Më zhgënjeve totalisht Ramush Haradinaj

Opinione

Më zhgënjeve totalisht Ramush Haradinaj

Adriatik Riza Dosti Nga Adriatik Riza Dosti Më 12 qershor 2018 Në ora: 14:32
Adriatik Riza Dosti

Ja pse tash e mbrapa jam kunder teje…

Edhe pse incidentin tend te turpshem ne Prizren me rastin e perkujtimit te 140 vjetorit te Lidhjes Shqiptare e denova rende dhe e cilesova as burreror, as qytetar, as kryeministror e as shqiptar; te them te drejten nuk kisha aspak ndermend te reagoja publikisht, sepse prej kohesh JU keni qene nje nder Idhujt e mij te patriotizmit, burrerise e shqiptarizmit!

Nje vit e kusur me pare kur ti u ndalove padrejtesisht e pabesisht ne France, une personalisht kam qene nder te paret shqiptare qe kam reaguar fort publikisht ne rrjetet sociale por edhe ne gazetat franko – gjermane Le Parissien e Suddeutsche Zeitung, ne mbeshtetje te pafajesise tende e ne kerkim te lirimit tend te menjehershem.

Asgje me shume nuk kam bere perveçse detyren si shqiptar ndaj vellaut tim e ndaj nje luftetari te shquar e trim te UÇK-se, i cili beri me te miren e tij te mundeshme ne mbrojtje te trojeve te veta e te popullit te tij.

Por, me te mesuar identitetin e zonjes ne fjale, te cilen ti harbuterisht e rrugaçerisht e largove dhunshem nga foltorja, te bej me dije publike se jam fort i detyruar te reagoje mjaft ashper ndaj jush, veprimit tuaj krejtesisht te pa matur e injorant, si dhe postit tuaj shteteror permes te cilit perfaqesoni Kosoven fisnike e popullin e saj patriot…

Aq me shume reagimi juaj zyrtar dhene sot mediave te Kosoves ku jo vetem qe nuk kerkoni falje per ate veprim skandaloz e teper te denueshem nga çdo lloj kendveshtrimi, duket se u be nje motiv me shume te te pervishem hapur e publikisht ty Ramush Haradinaj, qytetar e Kryeminister i Republikes se Kosoves.

Per fatin tim te mire zonjen ne fjale te cilen ti e perzure aq banalisht nga foltorja tek po fliste ne emer te familjes te nje burri e patrioti te madh te Kombit shjqiptar siç eshte Gjeneral Mehmet Derralla, e njoh qe prej 48 vjetesh!

U trondita disi kur mesova e verifikova saktesisht se ishte pikerisht ajo: Valdete Derralla Gjinali, mesuesja ime e shkolles 8 vjeçare “Konferenca e Labinotit” ne Tirane ne vitet 1970 -74!

Zysh Valderti siç e therrisnim ne atehere e qe e tille mbetet ende ne kujtesen time me aq mall, respekt , dashuri e mirenjohje me ka dhene lendet Matematike – Fizike, dhe i perket atij brezi te shkelqyer mesuesish te asaj shkolle qe mua dhe bashkemoshatareve te mij te asaj gjenerate zor se do te mund te na dalin dot nga kujtesa derisa te jemi gjalle; per aftesite e tyre, per respektin, konsideraten, mirenjohjen, kulturen, dashurine dhe patriotizmin me te cilat na mesuan dhe edukuan.

Ende sot e kam parasysh ate zonje grua e fisnike qe kish lindur e ish diplomuar ne Shkoder, ish me origjine nga nje familje super patriote nga Tetova dhe ish martuar ne Tirane.

Pra, ne aksin e qytetarise e te civilizimit shqiptar Tetove-Shkoder- Tirane, ku e ku me ate katundin e fshatin tend te humbur e qe askush nuk i di dot as emrin o Ramush!

Posa kalon Pallatin gri te oficereve e PTT e Rruges se Labinotit tek merr per nga Liceu Artistik, ne rrugicen e pare djathtas, porta e dyte ishte dera e shtepise ku jetonte mesuesja ime shume e dashur per mua Valdeti!

Çdo mengjes e shihja me admirim tek vinte ne shkolle me ate biçikleten e saj te famshme MIFA, dhe tek perzihej ashtu here vrullshem e here qete me koleget e saj te respektuar Muhamet Permeti [ Profesor Pata ] Kozeta Luarasi, Violeta Cerga , Zana Faja, Ikball Stermasi, Frida Zallota, Pranvera Uruçi etj…

Zysh Valdeti ishte e veçante per nga dijet, kultura qytetare, civilizimi, menyra e mrekullueshme e prinderore e te sjellurit me nxenesit e saj, ishte teper e hijshme po aq sa e fisme, kishte nje humor brilant po aq sa dashuri, miresjellje e respekt te veçante per koleget e vet, e mbi te gjitha per nxenesit e saj te cilet i donte fort po aq sa edhe ata e donin ate…

Sa e sa here Zysh Valdeti me ka ndenjur aq prane, me durim e dashuri e plot edukate e miresjellje tek gaboja jo pak ne ate femijeri çapraze e tejet te hedhur timen, e kur ajo jo si mesuese por si Nene bente detyren e saj si perballe femijes se vet e jo thjesht te nje nxenesi…

Kam shume miq te asaj kohe ketu ne fb, ish bashkenxenes te se njejtes periudhe e te se njejtes mesuese e shkolle, ndaj do ti ftoja publikisht te deshmojne e te vertetojne keto ç’ka une them per njeren prej me te dashurave e me te respektuarave Mesuese te jetes sime shkollore: Valdete Derralla Gjinalin!

Ti z. Ramush je shume larg me kulturen, qytetarine e civilizimin e mesueses sime ne shume pikepamje e ne shume kendveshtrime, dhe kete e tregove dhe e vertetove ti vete, ndaj nuk po te akuzon njeri kot se koti e as per ”qejf te vet”, e as per kundervenie politike siç mund te mendosh varferisht me mendjen e llogjiken tende te shkurter…

Nga ajo dere qe rrjedh Zysh Valdeti yne, ti je larg o Ramush, shume larg, edhe pse lufta e heroizmat ne radhet e UÇK te japin goxha kredit e favor, ende mbetesh ku e ku larg me te ne te gjitha drejtimet: si ne dije, ne kulture, ne qytetari, ne civilizim, ne te diturin e historise se vertete te kombit e te popullit tend, ne menyren e sjelljes e te komunikimit, ne ate se ç’ka familja e fisi patriotik Derralla mbese e se ciles eshte Valldeti, kane bere per Komb , Atdhe e Flamur, e ne gjithçka njerezore e kombetare…

Ti thua: ”i prekur ne seder”, se ishe zot shtepie e nuk lejon askend te prishi rregullat e zakonet e tua, ti thua se mbrojte Shtetin e ligjin e tij e se nuk lejon askend te dale mbi Protokollin tend shteteror e se po te ishte Burre do kishe vepruar krejt ndryshe, etj. etj…

Po pse o z. Ramush, mbesa e Mehmet Pashe Derralles, patriotit te flakte te Lidhjes se Prizrenit e Ministrit te pare shqiptar te mbrojtjes se shtetit te Ismail Qemalit ta ofendoj ty konakun e shtepise tende?

Po pse o z. Ramush, mesuesja e mire, qytetarja e mrekullueshme dhe patriotja e flakte Valdet Gjinali e denuar me Baba ne Burg ne kohen e Diktatures se eger komuniste te Diktatorit Hoxha ta shkeli ligjin e shtetit tend ty?

Po pse o z. Ramush, pse doli e foli qofte edhe pa protokoll ne emer te shqiptarise e ne emer te patriotizmit e heroizmit te popullit shqiptar nder dekada dhe rievidentoj edhe njehere figuren e shquar te Mehmet Derralles, ty si burre, si shqiptar, si malesor e si Kryeminister te takonte te ngriheshe e ta terhiqje aq vulgarisht prej dore, ti nderprisje fjalen e ta largoje dhunshem nga foltorja?

Shtetin, qeverine e vendin tend o Ramush nuk ta ofendon e nuk ta prish e bija e djalit te Gjenaralit patriot Mehmet Derralla, perkundrazi, ajo ta nderon e larteson ate, si pak kush tjeter!

Shtetin, qeverine e vendin tend ta prishin ata qe hedhin bomba ne Parlamentin tend te Kosoves, ata qe vishen me uniformen e ISIS e shkojne e luftojne kunder atyre qe ju sollen Lirine e ju shpetuan nga shfarosja serbo-sllave, ta prishin ata si puna e tradhetarit Hashim Thaçi qe rremben njerez te pafajshem ne mes te nates e ja dorezon turkoshakut anadollak Erdogan, ta prishin ata qe firmosin mareveshje te fshehta me serbet e Brukselin per ndarjen e coptimin e trojeve te Kosoves, ta prishin ata qe po shesin toka e territore shqiptare per Malin e Zi ne kembim te ”liberalizimit te vizave ” per ne BE, etj etj…

E kush nuk ta ka prishur e shkaterruar ty shtetin e qeverine o Ramush, madje edhe ti vete kush sa here e ke bere nje gje te tille e populli i shkrete qe aq shume besoj tek ju ish luftetaret e UÇK, nuk eshte ndjere hiç!

Dhe ti mendon me kaq driteshkurtesi e po me kaq injorance, se nje out-protocoll i nje femre, i nje gruaje, i nje zonje pa diskutuar tashme se cila eshte, nga rjedh, çfare perfaqeson e çfare po thoshte, vertet ta prishka ty shtetin, qeverine, protokollin e te fyekerka konakun si zot shtepie?

Kishte dhjetera menyra e forma per ta larguar ”zonjen pa protokollin tend shteteror” prej foltoreje o Ramush, por ti zgjodhe prej injorances tende, menyren e cubit, me te poshtrren e me te denueshmen! Turp e marre per ty e per askend tjeter!

Ke gabuar rende, madje me shume se kaq o Ramush, sepse burri nuk e tregon kurre forcen fizike ndaj nje gruaje te pakten me asnje lloj ligji e kanuni shqiptare te deri me sotem, ke gabuar sepse prej injorance te theksuar dole nga vetja ku nga Kryeminister e Burre Shteti e vure veten ne rolin e nje bodigardi e roje speciale sigurimi te rendomte, ke gabuar se shkele mbi traditen e shqiptarit tek perzure mikun prej shtepie kur ai po te fliste per Komb e Atdhe, per Liri e Patriotizem!

Ndaj prej sot e mbrapa tek une, por edhe tek çdo shqiptar i ndershem e patriot , tek çdo njeri normal qytetar e i civilizuar, ti nuk mund te jesh dot me as ai luftetari trim i UÇK , as ai burri fisnik i Kosoves, as ai mashkulli xhentil e i mençur, as ai malesori i beses e i mikpritjes e aq me pak as Burreshtetasi e Kryeministri i Kosoves fisnike e patriote.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat