Gëzuar ditën e çlirimit & 19 vjetorin i përfundimit të luftës në Kosovë

Opinione

Gëzuar ditën e çlirimit & 19 vjetorin i përfundimit të luftës në Kosovë

Nga: Drizan Shala Më: 18 qershor 2018 Në ora: 18:31
Drizan Shala

(Intervista e shkëputur e Z. Hisen Berisha – Oficer për strategji dhe doktrina MFSK/ Oficer shtabi në Kabinetin e Ministrit të FSK / Këshilltar Ushtarak i Ministrit, dhënë RTV 21, për ditën e çlirimit të Kosovës, 12 Qershor 2018)

Kosova pas 19 vite të çlirimit?
Varet këndvështrimi a do me e pa Kosovën si gotë e mbushur qoftë edhe gjysmë e mbushur apo do me e pa pjesën e zbrazet.
Kosova u projektua si njësi administrative shtetërorë me Pakon e Ahtisarit e cila i ka vënë gjegjësisht projektuar strukturën organizative institucionale dhe funksionale; si rezultat i sajë janë Kushtetuta dhe institucionet qeverisëse. Sa I përket statusit, ai mbete ende peng i Rezolutës 1244;

Nga kjo qasje mund ti atribuojmë këto arritje në ketë rrugëtim 19 vjeçar prej çlirimit; Orientimi I Kosovës drejt NATO dhe BE, pra drejt integrimeve euro atlantike; Në vazhdimësi Qeveritë e Kosovës kanë dalë nga zgjedhje të lira demokratike dhe të pa kontestuara;

Pra është një shembull I mirë I organizimit të sistemit zgjedhor. Edhe përkundër vërejtjeve të supozuara apo edhe konstatuara në mes subjekteve zgjedhjet nuk janë kontestuar asnjëherë.

Nuk është prodhuar krizë pas elektorale për shkak të kontestimit të zgjedhjeve; kjo asht tregues së asht krijuar sistem elektoral stabil qe doemos duhet të prodhoj edhe institucione stabile me këtë sistem stabil shtetëror.  Kosova si shtet ka arritur mbi 100 njohje; Kemi një avancim dhe integrim në fushat e kulturës dhe sporteve, pra kemi ambasadoret ne këto fusha qe na përfaqësojnë denjësisht dhe krijojnë identitetin tonë ndërkombëtarë;

Trendët pozitive në rrugën përpara janë në duart e subjekteve politike të cilat në proceset zgjedhor deri me tani kanë dëshmua gatishmëri për rrotacion politik në nivelet e partive relevante në proces të shtet bërjes dhe polit bërjes;

Detyrat në të ardhmen në proces?

Detyrat e shtëpisë të qeverisjes me prioritet janë anëtarësimi i Kosovës ne organizatën e Interpolit, UNESKO dhe formimi i ushtrisë përkatësisht transformimi kushtetues i FSK ne FAK, detyra këto te filluara nga qeveritë e mëparshme, liberalizimi I vizave, përfundimi i procesit te demarkimit përkatësisht definimi i identiteti territorial të vendit, për të cilat besoj se ka mjaft argumente që e mbështesin suksesin; ndërsa ne afatgjate anëtarësimi i Kosovës ne BE dhe ne NATO 
Pra, kemi të bëjmë me kushtet teknike të përmbushjes së këtyre detyrave, meqë 
kushtet e karakterit politik që për një kohë të gjatë ishin barriera kryesore e qeverive të kaluara, tanimë janë tejkaluara sepse kjo qeveri ka bërë lëshimet pritura si demarkacioni, asociacioni etj.
Nëse pyetem se a jam I kënaqur me arritjet dhe a është Kosova aty ku ka dëshiruar – Jo! Por, është e pranueshme kaq sa është arritur kur kihen parasysh sfidat dhe politikat destruktive në rajon dhe kundërshtarët;

Siguria në Kosovë?

Siguria në Kosovë duhet parë në dy aspekte atë të: 
1. Rendit kushtetues dhe sundimi I ligjit; 
Kosova si shtet është zhvilluar, ne një ambient sigurie shumë të ndjeshëm dhe te cenueshëm pas lufte. Ky senzitivitet ka filluar te kompaktësohet ne vitet në vazhdim pas lufte. Kuptohet se ne analizat e para të rreziqeve dhe kërcënimeve që e cenojnë sigurinë e Kosovës dhe qytetarëve të sajë që janë bërë pas lufte, ka qenë shumë e vështirë të identifikohen dhe kategorizohen ato dhe të përgatiten kapacitetet e nevojshme të mekanizmave institucional që do i luftonin. Kjo sfidë ka qenë tërësisht ireale të përballohej nga institucionet e përkohshme të Kosovës për shumë arsye të karakterit jo vetëm buxhetor por edhe politik, e me theks për mungesë profesionalizmi , dijeve dhe qasjeje interoperabile me faktorët determinues vendor dhe ndërkombëtar me theks ne rajon. Kjo ka ardhur edhe si rezultat i kufizimeve që kanë vënë dokumentet ndërkombëtare mbi te cilat është udhëhequr dhe krijuar infrastruktura institucionale e Kosovës.

Por trazirat e marsit, ka pasë një impakt pozitiv në avancimin e strategjive, doktrinave , teknikave, taktikave dhe politikave te sigurisë në vend;
Gjatë 19 viteve sigurinë e Kosovës e kanë cenuar segmente të krijuara edhe nga Serbia por edhe nga vende të ndryshme, që janë të identifikuara si terroriste , ekstremiste , ndaj të cilave as Kosova s’ka mundur të jetë imune. Por ana pozitive e kësaj është se pjesa dërmues e tyre janë subjekt të trajtimit penal juridik;
Tentativat provokative si “treni” vuri në sprovë gatishmërinë edhe doktrinat e veprimit të Policisë së Kosovës; parandalimi I disa sulmeve terroriste ne tentativë; provokimet nga e ashtuquajtura “zyra për Kosovën” etj. dhe veprimi institucional flasin për një stabilitetit të brendshëm të ReK;
Deri me sot kuptohet se sovraniteti I ReK, ka fusha të zeza ( si lëkura e leopardit) por kryesisht në lokalitetet e banuar me komunitet serb;
Këto fusha të zeza po zbardhen dita ditës , mu si rezultat I veprimit institucional e ligjor të institucioneve të ReK dhe të pjekur r profesional – shtrirja në territor.
Përballë rasteve sfiduese si gjuriçi, gylenistet, terroristët, me profesionalizëm u ruajt rendi kushtetues I vendit.
Natyra asimetrike e rreziqeve dhe kërcënimeve me të cilat po përballet bota dhe rajoni sot, karakteri transnacional i këtyre rreziqeve dhe kërcënimeve , imponon nevojën e krijimit të kapaciteteve specifike ndaj sfidave për mision.

2. Ndërtimit të Sistemim te Mbrojtjes dhje kapaciteteve ushtarake që e realizojnë atë;
Mbrojta e integritetit dhe sovraniteti është një parim konvencional kushtetues i çdo ushtri në botë. Prandaj kjo është përfshirë edhe në kushtetutën tonë. Ky mision duhet t’iu epët edhe kapaciteteve tona mbrojtëse , duke u transformuar njëhershëm me me misionin e forcës në proces.

Duhet theksuar se nga çlirimi i Kosovës, ky mision u ka takuar PUN në Kosovë apo KFOR, përmes dokumenteve ndërkombëtare dhe vendore si: rezoluta 1244, Pako e Ahtisarit; dhe Kushtetuta e Kosovës;

Por, cili është roli gjegjësisht arsyeja e krijimit të këtij sistemi dhe sa na e imponon nevojën e krijimit të FAK?
Ushtri është pasaporta identifikuese e një shteti! 
Koncepti dhe përgjegjësitë fushat e misionit dhe vet misioni konvencional i ushtrisë përkatësisht Forcave të armatosura të një shteti, e bëjnë ekzistimin e FAK një domosdoshmëri.

Konteksti politik në vorbullën e të cilit është përfshirë e drejta e Kosovës për të pasë kapacitetet e veta mbrojtëse ose jo , determinohet nga shumë faktorë që aq sa janë të brendshëm, organizativë e teknik të forcës, janë edhe të jashtëm dhe të karakterit politik dhe diplomatik, ne vend, rajon dhe në botë apo qendrat e vendimmarrjes. 
Ka një mori faktorë tregues dhe arritje të brendshëm apo të jashtëm që e përkrahin apo edhe që e pengojnë krijimi e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës përkatësisht FAK.

Ne keni marrë obligime si institucione , ndaj partnerëve tanë ndërkombëtare dhe duhet ti kryejmë detyrat tona për të bërë këtë transformimit;
Si pozicion politik në kontekst ndërkombëtarë na përshtatet shumë rruga përkatësisht hapat që ka ndjekë Gjermania pas LDB, në procesin e transformimit me limitime ne kapacitete dhe veprim. Pastaj ka filluar të krijoj kapacitete dhe te merr ingirenca hapa pas hapi. Kjo është një formulë që duhet të na shërbej si model I krijimit të kapaciteteve tona mbrojtëse në aspektin politik dhe taktik;

Çështja e transformimit dhe krijimit të FAK është agjendë shtetërore e Kosovës dhe nuk mund të pengohet;
Arsyeja e parë pse Kosova duhet me pas ushtri është shembulli i Zvicrës. Ajo ishte vendi me garancitë ndërkombëtare me te larta se kurrë nuk ka me qenë vendi qe do te pushtohej mirëpo nevojat e sigurisë e te stabilitetit shtetërore krijuan ushtrinë e tyre
Ndërsa a ka arsye Serbia qe fobinë e saj antishtetërore ta arsyetoj se shteti dhe ushtria e Kosovës paraqesin rrezik për Serbinë bien menjëherë po qe se analizohen marrëdhëniet ndërmjet shtetit grek she atij te Shqipërisë. Bota tashme është dëshmitare për supermacine ushtarake te Greqisë ndaj Shqipërisë dhe faktin se greket qe nga paslufta e mbajnë ne fuçi ligjin e luftës, mirëpo asnjëherë nuk ka guxuar ta sulmoje shtetin e vogël fqinjë.

Nëse ndryshimet kushtetuese përbejnë pengesës meqë nuk mund të bëhen pa votën e komunitetit serb të përfaqësuar në institucionet e Kosovës përkatësisht ne parlament, duhet të ndërtohet politika doktrinarë me te cilën do ti qasemi këtij problemi të brendshëm politik; arsyeshmëria e këtij akti duhet ti tejkaloj paragjykimet e motivuara politikisht nga komuniteti serb por jo vetëm por edhe shteti serb. 

Mos të harrojmë edhe një fakt. Edhe Serbia e ka Kosovën pjesë të preambulës së sajë , por në realitet a e ka de fakto?!
Iniciativa e Ministrit të FSK për një kampanje lobuese për përfitimin e mbështetjes ndërkombëtare për përkrahjen e procesit të transformimit të FSK në FAK, do të ndërtohet pikërisht mbi faktorët determinues që janë të karakterit historik, politik, dhe strategjik.

Aspekti historik 

Arma shqiptare historikisht ka qenë në shërbim të mbrojtjes së civilizimit. Këtë fakt e mbështesim në luftërat e ushtrisë shqiptare që me kohen e shtetit të Skënderbeut ku edhe daton historia e armës shqiptare.
Ishin dy ushtri të kohës që u vunë përballë ushtrive të perandorisë otomane , në mbrojtje të civilizimit.
E para ishte ushtria e mbretërisë austro hungareze qe iu vu në ballë mbrojtës së civilizimi t evropian ndaj dyndjeve dhe ambicieve pushtuese te perandorisë otomane të kohës;
E dyta ishte ushtria e Skënderbeut ajo qe u vu ne ballë të pengimit të ushtrive të perandorisë otomane duke penguar kështu kalimin në tokat e Italisë e tutje.
Pra historikisht ushtria shqiptare ka mbrojtur civilizimin dhe asnjëherë nuk është shquar për ushtri agresore apo të ketë bërë luftëra invadive.
Nga kjo rrjedhë e drejta për krijimin e ushtrisë së Kosovës;

Aspekti politik

Ushtritë jo të monitoruara nga politika apo siç quhet me teoritë e reja zhvillimore KCD, janë shndërruar në faktorë vrasës për vete e shtetin që nga Neroni e deri të Milloshevici, historia I njeh shumë ushtri të forta në botë port ë dala nga kontrolli politik janë kthyer në sëmundje auto imune vet shkatërruese për shtetin, siç, ushtria e Napolonit, Hitlerit, apo edhe junta ushtarake qe I njeh historia;
Asnjë ushtri nuk mund të ushtroj kontroll absolut të territorit të shteti të vet, nëse udhëhiqet politikë dhe diplomaci e gabuar; ( sa forca patën Milloshevici , Sadam; Asadi etj.)
Pra sa rrezik përbën një ushtri e fuqishme për një shtet qe bën politikë dhe diplomaci të gabuar duhet analizuar Ushtria e Hitlerit. Do të kishte një perandori austriake gjermane sikur të kishte një politikë të mençur e diplomaci.
Pra kur ushtria del jashtë kontrollit politik e diplomatik dhe kapaciteteve të veta atëherë e han shtetin;
Kjo analizë na thotë se FAK si program I ndërtimit për mes transformimit kushtetues, do të jetë një faktor I kontrolluar qe ofron e garanton paqen;
Nuk kemi ambicie të bëjmë gabime te të fortëve të historisë; prandaj shndërrimi ynë në FA, nënkupton ngritjen e kontrollit civil demokratik mbi këto forca;

Aspekti strategjik

Kjo forcë nuk paraqet kërcenim për rajonin përkundrazi paraqet stabilitet për arsye se historiku I FA të Kosovës flet për pothuaj 20 vite bashkëpunim intensiv me PUN përkatësisht NATO.
Menjëherë pas luftës ne patëm demobilizimin dhe përfundimin e misionit të UCK. Nga këtu pati një prerje dhe transformim në Trupat Mbrojtëse të Kosovës, kapacitete këto me mision të mbështetjes së Kosovës në fazën e rindërtimit dhe zhvillimit. Ky bashkëpunim dhe bashkëveprim tekniko profesional dhe operacional me PUN, bëri që shumë shpejtë TMK të bëj ngritjen e sajë në nivel profesional të sigurisë që na e sollën FSK;

Edhe avancimi profesional I FSK, ishte rezultat i një bashkëpunimi dhe asistence teknike profesionale të PUN dhe interoperabiliteti mbi marrëveshje e memorandume bashkëpunimi bilateral me vende mike dhe ushtri partnere në botë. Avancimi profesional i FSK dhe përmbushja e KPO për ofrimin e MUAC ( mbështetjes Ushtarake Autoriteteve Civile na shtynë drejtë FAK; 
Pra, kjo forcë aktualisht e ka tejkaluar misionin aktual kushtetues dhe duhet të mare përgjegjësi shtesë në fushën e mbrojtjes;
Pas këtij konkludimi, duhet të vihet në veprim mekanizmi i politikës dhe pritet veprimi kushtetues i Kuvendit të ReK.

- “KUVENDI I KOSOVËS DUHET TË MIRATOJ JO VETËM KALIMIN E FSK NË FAK POR, EDHE DELEGIMIN E KOMPETENCAVE NGA FUSHA E MBROJTJES NË NATO, PËRMES FAK”

Pra, transformimi me synimin e integrimit në NATO, krijohet një fakt garantues se FAK nuk përbën rrezik për paqen në rajon.
Një shembull me të cilin do ta ilustroja këtë fakt është se nëse Kroacia, Hungaria apo kushdo shtet I rajonit ka kapacitete buxhetore dhe tekniko ushtarake mund qe ta sulmoj Serbinë dhe ta marrë si territor. Por, është gjeopolitika rajonale dhe botërore e NATO që I garanton edhe kufijtë e Serbisë .

• Krijimi i Ushtrisë se Kosovës sekuencalisht roli i KFOR 
Me tu votuar në parlamentin e Kosovës , ndryshimet kushtetuese dhe formimit të FAK, me automatizëm Këshilli I Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duhet ta ndryshoj Rezolutën 1244. Ky ndryshim do të konsistojë në delegimin e kompetencave të KFOR në FAK dhe NATO;
Nga këtu pushon veprimtaria e KFOR dhe EULEX; 
Ajo që duhet bërë në aspektin politik-ushtarak është krijimi I kredencialeve që sa më shpejtë të pushojnë së ekzistuari Rezoluta 1244; 
Duhet zëvendësuar me një rezolutë që do ta njeh Kosovën si shtet me ingirenca të plota mbi territorin e sajë kushtetues përmes kapaciteteve të saja ushtarake. Fokusi I Kosovës në krijimin e kapaciteteve ushtarake janë dy komponentë taksore dhe ato ajrore;
Ajo që do ta ndihmonte Serbinë që të tejkaloj këtë paranojë mitike ndaj shqiptarëve dhe Kosovës është se Serbia duhet ti dalloj serbët në serb të Serbisë; serb të Kosovës; serb në Maqedoni; serb ne mal te zi, të lirohen nga logjika milosheviqiane se kudo qe ka një serb do të quhet serbi. Ka perënduar ajo kohë;
Ne si shqiptarë e kemi bërë këtë. Veç i identifikojmë shqiptaret e Shqipërisë, Kosovës, luginës, Maqedonisë, malësisë , Çamërisë, etj.

Obelisk I ushtarëve që kanë humbur jetën gjatë misionit në Kosovë
Ngritja e këtij memoriali është shenjë e mirënjohjes permanente ndaj KFOR për çdo punë që kanë kryer në kuadër të ruajtjes së sovranitetit të Kosovës; trajnimeve për forcën tonë dhe bashkëpunimin permanent dhe të ngushtë me FSK;
Është fakt se asnjë ushtarë I KFOR nuk është rrezikuar asnjëherë nga populli shqiptare dhe kjo është shtatorja më e madhe që kemi ndërtuar gjatë këtyre viteve;
Kuptohet se është në traditën tonë si dhe të gjitha civilizimeve që të përjetësohen në lapidarë lavdi e at që sakrifikuan për lirinë tonë; andaj do jenë përherë pjesë e lavdisë së historisë dhe lirës sonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat