Poshtërimi-Vetëposhtërimi në Shqipëri dhe Kosovë

Opinione

Poshtërimi-Vetëposhtërimi në Shqipëri dhe Kosovë

Nga: Milazim Maraj Më: 19 qershor 2018 Në ora: 11:27
Milazim Maraj

 

• Kosova përballet me sulme të rrezikshme në heshtje                                                                                                                            

• Gjergj Kastrioti-Skënderbeu është simbol i identitetit, dinjitetit dhe unitetit shqiptarë                           

• Katërkëndëshi rus,turk,grek serb vazhdon me poshtërim të shqiptarëve

Një zhvillim i pa ndërprerë i sulmeve kundër kulturës shqiptare në Kosovë para syve tonë, vazhdon më intensitet të shtuar.  

Mbulohet dhe shkatërrohet trashëgimia kulturore dhe historike  e shqiptarëve në Kosovë dhe gjithë andej, në forma më të pa mëshirshme, shkatërrohet trashëgimia kulturore dhe natyrore në Kosovë. Kjo trashëgimi më vlerë të civilizimit pellazg,Ilir dhe shqiptarë po shkatërrohet më tendencë të zëvendësimit të origjinales me jo realen.  Më parë në Pejë mbi varrezat e dëshmorëve shqiptarë të rënë në betejën tetë ditore ndër më të ashprat kundër ushtrisë turke 31. 05, deri më 07.06.1912 në udhëkryqin ku ndahet rruga Rozhajë - Mitrovicë  u ndërtua xhamia më dy minare. Ndërtohen godina mbi varreza ilire. Shitet sheshi i gjakut  në Istog heshtë Komuna. Shkatërrohen trashëgimitë historike në Vrellë.   

Kush fiton dhe kush humb në këto raste?  Më këtë rast donatoret kanë  për qellim të mbulojnë krimet e bëra mbi shqiptaret nga ushtria turke, në kohën kur Turqia kishte qit në pazar tokat tona, ai realizoj këtë qellim para syve të institucioneve të udhëhequra nga shqiptarët. Në Istog u mbuluan krimet serbe mbi shqiptaret në sheshin e gjakut. Në fshatin Leshak  Komuna   Leposaviqit  ndërtohet përmendorja e kriminelit serb i mbetur në luftën e Koshares. Ku  janë Institucionet për mbrojtjen e monumenteve historike dhe institucionet tjera relevante? A mendojnë ndonjëherë shqip. Si nuk e panë një ndërtesë kaq të madhe që po ndërtohej mbi  varrezat e  dëshmorëve shqiptar, apo janë lodhur dhe trullosur nga korrupsioni dhe dëshira për  pasurim të shpejt. Në ato varreza ishin dëshmoret  shqiptarë që nga fshati Shushicë e Istogut e deri në Radac duke përfshire edhe fshatrat tjera për rreth, të cilët kishin ardhur në Pejë për ta çliruar Pejën nga Turqia. Heshtja institucionale në Kosovë për gjera të tilla, tregon përcaktimin  por jo edhe përkatësinë e tyre kombëtare. Ky është korrupsion më i thellë dhe më i rrezikshëm kur shitet  historia dhe kultura popullit tonë. Në dalje të Pejës në drejtim të Deçanit pikërisht të rrethi është ndërtuar një ujëvarë pa uji që mbanë flamurin turk dhe atë të Kosovës. Këso raste për fat të keq ka kudo në Kosovë. Brengos qëndrimi indiferent dhe i pa përgjegjshëm i  institucioneve tona.                                                                                                                                                               

Tani shëmtia e radhës  vazhdon në shkollat shqipe në Kosovë “TIKA” “dhuroj” nga një orë më flamurin turk për secilën klasë të një shkolle për të cilën kishte dhënë donacion. Deri sa në Turqi nuk lejohet asgjë nga kultura shqiptare,as emri shqiptarë, përkundër kontributit të shqiptarëve në kulturën dhe shtetësinë turke. Tani  ka filluar  heqja e fotografisë së Gjergj Kastriotit- Skënderbeut nga klasat dhe zyrat e shkollave shqipe në Kosovë. Si mundë të kualifikohet kjo vepër aq e ulët, aq e  shëmtuar dhe e dëmshme. A nuk është ky paralajmërim i rrezikshëm për situatën e brishtë në Kosovë?  Shkollat kanë drejtor shqiptar, të paktën kështu dihet publikisht. Diçka tjetër është nëse ata nuk ndihen kështu. Pastaj krejt stafi arsimor janë shqiptarë. Nxënësit gjithashtu janë shqiptarë, natyrisht edhe prindërit e tyre. Ky poshtërim kombëtarë po ndodhë para syve të tyre. Ky dëm po ndodhë në formimin, edukimin dhe arsimimin e fëmijëve tonë. Nga së të jesh shqiptarë nuk është vetëm krenari por ka edhe obligime.  

Hiqet fotografia e figurës së identitetit kombëtar e dinjitetit kombëtar dhe unitetit kombëtarë. Kjo heshtje e mjerë është për studim dhe dënim.  As kush nuk  reagojë?!. Deri sa këtë fenomen nuk e panë administruesit e testit të maturës. Çka mundë të flitet për arsimtaret e historisë në këtyre  shkollave. Çfarë historie iu mësojnë nxënësve tonë këta mësimdhënës. Vendimi për vendosjen e fotografisë së Gjergj Kastriotit është marrë nga pleqësia e arsimit të Kosovës. Në kohë lufte kur ishim në tehun e ekzistencës, të jesh apo të mos jesh.Ky vendim po anulohet në heshtje. Heshtë edhe MASHT nga  edhe aty nuk është gjendja për tu lavdëruar, një Ministër i arsimit urdhëroj korrigjimin e teksteve shkollore për të zbutur “gjuhën e urrejtjes për ushtrinë e perandorisë që ka mohuar dhe shkatërruar çdo gjë shqiptare për pesë shekuj më radhë. Heqja e fotografisë së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, është jo vetëm turp. Ky akt, më së paku mund  të vlerësohet si depërtim i ndikimit otoman,ISIS, rus,dhe grek pa e përjashtuar atë serb, nga se servilet e Serbisë tani kanë arritur majat e piramidës së shtetit tonë si ne nivelin lokal  dhe në atë qendror. Ata veprojnë si virus, që brejnë nga brenda, vlerat tona kombëtare, në të gjitha dimensionet e shtetit të Kosovës.                                                                                                                                                         

A e kanë nderin këta drejtor të drejtojnë institucionin që edukojnë dhe arsimojnë shqiptaret? Kush nderohet nga këto veprime DKA-të në, Komunat, subjektet politike, apo kryetaret e tyre që synojnë pushtetin në Kosovë më çdo kusht? Ky  është poshtërim dhe  vetëposhtërim kombëtarë  që paralajmëron përgatitjen e një zezone të rrezikshme për shqiptaret në Kosovë dhe më gjerë. Kjo zezonë sa do që të vonojë do të arrijë në Kosovë nëse paraprakisht nuk do të merren masa adekuate në vend dhe kohë të duhur. Kjo dukuri në Shqipëri është prezentë më herët. Efektet e sajë jonë provuar disa herë por më të përgjakshme ishin vitet 1995-97. Këto shenja të zeza filluan më ligjëratat e imamëve të shitur,popëve dhe priftërinjve të importuar, falanga të poshtërimit dhe vetëposhtërimit kombëtar shqiptarë. Profesori më studentet  turk poshtërojnë figurën e Gjergj Kastriotit në Lezhë dhe shqiptarët për rreth tij heshtin si delet në vath të kasapit. Një imam në Kosovë, merr primatin e zotit, cakton ferrin për Nenë Terezën në botën tjetër, pa lodhur trurin e tij në shërbim të antishqiptarizmit, për dëmin që e bënë edhe pse vet është shqiptarë nga nëna dhe baba, por që vetëdijen e ka burgosur në kuletën e tij më para të shteteve të ndryshme. Ai nuk ka vlerësuar së humanizmi është virtyt tradicional shqiptarë dhe jo rastësisht Nënë Tereza ka dalë si yll polar që orienton botën drejt humanizmit dhe paqes. Kjo sjellje e ndyrë  ndaj figurës së humanizmit shqiptarë të njohur dhe respektuar në  tërë botën humane është për studim dhe për trajtim. Falangat e poshtërimit dhe vetëposhtërimit kanë marr hapa për të sulmuar vlerat tjera, shkollat shqipe dhe çdo gjë që është shqiptare. Të i zhveshin shqiptaret nga identiteti i tyre kombëtarë më cilësi njerëzore. Hiqet fotografia e figurës së shenjët kombëtare shqiptare nga shkolla shqipe në Kosovë.

Amanetin e kujt e qojnë në vend këta drejtor? Të Abdyl Frashërit,  Haxhi Zekës,Hasan Prishtinës dhe Bedri Pejanit, Dr. Ibrahim Rugovës apo të Sulltanëve, Asllan Pashës e Xhafer Tajarit etj. Sjellja degraduese ndaj vlerave tona kombëtare e drejtorëve  të këtyre shkollave është keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe poshtërimi identitetit kombëtar. Vetëposhtërim dhe ofendim për vlerat e kombit shqiptarë është i pa durueshëm, një ditë shpërthen i pa kontrollueshëm dhe shumë i dhembshëm për ne, si dhe shumë i suksesshëm për katërkëndëshin antishqiptar. Kjo do të shpërthej ngjashëm si në vitin 2004. Kur askush nuk dinte çka po bënë. Ky poshtërim dhe vet poshtërim po ndodh në Kosovë, në qendrën historike më traditë kombëtare shqiptare.  Pra në  shtetin ku u organizuan dhe u  mbajt Lidhja e Prizrenit, Lidhja e Pejës, në shtetin ku shqiptaret, dikur nguleshin në hu e në luftën e fundit  digjen në shtëpitë e tyre për atdhe, ku Adem Jashari sakrifikohet më terë familjen,ku nuk mbeti pëllëmbë toke pa u la më gjakun tonë; hiqet fotografia e identitetit kombëtar shqiptarë, nga shkolla ku edukohen dhe arsimohen nxënësit shqiptarë.

A kanë prindër këta nxënës? Kryetari i këshillit të shkollës a është shqiptarë? Ku është rroli i tij si kryetar i këshillit në ngritjen dhe edukimin e këtyre  nxënësve? Aty ku kryetari i Komunës është shqiptarë madje i zgjedhur më vota lira, demokratike. Kanë  dëgjuar apo jo për këto  poshtërime që po i behën kombit shqiptarë  në Komunat  që ata drejtojnë?. Pra të nderuar, në kohën e udhëheqjes tuaj antishqiptarizmi në komunat që ju drejtoni, po merr hov!.Aktivitetet për mohimin e vlerave  dhe falsifikimin e historisë tonë nuk kanë të ndalur. Aleanca ruse, turke,serbe dhe greke mbajnë të hapura ingranazhet e bashkëpunimit për mohimin e çdo gjeje shqiptare në gadishullin Ilirik tani më theks të veçantë në Kosovë. Shqiptarët nuk e kanë përfunduar luftën në mbrojtje të kombit dhe vlerave të veta kombëtare,humanitare, kulturore, intelektuale, strategjike të rëndësishme për shqiptaret në veçanti dhe njerëzimin dhe paqen në Botë në përgjithësi. Kjo situatë, që po tenton të marr përmasa, është tregues i çartë sa të zgjuar dhe të vendosur duhet të jemi në mbrojtje  e vlerave që përbëjnë identitetin tonë kombëtarë. Gjergj Kastrioti-Skënderbeu është simbol i identitetit, dinjitetit dhe unitetit kombëtar të shqiptarëve te të gjitha feve dhe sekteve fetare. Shqiptaret janë popull fisnik. Shqiptaret e asimiluar në kohë dhe rrethana të ndryshme krenohen më origjinën e tyre shqiptare,ata deklarohen më krenari për origjinën e tyre. Janë kuota botërore të letërsisë, shkencës,artit, mjekësisë, sportit dhe të shkathët në lëmi të ndryshme. Ngarendja për të i përvetësuar dhe tjetërsuar  është më origjinë nga katërkëndëshi antishqiptarë i cekur më lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat