Disa pyetje intervistës së Ali Ahmetit

Opinione

Disa pyetje intervistës së Ali Ahmetit

Nga: Sulejman Mehazi Më: 17 qershor 2018 Në ora: 15:23
Sulejman Mehazi

I nderuar kryetar i BDI-së, i partisë më të madhe shqiptare në Maqedoni, Ali Ahmeti, prej gjithë asaj që dëgjuam e lexuam gjatë intervistës suaj në TV T7, shohim se maqedonasve ju jepni shumë  elozhe politike për shkak marrëveshjes  të Zaevit me kryeministrin e Greqisë, Aleksis Cipras, për ndërrimin e emrit të Maqedonisë, duke ju thënë: 

“Me zgjidhjen e çështjes së emrit, nuk humbin asgjë bashkëqytetarët e mi maqedonas, përkundrazi fitorja e madhe do të jetë për këta sepse u njihet shteti, u njihet identiteti, nacionaliteti,"  kurse në anën tjetër sa minimizuese janë fjalët e tua për shqiptarët, vetëm kaq:  "fiton komuniteti shqiptar".

I nderuar kryetar i BDI-së, Ali Ahmeti, kryetar i fitoreve të njëpasënjëshme zgjedhore që nga 2002 e deri më sot, para se t'ju bëjmë disa pyetje jo tendencioze, por shumë të logjikshme e të realtë, pikësëpari, shqiptarët tuaj në Maqedoni s'janë "komunitet"  siç thoni ju, por  popull njësoj sikurse maqedonasit.

I nderuar Kryetar i BDI-së, fillojmë me pyetjet:

- A me të vërtetë shtetit tuaj, Maqedonisë i ndryshohet emri?

Jo i nderuar Ali, emri Maqedoni dhe Republikë mbetet, por vetëm ia vënë shtojcën(ndajshtimin) Severna, këtu pajtohemi me intervistën tuaj se me të vërtetë maqedonasit s'humbin kurrgjë.

-Po shqiptarët a fitojnë gjë me këtë marrëveshje greke-maqedone?, asgjë. 

Ndryshimi i emrit automatikisht  ndryshon dhe kushtetutën e kësaj republike, me ndryshimin e kushtetutës a do ndryshojë dhe stema, flamuri dhe himni: "Denes nad Makedonija se ragja"?, me siguri jo. 

E nëse nuk bëhen këto ndryshime kushtetuese, çfarë fitojnë atêherë shqiptarët? Kurrgjë se kurgjë.

I nderuar Ali Ahmeti, kujdes ju lutemi, kësij marrëveshjesh vijnë njëherë në 100 vjet, kushtetuta nuk ndërrohet kollaj, nëse ndërrohet kushtetuta e kësaj republike, atëherë mos e leni pa mos futur dhe elementet nacionale shqiptare në këtë mburojë kushtetuese, për ndryshe do mbarroheni e do turproheni para kësaj popullate, e jo "komuniteti" si thoni ju.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat