Moda beduine e iftareve në rrugë e çadra - Bota Sot
Moda beduine e iftareve në rrugë e çadra

Opinione

E shtunë, 18 gusht 2018

Moda beduine e iftareve në rrugë e çadra

Nga: Gani Mehmetaj Më: 11 qershor 2018 Në ora: 14:05
Gani Mehmetaj

1. Shtrimi i iftareve (darkave beduine) në rrugë, trotuare e çadra është fenomen (i ri), i shëmtuar që e ka pushtuar Dardaninë. Kur i sheh të mjerët e Dardanisë se si e çapëlejnë kofshën e pulës si të mos kishin ngrënë me javë, të mbërthen sikleti. Nuk e di jemi në shkretëtirën arabe të shekullit VII, apo në Dardaninë evropiane të shekullit XXI. Si pa të keq modën beduine të iftareve në rrugë e filluan shoqatat vehabiste-terroriste, e vazhduan shoqatat tjera islamike të burimeve të dyshimta financiare, ndërsa tash në organizimin e iftareve mbizotëron KFOR-i turk e ambasada turke, që i fusin duart kudo. Të përzihet në lukth kur sheh qindra burra e fëmijë, të veshur keq si të ishin në shkretëtirën arabe, që kanë bërë rrugë tërë ditën pas deveve (gamileve). Fatkeqësisht KFOR-i turk, pos varfërisë së shqiptarëve, e shfrytëzon edhe varfërinë e skajshme të komunitetit jevgë që vijnë për bukën e gojës nga Shqipëria.   

2. Moda e darkave beduine i ka infektuar zyrtarët "evropianë" të kryeqytetit e të qyteteve provinciale mu sikur infektoheshin kur ishin fëmijë nga zhuga. I ngjitet njërit, i kalon tjetrit. Organizojnë shtetarët iftare për t'ia bërë qefin Turqisë e shteteve arabe, organizojnë iftare për të përfituar për xhepin e tyre, sepse për vota nuk e bëjnë, përkundrazi humbasin vota.

Hoqën dorë këta shkretanë nga darka tradicionale shqiptare-Darka e Lamës dhe e përqafuan darkën arabe.   

3. Zhuga e darkave beduine (iftareve) i ka infektuara edhe disa kategori të intelektualeve të rrejshëm që e imitojnë beduinin e deveve si majmuni njeriun. Nuk agjërojnë, nuk e respektojnë asnjë rit myslimanë, e megjithatë janë dyfytyrësh e konformistë,  thërrasin mysafirë për iftar, ose shkojnë mysafirë në iftare, mi si shkonim dikur në darkat evropiane të fundjave me miq. Çfarë degjenerimi moral e kulturorë, çfarë turpi! 

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test