Letër, Xhakës e Xherdanit, ju s’keni nevojë për para

Opinione

Letër, Xhakës e Xherdanit, ju s’keni nevojë për para

Nga: Avni Nezaj Më: 27 qershor 2018 Në ora: 18:44
Avni Nezaj

Të nderuar Shqiptarë nga vilajeti i Kosovës. Të respektuar talente të futbollit ndërkombëtar Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri.

Duke ju falendeuar që na gëzuat pa masë për golat që shënuat dhe sollën fitoren e skuadrës suaj dua tju përshendes në emrin tim por edhe të shumë shqiptarëve te tjerë që ishin me ju atë natë.

Dua tu bëj një vërejtje që me trembët djalin 4 vjeçar, pasi, kur ju shënuat gola unë nga mos përmbajtja  bërtisja më të madhe e ai trembej duke me shikuar frikshëm.

Janë shqiptarë biri im i thashe. Janë si ti me gjakun shqiptar, e po luajnë për një komb tjeter e kështu po na bëjnë krener dy herë, shumë herë edhe mua, edhe ty, edhe Shqipërinë etnike por edhe Zvicrën.

Ai më shikonte duke kuptuar që ishte diçka e mirë pasi unë po ja tregoja më një pasion të paparë ashtu siç i lutem që të hajë bukë kur nuk ka oreks të mirë.

Po e ushqeja por në një mënyrë krej tjeter. Emocionet e mia po ja jepja atij e ai ndoshta do të kujtohet kur të marrë rrugën e jetës më seriozisht, e të bëjë të njejtën gjë që bëj unë, të njëjten gjë që bëtë ju, dy djem nga Kosova heroike.

Nuk rri dot pa ju thënë dy fjale prej shqiptari. Kurr nuk kam nda kufi e kurrë nuk kam me nda. Na bëtë krenar e ju rujt zoti. E krenaria mu shtua dy herë, tre herë, qindra herë më shumë, kur golat që shënuat i shoqëruat me një simbol me të cilin kemi lindur, jemi rritur e do të vdesim, simbolin e shqiponjës dy krenare që ju ruan atje nga qielli e ju dhëntë krah e forcë siç i ka ajo për të fluturuar.....për të mposhtur kundërshtarët kushdo qofshin ata edhe në fushë edhe jashtë saj edhe në qofshin serbë edhe...

Na bëtë krenar e u ndjemë shumë mirë, u ndje piskama e gëzimit anembanë ballkanit e në krejt botën.

Një britmë shqiptare prej shqiponje.

E jam i sigurte që trembjen qe ja bera tim biri atë natë ai do të ma falë, mos sot, mot.

Por nje gjë po ju them dilni vëllzer e bëni një  deklaratë se nuk keni asnjë pikë nevoje që shqiptaret dhe askush tjetër të mbledhin para për ju. Kanë nis të gjithë më hap numra llogarish e me thanë jemi me ju e jemi me shqipen, jemi me shqiptarët, jemi me paratë ....

Mos ngurroni o shqiptarë të mirë që e keni dit mirë se çka mund të keni pasoja pasi keni nderuar simbolin e kombit tuaj.

Ndoshta gjykimi i FIFA-s ishte i padrejtë por po ju them se emocioni që na thatë nuk ka çmim. Asht i paçmueshëm si dielli e si ajri që na japin jetë.

Mos i lini harrakatët e Shqiptarisë me u marrë krenarinë tuaj duke berë thirrje për pagesa gjobash e për pagesa për ju. Ministria, Kryeministra, e turli lloj specialisti për me marrë para.........

Ju jeni njerzit më të pasur në botë pasi bëtë krenar një komb të tërë. Ju jeni pasuria e ketij kombi e nuk keni asnjë pikë nevoje me u ba personazhe rrjetesh për 10 mijë franga ose 1 ditë punë e juaja. Ju bëj këtë thirrje pa patur as me të voglen dëshirë të fyej ata shpirtbardhë që duan të kontribujonë. Nëse jeni ju në nevojë edhe une do të japja kontributin tim....

Tung vllazën e jua pafshim hajrin për jetë e mot. Shënofshi sa më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat