Cilat janë kërkesat, ankesat dhe mungesat e mëdha në Shqipëri e Kosovë!?

Opinione

Cilat janë kërkesat, ankesat dhe mungesat e mëdha në Shqipëri e Kosovë!?

Nga: Skënder Sadri Kapiti Më: 20 qershor 2018 Në ora: 11:14
Skënder Sadri Kapiti

Ajo e cila më shtyu për të shkruar këtë shkrim është realiteti i sotëm , i cili vjen  edhe si trashëgimi e së kaluarës  e cila nuk po u ndahet shqiptarëve ,dhe që është: eksodi apo largimi e boshatisja e trojeve shqiptare.

Gjithnjë fajin historikisht por edhe me të  drejtë për këtë ua kemi lënë armiqve , dhunës, genocidit, dëbimit dhe pastrimit enik të bërë prej tyre.

Po sot, si ka mundësi që shqiptarët jo vetëm ata të Maqedonisë, Malit të Zi dhe të Preshevës largohen nga trojet e tyre ,por si ka mundësi që edhe sot  nga Shqipëria dhe nga Kosova , nga dy shtetet shqiptare ndodh eksodi dhe largimi nga atdheu deri në atë masë sa që kjo hemoragji është bërë edhe sot problem europian, në BE, ku deshirojmë  dhe synojmë të integrohemi.

Këtu nuk ka nevojë që për ta analizuar dhe për të nxjerrë shkaqet, dhe as nuk  duhet vrarë shumë mëndja për të nxjerrë shkaqet dhe arësyet.

Shkaqet dhe arësyet janë “të thjeshta” aq sa janë edhe të shumta.

Ato shprehen nga qytetarët dhe janë: ankesat, kërkesat  dhe streset të cilat shqiptarëve u vijnë nga mungesat e sigurisë juridike dhe ekonomike; nga papunësia, varfëria; nga mungesat politike dhe ato demokratike; nga streset që u vijnë nga amoraliteti i politikës dhe  pushtetit, i padrejtësive dhe  nga korrupsioni; nga krimet gjithfarësh si ai politik,ekonomik, moral , ordiner, ligjor, demokratik dhe nga pakëndshmëria, stresi, goditja psikologjike  dhe paniku që përhap dhe informon media e korruptuar, manipulatore dhe gënjështare të cilat edhe ato shkaktojnë frikë, ankth dhe panik.

Shqiptarët ikin dhe largohen nga Shqipëria dhe nga Kosova sepse ata nuk kanë liri për meritën , as për talentin e dhuntinë dhe as për  vullnetin dhe energjinë profesionale, patriotike dh intelektuale, e pra nuk ka vënd për suksesin dhe as për progresin e tyre ,por ka izolim, përjashtim ,dështim dhe dëbim të tyre.

Këtu dështon meritokracia, patriotizmi, intelekti, ndershmëria  e lumturia dhe prandaj shqiptarët i kërkojnë edhe ato  duke u larguar nga atdheu drejt perendimit , si vëndi i lirisë.

Shqiptarët janë lodhur edhe prej ëndrrave, sepse nuk e prekën pothuajse asnjëherë  realitetin e tyre.

Dhe kjo do të thotë se shqiptarët largohen nga Shqipëria dhe Kosova sepse e kanë humbur në një masë të madhe edhe shpresën , e kanë humbur edhe solidaritetin  dhe besueshmërinë jo vetëm te shteti, te politika e pushteti por edhe te njëri-tjetri, te sinqeririteti dhe te miqësia e ndershme, pasi këto i ka goditur rëndë dhe ashpër  politika, krimi, korrupsioni , padrejtësia dhe tradhëtia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat