Lojë denigruese ndaj Hillary Clinton

Opinione

Lojë denigruese ndaj Hillary Clinton

Nga: Skënder Karaçica Më: 12 qershor 2018 Në ora: 18:18
Skënder Karaçica

Qarqe të caktuara në Ministrinë e Arsimit në Beograd përmes disa ,,shqipfolsëve,,dhe kujdestarëve nga notesi i tyre,,profesional,,që ka të bëjë me tekstet mësimore në gjuhën shqipe për (pakicat)në Preshevë,kanë nisur një fushatë denigruese e poshtruese ndaj ish-sekretares së shtetit amerikan Hillary Clinton.

Fjala është për tekstin e biografisë së Hillary Clinton që është vënë në një tekst mësimor për klasën e parë të gjimnazit në gjuhën shqipe ,ku merret si shembull letrar se si shkruhen biografitë e personaliteteve,që janë përgatitur për librin shqip për pakicën shqiptare në Serbi (sic!) për pjesën etnike Preshevë-Bujanoc-Medvegjë.Teksti i biografisë së Hillary Clinton në një tekst për klasën e parë të gjimnazit në gjuhën shqipe ka shtrënguar Qenan Hemetin,kryetar i Këshillit Nacional Shqiptar të Pakicave në Preshevë të dalë para opinionit (serb)me reagimin e diktatit politik në Beograd(lexo:Ministria e Arsimit),që në vend të biografisë së Hillary Clinton të vëhet emëri i poetit modern Voska Pope.

Plan-programi mësimor në gjuhën shqipe për (pakicën shqiptare) në Serbi deri tash nuk dihet se çfarë kanë afruar në tekstet mësimore për brezin e ri shqiptar në këtë pjesë etnike dhe,përmes teksteve mësimore të shkollës në gjuhën shqipe,pos tjetrash,me patologjinë e urrejtjes për Amerikën mike e përjetshme për popullin shqiptar në hapësirën etnike në Ballkan dhe për ish-sekretaren e shtetit Hillary Clinton që në vitin 1998-1999 ishte gardiani dhe projekti për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Qenan Hemeti (mbiemër i quditshëm shqiptar,-nënvizimi im)shkan aq larg saqë tekstin e biografisë së zonjës Clinton e quan pa ndonjë vlerë të ,,zhanrit letrar,,në tekstin e përmendur më lartë dhe sikur me një ,,krenari profesionale,,ai e thotë me partupësi se taksti në fjalë nuk ka asnjë vlerë për librin shkollor të gjimnazit për nxënësit shqiptar,prandaj do të hiqet biografia si shembull i këtij zhanri(biografia)nga libri shkollor dhe do të vehet emëri i poetit modern Voska Pope.

Brezat e rinj shqiptarë në hapësirën etnike në Ballkan do të mësojnë e lexojnë se Amerika është mike e përjetshme e popullit shqiptar,ndërsa Hillary Clinton ora mësimore e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat