Sot në Singapur po ndodhë historia

Opinione

Sot në Singapur po ndodhë historia

Nga: Prof.Dr Binak Maxharraj Më: 12 qershor 2018 Në ora: 07:15
Prof.Dr Binak Maxharraj

Atje dikund në Lindjen e Largët,pikrishtë në Singapur sot është vendosë Qendra e Botës,sepse kah Singapuri është këthyer vemendja dhe syt e tërë botës, ku sot po ndodhë historia.Atje,sot po takohën Diktatori i një vendi komunist tmërësishtë të egër Kim Jong Un dhe Presidenti i një shtetit te madh demokratik më te fuqishëm ne botë SHBA-ve Donald Trump.Marëdhenjet e te dy palëve kohet e fundit ishin tendensionuar deri ne maksimum bile edhe me fyerje personal,rreth programit berthamor të Korës Veriore.

Siç dihet Siujdhesa e Korës u nda ne vitin 1953,ne Korenë Veriore dhe Korenë Jugore.Ajo e Veriut ishte nen ndikimin e Kines dhe Rusisë,kurse Koreja e Jugut nen ndikimin e Amerikës.Qe nga viti 1953 te dy Koretë vazhduan rrugën e tyre te pavaruar dhe ne armiqesi te vazhdeshme.

Koreja e veriut e muar rrugën e komunizmit tmërësishtë diktatorial nen udheheqjen e Dinastis Kim Joung.Aty u muar modeli i sistemit Rus te kolhozave,apo ne kolektivizim te vazhdueshem për te terhekur vemendjen nga problemet e mbrendshme zhvillimore.Duke e patur parasysh tensionet midis dy Koreve,Koreja e Veriut sforcoi sistemin e pasurimit te uraniumit.Në këtë drejtim,e drejtoi te terë potencialin ne prodhimin e armeve berthamore,çfarë edhe ia arrijti qellimit,gje qe nuk u pa ne sy të mirë te shteteve te rajonit.Oriejntimi në prodhimin e armeve berthamore  ishte kercnim potencial për vendet e rajonit e me gjerë.Kjo ndikoj qe shume lemi tjera ekonomike te lihën pasdore,kështu qe vendi vazhdimisht sharronte ne varferi dhe skamje të madhe.Popullsia gjithëherë tentonte qe te ikë kah Koreja e Jugut e cila kishte nje mireqenje me te mire ekonomike.

Kurse Koreja e Jugut e cila e morri rrugën e demokracisë te mbikqyrur nga SHBA arrijti një zhvillim të konsiderueshem ekonomik dhe shoqeror,por gjithëmonë ishte ne shnjester te Kores Veriore ushtria e se cilës arrinë ne 1,2 milion ushtar.Koreja Verore për shkak te vazhdimit te programit berthmore ishte një kërcenim potencial për shtetet e rajonit,por edhe më gjerë.Ky ishte nje shtet i izoluar,i mbyllur me nj diktatur të çmendur.Mu për këtë Koreja e Veriut nuk ishte ne sy te mire as ne vendet Përendimore,te Evropes e,sidomos te SHBA-kës,sepse ajo vazhdimisht kërcnonte së posedon asifarë potenciali berthamor sa qe është në gjendje te kërcnoj edhe SHBA-te,me çrast maredhënjet midis këtyre vendeve ishin potencialisht te tendosura e sidomos me fitoren e Donald Trump u acaruan edhe me shumë,bile shkuan edhe aq larg se qe fyerjet shkuan edhe ne baza përsonale.

Duke e pa rrezikun e mundshëm nga Koreja e Veriut SHBA nisi diplomacinë frenuse te Kores së Veriut me ultimatum se nese Koreja Veriore nuk e frenon programin barthmor,apo nuk heq dore nga programet dhe provat e metejme do te ballafaqohet me forcen shkaterruese te SHBA.Pas nje diplomacije shetitese kur disi Koreja e Veriut u”zbutë” dhe u arrijtë një marëveshje për takimin midis dy lideëreve Donald Trump dhe Kim Jong Un.Ky takim u caktue te mbahet ne Singapur me 12 Qershor 2018.Pra,sot.

Po,pse ne Singapur?!.

Siç dihet Singapuri është një shtet i vogël ne Lindjen e Largët i cili ishte i ndarë nga Kina,duke zhvillue nje sistem tjetër demokratik.Ky shtet i vogël u zhvillue shume shpejtë,nga nje vend dikur i korruptuar i cili para nja 2o vitesh e aprovoi Ligjin anti korruptiv,qe ne bazë te këtij Ligji iu konfiskue e gjithë pasuria të korruptuarve.Sot ne Singapur niveli i korrupcionit është zero.Singapuri sot është një ndër vendet me të zhvilluar ne rajon.Është një fuqi boterore financiare,aty janë Bankat me te fuqishme te Botës,më fjalë tjera ështe Meka e oligarkisë financiare botërore:Singapuri sot është një vend me mireqenje te madhe për popullsin e vetë.Aty arësimi,shendeëtesia dhe shumë sherbime tjera komunale janë falasë,pa pagesë,çfarë e banë Singapurin nje vend shume te rënesishëm ne Rajon.Është një vend shumë i qetë,etj.

Pra,sot në këtë vend po ndodhë historia,sot aty po takohën dy lider Donald Trump i SHBA-ve dhe Kim Jong Un i Korës Veriore,pas një përiudhe te gjatë te tensionimit te marëdhenjeve midis dy shteteve.Sot,te dy lideret po takohen sy me sy, ball për ball me njeri tjetërin qe te krijojnë mundësin për përmiresimin e maredhënjeve  midis tyre.Me këtë takim te sodit historik,nuk do te thotë se do te zgjidhet çdo gja,por mjafton qe situata te relaksohet,për te vazhduar me takimet tjera,qe për bazë kanë heqjën dore nga programi berthamor te Kores Vderiore,për te cilën gjë edhe Koreja Verore po tregon nje vullnet te mirë.Më këtë do te fillonte shtendosja e raporteve ne rajonë dhe ne terë botën.Sot,do te hapët rruga edhe për bashkimin eventual ne te ardhmën midis dy Koreve.

Pra,sot ne nje vend te Lindjes së Largët ne Singapor po ndodhë Historia,po ndodhë ajo të cilën e dëshiron e tërë bota paqedashese qe te hiqet dore nga armet e djallit,qe mund te jenë shkatërruese për njërëzimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat