Letrat e sinqerta të tiranses dhe gabimet e turjakasit

Opinione

Letrat e sinqerta të tiranses dhe gabimet e turjakasit

Nga: Sinan Kastrati Më: 17 qershor 2018 Në ora: 17:31
Sinan Kastrati

Nuk me ka ndodhur kurre qe nje burre qe flas dhe dua te rri e të kem …  te me thote qe me mire te mos takohemi. Mu duk …. Tmerr. (Sieri)

Dhe kështu mori fund saga në mes të tiranses dhe turjakasit nga një “dashuri” që nuk kishte mundur me qenë më e pastër, më e dlirë dhe më e mirë, në ftohje që as nuk flisnin më në telefon e as nuk is shkruanin letra, Sulo e Sieri. “

Këto tashmë i dinte edhe “Sanija”, tiransja e vogël por ajo asnjëherë dhe me askend nuk kishte bisedua për nënen e vetë. As ajo nuk kishte besur se kishte nënë e babë më të mirë se ajo e ai por nga letrat kuptoi se babai ishte fajtor e jo nëna.

Tiransja e vogël, pasi lexoi disa nga letrat, që pakëz më vonë do ti bëjë publike, nuk doli dy ditë nga dhoma. I dhimsej nëna që kishte vuajtur aq shumë. Thonte se ka marramendje e dhimbje koke. Qikat e rrinin te kryet por edhe e zonja e shtëpisë i kishte thënë Sanijës që ta thërrasin Hallën Nurë, gruan e Cufë Mllanaviqit e ti “fryn”, se ja hjek si me dorë. Ajo ngulte këmbë se ka të “shkelur” e ka “msysh”. Edhe Rexhep Demiri ishte “usta” për këtë punë e Mulla Alia i Maxharrës. Sanija vetëm dëgjonte e nuk fliste. Asaj i viente keq prej tyre dhe përveç heshtjes, asgjë tjetër nuk bënte.

Sanija shte e pashpresë dhe shumë e mërzitur me ato që mori vesh, që lexoj në letrat e “nënes” (?).

Ajo kishte ardhur me shpresë se diçka do të marrë vesh për “vëllain” e saj nga baba dhe për vetë babën por erdhi në Turjakë e mësoj për nënen për babnë e saj, për të “(pa)thënat” e të “(pa)bëmat” e tyre, për zënkat e tyre.

Sulo:- Sier, mire mengjesi! Si je? A je me mire? Une po te pres ty, kur te duash, flasim!

Shkaku im ti je e shqetesuar. Po mos te isha une, ti do te ishe shume mire. Shkaku im, ti po vuan dhe pushimet verore (e vjetore) me gocat tua, nuk do te jene ato qe i deshiron Sieri im.

Te dua!

Sieri: -Nuk jam e sigurte as per ty dhe sigurisht per pasoje ...as per vete. Por nje lloj apo dicka ka qene...si keto gjerat tani ...qe fillojne sot e mbarojne pasneser....!

Sulo: -Sier, nuk te harroj.

Sieri: -Po pse me duhet mua kjo???

Sulo: -Qe te mos me harrosh ti? Gabova?

Sieri: -Gabuam! … Duhet te sillemi mire gjithmone me njeri tjetrin...ti e di...Te dua edhe une! Duhet te jem ne paqe me ty, perhere. Gjithe jeten.

Sulo: -Por nuk po mundem te pajtohem, pse gjithe keto pengesa, dhimbje koke ... etj. Kemi pasur plot ditë të mira!

Sieri: -Por me shume ka patur dite te mira. Ashtu me eshte dukur!

Sulo: -Jam ulur ne nje  … dhe po pi nje kafe, ndersa, po mendoj ... eh, eh, kohe he kohe

Sieri: -Koha...si?? Apo koka?

Sulo: - Kisha dikur nje te dashur

 

 

Sieri: -Une prape ashtu mendoj per ty. Sulo, une te dua sac me do ti mua.

Mos thuaj ashtu ... Ne u morem vesh... Une dua te te mendoj ashtu njesoj. Ti je nje njeri shume i dashur per mua.! Sa i mire je.

Te dua!

Sulo: - Me tha: shiko! Nuk shikova dhe kur e shkrepi. Si per cudi. Edhe ajo ishte vietnameze. I thash: -Po ia dergoj Sierit (fotografinë).

 

Sieri: -Vietnamezet te duhen! Ato jane te bindura dhe te lemuara me floke qe ju ndrisin

 

Sulo:- Me nuk dua askend.

 

Sieri: -Po ato te kujtojne ate …

 

Sulo: -Pas teje, ti.

 

Sieri: -Pas meje do te duash prape. Ke nevoje per dashuri e emocione e tjere. Jeta vazhdon. Ti je burre i ri.

 

Sulo: -Ti je ”e keqe”.

 

Sieri: -Une jam e mire! Me beso nuk do te gjesh askend si une...por populli thote: ”Kush nuk ka pulen...ha sorren”.

Te puth!

 

Sulo: -Une nuk te kam lene ty, ti me ke lene mua

 

Sieri: - As une nuk te kam lene ty! Ti sugjerove per te miren time dhe tenden te mos komunikojme.

Une vetem nuk vija dot ne P … dhe nuk rri dot … nga 4 ore perdite se jam me …!

Por ti ishe i prekur por te erdhi per mbare ky vendim ... Ashtu mendoj. Po iki. Ke ti ndonje problem?

Te puth fort! Gjithmone!

 

Sulo: -Tash erdha ne … Hengra nje banane dhe nje kivi e tash po pije nje kafe me kakao. Ardian, jam ne ...

 

Sieri: -Po me shkruan mua apo Ardianit??? Mire dukesh fare: Frutat i hengre, foton e bere, kakaon po e pi. Per bukuri funksionon, pra me mire pa mua i perqendruar tek gjerat e tua...utilitare.

 

Sulo: -Letrave tua kurre nuk iu jam pergjgj sepse ...

 

Sieri: -Cilat letra...mos u pergjigj … Je ca aktor me duket.... shiko shendetin!

 

Sulo: -Sier, nuk di por me keq, nuk kam qene asnjehere.

 

Sieri: -Sulo, dukesh fare normal dhe asgje nuk ka ndodhur.

 

Sulo: -Mundohem mos me e humb ... por nuk jam ”Syla” i para dy diteve.

 

Sieri: -Po ti vendose me shpejtesi te mos shkruaje me.Ti ishe dakort per cdo gje! Ti ishe gati per ate qe te sugjerova une??? Cfare me thua???

 

Sulo: -Asgje.

 

Sieri: -Kenaqu! Je i lire! Mua akoma me ke dhe mund te besh cfare te te doje....

 

Sulo: -Nuk jam i zoti per asgje dhe nuk mund te beje asgje.

 

Sieri: -Sulo i dashur, mos u llasto! Kivi e banane ke ngrene, cokollate po! N… i bere, shoqe vietnameze ke! Cfare kerkon me shume nga jeta??? Vemendjen time e ke...nga gjithë ata burra qe njoh … ne jete, vetem ty te dua...

 

Sulo: -Asgje nuk kam. Nuk di as cka dua.

 

Sieri: -Ngopu bre burre! Asnjeri nuk i di se cfare do! Se po ta dinim mire, luftonim per ate qe do te donim!

 

Sulo: -Asgje. Sagë islandeze.

 

Sieri: -Akullnaje. Por llafe ishin...dhe ato i merr era...dhe jeta vazhdon... Besova. Sulo....cudi... sa keq flet! Te besova.

Ishte enderr, ishte mrekulli jashtetoksore. Une te kam ndjere deri ne brinje. Enderr me nje perfundim te frikshem. Mos fol ashtu se do te na vdesesh fare. Jam e merzitur sa ty

Nuk e di se cfare kam ne dore te bej. I kam syte e kuq. Kam pire vetem nje leng portokalli e nje kafe e nuk me hahet...jam e shtrire ne divan, ne zyre me syte nga tavani ...bosh.

 

Sulo: -Une jam ne kooridor. Disa të rinj e të reja jan ulur dy nga dy, tre nga tre e në grupe. Disa luajne ping-pong e nje qift ... perqafohen. Shtrengohen me nje tjetrin e një i ka hapur kembet. Mentori (Ulrika, mes. e sociologjisë) i thot: don me pjell?

Ndersa une jam nje shikues pasiv. Tash erdhi Ardiani

 

Sieri: -Te dua o njeri i prishur nga … te ka bere keq. Ti je i mire, te ka bere keq. Lexo: Mire.

 

Sulo: -As i prishur, nuk jam. Nuk e di kush jam dhe nuk di cka jam e cka (nuk) dua të jem.

 

Sieri: -Po ti nuk e di cka je e cka do, pra je njeri i paform...uar. Po ne do puthemi e do shtrengohemi ???

 

Sulo: -Me thuaj cka te duash!

 

Sieri: -Une do te te le rehat...mbas ketij muhabeti kuptova shume. Falenderoj edhe nje here …e mia! Ti je si cdo burre qe " peshkon " gra te lehta e zbavitese ne … Une nuk jam ajo.

Jam serioze edhe ne gjera aspak serioze si keto qe po bejme ne, edhe me keto jam serioze. Por shyqyr, kjo ish e para dhe e fundit e ketij lloji.

 

Sulo: -Kur ti thuash te gjithat, mos me shkruaj me! Me harro!

 

Sieri: -Tani je i harruar. A e bere? Ik!

 

Sulo: -Do iki dhe nuk do te takohemi.

 

Sieri: -Kurre! Ti ate deshe. Nuk te gjykoj per asgje. Doje te kaloje kohen tende bosh. As une, as do te merrem me. As gjykim e as gje nuk me besohet si mund te kete burra te ketij lloji qe duan te bejne …ne krevatin e tyre e ti ne tendin. Bobobobo. Tmerr.

 

Sulo: -Te lutem, mos! Mos me shkruaj! Degjoj … tua!

kush je ti që më shkruan? Te pyeta: kush je?

 

Sieri: Te kerkova te falur.

 

Sulo: -Edhe une te kerkoj falje por, nuk e besova qe je ti dhe nese je ti, nuk e besova qe me shkruan.

 

Sieri: -Me fal per foton...nuk e dija qe ishte e ... . Doja te ja dergoja motres se edhe asaj i fillon emri me ”S”, si Sulo dhe me dole ti dhe e shtypa per force zakoni Me fal!

Ishte totalisht aksident por nderkohe lexova letren e fundit. Mu duk keq. Me P. per ”Petritin” dhe gjera te tjera. Byrek me …e tjere. Nuk e di se cfare te kam bere ty.

Me vjen keq per cdo gje te keqe qe ndodhi...nuk e di se cfare me shtype ti ne mendjen time qe me doli tere ai inat qe ti nuk doje te me takoje. Gabim i madh.

Une jam me e madhe nga cdo permase se aq kam shume te mira ne mendje e zemer e kudo  Ishte gabim por nuk shlyhet dot e as nuk kam fuqi qe mendoj per gjera kaq siperfaqesore.

Sa cfare ishte kjo lidhje. Me vjen keq shume ...aq shume sa nje dite do e krahasosh me nje grua tjeter dhe do me kuptosh se cila isha une ...ne te vertete.

Uroj te jesh mire!

 

Sulo: -Sier, tash po besoj se je ti. Nese deshiron, une ti dergoj letrat tua qe mi ke shkruajt dje. Me ke quajt, cdo gje por jo njeri. Nese deshiron me u sqarua edhe njehere, me thirr neser, aferisht ne oren 10:00, nese nuk don, mos me shqeteso te lutem. Me lere ne hallet e mia!

Ti me shkruajte dhe ike, e mua nuk me degjove. Te pyeta: - A deshirion ti dergoj letrat qe mi ke shkruajt? Do te bindesh vete: Nuk do mundesh ta gjesh asnje fjale fyese e as ofendim dhe e dyeta: Nese deshiron, flasim neser.

 

Sieri: -Letrat ti i kishe botuar, nuk mi dergove me pare mua dhe në to ke elemente biografike

Si ”P”, per Petritin, do te me vine…  e byrek me … e tjere

Gjithsesi, per shpjegim, kishe shkruajtur për jetën time. Si mund ti besh keto ???

Njeriu te beson. Une te besova dhe ti i nxjerr te gjitha dhe pastaj fyhesh, e thua ti. Qe besova, per mua. Cfare te bera une per te mos besuar tek une????

Prandaj me duket vetja shume e lehte me ty. Te tregova jeten time qe ti e shkruan neper gazeta… Nuk e di. Mos shkruaj me asgje te bazuar ne keto qe te them une! Shkruaj ato qe me thua ti: -të dua, te ...n e tjere.

Po te le rehat ...por duhet te kuptosh qe " tradhetia" ishte nga ty e jo nga une. Ti e kishe marre me te lehte e ne siperfaqe se nuk beson as veten tende.

Une te kam thene cdo fjale ashtu sic e kam menduar, cdo fjale Sulo.

Sulo: -Sier, a don me bisedua neser? Une mund ti permirsoj gabimet. Nese nuk deshiron me bisedua, athere nuk te kuptoj pse ke hyre, gjoja pa ”qellim” e me ke dergua foto?

Sieri: -Hyra pa qellim...te thashe qe mendova qe ti nuk ishe dhe shtypa germen ”S” per te derguar fotot motres sime se mendova qe ti ishe ”i bllokuar”. Nuk te provokoj.

Sulo: -Te pyeta: A deshir. me bisedua ...?

Sieri: -As mos e mendo qe te provokoj e nuk te le rehat. Duhet te bindesh per kete, nuk jam une ashtu.

Sulo: -Don apo nuk don me bisedua?

Sieri: -Pse eshte puna ime? Cfare pune? Une dua te bisedoj nqse ti do te bisedosh

Nqse ti mendon qe une une e ti nuk do se kjo me takon mua, e ke gabim.

Sulo: -Oj zonje une dua, por a flasim pa kushte.

Sieri: -Po cfare kushtesh mor njeri? Respekto ato qe te kam thene! Mbaji per vete. Po jane per ty vetem, e tjerat shkruaji ato, pa emra e pa tradheti!

Sulo: -Sier, po te lus: a don me bisedua a jo?

Sieri: -Une dua te bisedoj si dy njerez te qyteteruar pa fjale fyese dhe pa fjale te pista, normale, qytetare sic duhet.

Sulo: -Sier, une jam ai qe kam qene. Flasim neser.

Sieri: -Po nuk kam numrin tend, me ka humbur. Ti duhet te degjosh me kujdes mua sidomos!

Sulo: -Nuk te kuptova, pse te degjoj ty me kujdes?

Sieri: -Edhe mua me pelqen …  (kenga) eshte e bukur dhe e thjeshte. Sot e kam lene punen e nuk flasim dot. Do te jem me grupin e familjes. Te uroj nje dite te mbare! Po te shtoj ne … .

Sulo: -Nese don ta dergoj nje kopje nga letrat edhe ty.

Sieri: -Jo, i di permendesh se i kam thene vete dhe ty te kam degjuar me vemendje

Sulo: -Tash, nese don, flasim. Jam ne banese. Nuk ke vajtur ne pune?

Sieri: -Ta shpjegova me lart. Flasim nje dite tjeter.

Sulo: -Por, nuk di, cka po don ... tjeter perpos mos me ta permend emrin? Une emrin ”Sier”, nuk mund ta heqi sepse eshte ne 11 vazhdine por te tjeret e as emrin e ”Petritit” nuk kam me e nxene ne goje. Une shkaku yt, kam ardhur ne … dhe e kam rezervua kohen per ty.

A deshiron ti dergoj nje kopje?

Sieri: -Por jo mor njeri për emrin tim rame dakort. Lere emrin tim ashtu, Sier por jo gjera te tjera: - qe kam dy vajza e tri vajza dhe më shumë …. qe P, per Petriti apo jetën time. Keto mos i bej! Mos u nxito!

Sulo: -Te lutem, po deshe dhe po munde, flasim, por jo neser.

Sieri: -Sot jam me keto…!

Sulo: Po ti dergoj bisedat (letrat) vetem nga e henja kur ta dergova nje foto te tri kolegeve.

Sieri: -Une bisedat e botuara i di, mos mi dergo, te lutem!

Sulo: -Jo, jo ato nuk i kam publika.

Sieri: -Ok!

Sulo: -Ndersa une kam me shkruajt, se pakut edhe pese (5) e ndoshta edhe nente (9) vazhdime. Përvec Sierit, emër tjetër nuk do të ketë dhe Sierin do ta përshkruaj, unë qysh e njoh që nga e henja. Te gjitha fyerjet qe mi ke thene, kam me i shkruajt” Ti me ke thene ... , nese flasim të tregoj e nese, jo une nuk te shkruaj e as nuk te pyeti per asgje!

Sieri: -Ok! Mos me kerceno kot mua! Ne do te flasim. Ne do te jemi miq. Nqse ti je nje burre normal dhe une besoj se je, une te siguroj qe jam shume normale dhe me dinjitet. Une te besoj dhe ti duhet te me besosh cdo fjale qe them e shkruaj, eshte ashtu.

Sulo: -Jo, ti nuk me beson dhe une nuk te besoj ty, pas gjithe atyre sharjeve qe mi ke bere.

Sieri: -Ok! Atehere cfare kerkon? Une ika dhe ti me … !

Sulo: -Asgje. Mendova se po flasim por ti nuk po mundesh dhe, keshtu do te mbetet, deri sa te flasim. Ti me ke vrare mua!

Sieri: -Te kam vrare? Une te thashe ato te verteta qe kane ndodhur mes nesh.

Sulo: -Po, ti me ke vrare. Une jam i plagosur por kam mbetur, rastesisht i gjalle.

Sieri: -Sulo, duhet te kthehesh ne normalitet. Flasim kur te kem mundesi.

Sulo: -A me beson se te m … dhe dje, te m …, as pijanecet ”profesioniste” nuk kane ecur si une.

Sieri: -Te gjithe vuajme ne menyren tone.

Sulo: -Nuk dija ku shkoja e as cka beja. Isha krejt i hutuar. Me quajte ”prevers”, i panjeri, .... qe kerkon s.... qe nuk me njeh, qe flas me shume gra ... etj. Dy fjale te renda, ti kam thene edhe une dhe me vie keq prandaj të kërkova kerkova falje.

Sieri: - Nuk me ka ndodhur kurre qe nje burre qe flas dhe dua te rri e të kem …  te me thote qe me mire te mos takohemi. Mu duk …. Tmerr.

Sulo: - TE FALI, por nese me te vertete e ke seriozisht, e thuash te verteten.

Sieri: -Une nuk jam ndonje grua plastike dhe nuk do te te lutem te me falesh!

Sulo: -Athere, nese ti duadh une e nderprej dhe nuk shkruaj me as per Sierin.

Sieri: -Ti bej si ta ndjehsh! Ti je nje njeri qe te mundon. Nuk e kuptoj pse ben keto? Cfare te ka ndodhur? Ti ishe normal. Tani ben si … Ok? Perpiqu te me kuptosh. Ti nuk deshe te me takosh mua, ku eshte marrezia ketu? Ti nuk deshe. Ika.

Sulo: -Sier, une desha dhe une ... por nuk me kuptove ti.

Sieri: -Do te flasim, une jam po ajo, nje grua, ajo që ti e njeh, e dashura dhe e bukura, siq më thoje ti, dikur.

Sulo: - Sier, ne biseduam ”tema te vjetra”. Une nuk degjova asgje te re. Nese nuk takohemi, athere nuk ia vlen qe te mbetemi ”miq” ne …. U pa edhe sot se ti nuk me beson mua e as une nuk te besoj ty perndryshe kishe me pas ”deshire” me u takua, diku ne tokat shqiptare ose ne nje vend ”tjeter neutral”.

E deri sa nuk me beson, mire bere qe the: - nuk dua te takohemi. Une mendoj se ti nuk me ke besuar asnjehere.

Pra, pajtohem me ty: Nuk do te takohemi ne asnje qytet dhe asnjehere. Nuk dua as te bisedojme me!

Nuk dua te bisedoj e as te takohem me ty se nuk te besoj. Nuk di pse bisedova me ty. Ky ishte gabimi i radhes nga ana ime. Per mua, ti nuk je me njeri qe me asgje nuk duhet besuar, je e padeshirueshme.

Une deshiroj qe te harroj dhe deshira tjeter edhe me e madhe kishte me qene: Mos me te pas njohur fare. Ti je e pabese per mua. Fotoja jote me t’meron.…

Sieri: -Mos me hiq me!

Sulo: --Jo, nuk te largoj me! Nuk isha mire, tri ditet e fundit, kur ti me ... .

Sieri: -Sulo! Uroj te jesh me mire sot. Dje kur lexova ate letren tende te fundit per tradhetine time dhe pastaj ato qe kishe shkruar per foton time e tmerrin, u ndjeva keq. Qava dhe u ndjeva shume, shume keq

Nuk me ka ndodhur kurre qe nje njeri te me shkruaje e te me urreje aq shume por e kaperceva.

Duhej. E vetmja gje e mire ishte qe u dobesova, isha 1 kg me pak.

Sulo: -E di, jam ngutur por isha shume keq, sepse te kam besua dhe te kam dashurua. Unë jam sjellur keq me ty e jo ti. Ti je nje grua e sjellshme.

Sieri: -Uroj nje dite te mire per ty. Une te besoj dhe te dua akoma por ti je shume inatcor dhe kam frike. Duhet te kuptosh qe une jam normale, nuk te akuzoj per asgje dhe nuk ndryshoj brenda dites se ti nuk je Mbret. Une vullnetarisht te desha Ty. Akoma merzitem dhe ndjej …

Sulo: -Nuk jam mbret as me i miri.

Sieri: -Jo, more as une nuk jam me e keqja

Sulo: -Nuk je e keqe, une jam nxitua. Shpresoj te kesh nje dite te bukur dhe te gezosh me familjen!

Sieri: -Jo, duhet te ishte e bukur, vetem e bukur eshte kjo e jona. Po iki. Jam akoma me nerva te tronditura.

Te perqafoj!

Sulo: -Nga besimi e dashuria qe kisha, e humba ... u ndeva keq dhe ndodhi ajo qe ndodhi. Mundohem me i harrua, te gjithat.

Shkrimin e fundit, e kam shkruajt pas asaj mosmarreveshje dhe zenkes qe ndodhi.

Sieri: -E di por ishte shume e mbushur me tradheti dhe e rende por une e kalova me te keqen

Dje me helmoi. Sot po perpiqem te jem me familjen.

Sulo: -Ato jane te shkuara por ti ishe e privilegjuar, ishe cdo gje per mua. Per fotografine tende: -Eshte e vertete se kur te shoh, nuk ndihem mire, por nuk te urrej.

Sieri: -Nuk dua te me urresh se kjo me duket e eger nga ana tende dhe e pamerituar.

Sulo: Nuk te urrej por nuk mundem me qene ”neutral” me ty.

Sieri: -Une nuk dua te jesh neutral por jo i mbushur me ndjenja qe te gerryejne ty dhe me cmendin mua. Bej si ta ndjesh ti me mire! Une e di qe udhetimi yt atje nuk do te kish lidhje me mua gjithsesi

Jeto jeten tende dhe perpiqu te kuptosh veten e pastaj i kupton shume mire edhe te tjeret.

Une jam po ajo.

Sulo: -Me mbetet merak qe nuk munda me te tregua, vetem kush jam une.

Sieri: -Nuk do te thote qe une nuk kuptoj edhe vetem nga keto qe ndodhen mes nesh ...me te mirat e te keqijat ...kuptoj shume mire...fjalet jane fukarrallek...veprat masin njeriun.

Te uroj mbaresi me gjithe zemer!

Sulo: -Sier, une kam humbur dhe po humbi shume kohe me ty. Po mos te kisha pasur ty, kisha punua me shume dhe e kisha ndier vehten me mire. Mos keqkupto!

Prandaj kerkoj edhe nga ti, ta thuash mendimin tend: -A do te ishte me mire qe te ... nuk e di …ti nderprejme keto letra e biseda? Nuk kam me deshire te bisedoj. Pra, te ndahemi miqesisht

Nuk po kerkoj fajtor por besoj eshte teprua me keto letra. Une nuk besoj se do te behet ashtu qysh ishte, pra te mos jemi me as miq.

Nuk i besoj me asnje ... e me se pakut nga ... . Por deri sa ti lexon letrat e te me pergjighesh, do te pres. Ta dijsh dhe te me besosh: -Nuk ndiej kurrgje per ty e as nuk kam ato ndjenja qe kisha per ty, dikur. Nuk te dashuroj. Pres nga ti pergjigje, te arsyeshme! Tjeter nuk kam. Por mos harro: Është gabimi im.

Sieri: -Ok! Bej cfare te duash

Tani as une nuk ndjej asgje por nuk do e shkruaja kete si te vertete timen. Eshte nje pergjigje per kete qe shkruan ti. Zere se nuk je me fare, askund

Nuk me besohet asgje. Jam si ne nje enderr te keqe. Si ka mundesi? Kush je ti??? Cfare shkruan ashtu per mua mor mjeran ... Si mund te shkruash ti per mua me ate gjuhe …?

Une  ..? Une e …?

Te kam mallkuar nga zemra

Une miqesisht kaloj me cdo frymor vetem me ty se je i shpelles dhe une prape dua te te kem mik. Aq e pasur jam ne shpirt sa keq per ty, paske shume pakenaqesi nga jeta dhe qenke pa shpirt. Te flasesh per mua me ate gjuhe te ulet ???? Pa asnje baze e asnje fakt. Tmerr. Asnjehere nuk u solla keq. Me vjen per te vjelle nga ato qe shkruan. Hajde ne vete!

Ishin fjalët plotë mllef dhe me të drejtë të tiranses.
 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat