Kufijtë moralë të kritikës dhe refleksionit

Opinione

Kufijtë moralë të kritikës dhe refleksionit

Nga: Prof. Asoc. Dr. Enver Bytyçi Më: 14 qershor 2018 Në ora: 09:45
Prof. Asoc. Dr. Enver Bytyçi

Morali ka qenë dhe mbetet gjithnjë një cceshtje e kontestueshme. Ndërkaq kritika e moralit bazohet gjithnjë në skepticizmin bazik për zhvillimet në një hapësirë dhe kohë të caktuar. Të kontestueshëm janë gjithashtu përmbajtja, arësyetimet dhe kufijtë e moralit brenda një filozofie të caktuar. 

Por një gjë mbetet e pandryshueshme. Eshtë vështirë të kontestohet kritika e moralit në kushtet e ndikimeve të një praktike të caktuar në jetën e përditshme. Ndryshimi është te akcpetimi i kritikës, te pranimi. Nëse dikush ndjehet përgjegjës, për të mos thënë fajtor për diccka, atëherë ai ose vetëktikohet e vetëkorrigjohet, ose e pranon kritikën si një instrument të moralit të kohës. Nëse dikush ndjen përgjegjësi për funksionin dhe detyrën që ka, atëherë ai bëhet i vetëdijshëm për reflektimin ndaj kritikës. Morali i kritikës është i lidhur me normat morale që respektohen në rrethanë e kohë të caktuar. 

Dhe kritika është gjithnjë e moralshme nëse bazohet në fakte, argumente, statistika. Atë e përforcon edhe më shumë përdorimi i metodës krahasuese. Kritika si moral ka objekt kritikuesin dhe të kritikuarin. Ai që kritikon ka detyrë të sjellë argumentin dhe të dhënën e caktuar, ai që pret kritikën moralisht obligohet të reflektojë, të argumentojë gjithashtu dhe të japë zgjidhje. Nëse dikush psh kritikon gjendjen në të cilën ndodhet elita akademike, atëherë ai dikushi duhet të sjellë në vëmendje normativat krahasuese të kësaj gjendjeje me vendet përrreth. 

Dhe duke e konkretizuar këtë temë më duhet të them se akademikët në Shqipëri janë elita më e përbuzur e rajonit dhe e Europës. Në shoqëritë demokratike respekti matet me shpërblimin e produktit. Por akademikët e Shqipërisë shpërblehen 2.5 herë më pak se akademikët e Kosovës. Një asistent i profesorit në universitetet publike të Kosovës paguhet 200-300 euro më shumë se një profesor në universitetet publike të Shqipërisë. Një dekan fakulteti në Kosovë ka një buxhet mujor të caktuar shtesë, sa një të kartën e rrogës së tij, për shpenzime administrative të përcaktuar me ligj, me qëllim kryerjen e obligimeve zyrtare. Një profesor në Kosovë merr një pagë de facto prej 1500 deri 2000 euro në muaj, ndërkohë që rrogat e profesorëve në Shqipëri shkojnë nga 600-700 euro në muaj (neto).

Ndërkaq në Shqipëri sapo është vënë në jetë një ligj i ri për arsimin, ndërkohë që ky ligj nuk shoqërohet me një faturë financiare. Reforma në arsim ka për objekt angazhimin maksimal të akademikëve, por jo edehe shpërblimin e tyre. Këta dhe të tjerë shembuj janë të mjaftueshëm për të bërë kritikën e punës së një ministrie ose të qeverisë. Dhe në këtë rast kritika është krejt konstruktive, jo nihiliste dhe e ndershme.

Por përtej receptorit reagimi është me doza arrogance. Në vend të reflektimit autoritetet fillojnë e bëjnë përgjegjëse për këtë situatë fallsifikimin e gradave dhe titujve shkencorë, punën jo të përgjegjshme në universitete dhe e kalojnë përgjegjësinë te rektorët, rektoratet ose senatet akademike. Në vend të përgjegjësisë këto autoritete në përgjigje të kritikës fillojnë dhe kërkojnë llogari. Kur u thua se profesorët dhe stafi akademik punon me pasion në kushte financiare mizerabël, të kundërvihen me dukuritë e veccuara negative. Kur u thua se akademikëve u duhet që të botojnë një libër në Cambridge të Londrës apo në Gjermani, Francë, SHBA etj duke paguar nga xhepi përkthimin, redaktimin, korrektimin e faqosjen e librit, këto kontribute t'i konsiderojnë si ego personale dhe jo si nevojë e përhapjes së monografive dhe punës shkencore të akademikëve shqiptarë në botë! Kur u jep shembuj të tjerë të kësaj natyre, të kundërvihen me terma të kohës së diktaturës: "E ke për detyrë"! Nuk bëhet fjalë që dikush të përgjigjet për shpenzimet e botimet apo "larg qoftë" për të shpërblyer punën krijuese e studimore. 

Por kjo ndodh vetëm në Shqipëri. Sepse vetëm këtu elita e kombit përccmohet e nëpërkëmbet. Ndoshta nga frika se një elitë akademike e formësuar bëhet aktive dhe nuk lejon një qeverisje arrogante. Ndaj dhe përkujdesja e qeverisë është më e madhe për fatin dhe xhepin e oligarkëve, sesa për të plotësuar nevojat imediate të profesorëve dhe akademikëve në universitete. Ndaj dhe "përbuzja" e nëpërkëmbja e akademikëve është e pranishme në ccdo qelizë, ndërkaq që puna studimore e shkencore diktohet kryesisisht nga autokratë të varur direkt në ministrinë e arsimit!

Kritika dhe refleksioni ndaj saj janë dy elementë që nuk mund të ndahen. Në demokraci, ku mendimi alternativ ka e duhet të marrë vazhdimisht peshë, kritika dhe refleksioni kërkohet të jenë një binom i pandarë. Fatkeqësisht ky binom këputet që në momentin kur qeveritarët shkojnë te qytetarët me slloganin "për konsultime" e në vend që të japin llogari, u kërkojnë llogari atyre që kritikojnë. Kjo formulë e sjelljes me kritikën është e pamoralshme, ashtu se kritika e moralit është e vlefshme për kohën dhe vendin e caktuar, pra pa një domethënie universale. Në kontekstin e kohës dhe hapësirës së caktuar kritika konstruktive është e moralshme, por ajo nuk mbetet e tillë sa kohë që kufijtë e moralit nuk respektohen nga ata që duhet të reflektojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat