Borgjezia Mafioze

Opinione

Borgjezia Mafioze

Nga: Besnik Gjaka Më: 9 korrik 2018 Në ora: 22:50
Besnik Gjaka

Xhovani Falkone thoshte se mafia, si çdo fenomen njerëzor ka gjasa të përfundojë. Unë shtoj se përpara fundit, mafia, si çdo fenomen njerëzor ka gjasa të evoluojë, të shndërrohet me ndryshimin e kohës. Përpara shuarjes (nëse do të ndodhë ndonjëherë) do të ndërrojë lëkurë njëmijë herë. Dhe si çdo fenomen njerëzor lind në tokën e periferive për të lulëzuar dhe për t’u rritur më pas mbi asfaltin e qyteteve, atje ku mund të hyjë në kontakt me politikën dhe sipërmarrjen. Kështu ka qenë gjithnjë mafia, një mafie që arrin më shumë se çdo tjetër që t’i vajisë ingranazhet sepse është pranë pushtetit, atij të vërtetë, atij që ka rëndësi, atij që përcakton investimet, që lëvron fondet, atij që lëviz para dhe konsensus. Dhe në heshtjen e politikës, ku pavarësisht fjalëve të shumta shpesh nuk ka fakte, në heshtjen që e mbështjell fenomenin kriminal, “Atlasi” mbush një boshllëk, një boshllëk të mbushur nga përvojat e atyre që kanë bashkëpunuar, nga zërat e tyre: zëra të domosdoshëm.

(Roberto Saviano, shkenctari më i njohur për mafian italiane dhe atë botërore). Shprehja ‘’borgjezi mafioze’’ është krijuar dhe përdorur për herë të parë nga Umberto Sanatino i Qendrës Sicliane kundër mafies ‘’Giuseppe Impastato’’. Ashtu siç është shkruar dhe përsëritur, tashmë prej shumë vitesh, në realacionet vjetore të Drejtorisë Kombetare Antimafie; ‘’Ndërmjet mafies dhe shoqërisë gjendet një shtresë sociale që, herë pas here, bëhet bashkëpunëtore apo përkrahëse e fshehtë e mafies, ose karakterizohet nga një paanësi të përbërë nga teknikë, përfaqësues të burokracisë, të profesionistëve, të sipërmarrësve dhe të politikanëve të cilët, ose përdoren, ose bashkëveprojnë me mafien në formen e shkëmbimeve të vazhdueshme, të bazuara në mbrojtjen e interesave të përbashkëta gjithnjë në ndryshim.

E ashtuquajtura ‘’zonë gri’’ përfaqëson forcen e vërtetë të mafies; ajo përbëhet nga individë, grupe që jetojnë në përputhje me ligjin dhe që përbëjnë një mbështetje kryesore konsulencë për çështjet ligjore, investimet, fshehjen e fondeve, aftësinë për të manovruar potencialin e jashtëzakonshëm ekonomik të organizatës kriminale.’’. Një figurë emblematike e kësaj ‘’borgjezia mafioze’’, Francesco Campanella, që e bë me pas bashkëpuntore i drejtësisë, u denua nga operacioni harku i Madhë.

Ai ishte, njëkohësisht, drejtor i një agjencie bankare dhe autor i shumë veprimeve për pastrimin e parasë së Cosa Nostra-s, përfaqësues politik vendor, mes të tjerash dhe me detyren e kryetarit të këshillit vendor, të Villabatë-s, në krahinën e Palermos (i shkarkuar më pas sepse ishte zhytur thellë në lidhjen me mafien), gjithashtu një njeri që bënte ‘’biznes’’ me ambientet financiare, sipërmarrëse, ministrore romane dhe me politikanë vendorë e kombetarë të niveleve dhe përkatësive të ndryshme, si dhe në anën tjetër të medaljes i përgjigjej të gjitha kërkesave të klanit mafioz të Villabatë-s, që në atë kohë merrej me ruajtjen e Provenzano-s. Siç pranoi pas ‘’pendimit’’ i kishte siguruar bosit kartën false të identitetit për të shkuar në Francë, ku i duhej të operohej.

Provenzano kishte ndjekur strategjine e punës nën rrogoz; e kishte detyruar mafien të bëhej e padukshme, duke shmagur aksionet e bujshme, të dhunshme dhe të përgjakshme, të cilat turbullonin opinionin publik, dhe i kishte dhënë përparësi forcimit të strukturës dhe nxerrjes së fitimeve, jo më në menyrë parasitare, por duke u future drejtperdrejt në biznes, gjë që çonte në rritjen e prestigjit dhe të pushtetit pikrisht nëpërmjet njerëzve të borgjezisë mafioze, të cilët sherbenin si ndërlidhës.

Campanella tregoi, ndër të tjera, se kryekomandanti i Villabetë-s, Nicola Mandala (edhe ai i arrestuar në operacionin Harku i Madh) ia kishte shpjeguar qartë; ‘’Kur flasim për qendren tregtare, në vend t’ia kalojmë palëve të treta në sipërmarrje, mënyra më e mirë është ta menaxhojmë vetë, duke ngritur firmat tona dhe duke u bërë kështu, le të themi, gjithnjë e më pak të dukshëm nga pikëpamja kriminale’’. Kjo është e reja që përparon gjithnjë e më shumë; mafia që ngre firma, ashtu si mafia që bën antimafien. Duket si e pabesueshme, por është pikrisht kështu.

Në Villabate, me udhëzimin e Provenzano-s dhe me financimin e klaneve vendore, u inagurua një Qendër Vëzhgimi i Antimafies, që midis nismave të shumta, u dallua se i dha çmim aktorit Raul Bova për përsonazhin e kapitenit ‘’I fundit’’, që kishte arrestuar Riina-n. Kështu gjatë një përgjimi, dy mafiozë ishin madje në një mendje në një mendje për t’a nxitur një firme të shpërndarjes me shumicë dhe tregtimit të produkteve të ndryshme, që të regjistrohej në një organizatë antitrafik, për të shmangur, në këtë mënyrë, kontrollet nga hetuesia. Është shumë e vërtetë, se në Sicili dhe në përgjithësi në jug, nuk e di kurrë se kepas ..apo ke perballë! Autori: është njohës i kriminalistikës dhe krimit të organizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat