Koncepti i fuqisë shtetrore të Kosovës, ndërtimi dhe ruajtja e saj

Opinione

Koncepti i fuqisë shtetrore të Kosovës, ndërtimi dhe ruajtja e saj

Nga: Armend Halimi Më: 29 qershor 2018 Në ora: 14:06
Armend Halimi

Shtetet me sistem të mirëfillët demokrati, ku koncepti i demokracisë që përbëhet prej dy elementeve: vullnetit të shumicës dhe realizimit të tij, zakonisht e kanë agjend shtetrore me qëndrim unik të gjitha forcat politike karshi politikës së jashtëme apo në raport me mardhëniet ndërkombëtare. Kjo bëhet sigurisht duke promovuar, garantuar dhe mbrojtur shtyllat kryesore që japin fuqi shtetit, apo njëherit paraqesin interesat nacional si: zhvillimi i gjithëmbarshëm socio-ekonimik dhe siguria si politikë e brendshëme, promovimi i shtetit apo lobimi diplomatik si politik për e jashtëme. Natyrisht, një agjend e tillë e ndjekur nga politika vendore, gëzon edhe përkrahjen e qytetarëve të atij vendi. E kundërta, kur shteti nuk ka në prioritet të tilla fusha, apo lë pas dore, jo vetëm se përkrahja e qytetarëve do të mungoj, por edhe karshi arenës ndërkombëtare fuqia e vendit në fjalë do të duket minimale.

Vendi i ynë, fatkeqësisht në këtë rrafsh është minimalisht në pozicion të favorshëm. Zhvillimi ekonomik është larg pritjeve dhe knaqëshmërisë së qytetarëve, kriminaliteti, me theks të vacant dukurit negative nga këndi i shoqërisë, si vjedhjet, grabitjet, trafikimet, dhe krimet institucionale, siq janë korrupsioni dhe krimi i organizuar, bëjnë që realisht as siguria të mos jetë në nivelin e dëshirushëm. Në anën tjetër, mos unifikimi i spektrit politik vendor për agjendat dhe marrvëshjet diplomatike, apo ato ndërkombëtare, që do duhej të ishin në një kornizë të përcaktuar shtetrore, për të mos ardh në pyetje as një herë dëmtimi i interesave nacionale, sidomos me theks të veçantë në situatat e ndieshëme siq janë dialogu apo marrveshjet me shtetin e Serbisë, bën që Republika e Kosovës jo vetëm se nuk arrinë të fuqizohet, por madje të shënoj regres në këtë aspekt, duke prodhuar situata të kontestuara apo të papranushëme brenda për brenda shoqërisë, ku e gjithë energjia politike harxhohet me mosmarrveshje të brendshëme, për të dalur pastaj të dobësuar në raport me palën negociatore.

Andaj, rol të të rëndësishëm për krijimin dhe ruajtjen e një fuqie shtetrore të Republikës së Kosovës do duhej dhe është e obliguar ta luan Parlamenti i vendit, me nxjerrjen e një strategjie shtetrore, ku do votohej me aprovimin e shumicës, e që pastaj as një nga kryenegociatorët nuk do lejoheshin të veprojnë në dëm të vendit, me dashje apo padashje, apo edhe për interesa e teke personale.

Në këtë drejtim, rol të madh do duhej dhe kanë obligim të luajnë edhe institucionet e rendit dhe drejtësisë, me bazë në dokumente juridike, që nga Kushtetuta e vendit dhe legjislacioni në fuqi, me reagim ndaj kujt do qoftë dhe kur do qoftë që negocion apo pranon marrvëeshje në dëm të interesave të vendit.

Bashkë me institucionet e lartëpërmendura, kontribut të madhë në këtë duhet të luajnë edhe shoqëria civile me kërkimin e llogaridhënies nga pushteti sa herë që konstatohet se politika vendore po prodhon ngjarje të dëmshme për vendin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat