Si të luftohet vetmia?

Opinione

Si të luftohet vetmia?

Nga: Jakup Azemi Më: 15 qershor 2018 Në ora: 11:59
Jakup Azemi

Në përpjekje për të lehtësue vetminë e cila i ka kaplue një numër shumë të madh kryesisisht të moshuarish qeveria në Britani të Madhe, qeveria e saj ka emërue për herë të parë në historinë e ekzekutivit te saj por edhe në tërë botën, një Ministre për Vetminë (Minister of Loneliness). A mundë të përfitohet nga ky model edhe nga vendet tjera, përfshirë edhe vendin tone?

Fenomeni i vetmise është një “epidemi”, siq e kan quajtur ekspertët, në rritje në Britani të Madhe tashmë për shumë vite, por së voni shifrat janë rritur në përmasa alarmante, duke arritë deri në 9 milion njerëz të moshave të ndryshme, por kryesisht të moshuar të cilët jetojnë në vetmi dhe të rinjë. Ky fenomen e ka shtyrë qeverinë e këtij vendi të ndërmarr masa duke emëruar një ministër të vetmisë. Anëtarja e Parlamentit të BM Tracey Crouch tashmë është emërue ministre. Nuk është ende e ditur se si në realitet do të trajtohet ky problem, por vlerësimet financiare qojn në shifra në mbi 3 miliarde sterlina për këtë destinacion.

Ndër faktorët kryesor të vetmisë citohet të ketë thënë pë gazetë Times, ministrja Crouch, janë divorcet dhe shkatërrimet e familjeve, edhe pse edhe faktorë tjerë gjithësesi janë prezent.

Zyra Britanike për Statistikë Kombëtare (U.K.’s Office for National Statistics) kishte konkluduuar se të rinjët e moshave midis 16 deri 24 kanë rapportuar se ndjehen më të vetmuar madje edhe se të  pensinuarit e moshave midis 65 deri në 74. Zhvillimi teknologjik, si për shembull interneti, janë parë si burim i izolimit të të rinjëve, ndonëse në një mënyrë “ky zhvillim teknologjik mundë edhe të ju ndihmoj të moshuarve të i mabjnë lidhjet me familje”, thot Ministrja Crouch.

Por, një ndër shkaqet themelore të vetmisë, citohet të jet zhbërja e nukleusit familjar, gjë është edhe karaketeristikë e shoqerive të zhvilluara. SHB-t dhe Japonia gjithësesi hyjnë në mesin e vendeve me numër të lartë nejerëzish në vetmi, ndonëse SHBA-t në disa shtete sikur Florida, kanë filluar ta trajtojnë këtë fenomen në mënyrë konkrete duke ndërtue fshatra dhe  komunitete specifike të goditura nga vetmia. Britania do të mësoj nga këto praktika thot ministrja Crouch.

Emrimi i një posti të tillë në nivel të misnitrit në qeverinë Britanike, stimuloi këtë artikull me qëllim të venjes së Kosovës në këtë kontekst. Natyrisht, fenimeni i vetmisë është karakteristik edhe në vendet tjera si dhe ato më pak të zhvillueme, në veçanti në shtetet si Serbia për shembull, ku nataliteti është i vogël, dhe një numër i madh, sidomos pleqësh, jetojnë të vetmuar.

Në një vështrim të gjendjes në Kosovë, vihet re se edhe këtu fenomeni i vetmisë ka filluar të merr përmasa të mëdha, megjithëse nuk mundë të flitet për shifra meqenëse (me aq sa jam në dijeni) nuk ekzistojnë statistika apo ndonjë studim për këtë fenomen. Shoqëria kosovare edhe pse deri vonë është karakterizue me një nukleus të fortë familjar, si dhe karakteristika të veçanta kulturore dhe sociale, zhvillimet post-komuniste, zhvillimi demokratik i pas-luftës, në një formë (pthuajse) paradoksale, kanë ndikue në rritjen e ketij fenomeni edhe ketu. Natyrisht, si në gjithë botën, zhvillimi teknologjik – interneti, është futë në funksion me ritëm shumë të shpejtë edhe në Kosovë dhe është bërë pjesë e stilit të jetës së të rinjeve me të gjitha anët pozitive, por edhe ato negative.

Por ndoshta arsyet themelore të vetmisë në Kosovë mbase duhet kërkue tek trendi i pavarësise individuale e të rinjëve dhe dëshira për të jetuar “secili në vete”, duke vendosë kështu në pozita vulnerable një numër të moshuarve. Shoqëria kosovare e pas luftës, po ashtu ka shënue rritje të numrit të divorceve, gjë që domosdoshmërisht, sipas modelit të studimeve në Britani dhe gjetiu, do të kenë shtue edhe fenomenin e vetmisë sikurse në vendet e zhvillueme.

Emigrimi i nje numri të madh i të rinjëve në perëndim, pa dyshim ka ndikuar dukshëm në rritjen e këtij fenomeni në Kosove dhe Shqipëri. Të dyja vendet kanë një mërgatë të madhe të të rinjëve e cila do të i ketë ekspozue një numër të madh prindërish të cilët me kohë do të moshohen dhe potencialisht mundë të ju impohohet jeta në vetmi.

Duhet të shpresojmë që shoqëria kosovare do të filloj të sensibilizohet rreth këtij fenomeni dhe të kultivohet një fryme komunitare dhe e solidaritetit e cila është një virtyt kombëtar, por fatkeqësisht në masë të madhe e fjetun për momentin. Ndërkaq, në planin e politikave qeveritare duhet të veprohet në dy drejtime themelore: në njërin, duke ofrue polika zhvillimore dhe punësimi për të rinjët të cilët do të kishin më pak nevojë për të humbë kohë në rrjete sociale, ndërsa në një plan tjetër, duke nxitur ndryshimin e trajtimit të  strehimit të moshuarve dhe duke investee në ndërtimin e shtëpive të reja e moderne për të moshuarit. Vendi ka nevojë urgjente për një qasje të re kulturore ndaj kësaj qështjeje. Dhe këtu gjithësesi nevojitet një rol udhëheqës qeveritar, për tu marrë me fenomenin e vetmisë dhe rrethanat specifike që e shoqërojnë atë në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat