Disa fjalë që po ma vrajnë veshin dhe disa që më mungojnë - Bota Sot
Disa fjalë që po ma vrajnë veshin dhe disa që më mungojnë

Opinione

E diel, 22 korrik 2018

Disa fjalë që po ma vrajnë veshin dhe disa që më mungojnë

Nga: Luz Tomaj Më: 8 korrik 2018 Në ora: 18:00
Luz Tomaj

Nuk jam gjuhëtar dhe, jam I sigurtë se, edhe shkrimet e mija përmbajnë gabime gjuhësore, gramatikore etj.

Çdo gjuhë është specifike në formë të vet. Gjuha e jonë është, madje, mjaft specifike. Treven e gjuhes  shqipe, përveç Shqipëris dhe Kosoves, e përbëjn edhe viset të cilat, edhe sot e kësaj dite, gjinden nën Serbi, Greqi, Maqedoni dhe Mal të Zi. Prandaj, nga ky fakt, kemi të bëjmë edhe me dijalekte  dhe shprehje  të ndryshme.

Përveç dijalekteve, gjuhen duhet shiquar edhe në konstelacion me historin e popullit shqipëtar. Trevat shqipëtare, shekuj me rradhë ishin nën thundra të serbosllavizmit dhe Imperis osmane. Kuptohet, ky factor, ka ndikuar ose e ka penguar zhvillimin e gjuhes.

Megjithatë, para disa dekatave, më në fund u bë unjisimi I gjuhes shqipe. Si duket, ky unjisim vlen, rrespektohet dhe aplikohet vetëm në sistemin shkollor, nga se, po të shiqojm fjalorin I cili aplikohet në jetën e përditëshme, e mjerisht mu në shtresen politike, gjuha jo vetëm që nuk aplikohet por, përkundrazi edhe po bastardhohet.

Në sistemin shkollor, si gjuhë e huaj mësohet gjuha angleze. Megjithatë, përkundër simpatizimit  të  SHBA-ve, si shteti më I madh ku flitet anglishtja, e shof të paarsyeshme që, në gjuhen e përditëshme shqipe, të përdoren fjalët angleze.

Fjalët që po ma vrajn veshin

Divorc, surprise, event, fansa etj. janë fjalë të cilat, thuaja, për çdo ditë I dëgjoj apo I lexoj. Për  domethënjen e të gjitha këtyre fjalëve, egzistojn shprehjet ose fjalët në gjuhen shqipe.

Çka më mungon

Në jetën e përditëshme, sin ë çdo shoqëri tjetër, ndodhin  krime dhe veçanrisht akcidente të ndryshme, madje edhe me pasoja të lehta apo të rënda. Në raportimin e këtyre ngjarjeve, zakonisht, po përdoren inicialet e ekzekutorve apo viktimave. Nuk e kuptoj.  Në botën e qytetruar, inicialet përdoren kur është fjala për të mitur, ndërsa, në rastet e krrimeve, donjëherë, kur e kërkon interesi I procedures, përdoren inicialet. Përndryeshe, është më se normale që raportimet të bëhen me emër dhe mbiemër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test