Pse duhet ndjekur shembulli amerikan?

Opinione

Pse duhet ndjekur shembulli amerikan?

Nga: Sherif Ramabaja Më: 21 qershor 2018 Në ora: 17:58
Sherif Ramabaja

Dalja e SHBA- së nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut i OKB- së u kritikua nga shumë shtete dhe mediat botërore. Gazeta gjermane “Die Welt” me autor Clemens Wergin, korrespondent nga Amerika duke i numruar faktet i vë titullin shkrimit të vetë “ Pse duhet ndjekur shembulli amerikan “?  Amerika po tërhiqet nga Këshilli i OKB- së për të Drejtat e Njeriut - një vendim i vonuar. Paneli mbron abuzuesit e të drejtave të njeriut dhe merr forma të antisemitizmit institucional. Shtetet e BE- së duhet ta ndjekin vendimin e presidentit Trump thotë ai.

Ndoshta gjithçka që presidenti Trump dhe qeveria e tij që bëjnë nuk është e gabuar. Tërheqja e SHBA- së nga Këshilli i OKB- së për të Drejtat e Njeriut është një nga rastet kur presidenti Trump ka plotësisht të drejtë. Këshilli i ri i të Drejtave të Njeriut, i themeluar në vitin 2006 është një organ në siklet të madh dhe është fokusuar në mbrojtjen e abuzuesve kryesor të shkelësve të të drejtave të njeriut dhe i përkushtuar pikërisht kundër Izraelit. Organizata joqeveritare UN -Wach që veprimtarinë e autokratëve dhe diktatorëve me vëmendje e përcjell, posedon statistika tronditëse që ka hartuar  dhjetë vitet e para të Këshillit, posaqërisht mes viteve 2006 - 2016. Kështu gjatë kësaj kohe Izraeli u dënua nga Këshilli gjithsej 68 herë, kurse regjimi gjenocidial sirian vetëm 20 herë i gjykuar. Një vend si Korea e Veriut, e cila udhëheq kampet e dhunshme të punës (sklaverim)  është denuar vetëm 9 herë, kurse Irani vetëm 6 herë. Abuzuesit e njohur të të drejtave të njeriut si Kina, Algjeria, Rusia, Somalia, Turqia, Venezuela dhe Zimbvavea nuk janë marrur fare në shqyrtim në 10 vitet e para. Kjo tregon para së gjithash se në Këshillin për Mrojtjen e të Drejtave të Njeriut vëhen disa shtete siq është Izraeli në pranga dhe mbrohen shkelësit e rëndë të të drejave të njeriut, me një lobi të organizuar, nën autokracitë dhe diktaturat në botë.

Përbërja është skandaloze

Mjafton të shikoni përbërjen e tanishme të Këshillit për të kuptuar se si është organizuar ky skandal i OKB në vazhdim. Ajo aktualisht përfshinë shtete të tilla si Afganistani, Angola, Burundi, Kina, Kuba, Kongo, Egjipti, Etiopia, Iraku, Katari, Ruanda, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Venezuela, etj. Të gjitha këto shtete karakterizohen si jo të lira, dmth. shkelin të drejtat e njeriut. Këtë vlerësim e bënë organizata jo qeveritare “Freedom House”. Dhe nëse autokratët dhe diktatorët përcaktojnë se cilat janë shkeljet e drejtave të njeriut dhe cilat jo, atëherë është mirë që vetë të hiqni dorë dhe ta largoni veten nga një Këshill i tillë, gjoja i Mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut.

Tërheqja e SHBA- ve nuk është një veprim i rastësishëm, që presidenti Trump është i prirur ta bëjë. Ambasadorja e SHBA në OKB Nikki Haley, e cila bënë një angazhim të fuqishëm për çështjen e të drejtave të njeriut vitin e kaluar Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut i dha kohë dhe shansë për t`u reformuar. Por përpjekjet amerikane ishin bllokuar nga regjimet autoritare, tha Haley. Rusia, Kina, Kuba dhe Egjipti janë përpjekur të minojnë angazhimin tonë pë reformim, vitin e kaluar, tha ajo.

Amerikanët nuk janë të vetmit që kritikojnë ashpër këtë institucion këto ditë. Të hënën Sekretari i Punëve të Jashtme i Britanisë, Boris Johnson njoftoi se Britania në të ardhmen do të votoi kundër çdo rezolute që synon antisemitizëm dhe drejtohet kundër Izraelit. Kritikët e vendimit amerikanë thonë se Amerika po e shfrytëzon mundësinë për të ndikuar në vendimet e Këshillit. Kjo është një akuzë e rëndë, po nuk arrijnë të kuptojnë se në një farë pike perëndimi po bëhet vetëm një gjethe e ligjshme fiku, për një trup të diskredituar plotësisht.

Për shembull zonja Haley kritikoi gjithashtu shumë edhe partnerët e amerikës për kritikat drejtuar Uashingtonit, pas dyerve të mbyllura, për interesa vetjake. Në të vërtetë, Këshilli për të Drejtat e Njeriut ka humbur të gjithë kredibilitetin dhe kushdo që beson se ende duhet t`i përmbahet kësaj, bëhet bashkëpunëtor i një regjimi ndërkombëtar të padrejtë që është moralisht i dëmshëm për perendimin dhe mbron mashtruesit ndërkombëtar.

Këshilli i të Drejtave të Njeriut i OKB i themeluar në vitin 2006, e që paraardhësit i kishte të diskredituar, me të vërtetë kishte mjaft kohë për t`u reformuar dhe të bëhej një trup që të drejtat e njeriut t`i kishte në zemër. Por ky organ i OKB është një dështim si paraardhësi i tij, prandaj edhe duhet të shfuqizohet.

Pra, pyetja nuk është aq shumë nëse Amerika ka të drejtë të largohet nga Këshilli tani. Pyetja e vërtetë është mjaft e arsyeshme, pse vendet evropiane të tilla si Belgjika, Britania e Madhe, Spanja dhe Gjermania, të cilat aktualisht ulen në Këshill, nuk e ndjekin shembullin e SHBA- së. Pra në fund ta ndalojnë legjitimimin e këtij organizimi me largimin e tyre. Të jesh gjithkund nuk është e mjaftueshme, për t`u arsyetuar. Dhe nëse Trump për një herë bëri gjënë e duhur, ju duhet ta ndiqni shembullin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat