanset e tij për të qenë i suksesshëm në planin privat dhe profesional.
Relacioni i tillë ndërlidhes ndërmjet rrënimit moral dhe shanseve për të qenë i suksesshëm në planin privat dhe personal ka bërë shkollë në Kosovë dhe është shndërruar në mënyrë të natyrshme të jetesës, edukimit dhe perceptimit.

Shpesh i ndëgjoj prindërit shqiptarë duke iu lutur Zotit që fëmiu i tyre të mos bëhët qyqarë për veti si Albin Kurti, por djallëzor, apo i zoti si Hashim Thaçi. 
Kjo është një dëshmi e qartë se rrënimi moral në shoqërinë shqiptare ka arritur përmasa alarmante dhe ka rezultuar me zhvendosje prioritetesh jetësore.
Përderisa dikur prioriteti numër një i të rinjve ishte mbarëvajtja e përgatitjes arsimore dhe profesionale dhe përmbyllja e së njëjtës me sukses të plotë, sot në mungesë të ofertave shanseve dhe perspektivës për punësim adekuat, të rinjtë e Kosovës ëndërr e kanë largimin nga atdheu në drejtim të Evropës Perendimore dhe punësimin me çdo kusht dhe në çdo profesion të mundshëm.

Klases politike kosovare jo vetëm që nuk i bëhët vonë për këtë fenomen të çoroditur që ndikon negativisht në shthurjen e strukturave tradicionale të jetesës dhe çrrënjosjen e plotë të raportit tradicional të individëve me familjet e tyre vendlindjen dhe atdheun, por përkundrazi ajo bënë gjithçka për ta stimuluar migrimin e të rinjve jashtë shtetit, sepse në mungesë të ofertës  ekonomike dhe sociale ajo e identifikon migrimin si mundësinë dhe mënyrën e vetme të përshtatshme për zvogëlimin e numrit të papunëve dhe mënjanimin e tensioneve ekonomike dhe sociale.

Për të qenë absurdi edhe më i madh sa më të vogla që janë shpresat e rinisë për një jetë normale në atdhe aq më e vogël është gadishmëria e tyre për ti sfiduar problemet komplekse në atdhe. 

Ky fenomen abnormal është një dëshmi e qartë se politika destruktive dhe destabilizuese e pushtetit e ka arritur qëllimin që përmes shkaktimit të rezignimit kolektiv ta zbraz Kosovën nga popullata dhe ta shndërroj në një shtet fantom që i shërben vetëm interesave të saj. 

Në këtë mënyrë Kosova po shndërrohet ngadale por sigurtë në shtet privat të uzurpatorve të institucioneve shtetërore, prones publike dhe resurseve natyrore e buxhetore përfshirë këtu edhe nënkategoritë taksapaguese dhe donatore. 

Kleptokraci quhet forma e qeverisjes në Kosovë sepse fuqia vendimmarrëse dhe arbitrare mbi pronën publike, biznesin, shkëmbimin tregtar, të ardhurat buxhetore, si dhe sistemin bankar dhe financiar është ekskluzivisht në duart e pushtetit.

Fjala kleptokraci vjen nga greqishtja dhe mund të përkthehet si "sundim plaçkitësish" apo "sundim hajdutesh.

Pushteti kleptokrat e vendos apriori se kush guxon ta pasurojë vetveten dhe klientelen e tij dhe ky pasurim ndodh përmes abuzimit me buxhetin e shtetit dhe aseteve të tij vitale, përmes vjedhjes së pronës publike, përmes manipulimit të financave dhe depozitave, përmes sanksionimit dhe shantazhimit të konkurrencës biznesore dhe ekonomike si dhe përmes privatizimit dhe tenderimit mafioz.

Historia  e njerëzimit është  e stërmbushur me shembuj konkret të sundimit kleptokrat.

Rusia në fillim të epokës së Jelcinit është një shembull konkret i kleptocracisë diktatoriale.

Për të qenë frytdhënëse kleptokracia në kuptimin negativ diktatura e pushtetit duhet të bashkëpunojë ngushtë me strukturat e tij mafioze, klienteliste dhe nepotiste në politikë, ekonomi, jurisprudencë, biznes, kulturë, arsim dhe bujqësi.

Shembujt më negativ të kleptocracisë botërore janë epoka e Anastasio Somozes ne Nikaragua, qeveria e Mobutu Sese Seko në Zaire, regjimi Marcos në Filipine dhe sundimi pesë-vjeçar i Sani Abacha në Nigeri, i cili e mohoi ekzistencën e pjeses më të madhe të popullsisë për ti manipuluar fitimet nga eksporti i naftës si dhe të ardhurat buxhetore dhe financiare.. 

Një shembull tjetër është sundimi i Erdo?anit në Turqi i cili akuzohet për keqpërdorim të rëndë të privilegjeve pushtetare për qëllime klienteliste, mafioze, terroriste dhe nepotiste.

Kleptomani më i spikatur vendor është vëllau i Erdo?anit Hashim Thaçi me Prontomafinë e tij.

Natyrisht, në Kosovë ekzistojnë disa Prontomafi ,por më e dalluara në kuptimin negativ është Ashiqare-Prontomafia e kriminelit dhe tradhtarit Hashim Thaçi të cilës aspak nuk ia lëshon rrugën Prontomafia profesionale dhe tinzare e Isa Mustafës.

Rregullimi i shtetit është rrezik serioz për pushtetin mafioz, andaj ata që presin prej mafias rregullim të shtetit vuajnë nga çrregullimet mendore, prandaj Kosovës i duhet një frymë e re perceptuese politike dhe shoqërore. 

Për momentin sipas bindjes sime të thellë e vetmja Parti që ka potencial, zell dhe vullnet për ta sjellur ndryshimin është Vetvendosja. 
Përçarja e saj nga Klani Pronto është një dëshmi e panikut të llahtarshëm të pushtetit mafioz nga fitorja e saj në zgjedhjet parlamentare dhe lokale e sidomos nga ardhja e saj në pushtet.

I vetmi individ në skenen politike shqiptare që i plotëson kushtet për tu avancuar në lider mbarëkombëtar është Albin Kurti.
Dhe a e dini pse?
Sepse Albin Kurti është i vetmi lider partiak dhe kombëtar në skenen politike shqiptare që nuk është dorë e zgjatur e kuzhinave botërore masone dhe sllavo-ruse, oligarkisë globale, neoliberalizmit dhe kazino kapitalizmit soroshian, sherbimeve sekrete dhe ambasadave të huaja, por as produkt i keqkuptimit ndërmjet trurit dhe zemrës, përkundrazi, është i vetmi individ, që në kontinuitet i ka qëndruar besnik bindjeve dhe parimeve të shëndetshme, idealizmit autentik dhe realist, atdhedashurisë së vërtetë dhe përmbajtësore, luftes së pakompromistë për rimëkëmbjen e vlerave kombëtare dhe universale, balancit social, ekonomik, arsimor, kulturor, si dhe angazhimit të pandalshëm për sensibilizimin e kryesisë, antarësisë dhe bazës së Vetvendosjes për rëndësinë e përgjegjësisë dhe llogaridhënies në të gjitha nivelet qeverisëse, por dhe për rëndësinë e barazisë klasore dhe gjinore, dinjitetit individual dhe kolektiv si dhe politikes së dobishme për shoqërinë dhe shtetin.

Ky njeri dhe politikan i spikatur me vlera njerëzore, kombëtare dhe universale, me dituri të pakufizuar dhe me bindje e perceptime humane, është në fakt shpresa e vetme për të gjithë ata shqiptarë që janë të brengosur sinqerisht për ardhmërinë e fëmijëve të tyre dhe shtetit në të cilin më tepër mbijetojnë, se sa që jetojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat