Pas lojës Zvicra-Serbia, Haradinaj heshtë, Vuçiq shpërthen

Opinione

Pas lojës Zvicra-Serbia, Haradinaj heshtë, Vuçiq shpërthen

Prof. Dr. Binak Maxharraj Nga Prof. Dr. Binak Maxharraj Më 23 qershor 2018 Në ora: 21:19
Vuçiq

Zvicra mbrëmë ishte në epiqendrën e sportit botëror kur triumfoi kundër Serbisë, duke e shkatërruar atë fatalisht. Por, derisa e gjithë bota sportdashëse përmes gazetave më prestigjioze ishin ngritur në këmbë duke e përshëndet këtë fitore të cilën e mundësuan dy shqiptarët Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri me lojën e tyre brilante.

Derisa Kryeministri i jone i “famshëm" i cili këto dite ishte preokupuar se si te merrte rrogën qe ia kishte rrite vetës, nuk bëri zë, sikur të mos kishte dëgjuar fare për këtë ndeshje, apo ndoshta ka dëshiruar që të fitoj Serbia, një Zot e din.

Kurse nga ana tjetër shoku dhe dialoglisti i nesërm dhe Kryetari faqezi i Serbisë Aleksandër Vuciq shpërtheu, reagoi shumë ashpër dhe poshtërsisht. Aleksandër Vuciq duke e pasur "mizën pas veshit", para ndeshjes i kishte thënë ekipit se fitorja e Serbisë duhet të jetë e domosdoshme duke aluduar se këtë e donë edhe politika e Serbisë Por nuk i doli, me ç ‘rast edhe shpërtheu shume turpshëm pas fitores. Duke u gjetur i fyer nga Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri duke e bërë pa ndalë shqiponjën me duart e tyre së bashku me publikun, por edhe duke i pare dy flamuj atë të Zvicrës dhe Kosovës në të dy këmbët e lojtarëve. Kjo edhe më shumë e irritoi Vuqiqin, duke thënë se serbët janë që nuk e ofendojnë askënd dhe se sillen "mirë" me çdo kënd.

Se si sillen mirë Serbët dhe elita e saj gjakatare, më së miri e kanë treguar gjatë luftërave në ish-Jugosllavi dhe në Kosovë, duke vrarë fëmijë, pleq, duke përdhunuar motrat dhe nënat tona, duke ua pre kokat shqiptarëve për të bërë llampa me to. Ja pra kjo është që i konsiderojnë serbët si njerëz "të mir, të urët", të cilët si bishat kërkojnë gjak njeriu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat