Sistemi vlerësues Thaçist bazohet në kriteret Ramiz-Lladrovciane

Opinione

Sistemi vlerësues Thaçist bazohet në kriteret Ramiz-Lladrovciane

Nga: Lirim Gashi Më: 21 qershor 2018 Në ora: 17:53
Lirim Gashi

Populli shqiptar është viktimë e mentalitetit kaqak, farefisnor, diletant, nepotist, nihilist, makijavelist, klientelist, klanor, egoist, mafioz, inatqor, bajraktar, zvarranik, servil dhe steril në të gjitha sferat e jetës politike dhe shoqërore.

Gjithashtu populli shqiptar i Kosovës është viktimë e qasjes së papërgjegjshme, kontraproduktive dhe diletante ndaj shtet-ndërtimit në njërën anë  dhe mungesës së gadishmërisë për vetëdijësim në anën tjetër, përndryshe do ta kishte kuptuar që moti se atdhedashuria bëhet përmbajtësore vetëm përmes kontributit për prosperimin e shtetit, sepse vetëm shteti i prosperuar i krijon rrethanat optimale për vetë-realizimin individual, familjar dhe shoqëror.

Po ta kishte kuptuar si duhet populli shqiptar rëndësinë e shtetit të prosperuar, ai do ta kishte kuptuar që moti se kontributi më i rëndësishëm është ai që vihet në shërbim të sundimit të rendit dhe ligjit.

Ky kontribut bëhet efikas vetëm përmes ndërgjegjësimit për dobinë e përgjegjësisë dhe llogaridhënies në të gjitha sferat dhe segmentet e kontributit që e përcaktojnë nivelin e përgjithshëm të mbarëvajtjes institucionale, ekonomike, edukative, kulturore, arsimore dhe sociale.

Ndryshimet pozitive mund të arrihen vetëm përmes edukimit të ndërgjegjes, sepse vetëm ndërgjegjja e edukuar i nënshtrohet vlerave njerëzore, kombëtare dhe universale dhe e saboton çdo tentim të egos së individit për keqpërdorimin e pozitës në kierarkinë institucionale për qëllime të ulta, antinjerëzore, antikombëtare dhe antihumane.

Ndërgjegjja e edukuar në frymen e vlerave njerëzore, kombëtare dhe universale gjithashtu ndikon në sensibilizimin e individit për rëndësinë e qasjes korrekte dhe transparente në jetën individuale dhe familjare, por edhe në arsyetimin e besimit të fituar me votën e lirë në jetën politike 

Ky besim mund të arsyetohet vetëm nëse individi i nënshtrohet normave të përgjegjësisë dhe llogaridhënies kudo që kontribuon për ngritjen e mirëqenies individuale, familjare dhe shoqërore.

Gjithashtu qasja e tillë ndikon pozitivisht në krijimin e raporteve të shëndosha familjare dhe shoqërore, por edhe në rritjen e besimit të ndërsjellë ndërmjet njerëzve dhe përfaqësuesve të tyre në pushtet, gjë që rrjedhimisht rezulton edhe me rritjen e motivit për angazhim të sinqertë dhe maksimal për ngritjen e produktivitetit të punës në të gjitha sferat e angazhimit të përditshëm.

Niveli i profesionalizmit ngritet kur konkurrenca është e fortë, ndërsa konkurrenca forcohet vetëm kur njerëzit e selektuar në sajë të meritave, diturisë dhe kompetencave e kryejnë punën që e meritojnë.

Për tu zgjedhur njerëzit e duhur në vendet dhe pozitat e duhura të punës duhet ti nënshtrohen sistemit vlerësues meritokratik.

Por sistemi vlerësues meritokratik nuk ekziston në Kosovë, Bangladesh, Avganistan dhe Hamamistan, prandaj është koha e fundit që të instalohet, përndryshe do ta përjetojmë shumë shpejtë titanikun kolektiv.

Alternativa është sistemi vlerësues i thaçist që bazohet në kriteret e Ramiz Lladrovcit, Linda Morines dhe prodekanes Lumnie Thaçi dhe diplomat nga kashagitja e pelave, mastrubimi i pulave dhe onanimi i gjelave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat