Dëshmia kryesore që ju gënjeni është pasuria e juaj...!

Opinione

Dëshmia kryesore që ju gënjeni është pasuria e juaj...!

Nga: Shefqet Avdimetaj Më: 16 qershor 2018 Në ora: 21:19
Shefqet Avdimetaj

Politikanët tanë më së miri e kan argumentuar për të keq ,atë që thoshte babai i politikës reale Makiavelli se"Qëllimi justifikion mjetin- La fine giustificia i mezzi"

Makiavelli kishte arritur në një konkludim se gjërat e mëdha arrihen me dinakëri dhe me forcë.

Por unë mendoj se këta e kan keqëkuptuar kët,ngase Makiavelli në veprën e tij  "Princi",e arsyetonte Princin, se për të ruajtur shtetin, ai mund të jetë një mashtrues,i pa besë,gënjështarë i pamëshirshëm dhe thjeshtë c`njerëzor...!Ndërsa në të kundëtrën Princi duhej të ishte shembull pë të tjerët, i drejtë,i sinqertë dhe besnik.

Shumica e politikanëve tanë vepruan dhe ende po veprojnë, me bekimin tonë, që më gënjeshtra,mashtrime, dhe shantazhime të fundosin Kosovën tonë, në një humnerë, që edhe gjenëratat e ardhëshme do të kenë probleme për ta nxjerrur nga aty.

Shumë "komandantë","udhëheqës politik" dhe ata që"luftuan" nga distanca, pikërisht nga hoteli Rogner dhe Rrota e kuqe kishin përgaditur një plan të "mirë"gjërsa jetonin si klientë te zyrave sociale në vende të ndryshme të Europës, se si do të pasuroheshin para dhe pas luftës.

Ata kishin kohë, ngase nuk punonin,por jetonin në kurrizë të tjerëve, ishin dhe mbetën parazit...!. Nga këtu, ata "fituan" fatëkeqësisht nje eksperiencë se si të keqëpërdoret sistemi shoqërorë,si të gënjehët ,jetohet,fitohet dhe pasurohet pa u djerësitur.

Para luftës u pasuruan me paratë e mbledhura nga diaspora, që kryesisht u derdhën në dy fonde. Në atë"Vendlinja Thërret" dhe Fondi i 3%.

U mbledhën shuma marramendëse dhe u keqëpërdoren nga hajdutët që fatëkeqësisht disa prej tyre janë në vende udhëheqëse të shtetit.

Kurrë, askush nuk dha, dhe si duket nuk e kan ndërmend të japin përgjegjësi!?

Pas luftës natyrisht që të njejtin mbetën gjallë,nuk u vranë ngase "luftuan" nga distanca...! Filluan që ta zbatonin planin e përpiluar nëper metropolet e Europës.

Vranë,shantazhuan dhe frikësuan shum aktivistë dhe personalitete të dëshmuara që dhan qdo gjë për të mirën e vendin të tyre.

Krijuan pasuri milionëshe në vendin më të vafër në Europë. Shiten fabrikat,uzinat,kooperativat bujqësore dhe e varfëruan edhe më shum Kosovën, se sa që ishte.

Dhe ajo që është edhe më paradoksale, shumicen e ketyre tenderëve i fituan të afërmit,familjarët ose miqtë e politikanëve.

Ka raste kur një ari tokë është shitur për 14,5 euro...O tempora o mores...!

Uzurpuan pasuri shoqëre pas luftës, dhe ende i mbajnë te uzurpuara ,edhe tani kur pretendojnë që te udhëheqin me Kosovën edhe për katër vite!

A janë këta të q`mendur apo ne si popull jemi  servil, frigacak apo të sëmurë?

Nganjëherë mendojë që Kosova është një ndër firmat më të mëdha private në Europë,herën tjetër mendoj që Kosova është spitali më i madhë në Europë, me dy milion pacientë dhe frigacakë, në të kundërtën nuk do të lejonim që këta njerëz-matrapazë të luajnë me neve dhe vendin tonë.

Duhet të jemi të guximshëm dhe të mos heshtim për gjërat që kan rëndësi për popullin dhe për shtetin.

"Jetët tona fillojnë të marrin fund,ditën kur fillojmë të heshtim për gjërat që kanë rëndësit"thoshte M.L.King jr

Shumë politikanët tanë me veprimet e tyre treguan dhe po tregojnë mungesë totale të moralit dhe etikës.

Dhe deshtëm apo jo, duhet të pranojmë që Kosova është në një krizë të thellë morale dhe mu për kët duhet që të angazhohemi të gjithë së bashku, më të gjitha forcat pozitive që posedojmë, intelektuale dhe njerëzore për një jetë më dinjitoze. Kjo bëhet për ndryshimeve, ka ardhur koha e ndryshimeve...!

Gjërsa Sokrati thoshte që "Dëshmia ime kryesore që flasë të vërtetën është varfëria ime", unë mendojë që dëshmia kryesore që politikanët tanë gënjejnë, është pasuria e tyre.

Me rrespekt:

Shefqet Avdimetaj

Drammen 16.06.2018

Norvegji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat