Kushtetuesja: Në emër të popullit dhe të zotit - Bota Sot
Kushtetuesja: Në emër të popullit dhe të zotit

Opinione

E diel, 24 qershor 2018

Kushtetuesja: Në emër të popullit dhe të zotit

Nga: Prof. Dr. Binak Maxharraj Më: 14 qershor 2018 Në ora: 06:16
Prof. Dr. Binak Maxharraj

Në ditën e parë kur Kryeministri i Ri Ramush Harajdinaj u ulë ne kolltukun e tij te butë, mori frymë thellë, pasi e piu një raki rrushi më një kafe , dhe pasi qe i këqyri disa letra tha kjo është rroga e ime, jo jo unë nuk rrijë këtu me këtë rrogë është e vogël nënçmuese për kalibrin tim.

Në mbledhjen e parë te Qeverisë që ai e kryesoi si Kryeministër, në vend qe te paraqes para qeveris programin e punës, strategjinë zhvillimore, mori një vendim shumë te turpshëm, skandaloz, për rritjen e pagave. Ishte ky një vendim ne krye ne vete, kundër çdo norme ligjore, ishte kundër Ligjit mbi pagat, por edhe më keq pa mendimin e Sovranit Parlamentit të Kosovës. Ai ia bëri vetes rrogën hiq më pak se 2.950 Euro që i bije së Kryeministri i Kosovës e ka rrogën më te madhe se te gjithë Kryeministrat ne rajon, bile tri herë më te madhe se Kryeministrja e Serbisë më rrogë vetëm 1.ooo Euro, ani pse Serbia është nja tri herë me e madhe se Kosova e për disa herë me e zhvilluar së Kosova. Kurse Kryeministrat tjerë si ai i Maqedonisë, i Malit te Zi, po ashtu i kanë rrogat gati tri herë më te vogla se sa Kryeministri i jonë. Pra, nëse delë të vlerësohet njeriu sipas rrogës po delë se Kryeministri Ramush Harajdinajt është me i mençuri, më i dijshmi dhe më i zoti se Kryeministrat tjerë te rajonit.

Kritikat dhe reagimet e ndryshme.

Për ngritjen e rrogave pa ndonjë mbulesë ligjore u dhezën mediat dhe portalet duke thanë se a është një gjë e mundshme. Ashpër reaguan edhe partitë politike për këtë gjetë antiligjor, duke kërkuar përgjegjësi për këtë akt antiligjor të Kryeministrit. Reaguan edhe opinionistet dhe analistet e te gjitha fushave nëpër emision dhe portale te ndryshme. Por, a shkon fjala ne vesh te shurdhet, jo valla nuk shkonë, dhe Kryeministrit tonë nuk po ia ndinë për këto kritika.

Për këtë punë më së shumti ia ndiu LVV, e cila si gjithë herë ishte e para ne mbrojtjen e se keqes qe po i ndodhë vendit tonë, dhe beri ankesë, kërkoi sqarim nga Gjykata Kushtetuese që te vlerësoi këtë vendim skandaloz dhe anti ligjor. Priti, me ditë e muaj për vlerësimin e kësaj punë. Por asgjë si dukej atje natltë në Gjykatën Kushtetuese diçka po zihej, po thyheshin shigjetat midis Gjyqtarëve se a është ky vendim në rregull apo jo. Por, kur ajo i ra ne fije se një pjesë të tortës do t’i bie edhe asaj vendosi, mori mendim, mori vendim bile shumë më të turpshëm se sa vendimi i Kryeministrisë.

Vendim ne emër të popullit dhe zotit.

Në vendimin e Gjykatës Kushtetuese për te vlerësuar se a është bë shkelje kushtetuese me Vendimin e kryeministrit se Ramush Harajdinaj, thuhet se: Vendimi për rritjen e pagave nuk e cenon Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Ashiqare, është ky një vendim antikushtetues i vetë antikushtetueses, cila po delë se edhe kjo na qenka kapur nga politika, por edhe nga lakmia dhe leverdia për vetveten sepse me këtë Vendim te Kryeministrisë edhe Gjyqtarët e Kushtetuese përfitojnë sepse rroga e tyre tashti është me e madhe se 4 mijë euro. Hajde e refuzoje këtë sihariq i cili u piku si nga qielli. Pra, turpi nuk ka fytyrë, ai e mbuloi edhe nivelin më te lartë te drejtësisë ne vend.

Bedri Hamza qiti sytë n’kodër!

Me te marrë Vendimin e Gjykatës Kushtetuese menjëherë u mblodh Qeveria, e gezueme dhe e tranume nga gëzimi së do te marrinë para te mëdha përnjëherë, edhe përkundrejt se rritja e këtyre pagave ishte akt i kulluar atiligjor, u propozua qe pasi Gjykata Kushtetuese vlerësoi së nuk është bë ndonjë cenim i Kushtetutës te shkohet ne realizimin e Vendimit të Kryeministrisë për rritjen dhe marrjen e pagave.

Image
Post sciptum: Shikojeni grafikonin e pagave te Kryeministrave ne rajon ku trefish më naltë është ngrite Ramusha Harajdinaj,e nga ajo lartësi po i përqesh te tjerët duke ju thanë se unë e kamë rragën më te madhe se ju, sepse jam ma rrotë same, sepse jam më i mençuri, sepse jam më i dijshëm, sepse jam më i zoti, sepse unë nuk jam si ju qyqana, por unë ia rrisë rrogën vetes kur te dua e sa herë pa e vetë askënd.

Por këtu diçka nuk po shkon mirë, disi hasi sharra ne gozhdë, aty doli një njëri i cili i din më se miri te gjitha ligjet e financa te shtetit, duke insistu së ky vendim nuk është ne rregull dhe se duhet te ndalët deris te vjen Ligji për Pagat. Ky njeri është Bredi Hamza ministër i financave, ishte edhe Guvernator i Bankës Qendrore te Kosovës, njohës i mirë i financave, dhe aktivist i njohur i PDK-së. Ky njeri i qiti sytë n’kodër, e koqiti me të katërtat Ramush Harajdinaj, duke e ditur se ky ministër është i PDK është i Kadri Veselit.

Më ndalimin e zbatimit te Vendimit për rritjen e pagave të Kryeministrisë z.Badri Hamza nuk do të humbë aspak, asgjë, por atij do ti rritët nami dhe vlera ne popull si një njeri i cili mundohet ti kursej parat e taksapaguesve.

Pra, ky njeri siç po shihet i qiti sytë ne kodër dhe i tha Ramush Harajdinaj ndalu o njeri, sepse vendimi yt është skandaloz i pa bazë, se Kosova nuk është aq vendi i pasur sa Kryeministri i sajë te këtë rrogën për tri herë me te madhe se sa te gjithë Kryeministra ne rajon, pra ne Ballkan. Se parat e Kosovës janë djersa e popullit të varfër te Kosovës, etj,etj.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test