Sqarime të detajuara për të vërtetën e “përjashtimit” e Ukshin Hotit nga LDK-ja dhe për punën e shkëlqyer të degës së LDK-së në Rahovec

Opinione

Sqarime të detajuara për të vërtetën e “përjashtimit” e Ukshin Hotit nga LDK-ja dhe për punën e shkëlqyer të degës së LDK-së në Rahovec

Nga: Fetah Berisha Më: 13 korrik 2018 Në ora: 18:44
Ukshin Hoti

Jo vetëm edhe një herë, por edhe shumë herë jam i gatshëm dhe ndjej përgjegjësi, si sekretar i degës së LDK-së, në atë kohë të sqaroj se:

Në degën e LDK-së në Rahovec, nga askush, në asnjë vend (as në Krushë) në asnjë rrethanë, në asnjë kohë, kurrë nuk është organizuar dhe nuk është mbajtur kuvend për ta përjashtuar Ukshin Hotin nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Gjithashtu, asnjëherë nuk ka ardhur një sugjerim i tillë nga Kryesia Qendrore e LDK-së, nga se as në programin, as në statutin e LDK-së nuk shkruan për përjashtime nga partia.

Për hir të së vërtetës, si pjesëmarrës i proceseve, ja një kronologji tejet të shkurtër, por e saktë për zhvillimet e asaj kohe në degën e LDK-së në Rahovec:

Më 19 janar 1990 u themelua Këshilli Nismëtar i LDK-së, me 18 mars 1990 është mbajtur Konferenca Themeluese e Degës së LDK-së,  muarën pjesë 150 delegat nga lagjet dhe fshatrat, u zgjodh kryesia prej 9 anëtareve (Procesverbali origjinal). Më 5 nëntor 1990, pasi ishin themelua aktivet dhe nëndegët, u mbajt kuvendi i parë historik zgjedhor, i degës së LDK-së, ku morën pjesë 113 delegat, nga aktivet dhe nëndegët. Kuvendi zgjodhi me votim të fshehtë, kryesinë e degës së LDK-së prej 9 anëtarëve:

Ukshin Hoti, 73 vota, Sabahudin Cena 18, Qerim Rexhepi 49, Fejzullah Berisha 45, Hasan Spahiu 47, Fetah Berisha 81, Hysni Thaçi 49, Milazim Morina 36 dhe Durmish Gashi 37 vota (Nga procesverbali origjinal).

Siç shihet më i votuari doli Fetah Berisha, i cili doli në foltore dhe thirri Kuvendin që, në vend të tij, ta zgjedhin Ukshin Hotin kryetar të degës së LDK-së.

Kuvendi u ngrit i tëri në këmbë dhe me aklamacion e zgjodhi Ukshin Hotin kryetar të LDK-së, dega në Rahovec.

Kryetari Ukshin Hoti, pas pak kohe, shkoj në Lubjanë. Atje nxori në dritë gazetën: “Demokracia Autentike – DEA”. Punët në degë i koordinonte sekretari me kryesinë e degës. Ukshini, pas ca kohe, u kthye nga Lubjana.  Në mbledhjen e radhës të kryesisë të LDK-së, dega në Rahovec, Ukshin Hoti, kryetar propozoi të thirret një kuvend i jashtëzakonshëm. Kryesia e aprovoj propozimin e Ukshinit. Edhe në takimin me kryetarët të degëve të LDK-së në Prishtinë, atë ditëtakimin e udhëhoqi prof. Fehmi Agani dhe propozimi i Ukshinit për Kuvendin e jashtëzakonshëm u mbeshtet.

Më 9 qershor 1991, në Krushë të Madhe u mbajt kuvendi i jashtëzakonshëm nën udhëheqjen e Ukshin Hotit kryetar, me këtë rend dite:

Raporti mbi punën e deri tashme të kryesisë të degës së LDK-së
Debat rreth raportit dhe

Votëbesimi për kryesinë e degës së LDK-së

Kuvendin e hapi dhe kryesoi Ukshin Hoti, kryetar i degës së LDK-së dhe kryesia e punës.  Pasi u kryen pikat e rendit të ditës u dha edhe rezultati i votëbesimit. Tre anëtarë të kryesisë: Hasan Spahiu, Sabahudin Cena dhe Fejzullah Berisha nuk fituan vota për të qenë edhe më tutje anëtarë të kryesisë. Më të votuarit sërishdolën: Fetah Berisha dhe i dyti Ukshin Hoti. Fetahu serish u tërhoq dhe ne vend të tij, kuvendi me aklamacion e zgjodhi Ukshin Hotin kryetar të Degës së LDK-së në Rahovec.

Me 7 korrik 1991, një muaj pas kuvendit të jashtëzakonshëm, kryetari Ukshin Hoti dhe kryesia e degës së LDK-së, morën pjesë në varrimin e ushtarit Hilmi Popaj, vrarë në APJ. Ukshini atë ditë në varrezat e Ballacerkës, ka mbajtur një fjalim dinjitoz për gjendjen e rendë të shqiptareve në APJ dhe në Kosovë.

Mirëpo, në fund të korrikut 1991, Ukshin Hoti, Kryesisë qendrore të LDK-së në Prishtinë, ia paraqet me shkrim dorëheqjen e parevokueshme nga Kryetari i Degës dhe nga anëtarësia e LDK-së.

Këtë lajmë aso kohe e dha Radio Zagrebi, në emisionin“15 minuta në gjuhën shqipe”.Ndërsa, kryesinë e degës së LDK-së për dorëheqje kryetari Ukshin Hoti e patë lajmëruar gojarisht. Duke na uruar suksese në jetësimin e Republikës së Kosovës dhe na falënderojë për bashkëpunim të sinqertë. Ukshin Hoti, pra, ishte kryetar i LDK-së, dega  në Rahovec, rreth 9 muaj, nga nëntori i vitit 1990 e deri në korrik 1991.

Lexues të çmuar,këtë risqarim më të detajuar e bëra,me qëllim që,t’i mësoni të vërtetat e sakta për këtë çështje dhe për zhvillimet e kohës në LDK.Këtë risqarim e mbështes në procesverbale dhe dokumente autentike të degës së LDK-së,në mbamendjen e ish anëtarëve të Kryesisë së LDK-së të asaj kohe.

Njëkohësisht,të vërtetat e dokumentuara i plasoj edhe për urithin e nëntokës,Sali Bytyçin, i cili ngul këmbë me fuqinë e gomarit të mbetur në lloç dhe më trimërinë e Bellovit të Sferkës se:”Kuvendi i përjashtimit ka ndodhur” Ukshinin e ka izoluar LDK-ja,sepse Ukshini paska shkuar në Lubjanë,kur në shpërndanim programin e LDK-së,shtëpi për shtëpi...e broçkulla tjera.

Opinionet e tij,duke mospasur asnjë të vetmin argument,shoku Sali, i gatuan me gënjeshtra,trillime, sajime e shpifje tendencioze kundër veprimtarëve të çështjes nacionale,kundër epokës së LDK-së dhe veprimtarëve të saj.Ai,reagimin e fundit,Kuvendin e imagjinuar për përjashtimin e Ukshinit,nuk e mbështet as në kujtesën e tij,ngase në kokën e tij amorfe fare nuk ka mbamendje.

Shoku Sali manipulon me emrin autoritativtë Ukshin Hotit,i cili  sikur të ishte në mesintonë,tejet i habitur do të pyeste:kush është ky mistrec?! Ai,poashtu, shpif për Milazim Morinën dhe Nasip Gashin,anëtarë të kryesisë së asaj kohe, gjëja seMilazimi passkathirr nëndegën e Ratkocit për të shkuar në Krushëtë Madhe,për ta përjashtuar Ukshinin,ndërsa Nasipi në Kuvendin e imagjinuargjëja“propozoi”përjashtimin e Ukshinit nga LDK-ja.Këta të dy ashpër reaguan duke i hedhur në shportëgënjeshtrat e shpifjet e shokut Sali.Bile Milazimi si udhëheqes i KKF i jepte pagë familjes së Ukshinit dhe të  burgosurve të tjerë,edhe sa ishin në burg,me pëlqimin e Kryesisë së degës së LDK-së,në Rahovec.

Shoku Sali,kulmin e urrejtjese të marrëzisë e arrinte kur shpif se LDK e ka izoluar UkshinHotin! Mirëpo,gjithë Kosova e dinte se Ukshin Hotin e ka izoluar,e ka burgosur,e ka dënuar dhe e ka zhdukur pushteti okupues serb,e jo LDK-ja.Lideri i LDK-së,dr Ibrahim Rugova,në konferencat javore për shtyp,me gazetarët vendorë dhe të huaj,vazhdimisht ka kërkuar,si askush tjetër,lirimin e Ukshinit nga burgu,e kurrë nuk ka kërkuar izolimin e tij.

Shoku Salie ka një të bëmë:ai duke ikur rrugicave me lakadredha,për tu fshehur kaçubave të Gradishës,ishte vetëdyshuar tek policia serbe,kinse ka bërë diç,(si ai që ishte lagur në lagështirën e mëngjesit)e policia serbe e kapi të gjorin dhe e msheli,pa bërë kurrë asgjë!!

Vitet e 90-ta ishin vite vlimesh politike e atdhetare,ishin vite të rënda për shqiptarëte Kosovës sepse,nga pushtuesi serb, ishte rrezikuar jo vetëm arsimi,shkenca,kultura,ekonomia,por edhe qenia biologjike e shqiptarit dhe çdo gjë që ishte shqiptare.Mirëpo,njëherit ishin edhe vite të unitetit,të solidaritetit dhe të sakrificës.Mirëpo, shoku Sali nuk ishte parë askund të kyçet nëasnjë moment në lëvizjen nacionale për liri,demokraci dhe (shtetbërje) për jetësimin e Republikës së Kosovës!

Lexues të çmuar,po jap një kronologji të përmbledhur,për veprimtarinë e LDK-së,  të degës së LDK-së në Rahovec dhe veprimtarëve të saj:

Themelimi i LDK-së ishte ngjarje shumë me rëndësi nacionale dhe historike,për ne,e cila u përjetuar si diç e vetvetes,si shpëtimtare për shqiptarët,sepse është organizimi politik më serioz nacional,pas LSH të Prizrenit.Pas LDK-së u themeluan edhe 11 parti tjera shqiptare,nga të cilat,u formua Këshilli koordinues i partive politike shqiptare (22 korrik 1991),me kryetar Ibrahim Rugovën.”LDK në pluralizëm është parti politike,ndërsa për çlirimin nacional është lëvizje gjithëkombëtare”,e përsëriste dr.Rugova.

Komisioni i ASHA të Kosovës,udhëhequr nga akademikët Gazmend Zajmi dhe Fehmi Agani,përpiluan tekstin e Deklaratës Kushtetues,të cilën delegatët e Kuvendit të Kosovës,me 2 Korrik 1990,e lexuan para dyerve të mbyllura të Kuvendit,të rrethuar nga forcat policore serbe,me të cilën Kosova shpallët   Republikë.

Kryesia Qendrore e LDK-së unanimisht përkrahu Deklaratën.Kurse Kryesia e degës së LDK-së,me anëtarësinëmanifestonte duke defiluar rrugëve të Rahovecit dhe fshatrave.

Me 2 Korrik,në mesnatë,sigurimi serb e kishte arrestuar dr.Ibrahim Rugovën dhe Jusuf Buxhovin,por ishin liruar pas 2 orëve,me ndërhyrjen e Ambasadës Amerikane.Ndërsa,Fetah Berisha,i burgosur i vitit 1981, merret në bisedë informative 8 orë,në stacionin e policisë në Rahovec. Tema e bisedës ishtepër 2 Korrikut.

Me 7 shtator 1990,Kuvendi i Kosovës mbështetur në Deklaratën Kushtetuese, aprovon Kushtetutën e Republikës së Kosovës,në Kaçanik.Me 30 shtator 1991, Kuvendi i Kosovës,Këshilli koordinues i partive politike shqiptare dhe degët e LDK-së organizuan Referendumin për Republikën e Kosovës.

Kësaj ngjarje e të tjerave  iu parapriu: vizita e parë e dr.Ibrahim Rugovës në SHBA, Rezoluta e Parlamentit Evropian dhe Rezoluta e Kongresit amerikan,për  Kosovën (korrik 1990).

Me 19 tetor 1991 u formua Qeveria e parë demokratike e Republikës së Kosovës kryeministër i parë  i Qeverisë u zgjodh Bujar Bukoshi.Parlamenti i Shqipërisë. Udhëhequr nga Pjeter Arbnori,e pat njohur Republikën e Kosovës.

Fillimisht u formuan 8 ministri.Delegatët dhe gjysma e Qeverisë dalin jashtë vendit,për shkaqe sigurie.

Në Tiranë funksiononte zyra e Kosovës.Bob Doli u emërua Ambasador nderi i Republikës së Kosovës.Qeveria në ekzil formoi Fondin e 3%,me mjetet e grumbulluara nga mërgata janë financuar:Qeveria,arsimi,shëndetësia,familjet skamnore,Forcat ushtarake(FARK-u dhe UÇK).Me 16 mars formohet Këshilli Qendror për Financim.Edhe në çdo degë të LDK-së u formuan këshilla të tillë.

Me 24 maj 1992,tetë muaj pas Referendumit,LDK-ja organizoi zgjedhjet pluraliste demokratike,Parlamentare dhe Presidenciale.Sovrani zgjodhi dr.Ibrahim Rugovën president të parë i Republikës së Kosovës dhe 120 deputetë me votën e lirë të qytetarëve.Ndërsa në Rahovec kishin fituar tre  kandidatët e LDK-së:Fetah Berisha, Ibrahim Kryeziu dhe Xhelal Cnziba.Kurse,dr.Rugava do të fitoi edhe në zgjedhjet e vitit 1998,të viti 2000 dhe 2004.Këto zgjedhje i përcollën dhe përkrahen edhe vëzhgues ndërkombëtar,nga Amerika,Anglia,Evropa etj.

Në tetor 1992,kryesia e degës së LDK-së,me sugjerimin e Qeverisë së Kosovës në ekzil dhe kryesisë Qendrore të LDK-së,themeloi Qeverinë Komunale shqiptare paralel asaj serbe. Mbledhja u mbajt pa proces dhe me dyer të mbyllura,për shkaqe sigurie.

Kryetar i Ekzekutivit  - Xhelal Canziba

Drejtoria për arsim     - Hamëz Morina

Drejtoria për ekonomi- Ibrahim Kryeziu

Drejtoria për inspektim- Xhevdet Duraku

Drejtoria për financa      - Nahit Elshani

Drejtoria për shëndetësi  - Osman Vuçitërna

Drejtoriapër mbrojtje    - Esat Haxhijaha

Drejtoria për PB              Rexhep Oruqi

Drejtoritë funksiononin mirë.Shquhen sukseset në arsim,kulturë,shëndetësi, solidaritet,çështje sociale etj.Formohen dhe funksionojnë me sukses shoqatat  humanitare bamirëse,si:”Nënë Tereza”,”Kryqi i Kuq”,”Sindikatat e pavarura”,” KDLNJ”,”Këshilli për Financim”,”Fshati ndihmon fshatin, lagja- lagjen” etj.Pra, vetorganizimi humanitar e solidariteti ishin njëri nga segmentet e Qeverisë komunale shqiptare,të cilat sfidonin pushtetin okupues serb.

Rrënimi i arsimit shqip,nga okupatori serb,filloi me imponimin e bërthamave të përbashkëta,të planprogrameve mësimore,të cilat lëndonin rëndë programet  mësimore në gjuhën shqipe.Me 20 shkurt 1991,Serbia ndërpreu financimin e arsimit shqip,helmoi qindranxënës,uzurpoi objektet shkollore,mbylli shkollat e mesme,të larta dhe universitare,pagëzoi shkollat me emra serb,për nxënësit serb mësimi do zhvillohej vetëm para dite...gjendja në arsim u çrregullua tërësisht. Këto veprime të pushtuesit serb kishin për qëllim shkatërrimin dhe serbizimin e çdo gjëje që ishte shqiptare.

Mirëpo,partitë shqiptare,me prijataren LDK,LASH-i (Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë, prindërit dhemësimdhënësit shqiptarë vendosën,mbështetur në Deklaratën Kushtetues të 2 Korrikut,nuk pranojmë asnjë ligj e dokument që mban vulën e Serbisë dhe mësimdhënësit shqiptar u deklaruan se nxënësit tanë do i mësojmë me planet  mësimore tona,shtëpitë do i bëjmë shkolla,do punojmë pa pagesë dhe arsimtarë e nxënës do i kthehemi mësimit...

Edhe pse dhuna e policisë serbe ishte e madhe,mësimdhënësit punojnë me planprogramet e Kosovës,tekstet mësimore përpilohen nga autorë shqiptarë,ditarët e klasave,librat e amzës,dëftesat e diplomat,vulat...mbajnë  shkrimin Republika e Kosovës.Dokumentacioni shtypej në shtypshkronjën  “Dukagjini”,në Pejë.Bartja e dokumentacionit ishte e vështirë e me pasoja.Shpesh në mes kamionetes me stoqe kashte futnim dokumentacionin shkollor-pedagogjik.

Me konkurs bëhet zgjedhja e personelitudhëheqës dhe mësimor,të shkollës. Punët pedagogjike i kryeninkëshilltarët nga DKA.Gjatë vitit 1992,mbështetur në vendimin e Ministrit të arsimit,me iniciativën e LASH-it dhe Kryesisë së LDK-së,u bë emërimi i shkollave me emra shqip që i kishte ndërruar pushtuesi serb,në komunën e Rahovecit, si:Martin Camaj,Isa Boletini,Mihal Grameno,Haki Stërmilli etj.Pasi ishte formua KQF në Prishtinë,me 7 gusht 1992,me ndihmën e degës së LDK-së,u themelua KKF (Këshilli Komunal për Financim),i cili kishte 7 anëtarë:

Beqir Ahmeti 

Hamëz Morina

Halim Haxhijaha 

Sali Zllanoga

Milazim Morina 

Xhemajli Haxhimustafa

Muharrem Qeska

Këshilli Komunal për Arsim (KKA),veprimtarinë e vet e zhvilloi në bazë të dokumenteve të Këshillit Qendror për Financim (KQF),si:vendime,rregullore të punës,udhëzime,dëftesat e pagesave etj.Me vendim ishin shënjuar obliguesit e kontributeve,në bazë të cilave bëhej grumbullimi i mjeteve financiare,si:dyqanet private,zejtarët,firmat private, qytetarët dhe prodhuesit bujqësorë etj.Qeveria e Kosovës nga Fondi i 3%,nga prilli 1992,dërgoi mjete për financimin e arsimit.Mësimdhënësit fillimisht paguheshin 20,30,4o e 55 DM,për të arritur deri në 13o DM. Përpos pagesave të punëtorëve të arsimit janë ndarë edhe bursa për nxënës e student.  Paguesit paguanin me vullnet e pa imponim,ndërsa inkasantët e kryenin punënndershmërisht pa pagesë.

Në komunën e Rahovecit,nga viti 1990-98,janë bërë investime nga solidariteti i popullatës,në ngritjen dhe renovimin e objekteve shkollore dhe kulturore,si:në Drenoc u adaptua shtëpia e kulturës,në Qifllak u investuan 10.000 DM për meremetimin e shkollës,për ndërtimin e shkollës në Pastasel u investuan 100 mijëDM,nga mërgimtarët,punët e mjeshtërisë u bënë falas nga vendasit,dhe pas lirimit të objektit,u bë punë e madhe për meremetimin e gjimnazit,për të cilin, punët e mjeshtërisë dhe ato fizike,materialin,ushqimet dhe financat u siguruan në mënyrë solidare e vullnetarenga qytetarët e Rahovecit dhe rrethinës.

Misionarët e KSBE-së (OSBE),të vendosur në Prizren,z.Kurt Amend,Dagllas Smith etj.vetëm gjatë vitit 1993,e vizituan tri herë degën e LDK-së,në Rahovec.I informonim për gjendjen e rëndë politike,ekonomike dhe format e represionit që ushtronte pushtuesi serb mbi shqiptarët.Po ashtu,nëntor 1993,mërgimtarët Ramadan dhe Istref Berisha,e sollën miken e tyrezonjënErika anëtare e Parlamentit Panevropian,në Kramavik ku ia organizuan një takim me kryetarine degës së LDK-së Fetah Berisha dhe me disa veprimtarë,në odën e Ramadan Berishës.Parlamentarja u informua për represaliet e pushtetit serb që po ushtron mbi shqiptarët,si:vrasjet e ushtarëve shqiptarë në APJ,për gjykimet e montuara,maltretimet fizike, plaçkitjet,marrjen e pasaportave mërgimtarëve etj. Erika merrte shënime dhe premtoi që do bëjë,ç’është e mundur,për Kosovën,në Parlamentin Panevropian.

Kryesia e degës së LDK-së,Qeveria Komunale,FG dhe FR i LDK-së,kundër dhunës serbe,organizonin protesta,peticione,apele,kërkesa...etj.Me 12 tetor 1992,Kryesia e degës së LDK-së,DKA,LASH-i,drejtorë,nxënës e prindërorganizuan protestën e madhe për lirimin e objekteve shkollore, ku morën pjesë mbi 25 mijë protestues. Policia serbe ushtroi padi në gjykatë,kundër Qerim Rexhepit,Fetah Berishës, Sabahudin Cenes dhe Xhemajl Hajrullagës, përorganizator të protestës.Na mbronte avokati i nderuar Hazer Susuri pa asnjë  lloj pagese.

Nga APJ të rinjtë shqiptarë po ktheheshin në arkivole,të vrarë prapa shpine.Nga komuna Rahovecit,në APJ,janë vrarë 3 ushtarë:Hilmi Popaj –Ballacërkë,Bashkim Krasniqi-Qifllak dhe Qani Shabani-Rahovec.Kryesia e degës së LDK-së organizonte varrime masive,nga doli kërkesa:asnjë djalë ushtar në APJ.

Agresioni serb zbatohej në forma të ndryshme.Kështu,me 1 shkurt 1993,rreth orës 5 të mëngjesit,një ekspeditë mbi 100 polic serb,20 autoblinda dhe makina tjera policore,rrethuan dhe bastisën shtëpitë e vëllezërve:Reshit Berisha,Kadri Berisha,Sami Berisha dhe Fetah Berisha(kryetar i degës së LDK-s).Pasi bastisën edhe zyrën e LDK-së dhe morën dokumente,të arrestuarit i dërguan në lokalet e SPB-së në Prizren,duke i keqtrajtuar fizikisht dhe psikikisht,deri natën vonë.

Ani pse dhuna serbe eskalonte me egërsi mbi shqiptarët,Dega e LDK-së dhe Qeveria komunale,në veçanti DKA,udhëhequr nga Hamëz Morina-drejtor, zhvillonin aktivitete kulturore në të gjitha format,si:festat nacionale,tribuna, tubime,simpoziume etj.Shkollat festonin ditën e tyre, shënohej 2 Korriku dhe 7 Shtatori,7 dhe 8 Marsi,u promovua libri “Dimri i Drinisë”,në Qifllak, në disa fshatra u shfaq drama “A vritet shkolla bre”,udhëhequr nga Emin Kabashi,festohej rregullisht 28 Nëntori,si:me 1993 në Xërxe,organizuar nga Kryesia e degës së LDK-së,FG dhe FR i LDK-së,ku morën pjesë:dr.Bardhyl Qaushi,Ukshin Hoti,Eqrem Kryeziu,Emin Kabashi,Aqif Shehu,Fetah Berisha,Hamëz Morina,Mujë Krasniqi, etj.

Për çdo 27 janar,dega e LDK-së,organizonte tribunë për 4 dëshmorët e demokracisë,vrarë në Brestoc.Kështu,me 27 janar 1993 në Nagavc u mbajt një tribunë masive,morën pjesë:Ukshin Hoti,Anton Kola,Hydajet Hyseni,Edita Tahiri,Hamëz Morina,Fetah Berisha e shumë veprimtarë nga fshatrat për rreth.

Nëndega e LDK-së,bashkë me degën,në Drenoc organizuan një tribunë për përvjetorin e LSH të Prizrenit.Kumtesat i lexuan:dr.Jusuf Bajraktari, Ukshin Hoti dhe Fetah Berisha...Organizoheshin kuize diturie,recitime, skeçe,humor,këngë e valle etj.pa censurë,me përmbajtje atdhetare.

Image

Dega e LDK-së në Rahovec dhe dega e LDK-së e Malishevës,ngritën lapidar në Zatriq,Qypevë e Damanek,për viktimat e terrorit serb,në kryengritjen e viti 1919 Prandaj,në shënimin e 2 Korrikut 1993,për dy vjetorine pavarësisë së Kosovës dhe 73 vjetorit të rënies së 30 viktimave nga terrori serb,në Zatriq u mbajt tubim i madh,ku morën pjesë mbi 3-4 mijë pjesëmarrës.Pengesat e mëdha policore serbe nuk arritën ta ndalin dot pjesëmarrjen masive në tubim.

Ndër tjerë morën pjesë:dr.Ali Zatriqi,Rexhep Osmani,Munish Hyseni,Emin Kabashi,Asllan Krasniqi etj.Lapidarin,mes dy Akavanave,e zbuluan:dr.Ali Zatriqi, Rexhep Osmani,Fetah Berisha dhe Hamëz Morina.Në binën e improvizuar në bjeshkën e Zatriqit,u dha një program i pasur artistik nga SHKA”Vëllazërit Frashëri“ e Drenocit.Zatriqasit,atë ditë,hapen dyert e shtëpive për pjesëmarrësit.Secila familje kishte gatuar flija.

Qeveria komunale shqiptare në Rahovec,po e sfidonte dhunën e regjimit dhe të  policisë serbe,duke funksionuar me të gjitha strukturat e duhura qeverisëse. Kryesia e degës së LDK-së,bashkëme Qeverinë komunale shqiptare,për çdo sezon organizonin takime me mërgimtarët tanë qëvinin në pushime.

Kryesia e degës së LDK-së në Rahovec,Këshilli Komunal për Bujqësi,në bashkëpunim me Këshillin Republikan për Bujqësi,me këshillat e komunave tjera dhe me Fakultetin e Bujqësisë organizuan dhe mbajtën Simpoziumin e parë për vreshtari dhe verëtari në Rahovec,me nivel të Kosovës,nën nikoqirllëkun e Presidentittë Republikës së Kosovës dr.Ibrahim Rugovës.Simpoziumi u mbajt me 28-29.06. 1997,në motel “Jaha Petrol”,në Rahovec.Në Simpozium u paraqitën 26 referate,20 për lëmin e vreshtarisë dhe 6 për lëmin e vertarisë.Ndër të tjerë lexuan:dr Agim Zajmi,dr Hilmi Cena,dr Nysret Taraku,ing i dip.Ukë Bytyçi etj. Simpoziumin e përshëndeti z.Terri Heselius,përfaqësues i “Mercy Corrps-Internacional”

Në vitin 1990,regjimi okupues serb,largoi nga puna punëtorët shqiptarë që punonin nëMbrojtjen Teritoriale.Në vitin 1991 Hajzer Hajzeri,Abedin Bytyçi,HamitZejnullahu dhe Adem Shala,në Fakultetin Filozofik,katër ditë rresht kishin bisedua me prof. Fehmi Aganin rreth formimit të Ministrisë Mbrojtjes.Prof.Agani ditën e  katër i njofton se Presidenti dr.Ibrahim Rugova ka dhënë pëlqimin që të themelohet Ministria e Mbrojtjes,por në vijë institucionale e jo partiake. Pasi u formua MM formohen Sekretariatet Territoriale të Mbrojtjes,me të njëjtën strukturë si në nivelet e larta dhe Shtabi i Forcave të Armatosura të Kosovës.Fillimisht,kriteret ishin:verifikimi,besimi dhe aftësia profesionale.U caktuan edhe funksionet,si:

Image

Hajzer Hjzeri     - ushtrues detyre i Ministrit të Mbrojtjes

Haxhi Ferati      - zv.Ministër i Mbrojtjes

Abedin Bytyçi   - ndihmës për lidhje dhe informatikë

Ejup Dragaj  - ndihmës i Ministrit për prapavijë

Hamit Zejnullahu  - ndihmës Ministër për siguri

Adem Shala            - ndihmës Ministër për operativë

Ramë Maraj            - koordinator për degët e LDK-së

Në fund të vitit 1991 është kyçur edhe kol.Zaim Berisha,i cili më pas qe zgjedhur komandant i Shtabit të ushtrisë së Kosovës,është punuar paralel për konstituimin e njësiteve në komuna,BL dhe fshatra.Kontaktet mes MM, kryesisë së LDK-së dhe Presidentit,i koordinonte Anton Kola,i cili kontaktonte vetëm me Hajzer Hajzerin. Ndërsa,mes Qeverisë se Kosovës dhe MM koordinonte Ramush Tahiri,përkatësisht ai kontaktonte vetëm me Hajzer Hajzerin.

Hajzer Hajzeri takohet me Ali Aliun dhe Zymer Berishën,përfaqësues diplomatik të Kosovës në Tiranë,të cilëtkoordinojnë takimin e Hajzerit me kol.Halil Hysenin,  zv. Ministër i Mbrojtjes i Shqipërisë.Të dy këta u pajtuan se Kosova Ka nevojë për  armatim dhe,u morën vesh,kokë me kokë, për planin e pranim-dorëzimin e armatimit.

Hajzeri Hajzeri kthehet në Kosovë dhe informon Shtabin e MM për marrëveshjen  për pranim-dorëzimin e armatimit.Ejup Dragaj bëri planin e detajuar për shpërndarjen e armatimit në pikat e caktuara,në tërë Kosovën.Kur u informua Kryeministri Bujar Bukoshi,për nivelin e përgatitjeve mbrojtëse,premtoi përkrahje politike dhe materiale për këtë organizim.

U tha se janë evidentuar rreth 500 oficer,të cilët kishin kryer shkolla ushtarake dhe ishin graduar nga grada më e ulët e deri të grada e gjeneralit.Hajzeri ishte takuar edhe me Gjeneral Ramiz Avdylin,i cili punonte një projekt për ushtritë e vogla moderne.

Hajzer Hajzeri ishte takuar edhe me Safet Zhulalin,Ministër i Mbrojtjes i Shqipërisë i cili siguroi se marrëveshja do të realizohet,pikë për pikë, ashtu si është bërë,por duhet rikonfirmuar kur të kthehet Gjeneral Sheme Kosova,nga vizita në Bullgari,i cili më vonë do të takohej edhe me nënkolonelin Zaim Berisha.

Kur puna ishte në vlug,sigurimi serb zbuloi punën e MM dhe me 18 prill 1994,në gjykatën serbe të Qarkut në Prishtinë,i dënoj 14 oficer shqiptarë të MM të Kosovës,me shumë vite burg,nën akuzën që kanë formuar formacione ushtarake(200 togje e 100 çeta):

Hajzer Hajzeri - Istog                            

Haxhi Ferati       -Prizren

Zaim Berisha       - Kamenicë                  

Ejup Dragaj         - Skenderaj                         

Agim Krasniqi      - Malishevë

Esat Sahiti  - Lipjan  

Ibush Kelmendi   - Sll.e Madhe              

Halit Rama      - Prishtinë    

Xhelil Rama    - Prishtinë

Salih Qitaku   - Podujevë

BilallSyla-MedvegjëIsmajl Mehmeti -Gjilan

Adem Salihaj   -Ferizaj

Sylejman Hasani -Kaçanik

Pastaj u zbulua organizimi edhe në komunat tjera,Rahoveci ra i fundit.U burgosën shumë veprimtarë,kurse dhjetëra tjerë arritën t’i shmangën burgosjes.Në aktakuzëështë përmendur:dr Fehmi Agani,Bujar Bukashi,Anton Kola,Nikë Gjeloshi,kolonelHalil Hyseni dhe Safet Zhulali,Ministër i Mbrojtjes i Shqipërisë.

FORMIMI I MINISTRISË SË MBROJTJES NË KOMUNËN E RAHOVECIT

Qeveria e Kosovës në ekzil dhe Ministria e Mbrojtjes,i propozuan Kryesisë Qendrore të LDKësë,t’i sugjerojnë kryetarët e degëve të LDK-së që,krahas resorëve tjerë në Qeverinë komunale,të formojnë edhe resorët:Sekretariati i Mbrojtjes Teritoriale dhe Sekretariatin e Punëve të Brendshme.

Kështu, Kryesia e ngushtë e degës së LDK-së në Rahovec themeloi këta dy resorë dhe Shtabin Komunal të Mbrojtjes.Fetah Berisha ishte përgjegjës zyrtarë,si kryetar i degës së LDK-së,për krijimin e strukturave të Mbrojtjes.Ky aktivitet kishte filluar që në maj  të vitit 1991,nën udhëheqjen e Fetah Berishës,i cili kishte përvojë politike dhe të burgut,por ishte edhe bartës i gradës ushtarake Rreshter,në rezervë.Prandaj,edhe ishte caktuar Komandant i Shtabit dhe koordinonte lidhjen në mes Shtabit komunal dhe Shtabit të Ministrisë së Mbrojtjes.

SHTABI KOMUNAL I MBROJTJES

Fetah Berisha        - Komandant i Shtabit

Esat Haxhijaha     -  Shef i Sekretariatit për Mbrojtjen Teritoriale

 Rexhep Oruçi         - Shef i Sekretariatit për punë të Brendshme

Hamëz Morina       - Shef për ndërlidhje

Nahit Elshani          - Shef për prapavijë

Xhelal Canziba      - anëtar

Xhemajli H.Mustafa - anëtar

Sali Sokoli                  - anëtar

Gani Mullabazi          - anëtar

PLANËT E SHTABIT

Plani i mobilizimit,plani i prapavijës,plani i ndërlidhjes,plani i sigurisë dhe plani i  grumbullimit.Përmes Hartës Topografike ushtarake janë skicue edhe vendet e  grumbullimit për mobilizim,format e ndërlidhjës mes Shtabeve ndërkomunale,mënyra e sigurisë për mes organeve policore dhe planet e grumbullimit të armatimit.

Fetah Berisha e angazhon Hamëz Morinënpër përpunimin e dokumentacionit udhëzues sekret,të cilët pas përpunimit ia përcillnin shefit për Mbrojtje.Hamëz  Morina profesor i letërsisë shqipe,anëtar i Shtabit për ndërlidhje,bartës i gradës ushtarake Toger,në rezervë.Pas një vizite në Shqipëri,ia heqin graden dhe e largojnë nga Shtabi Komunal i Mbrojtjes Teritoriale.

NIVELI I PËRGATITJEVE – KOMPANITË DHE TOGJET

Në komunën e Rahovecit,nga 11 Bashkësi Lokale,në 9 prej tyre u bë organizimi i kompanive me nga 4 togje:togu për prapavijë,togu për shëndetësi,togu për siguri, togu për ndërlidhje dhe togu special.

Bashkësia Lokale                 kompanitë                 komandantët

Rahoveci 1Kompaniaparë  Asllan Hoxha

Rahoveci   2  Kompania e dytë Sali Sokoli

Rahoveci   3   Kompania e tretë Tefik Iska

Brestovci Kompania e katër  Hasan Berisha

Xërca Kompania e pestë Avdi Hima

Ratkoci  Kompania e gjashtë  Zenel Berisha

QifllakuKompania e shtatë Hamëz Morina

Drenoci    Kompania e tetë  Xhemajli Kastrati

Krushë e Madhe Kompania e nëntë Ismet Nuredini

AKTIVITETE TJERA TË SHTABIT

Fillimisht është bërë evidencimi i oficerëve dhe nënoficërve shqiptarë në komunën e Rahovecit.Lista e rreth 70 oficerëve rezervë ishte dorëzua në MM,në Prishtinë. Kontaktet me komandantët ishin të rregullta,informimi bëhej reciprokisht për situatat.Po ashtu,për mes personit Arsimi (pseudonim)kontaktonim me Shtabin e Mbrojtjes,informonim dhe merrnim sugjerime.Kontaktet me shtabet ndërkomunale,si:me Prizrenin,Suharekën,Malishevën,Gjakovën dhe Dragashin ishin të rregullta.Lidhjen me Shtabin e MM e mbante Fetah Berisha,Ndërsa me shtabet ndërkomunale lidhjen e mbanin Hamëz Morina,Xhelal Canziba dhe Fetah Berisha.

Edhe bashkëveprimet me Sekretariatin për Punë të Brendshmeishte i suksesshëm.Koordinonim punët për t’i përcjell veprimet e policisë serbe,mbanin  rendin ne manifestimet tona...Kishim caktuar tri pika karburanti për furnizim në rast nevoje, kishim strehuar derivate edhe në oborrin i Ilaz Bellaqes,në Pataçantë ulët etj.

Situata ishte tepër e rëndë,por aktiviteti nuk ndërpritet...Kur,pa pritur,në nëntor 1994,Xhelal Canziben e arrestojnë në Shkup.Torturat që ushtruan mbi te,policia serbo-maqedone,ishin të padurueshme.Prandaj,dhunshëm pohoi se kishim formuar Qeverinë komunale me të gjitha resorët,sipas sugjerimit të Qeverisë në egzil.

Pra shoku Sali,nuk ka dekonspiruar Hamëz Morina dhe askush tjetër,por sigurimi serb e zbuloi edhe organizimin tonë.Rahoveci kishte rënë i fundit.Po ashtu,Hamëz Morina iu shmang burgut edhe si Drejtor i DKA,edhe si personi numër dy në Ministrinë e Mbrojtjes, Oficer rezervë me gradën Toger.Pra, unë dhe Hamza kaluam në Shqipëri, me sugjerimine prerë të prof Fehmi Aganit,si dhe dhjetëra veprimtarë nga komunat tjera që i kishin shpëtuararrestimit,sepse burgu nuk kishte më kuptim për shqiptarët.Meqë,njerëzit e  sigurimit serb,Ivica Gerkovq dhe Osman Fejza,nuk arritën të na burgosin,ata morën peng vëllazëritë tanë:Kadri Berishën dhe Xhaferin (vëllanë e Hamzës).

Nga strukturat e Mbrojtjes si ushtarë institucional janë kyçur në luftë:Xhemajli Kastrati,Latif Krasniqi,Isuf Berisha (dëshmor),Remzi Gashi,Sherafedin Kastrati  (dëshmor),ndërsa,nga komuna e Rahovecit që kanë marrë pjesë në luftën e Kosharës janë:Ibish Mazreku,Hysen Krasniqi (Qifllak),Ramadan Krasniqi,Haki Berisha,Xhavit Berisha (Dejn),Imer Hoti,Smajl Hoti,Hasan Hoti,Nysret Morina,Hajriz Morina,Ruzhdi Morina,Resim Hoti (Ratkoc),Hamëz Thaçi (Xërxe- dëshmor),Feim Selmani (Krushe Madhe) e ndonjë tjetër.

Në kuadër të MM u formuan Forcat e Armatosura të Republikës së KosovësFARK, organizim i mirëfilltë ushtarak,profesional e institucional.FARK kishte një qendër komandimi (Shtabin e MMRK),të udhëhequr nga kolonel Ahmet Krasniqi. Kishte kazermën e fushat për stërvitje (Adnan Gashi –Krushë e Madhe,ishte dërguar nga dega e LDK-së,në stërvitje ushtarake në Shqipëri në grupin e dytë).Formacionetushtarake ishin udhëhequr nga oficerët e karrierës,si:Kol Ahmet Krasniqi, kol. Tahir Zema, kol. Agim  Mehmeti,Anton Çuni,Agim Ramadani,Sali Çekaj,Saim Tahiri,Komandant Drini,Hysen Berisha, Rrustem Berisha etj.

Forcat e Armatosura të Republkës së Kososvës,thoshte Ahmet Krasniqi,janë të përbëra nga:Ushtria Çlirimtare e Kosovës,nga Mbrojtja Territoriale,nga Aviacioni luftarak dhe nga njësitë e Ministrisë së Brendshme.Ministria e Mbrojtjes kishte  organin e saj:”Revista Ushtarake”, e cila doli dy numra,në Tiranë.

Lexues të çmuar,në këtë shkrim bëra një sqarim më të detajuar,për mosekzistimin e  Kuvendit të imagjinuar të përjashtimit dhe për të bëmat e LDK-së e veprimtarëve të saj.Shoku Sali “Kuvendin e përjashtimit” e trillon ndërsa LDK-në e urren në mënyrë patologjike,ngase Epoka e LDK-së dhe puna e shkëlqyer e saj,ia verbon sytë!

Zgjedhja president në vitin 1992,dr.Ibrahim Rugovën e legjitimoi lider të shqiptarëve.Lëvizja e qëndresës paqësore legale dhe LDK me 700 mijë anëtarë po i mahnitnin Qendrat e vendosjes.Formula magjike me moton:Kosova e lirë,  demokratike dhe e pavarur,e integruar në BE,në NATO dhe në miqësi të përhershme me SHBA.Ky vizion i bëriKosovës miq Qendrat e vendosjes,për tu bërë dhe vetdr.Rugova simbol i paqes,arkitekt i shtetndërtimit të Kosovës,me flamurin dhe himnin shtetëror brilant,simbol i miqësisë dhe unitetit ndërshqiptarë,pa dhunë...program që sollën intervenimin e NATO-s,e cila e bombardoi 78 ditë pushtuesin serb,e shqiptarët i nxorën nga kthetrat e robërisë një shekullore sllave.

Kush nuk don t’i shoh e dëgjoi të bëmat e LDK-së,dyshohet të këtë shterpësi në tru,kush e urren binomin:Ibrahim Rugova – LDK,e urren vetveten, e fyen kombin dhe atdheun.Simboli i krenarisë kombëtare dr Ibrahim Rugova,përjetësisht do të jetë krah Skënderbeut dhe Nënë Terezës.

“Jam dëshmitari i lumtur dhe krenar që nga afër e kam shijuar respektin,  mirëkuptimin dhe besimin e pa tundur ndaj thjeshtësisë së përsosur të apostullit të demokracisë,lirisë dhe pavarësisë,gjeniut dr Ibrahim Rugova (Skënder Zogaj).

Lexues të çmuar,jam i vetëdijshëm se,ka mbetur edhe shumë çka pa u thënë,por s’është thënë asgjë që nuk ka ndodhur,mbështetur në dokumentet autentike dhe si pjesëmarrës i drejtpërdrejt në zhvillimin e proceseve,në rrethanat e asaj kohe.

Më poshtë të nënshkruarit deklarojnë pa hezitim e me përgjegjësi:

Ne,anëtarët e Kryesisë të degës së LDK-së,anëtarët e kryesive të nëndegëve dhe anëtarët e kryesive të aktivëve të LDK-së,në Ratkoc e Dejn,në Krushe të Madhe dhe Nagavc,me nënshkrimet tona vërtetojmë me përgjegjësi se,Kryesia e degës së LDK-së në Rahovec asnjëherë dhe kurrë nuk ka mbajtur Kuvend për ta  përjashtuar Ukshin Hotin,nga LDK-ja.Përkundrazi,dega e LDK-së,konsideronte nderë të veçantë që Ukshin Hotin e kishte kryetar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat