Ndërgjegjësimi dhe vetëdija njerëzore ndaj ekologjisë

Opinione

Ndërgjegjësimi dhe vetëdija njerëzore ndaj ekologjisë

Nga: Fidair Berisha, PhD Më: 19 qershor 2018 Në ora: 21:31
Fidair Berisha PhD

Njeriu në kontaktin i parë me natyrën, mëson nëse do të jetë   ndërtues apo shkatërrues,  zhvillues apo shpërbërës i natyrës.?shtë tepër e rendsishme për njeriun se kopshtin e vet a do ta kuptoj si dhomë të vetën të gjumit ? A do ta kuptojë natyrën si tryezën  vet  që sa më shumë e ndot, ushqimi do të helmohet dhe shpirti dhe trupi do ti lëngojnë?  A  do ta ndotë ujin në rrjedhën  e sipërme  e që pastaj duke notuar të ketë etje e të mos mund ta pi ujin e helmuar? A do ta shndërroi përroin në deponi mbeturinash  apo do ta mbaj të pastër dhe të kthjelltë?  A do të garoi për ngritjen  dhe  për fisnikërimin e  gjelbërimit në tërësi, apo  do të djegë e do të thyejë çdo gjë që mundet? A do të jetë egoist apo  do të kuptojë se natyra në tërësi  është e mirë  e përbashkët e të  gjitha krijesave? 

A do ti përkushtohet natyrës si shëndetit të vet në  mënyrë që ajo t’ia kthej  me mirësi? Pra çështja e ekologjisë tashmë është bërë temë në vete që kërkon trajtim të veqantë.Pasi  që ekologjia është preokupim i përgjithshëm ,kërkohet që të fillohet nga  institucionet arsimore (që nga kopshti, arsimi fillor dhe ai i mesëm e i  lartë dhe të mësuarit gjatë gjithë jetës), bazuar në gjendjen e tanishme të natyrës mendohet se ekologjia  duhet të vendoset  si lëndë e  detyrueshme e jo fakultative, si lëndë themelore, në mënyrë të përshtatshme dhe në përputhje me moshën. Shoqëria  duhet të investojë më tepër  në zhvillimin e organizatave që në baza vullnetare merren me çështjet ekologjike siç janë: vëzhguesit, alpinistët, gjuetarët dhe peshkatarët sportiv, prodhuesit e produkteve eko-bujqësore, etj. 

Plotësisht është e ditur se  asnjë nga problemet e shoqërisë dhe në raport me shoqërinë, ashtu edhe problemet ekologjike të çdo lloji, nuk mund të zgjidhen vetëm nga legjislacioni, thjeshtë me  ligje, dispozita dhe sanksione  ligjore. Është shumë e rëndësishme në shoqëri, nga çdo individ, pore edhe  për shoqërinë si  tërësi,  për ta zhvilluar vetëdijen   dhe kulturën ekologjike. Edhe vetëdija , edhe  kultura ekologjike  janë pjesë përbërëse e vetëdijes së përgjithshme, kulturës së përgjithshme, duke përfshirë edhe kulturën e sigurisë. Vetëdija ekologjike është stili dhe mënyra e jetës në natyrë  dhe e bashkëjetesës me natyrën, mjedisin që direkt na rrethon  jetën  globale, qëndrimin ndaj çdo gjë që noton, zhytet, fluturon, zvarritet, gërmon,  rritet,  riprodhohet  që na ushqen  apo mbron.  

Kjo është marrëdhënie ekologjike  në mes të njeriut në mjedisit, që do të thotë   relacion  etik në me njeriut , endogjenes  dhe ekzogjenes. Së fundi, është e nevojshme të zhvillohet një vetëdije mjedisore me aksiomën në qendër që ekologjia paraqet shqetësim për ekzistencën dhe mbijetesën. Vetëdija ekologjike ndërtohet, zhvillohet  dhe përsoset nëpërmjet qasjes individuale, duke filluar  përmes familjes, përmes sistemit edukativo  arsimor, nëpërmjet veprimtarisë shoqërore  dhe përmes mediave (elektronike, të shtypura dhe filmit ). Kur është fjala për familjen, marrëdhënia me natyrën secilit prej anëtarëve të saj është një pasqyrim në natyrën e familjes.

Në familje së pari të mësojnë avantazhet themelore të çdo gjëje, duke përfshirë mjedisin dhe respektin për mjedisin.Po ashtu edhe komunitetet fetare  mund të luajnë rol të jashtëzakonshëm për zhvillimin e  kulturës  së vetëdijes dhe ndërgjegjes ekologjike. Këtë e bëjnë të  dukshme edhe  autoritetet më të larta fetare, kur ata thonë se njerëzit po e shkatërrojnë  diversitetin biologjik që është krijimtaria Hyjnore, njerëzit e kërcënojnë integritetin e tokës  dhe kontribuojnë për ndryshimet klimatike duke e  privuar tokën nga pyjet e saja natyrore ,  duke i helmuar ujin,   tokën dhe  ajrin  dhe si mund të llogariten të gjitha këto përveq se janë mëkate.

Sipas librave të shenjtë, dhe marrëdhënia me natyrën është  universale dhe gjithëpërfshirëse. Në fakt, Perëndia kujdeset  për të gjitha llojet, mbi diversitetin, dhe   mbi  tërësinë që e ka krijuar.   Krijuesi  nuk lejon ndërhyrje  ndaj natyrës  që e redukton diversitetin e saj, ndërsa çdo aktivitet të tillë që e rrezikon  ekzistencën e llojeve    konsiderohet tentim ndërhyrje në qëllimet Hyjnore. Së fundi, e gjitha kjo është çështje e bilancit  ose  ekuilibrit  që fillon të shtrihet nga  universi, e që  sipas librave të shenjta,   janë të krijuar nga vetë Perëndia. Sipas shkrimeve  të njëjta, mjedisi nuk i shërben vetëm një brezi, por është  dhuratë  e Perëndisë për çdo kohë, për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen, dhe në këtë kuptim, asnjë qenie tjetër, përveç njeriut  nuk është në gjendje që me  vetëdije ta kryej detyrën e ruajtjes së mjedisit . Udhëhequr nga këto udhëzime, për shembull Profeti  Muhamed  a.s.  tha se të gjitha krijesat janë shërbëtorë të Perëndisë, dhe se  më  i  miri  në mesin e tyre është ai që është më i  dobishmi i shërbëtorëve të Perëndisë. 

Mediat luajn rol shumë të rëndësishëm në ruajtjen e ekologjisë dhe nuk do të ishte mire, që çështjet e mjedisit dhe atoekologjiketë jenë objekt i interesit të medias në nivelin e aksidentit apo incidentit, ose vetëm kur ndodhëfatkeqësi dhe për viktimat e fatkeqësisë, kur viktimajanë vetëmnjerëzit, ose vetëm atëherë kur fuqitë botëroredebatojnë përekologjisë në ndonjësamit. Shembujt pozitiv dhe negativnga fusha e ekologjisëështë në interes të përgjithshëm që të behën përditshmëri emediave e mas-mediave dhe material i veçantë i filmave artistik dhe dokumentar, publikimeveshkencore dhe literaturës së popullarizuar.  

shoqëria me shfrytëzimin e  pamend të burimeve natyrore rrezikon ti shkatërroi ato, por edhe rrezikon që edhe vetë të bëhet viktimë e  këtij shkatrrimi, respektivisht, pa marrë parasysh sa të mëdha janë zhvillimet shkencore, shpikjet teknologjike, rritjet e mrekullueshme ekonomike,  në qoftë se ato  nuk janë të përcjellura me përparim të vërtetë social dhe moral, do të kthehet kundër vet njeriut.

Siq duket ne konën që jetojm më tëvlefshme për individët sot janë një grusht para se sa jeta njerëzore, jeta e llojeve të tjera të gjalla dhe më në fund edhe planeti Tokë si tërësi.

Për situatën në të cilën gjindemi në aspektin ekologjik ,nuk mund të themi tjetër përveq se ,në mbrojtjen shtëpisë sonë të përbashkët duhet të përfshihet e tërëracanjerëzore, të bashkuar në kërkimin ezhvillimit të qëndrueshëm, sepse e dimë se gjërat mund të ndryshojnë. Në sferën e ndërgjegjësimit mjedisor dhe kulturës ekologjike përfshihet edhepraktika materiale eshoqërisësë qëndrueshme, e cila nënkupton edhe:kërkimin e përhershëm të zgjidhjeve ekologjike; trajtim serioz i të gjitha rreziqeve ekologjike; verifikimin e përhershëm të politikës së projektuar ekologjike; informimin publikut mbi përformancat e aktiviteteve ekologjike; proceset prodhuesetë harmonizuara me të arrituratmë të reja shkencore dhe teknike dhe me mundësitë teknike dhe teknologjike; që e tërë prodhimtariaduhet ti jep prioritet realizimit të qëllimeve ekologjike.Masat ekologjike, qëllimet dhe standardet duhet të integrohen nëtë gjithë lëmenjtë e qeverisjes së ndërmarrjeve;në realizimin e aktiviteteve, eko-ekspertët duhet ta kenë fjalën kryesore dhe përfundimtare me rastin e rregullimit të situatave dhe rrjedhave afariste; të gjithë të punësuarit, në detyradhe sisteme, duhet të edukohen në aspektin e përgjegjësisë dhe ndërgjegjesekologjike; imperativin kryesor të politikës afariste që duhet të jetë përshtatshmëria ekologjikeqë krijohetsi rrjedhojë e mbrojtjes së mjedisit, shfrytëzimit racional të resurseve dhe energjisë, përdorimin e sigurt të prodhimevetë krijuara rishtas, ripërdorimin eprodhimeve të shfrytëzuar, riciklimin si dhe deponimin e sigurt.

Autori është PhD.(C) i Sigurisë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat