Bjen kushtrimi që ngjallë jetën e latë pezull Anton Çettën

Opinione

Bjen kushtrimi që ngjallë jetën e latë pezull Anton Çettën

Nue Oroshi Nga Nue Oroshi Më 6 korrik 2018 Në ora: 16:13
Anton Çetta

Vendimi i Institutit Albanologjik të Prishtinës për mos aprovimin e kërkesës së Këshillit Organizues për vendosjën e lapidarit të profesor Anton Çettës para objektit të Institutit Albanologjik në Prishtinë, ka shqetësuar miljona shqiptarë pa dallim feje,krahine apo ideje.Ka shqetësuar mbarë shqiptarët atdhetarë që i thonë bukës -bukë e ujit-ujit, përveç shqipfolesve pansallavisto aziatikë të cilët tash janë duke punuar që Kosovën ta drejtojnë drejtë shkrepave të Anadollit. Njëri ndër këta shqipfolës është edhe drejtori aktual i Institutit Albanologjik të Prishtinës njëfarë Hysen Matoshi.Ky piun i rrjetit famëkeq talibanesk të Kosovës tash e tregoj fytyrën e vet të vërtetë.

Edhe pse dihet botërisht se ky vendim vetëm është nënshkruar nga ky farë drejtori sepse është marrur krejt dikund tjetër dhe nga persona krejt të tjerë. Opinioni i gjerë duhet ta dije se mjetët për ngritjen e lapidarit të profesor Anton Çettës janë ndarë nga Institucionet e Kosovës,lapidari është i gatshëm por për momentin është i lënë pezull nga forcat e erreta pansllavisto- aziatike, të cilët e kanë okupuar Institutin Albanologjik të Prishtinës dhe janë duke luftuar për një orjentim kundër Evropian të Kosovës.

Është brengosës fakti se edhe pse Komuna e Prishtinës ka dhënë fillimisht leje për vendosjën e lapidarit të profesor Anton Çettës para Institutit Albanologjik, kryetari i tashëm i Prishtinës Shpend Ahmeti, është terhequr nga vendimi i tij pas ankesës që ka bërë Instituti Albanologjik në krye me Hysen Matoshin për anulimin e vendimit të Komunës së Prishtinës për moslejimin e shtatorës së profesor Anton Çettës para Institutit Albanologjik. Me këtë kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka bërë një gabim të pafalshëm për anulimin e këtij vendimi. Ai duhet ta rikthej vendimin e parë në fuqi, dhe këshilli organizues i vendosjes së permendorës së prof. Anton Çettës ta shpejtoj procedurën e vendosjës së lapidarit të profesor Anton Çettës në vendin e vetë para Institutit Albanologjik.

Anton Çetta pajtimtari i kombit shqiptarë sot është lanë as në tokë dhe as në qiell. Shqiptarët e Anton Çettës janë ndarë në dy taborre.Ata që e duan ngritjen e lapidarit të profesor Antonit para Institutit Albanologjik, si dhe ata që e kundërshtojnë ngritjen e permendorës së profesor Antonit. Është fatkeqësi se në të njejtën kohë kemi shqiptarët e orjentimit Evropian që duan profesor Anton Çettën, dhe ata të orjentimit pansllavisto-aziatik që nuk e duan profesor Anton Çettën.

Me këtë e them lirisht se nuk ka mbetur pezull lapidari i profesor Anton Çettës por pezull ka mbetë orjentimi Evropian i shqiptareve në Kosovë, orjentim që dita - ditës është duke e humbur drejtimin e tij dhe është duke u mjegulluar.Për këtë veprim të këtij farë drejtori duhet reaguar menjëherë Ministria e Arsimit konkretisht Ministri Shyqeri Bytyqi duhet urgjentisht ta bëj pezullimin e këtij drejtori. Këtë çështje duhet ta merr në shqyrtim në mënyrë urgjente edhe Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj i cili në mënyrë urgjente duhet që t'i kerkon raport me shkrim vartesit të tij në Ministrinë e Arsimit Shyqeri Bytyqit,e jo ti lëshoj mjete me shuma të larta dhe të paparashikushme pikërisht personit që e kundërshton lapidarin e Anton Çettës para Institutit Albanologjik siç beri ditë më parë keshillltari i Kryeminstrit Haradinaj, Jahja Lluka duke përkrahur një drejtor të tillë të dhunshëm dhe duke quar dam mjete të shumta në Vitin Jubilar të Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

Prandaj këtu nuk është mbetur gjë tjetër përpos faktit se Keshilli Organizues duhet të jetë këmbëngulës, për vendosjen e lapidarit të profesor Anton Çettës duke u bazuar në vendimin fillestarë që ka lëshuar Komuna e Prishtinës dhe kryetari i saj Shpend Ahmeti, i cili më vonë nga presionet që ju bënë nga forcat e erreta u dashtë ta anuloj vendimin e tij.

Kurse shqiptarët pa dallim feje,krahine apo ideje të dalin të organizuarë dhe në mënyrë masive ta vendosin lapidarin e profesor Anton Çettës para Institutit Albanologjik. Ska rrugë tjetër sepse organet e dhunshme të këtij Instituti nuk lëshojnë pe në veprimet e tyre të shëmtuara dhe nuk kanë respekt fare për veprimtarinë studiuese, atdhetare,humane dhe pajtimtare që bëri profesor Anton Çetta.

Ah profesor i nderuem Anton!Në vitet e nëntëdhjeta kur të pata marr në intervistë ndër të tjera me pate thënë se kur të hiqet mjegulla leht do ta kemi. Të gjithë kemi menduar ashtu por fare nuk doli e vërtetë.Pushtuesit osman dhe ata pansllavist na i lane kopilat e tyre të cilët sot janë duke e lenduar çështjen shqiptare dhe e kanë sjell deri në buzë kapitullimi, por shpejtë do t'iu vjen fundi,se ende ka djem nënash shqiptare qe do ti dalin zot tokës arbërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat