Ali Ahmeti më shumë e kishte gajlen për maqedonasit sesa për shqiptarët!

Opinione

Ali Ahmeti më shumë e kishte gajlen për maqedonasit sesa për shqiptarët!

Nga: Skënder Karaçica Më: 19 qershor 2018 Në ora: 14:23
Skënder Karaçica

Në emisionin politiko-informativ në Televizionin T7 me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti,temë bosht e emisionit ishte marrëveshje,,historike,,Athinë-Shkup që kishte të bëjë me kontestin rreth emrit Maqedonia në mes të dyja vendeve ballkanike.

Për këtë temë të nxehtë politike,në disa qasje të tij (politike)foli Ali Ahmeti,i cili në stilin e tij të urtë e të butë,e kishte gajlen tash e dhjetë vjet të angazhimit të tij që kjo çështje të zgjidhet në të mirën e bashkqytetarëve(maqedonas,sikur ky shtet qenkësh vetëm i tyre dhe jo i shqiptarëve si popull i dytë shumicë në hapësirën e vet etnike.

Maqedonia Veriore është emërtimi i ri i këtij vendi që u krijua nga regjimi i jugosllav i AVNOJ-it  dhe si një ballansim e Ballkanit dhe të popullit shqiptar,që sa më shumë i ndarë në shumë vende(fqinjët grabitqarë)të tokave shqiptrare dhe,ky shtet i krijuar me dekrete kushtetuese të kohës së Jugosllavisë u bë republika e gjashtë që në fund të shpërbërjes në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar nuk u bë pjesë e luftës së përgjakshme të kryekriminelit të Serbisë fashiste Sllobodan Millosheviç.

Në bisedën e tij Ali Ahmeti,ndonëse nuk e njeh aq mirë historinë e Ballkanit,rreth emrit të Maqedonisë kalonte nga një rrafsh ,,politik,,në rrafshin tjetër që,me disa shkarje gati-gati qesharake e quajti emërtimin e parë të këtij vendi(dikur si propozime),,Maqedonia e Re,,dhe ,,Maqedonia Ilindenit,,një ,,Republike,,që e ka pasur jetën e shkurtë vetëm dhjetë ditë(sic!)dhe për për këtë të fundit Ali Ahmeti nuk i prishej qejfi të ketë po këtë emërtim,ndonëse sipas tij do të kishim diçka të ,,ngjashme,,(sic!)si Elbasani(sic!)me emërtimin ,,Republika Ilendenit,,.

Në një rast ai ritheksoj se ,,shqiptarët në Maqedoni janë të barabartë,,me popullin maqedonas(sic!)dhe për të vazhdzar më tej në T7 se në forcat e sigurisë dhe të policisë kemi më se 40 mijë të punësuar shqiptarë.Kjo në rregull,por po ia përkujtojmë Ali Ahmetit se në ish-Jugosllavi populli shqiptar ishte populli katërt shumicë,por ata shkonin në ushtri si obligim kushtetues dhe i kishim institucionet si element konstituiv i shtetit jugosllav që kishte Kosova e kohës,por nuk ishim të barabartë me popujt tjerë në ish Jugosllavi,ndonëse statutisi i Kosvës ishte krahinë socialiste në përbërje të Serbisë dhe Jugosllavisë(element konstituiv).Po me shqiptarët në Maqedoni dhe Marrëveshje e (vdekur)e Ohrit nuk ia jep të drejtën kushtetuese për shqiptarët për barazi kombëtare dhe shtetformues,Ali Ahmeti!

Për këtë marrëveshje,,historike,,në mes Athinë-Shkup,Ali Ahmeti ia jepte vetës të drejtën për anagzhimet e tij ,,diplomatike,,dhe të ,,filozofisë,,urtë e butë para pushtetit maqedonas në Shkup,ndonëse pas ,,luftës,,në vitin 2001,shqiptarët bashkë me Ali Ahmetin u rreshtuan pas pushtetit me rregullat e koalicionit herë me Nikolla Gruevskin dhe tashti me Zoran Zaevin sa për numër në institucionet e këtij shteti me një të ardhme të brishtë.

Shqiptarët me këtë marrëveshje ,,Maqedonia e Veriore,,nuk kanë fituar asgjë,ndonëse me ndryshimet e Kushtetutës,ky popull i dytë shumicë nuk do të ketë shenjën kushtetuese të barazisë kombëtare,por sikundër deri më tash ai do të ketë statutin e pakicës me pakicat tjera me pakicat tjera në këtë vend multinacional.

Ali Ahmeti,marrëveshja e Ohrit nuk është (kushtetuta)e Maqedonisë dhe sipas të drejtës ndërkombëtare ,marrëveshjet nuk janë gjithherë obligative,prandaj mos harroni se për këto vite të jetës politike dhe institucionale (përmes koalicioneve)nuk është zgjidhur çështja e (pa)zgjidhur shqiptare në Maqedoni.Mos i bajni gajlen popullit maqedonas rreth emrit ,,Maqedonia Veriore,,por kthehuni dhe kryeni obligimin që e keni marrë nga ,,lufta ,,në vitin 2001,ndonëse hiq pa luftën këto të ,,drejta,,për shqiptarët do ti merrshit në tavolinën politike me Nikolla Gruevskin dhe Zoran Zaevin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat