Dialogu do të realizohet me Serbinë, nëse fajtori e merr përgjegjësinë - Bota Sot
Dialogu do të realizohet me Serbinë, nëse fajtori e merr përgjegjësinë

Opinione

E shtunë, 18 gusht 2018

Dialogu do të realizohet me Serbinë, nëse fajtori e merr përgjegjësinë

Nga: Dedë Preqi Më: 12 qershor 2018 Në ora: 12:57
Dedë Preqi

Në interes të përbashkët dhe të një politike të mirëfilltë e fqinjësore, do duhej që Serbia si shkakëtare e luftrave të fundit në Ballkan, të afrojë një politikë të re dhe miqësore me vendet fqinjë, posaqërisht me Kosovën, që të arrihet paqja dhe stabiliteti ndërmjet këtyre popujve dhe vendeve. Pikërisht një orientim i tillë global, si dhe me dialog të të gjitha forcave dy palëshe, dhe që kanë qëllime paqësore, në rend të parë të kërkohet falje dhe të pranohet krimi nga pala serbe, që mund të krijohen rrethana dhe kushte në sanimin  dhe tejkalimin e problemeve, apo nyjeve të ndieshme të një komponente historike në hapësirën e këtyre popujve.

Nga këto arsye, arenat e luftrave të vazhdueshme serbo-sllave, të cilat i realizojnë në bazë të miteve dhe ideologjive sllavo-fashiste, veqanarisht ato kundër shqiptarëve, që për model i marrin vetëm muzeumet e luftrave klasike dhe pushtimet ndaj popujve jo serb, duke i shërbyer akoma kësaj politike dhe ideologjie deri në ditët e sotme, ku njeriu në vend të së ardhmës së vet dhe  bashkëkohore, do të shoh vetëm mjerimin dhe shëmtinë e një populli, që sjell kjo ideologji mitike.

Shfaqja e skenës politike e forcave demokratike në Kosovë, në kohën e fundit e ka brengosur dhe zhgënjyer shumë opinionin e vet dhe atë ndërkombëtarë me udheheqjen e dobët të saj, sidomos kur këtë udheheqje e muarën në dorë për ta udhëhequr shtetin, jo njerëz të duhur dhe të përgaditur, që mund ta ndërtojnë shtetin dhe të ardhmën e këtij populli.

Kjo bandë serike e këtyre njerezve e një politike të pa përgjegjëshme, e cila Kosovën po e degradon nga të gjitha parimet e saj dhe po abuzon me gjakun e gjithë atyre që u flijuan për kër këtë tokë dardane, i ka befasuar edhe ata miqë, të cilët i pat krujuar dikur Kosova dhe liderët e saj historik. Ndërsa në anën tjetër, prej politikës së këtyre gangsterëve politik, po përfiton Serbia dhe politika serbe në Kosovë, e cila e ka shdërruar agresorin e vet serb në rrolin e viktimës, ndërsa Kosova po trajtohet në rrolin e «agresorit».

Kosova do të lodhet me dialogje të panumërta dhe nuk besohet se do të merr një përfundim të pajtuashëm me palën serbe, nëse në kapitullin e dialogut nuk vihen pikat e kuqe, që do të caktohen nga pala kosovare. Pala kosovare ka materje të mjaftueshme dhe fakte, që të akuzoj palën serbe, me ç’rast janë edhe 1600 kufoma të pagjetura të popullatës shqiptare, që janë të fshehura në djerrinat e Serbisë, për të cilat ka njohuri edhe kjo qeveri për hartat e krimëve të tilla.

 Janë mbi 20 mijë femra shqiptare  të dhunuara gjatë kësaj lufte barbare dhe asnjë kriminel serb nuk është i dënuar për këto dhunime shtazarake . Janë me dhjetra e qindra masakra ndaj popullatës shqiptare që shkakëtoj fashizmi serb në Kosovë, për të cilat nuk është dënuar krimi serb, edhe pse kriminelët e tillë janë të njohur, që shetisin dhe lëvizin të lirë edhe nëpër Evropë.

Prandaj, ky epilog i marrëveshjes në mes palës së Kosovës  dhe Serbisë, kurrnjëherë nuk do të merr fund, nëse agresorit serb nuk i cekët akuza e krimit sy me sy dhe me shkrim, për të cilin duhet të kërkojë falje në një mënyrë, dhe të denohet para opinionit dhe botës për një gjenocid të tillë. Përndryshe, dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë, për të marrë vulën e një dialogu të mirëfilltë, pa ndërmjetësimin e palës amerikane, do të mbetët vetëm dialog formal, i cili do të ngecët sikur deri me tani pa ndonjë rrezulltat, vetëm duke pozuar dhe duke u tallur nëpër koridoret dhe dhomat e Brukselit.

Pala kosovare sa i përketë dialogut me Serbinë, deri me tani e ka përdorë një terapi të gabuar, që nuk ka ndikuar në shërimin e plagëve të këtij vendi, sidomos nën udhëheqjen e z.Hashim Thaçi, prandaj, duhet të bëhët përpjekje e prerë që dialogu, tani e tutje, të udhëhiqet nga dikush tjetër dhe Kosova ka mjaftë njerëz të përgaditur për një çështje të tillë dhe shumë të rëndësishme, por jo të vazhdohet me një terapi të njëjtë, duke ia shtuar  dhembjen dhe malltertimet e vazhdueshme këtij populli dhe vendi.

Shkurt dhe trup, Kosova në këtë gjendje, nuk është e çuditshme për të qenë tragjedia morale e kësaj udhëheqje në krye me Hashim Thaçin dhe Ramush Haradinaj, duke u vënë jo në shërbim të popullit të vet dhe vendit, por në të kundërtën, duke e detyruar popullin që të flasë dhe të veprojë kundër vetës. Kjo është vetëvrasje politike dhe morale e udhëheqjeve tona, dhe shembujt janë aqë tragjik, sa që do të përkujtohen  gjithnjë nga brezat e ardhshëm se si duhet të veprojnë dhe shembëllejnë përfaqësuesit e popullit tonë!.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test