Veprimtaria antikombëtare e Bislim Zurapit- Këshilltar për Siguri Kombëtare i Thaçit

Opinione

Veprimtaria antikombëtare e Bislim Zurapit- Këshilltar për Siguri Kombëtare i Thaçit

Nga: Festim Gashi Më: 10 qershor 2018 Në ora: 20:55
Bislim Zurapi dhe Hashim Thaçi

Roli i spiunit i Bislim ZURAPIT gjatë shërbimit të tij aktiv në Armaten Popullore Jugosllave dhe veprimtaria e tij këmbëngulëse antishqiptare në gjirin e Shërbimit sekret ushtarak jugosllav dëshmohet më së miri me fakte.  Në procesin e oficerëve shqiptarë në Sarajevë në vitet 1986-1987 Bislim ZURAPI ishte një nga personat kyç të aktakuzes ku dëshmoi rrejshëm kundër oficerëve shqiptarë, në veçanti kundër Agim MEHMETIT. Për këtë veprimtari antishqiptare ai u avancua, nga nënoficeri u gradua oficer i APJ-s.

Gjatë luftës u emrua Shef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-s (nuk ka informacion publik se kush e emroi). Aktualisht është Këshilltar për Siguri kombëtare i Kryetarit të Kosovës z. Hashim THAQI. Nga ky i fundit u dekorua edhe me mirënjohje. Sidoqë të vlerësohet, Bislim ZURAPI do të mbetet në mbamendjen historike edhe si spijun dhe tradhëtar i devotshëm i popullit shqiptar.

Faktet flasin vet. Ja ku i keni të shkëputura nga aktgjykimi i i Gjykatës ushtarake në Sarajevë. Vlerësoni dhe gjykoni!

Gjykata ushtarake në Sarajevë

IK numër 20/87

Me 27 mars 1987

NË EMËR TË POPULLIT

Gjykata ushtarake në Sarajevë në përbërje me kryetarin e gjykates kolonel Veljko MILIC, në cilësinë e kryetarit të trupit gjykues, majorin gjykatës mr. Mushir BRKIC, dhe gjykatësin porot majorin Hamid COSOVIC, kapitenin e klasit të parë Adnan HODZA dhe kapitenin Branko SKEVINA, në cilësinë e antarëve të trupit gjykues, me pjesëmarrje të Stana NINIC, në cilësinë e procesmbajtësit, - duke vendosur në lidhje me aktakuzën e prokurorit ushtarak pranë postës ushtarake VP 3945 Sarajevë, I VTK numër 149/86 të datës 16 shkurt 1987, kundër të akuzuarëve Agim MEHMETI, kapiten i klasit të parë me shërbim në postën ushtarake VP 2416 Sarajevë, Xhafer KABASHIT, kapiten i klasit të parë me shërbim  në postën ushtarake VP 6518 Sarajevë, Miftar ZIBES, kapiten me shërbim në posten ushtarake VP 6938 Shibenik, Shabi DËRMAKUT, kapiten me shërbim në posten ushtarake VP 3947 Sarajevë, Rrahim ADEMIT, kapiten i klasit të parë me shërbim në posten ushtarake  VP 8360 Shibenik, Xhavit SHAQIRIT, kapiten i klasit të parë me shërbim në garnizonin e Lubjanes, Musë HOXHËS, person jashtë APJ-s nga Lubjana, Xhemë ADEMIT, flamurtar i klasit të parë në pension nga Lubjana, Tahir MEHMETIT, person jashtë APJ-s nga Motovuni, komuna Pazin, dhe Enver IDRIZIT, person jashtë APJ-s nga Lubjana, për shkak të veprës penale bashkim për veprimtari armiqësore nga neni 136, alinea 1. në lidhje me nenin 114 të Kodit penal të RSFJ-s, pas mbajtjes të seances kryesore  publike në datat 16., 17., 18., 19., 20., 23., 24., 25 dhe 26 mars 1987, në praninë e prokurorit ushtarak kolonel Budimir DJORDJIC, si dhe të akuzuarit Agim MEHMETI dhe mbrojtësve të tij avokatët Iso OMERAGIC dhe Safet PILAV, të akuzuarit Xhafer KABASHIT dhe mbrojtësit  ushtarak të tij kapiten i klasit të parë Dobrivoje DANILOVIC, të akuzuarit Miftar ZIBA dhe mbrojtësit të tij ushtarak kapiten i klasit të parë Zivko OSTOJIC, të akuzuarit Shabi DËRMAKU dhe mbrojtësit të tij avokat Iris UNGAR-MILIDRAGOVIC, e prej datës 24 mars 1987 edhe mbrojtësi i tij avokat Boris MILIDRAGOVIC, të akuzuarit Rrahim ADEMI dhe mbrojtësi i tij avokat Zijad HADZIMURATOVIC, të akuzuarit Xhavit SHAQIRI dhe mbrojtësit të tij kapiten Miroslav SAMARDZIC, të akuzuarit Musë HOXHËS dhe mbrojtësi i tij ushtarak kapiten i klasit të parë Dobrivoje DANILOVIC, të akuzuarit Tahir MEHMETI dhe mbrojtësi i tij avokat Mican KUKRIKA dhe i akuzuari Enver IDRIZI dhe mbrojtësi i tij nënkolonel Gostimir GAJIC, në bazë të nenit 17 të Ligjit mbi gjykatat ushtarake dhe nenit 351 të Ligjit mbi proceduren penale, me datën 27 mars 1987 e merr dhe me daten 30 mars 1987 në praninë e palëve publikisht shpallë këtë

AKTGJYKIM

I akuzuari Agim MEHMETI, kapiten i klasit të parë nga posta ushtarake VP 2416 Sarajevë, djali i Rrustemit dhe Razes, e lindur Mulliqi, i lindur me 10.03.1955 në fshatin Botushë, komuna e Gjakovës, KSA e Kosovës, me vendbanim të përhershëm në Sarajevë, rruga Djure Salaj nr. 24, Shqiptar, shtetas i RSFJ-s, i martuar, baba i dy fëmijëve, ka të kryer Gjimnazin dhe Akademinë ushtarake të Ushtrisë tokësore, në APJ prej 29.09.1977, nuk është i dekoruar, pa pasuri të patundshme, i padënuar, kundër tij nuk zhvillohet procedurë për ndonjë vepër tjetër penale, në paraburgim prej 19 shtatorit 1986,

I akuzuari Xhafer Kabashi.....
I akuzuari Miftar Ziba .....
I akuzuari Shabi Dërmaku.....
I akuzuari Rrahim Ademi.....
I akuzuari Xhavit Shaqiri .....
I akuzuari Musa Hoxha .....
I akuzuari Xhemë Ademi .....
I akuzuari Tahir Mehmeti .....
I akuzuari Enver Idrizi .....

janë fajtorë sepse:

I akuzuari Agim MEHMETI

a/ në ditën jo të përcaktuar në fund të shtatorit ose fillim të tetorit të vitit 1977, në banesën e tij në Sarajevë, në bisedë me të akuzuarit Xhafer KABASHI dhe Miftar ZIBA ka thënë se Kosova shfrytëzohet nga republikat tjera dhe Serbija; se pjestarët e kombësisë shqiptare në Jugosllavi janë në pozitë jo të barabartë ndaj kombeve dhe kombësive tjera; se duhet luftuar për Kosovën e pastër etnike; se Kosova duhet të jetë republikë, e pastaj ti bashkohet Shqipërisë, se për këtë duhet së bashku të punohet në përvetësimin e personave ushtarakë dhe personave të tjerë nga radhët e kombësisë shqiptare, meqë rast e ka marrë obligim që në mesin e kadetëve të shkolles së mesme ushtarake në Sarajevë të gjejë mendimtarë të njejtë,

b/ në biseda me të vartësin e tij kadetin Mahir HASANAJ të zhvilluar në banesen e tij në Ilixhë, në Sarajevë në hapsirat e kazernës „Marshal Tito“ në Sarajevë, në shtator, tetor dhe nëntor të vitit 1979, ka thënë se në Shqipëri ndërtohet socializëm i vërtetë, më i mirë se socializmi në Jugosllavi; se në Shqipëri të gjithë njerëzit jetojnë të barabartë, se pozita e shqiptarëve në Jugosllavi është e rëndë, sepse nuk kanë punë, nuk kanë kurrfarë të drejtash, nuk janë të barabartë me kombet dhe kombësitë tjera; se pjestarët e kombësisë shqiptare në APJ nuk janë në pozitë të barabartë me pjestarët e kombeve dhe kombësive tjera; se ushtarët shqiptarë kryejnë punët më të rënda dhe më të ndyta, se poshtërohen dhe maltretohen nga serbët; pastaj HASANAJT i ka thënë se është antar i grupit ilegal dhe e ka pyetur se a dëshiron të bëhet antarë i grupit të tij ilegal, i cili lufton për të drejta të popullit shqiptar në Jugosllavi, e kur HASANAJ iu ka përgjegjur pozitivisht, i ka dhënë detyrë që ta formoi grupin e vet ilegal dhe për këtë ta informoi atë, dhe se pastaj i ka folur se jeta e popullit shqiptar në Jugosllavi është e rëndë, sepse Kosova shfrytëzohet nga ana e serbëve dhe Serbisë; se do të vijë koha kur populli shqiptar në Kosovë do të çohet në kryengritje dhe të organizoj luftë për për realizimin e të drejtave të veta dhe lirisë; se në organizim rolin më të rëndësishëm do ta kenë shqiptarët të cilë janë të arsimuar, se kadetët dhe eprorët të APJ-s duhet  të japin kontributin e tyre; se qëllimi i kësaj lufte është krijimi  i shtetit të përbashkët Shqipërisë dhe këtë nën udhëheqjen e Enver Hoxhes; se në rast të kryengritjes të popullit shqiptar në Kosovë, grupi ilegal të cilin ai – HASANAJ do ta formon, duhet të shkojë në Kosovë dhe ti bashkangjitet asaj kryengritje, se Tito e ka mashtruar Enver Hoxhen, sepse nuk e ka përmbush premtimin për bashkangjitjen e Kosovës Shqipërisë; se në Jugosllavi vetëm në letër ekziston bashkim vëllazërimi; se bashkim vëllazërim në mes të Shqiptarëve dhe Serbëve kurrë nuk mund të ketë dhe se nuk ka pasë kurrë; se Serbët i kanë përndjekur Shqiptarët gjatë historisë dhe se ai problem ka qenë si gjatë luftës kur serbët kanë vrarë shumë shqiptarë, edhe pas luftës, e kur Hasanaj e ka njoftuar se kadetin Bislim ZURAPI e ka kyqur në grupin ilegal, i ka thënë HASANAJT se me këtë mirë ka vepruar dhe se ZURAPI është shqiptar i vërtetë, e pastaj në dy-tri raste gjatë vitit 1980 në biseda me Mahir HASANAJN, ka thënë se shqiptarët në Jugosllavi janë të nënshtruar nga ana e serbëve; se serbët me shqiptarët mund të bëjnë çfarë të donë; se një ditë do të vi deri te kryengritja e popullit shqiptar, sepse populli shqiptar nuk mund të përballoj që serbët ta shkelin dhe ta shfrytzojnë,

c) në biseda me Mahir HASANAJN dhe Bislim ZURAPIN, të cilët i ka pasë nën komandë, biseda të zhvilluar në banesën e tij në Sarajevë, në ditën jo mirë të përcaktuar në fund të nëntorit të vitit 1979, ka thënë se në Jugosllavi nuk ka bashkim vëllazërim, në veçanti në mes të serbëve dhe shqiptarëve; se serbët e shfrytëzojnë Kosovën, se për këtë arsy shqiptarët jetojnë në mjerim, se shqiptarët në Jugosllavi nuk janë të barabartë me popujt tjerë, e në fund të muajit maj të vitit 1981 përpara tyre ka thënë se kërkesat e demonstruesëve që Kosova të bëhet republikë janë të drejta; se shqiptarëve pas demonstaratave në veçanti iu është vështirsuar jeta, sepse kundër tyre janë kthyer të gjithë; se nuk duhet besuar mjeteve të informimit në Jugosllavi, sepse nuk e tregojnë drejtë gjendjen në Kosovë; se ushtria me tankse i ka shkelur demonstruesit; se nëse Kosova bëhet republikë, shqiptarët do të ishin në këmbët e veta dhe se do i kishin penguar serbët ta bëjnë shfrytëzimin e saj; se demonstratat do të vazhdojnë deri atëherë kur Kosova të bëhet republikë; se ushtarët shqiptarë në njësi duhet këshilluar që organeve të ndjekjes mos t’iu tregojnë asgjë që do të dëmtonte shqiptarët dhe se në atë punë duhet patur kujdes me qëllim që të mos zbulohen,

d) në biseda të shumta me Bislim ZURAPIN, të zhvilluara në banesën e vet dhe banesen e ZURAPIT në Sarajevë, prej mesit të muajit gusht 1981 e deri në fund të atij viti, dhe prej vitit 1984 dhe deri në muajin maj të viti 1986, ka thënë se pozita e shqiptarëve në Jugosllavi është e rëndë; se shqiptarët nuk janë të barabartë me kombet dhe kombësitë tjera; se është mirë që studentët kanë filluar demonstratat; se Kosova duhet ta ketë republikën, me hatër o me dhunë; se Kosova republikë duhet ti përfshijë edhe pjesët tjera të Jugosllavisë në të cilat banojnë shqiptarët; se Kosova republikë duhet ti bashkangjitet Shqipërisë; se sa i përket gjendjes në Kosovë duhet besuar vetëm lajmeve të Radio Tiranës; se në Jugosllavi sundon anarkia,  dhe se ajo që ndërtohet nuk është socializëm; se lufta e e pjestarëve të kombësisë shqiptare në Jugosllavi ka filluar në vitin 1968, kur është fituar e drejta për flamur, se ajo luftë ka vazhduar e se do ta fitojmë edhe republikën; se pas demostratave në Kosovë pozita e shqiptarëve është keqsuar edhe më shumë; se vëllai i tij është akuzuar rrejshëm; se shumë shqiptarëve në Kosovë gjykohen në bazë të akuzave të rrejshme; se janë të pavërteta thënjet në mjetet i informimit se serbët e Kosovës po shpërngulen për shkak të presionit të shqiptarëve, por ata shpërngulen sepse i urrejnë shqiptarët dhe se i kanë kushtet më të mira për jetë në Serbi; se eprorët e kombësisë shqiptare nuk janë në pozita të barabarta me eprorët e kombësive tjera në APJ, e me atë rast Zurapit ia ka tërhequr vërejtjen që në kontakt me të tjerët të jetë i kujdesshëm, me qëllim që të mos zbulohet nga ana e organeve përkatëse.

.......

Gjykata të akuzuarit, për veprat e lartëpërmendura, duke zbatuar nenet 42 e 43 të Kodit penal të RSFJ,

shpallë fajtor

I akuzuari Agim MEHMETI me dënim me burg në kohëzgjatje 3 (tre) vjet e 9 (nëntë) muaj burg, në të cilin dënim i llogaritet koha e kaluar në paraburgim prej 19 shtatorit 1986.

I akuzuari Xhafer KABASHI me dënim me burg në kohëzgjatje 2 (dy) vjet e 6 (gjashtë) muaj burg, në të cilin dënim i llogaritet koha e kaluar në paraburgim prej 19 shtatorit 1986 deri me 30 mars 1987.

I akuzuari Miftar ZIBA me dënim me burg në kohëzgjatje 2 (dy) vjet e 9 (nëntë) muaj burg, në të cilin dënim i llogaritet koha e kaluar në paraburgim prej 19 shtatorit 1986 deri me 30 mars 1987.

I akuzuari Shabi DËRMAKU me dënim me burg në kohëzgjatje 2 (dy) vjet burg, në të cilin dënim i llogaritet koha e kaluar në paraburgim prej 14 nëntorit 1986 deri me 30 mars 1987.

I akuzuari Rrahim ADEMI me dënim me burg në kohëzgjatje 3 (tre) vjet e 6 (gjashtë) muaj burg, në të cilin dënim i llogaritet koha e kaluar në paraburgim prej 19 shtatorit 1986.

I akuzuari Xhavit SHAQIRI me dënim me burg në kohëzgjatje 3 (tre) vjet burg, në të cilin dënim i llogaritet koha e kaluar në paraburgim prej 19 shtatorit 1986 deri me 30 mars 1987.

I akuzuari Musa HOXHA me dënim me burg në kohëzgjatje 2 (dy) vjet e 9 (nëntë) muaj burg, në të cilin dënim i llogaritet koha e kaluar në paraburgim prej 19 shtatorit 1986.

I akuzuari Xhemë ADEMI me dënim me burg në kohëzgjatje 2 (dy) vjet e 6 (gjashtë) muaj burg, në të cilin dënim i llogaritet koha e kaluar në paraburgim prej 29 tetorit 1986.

I akuzuari Tahir MEHMETI me dënim me burg në kohëzgjatje 2 (dy) vjet e 3 (tre) muaj burg, në të cilin dënim i llogaritet koha e kaluar në paraburgim prej 18 tetorit 1986.

I akuzuari Enver IDRIZI me dënim me burg në kohëzgjatje 1 (një) vit burg, në të cilin dënim i llogaritet koha e kaluar në paraburgim prej 16 tetorit 1986.

ARSYETIM

I akuzuari Agim MEHMETI në shqyrtim kryesor, në lidhje me pikën 1-a të aktakuzës, deklaron se në këtë pikë asgjë nuk është e saktë dhe as e vërtetë.

Në lidhje me pikën 1-b të aktakuzes, i akuzuari Agim MEHMETI në shqyrtimin kryesor deklaron se përpos emrave që përmenden në këtë pikë dhe muajit shtator të vitit 1979 asgjë tjetër nuk është e saktë dhe as e vërtetë.

Duke u mbrojtur më tutje për pikën 1-c të aktakuzes, në shqyrtimin kryesor i akuzuari Agim MEHMETI deklaron se është e vërtetë se në muajin maj të vitit 1981 ka biseduar me Mahir HASANAJN dhe Bislim ZURAPIN, mirpo përmbajtja e bisedes së tyre nuk ka qenë sikurse është cekur në aktakuzë, gjegjësisht asgjë nga ajo që është cekur në këtë pikë të aktakuzes nuk është e saktë.

Duke e shpalosur mbrojten e vet në shqyrtimin kryesor, në pikën 1-d të aktakuzes, i akuzuari Agim MEHMETI e ka cekur se ai dhe Bislim ZURAPI janë vizituar në mënyrë të ndërsjellë, edhe familjarisht, mirpo në bisedat e tyre ai-i akuzuari Agim MEHMETI kurrë nuk ka folur asgjë që ceket në këtë pikë të aktakuzes, dhe se as Bislim ZURAPI para tij nuk ka folur asgjë.    

.........

Gjendja faktike nga pika 1-b të aktgjykimit, në kundërshtim me mbrojten e të akuzuarit Agim MEHMETIT, është vëtetuar deklarata e dëshmitarit Mahir HASANAJT, si në procedurën paraprake njashtu edhe në shqyrtimin kryesor. Në fakt, dëshmitari Mahir HASANAJ ka deklaruar se në shtator, tetor dhe nëntor të vitit 1979 shumë herë ka biseduar me të akuzuarin Agim MEHMETI, e se i akuzuari Agim MEHMETI në ato raste ka thënë se Enver Hoxha është revolucionar i madh, se ai ndërton socializëm të vërtetë dhe socializëm i cili është më i mirë se socializmi në Jugosllavi, se shqiptarëve në Jugosllavi iu është vështirsuar jeta, sepse nuk kanë punë, nuk kanë kurrfarë të drejtash, nuk janë të barabartë me kombet dhe kombësitë tjera që jetojnë në Jugosllavi; se pjestarët e kombësisë shqiptare në APJ janë në pozitë të pabarabartë me pjestarët e kombëve dhe kombësive tjera; se ushtarët e kombësisë shqiptare i kryejnë punët më të rënda dhe më të ndyta, se nënçmohen dhe maltretohen nga ana e serbëve; pastaj se i akuzuari Agim MEHMETI e ka pyetur se a dëshiron të bëhet antar i grupit ilegal të tij, grup ky i cili lufton për të drejtat e popullit shqiptar në Jugosllavi, e kur ai-dëshmitari HASANAJ ka pranuar të jetë antar i grupit ilegal të tij, ia ka dhënë detyrat që si antar i grupit ilegal të formoi grupin e vet ilegal , dhe se në lidhje me formimin e grupit ilegal,  edhe më tutje i ka thënë se jeta e popullit shqiptar në Jugosllavi është e rëndë sepse Kosova shfrytzohet nga Serbët dhe Serbia; se do të vi koha kur populli shqiptar në Kosovë do të ngritet në kryengritje dhe të organizohet në luftë për realizimin e të drejtave të veta dhe lirisë; se qëllimi i luftës së popullit shqiptar është krijimi i shtetit të Shqipërisë së bashkuar në të cilin do të jetonin të gjithë shqiptarët së bashku dhe këtë nën udhëheqjen e Enver Hoxhës; se kur të vi deri te kryengritja e popullit shqiptar në Kosovë, grupi ilegal të cilin ai-Hasanaj do ta formon, duhet të shkojë në Kosovë dhe ti bashkangjitet asaj kryengritje; se Tito e ka mashtruar Enver Hoxhen sepse i ka premtuar se pas luftës do ta jepë Kosovën e këtë premtim Tito nuk e ka mbajtur; se në Jugosllavi vetëm në letër është bashkim vëllazërimi, se bashkim vëllazërim në mes të Shqiptarëve dhe Serbëve kurrë nuk mund të ketë, dhe as nuk ka pasur, sepse Serbët i urrejnë Shqiptarët, që është paraqitur gjatë historisë së tanishme kur neve na kanë përndjekur dhe se ai problem ka qenë sikur gjatë luftës kur serbë kanë mbytur shumë shqiptarë ashtu edhe pas lufte; se në organizimin e luftës për çlirim rolin më të rëndësishëm do ta kenë shqiptarët e arsimuar, se kadetët dhe eprorët e APJ-s duhet ta japin kontributin e vet në bashkimin e shqiptarëve në Jugosllavi.

Në vazhdim, dëshmitari Mahir HASANAJ ka deklaruar se i akuzuari Agim MEHMETI e ka njoftuar se në grupin e tij ilegal i ka kyqur kadetët Bislim ZURAPI dhe Skender BOSHTRAKAJ, se në atë rast i akuzuari Agim MEHMETI i ka thënë se është mirë ajo që e ka bërë dhe se ZURAPI dhe BOSHTRAKAJ janë shqiptarë të vërtetë, se i akuzuari Agim MEHMETI gjatë vitit 1980 , në dy-tri raste, i ka thënë se shqiptarët në Jugosllavi janë të shtypur nga ana e serbëve, se serbët me shqiptarët mund të bëjnë çka të dëshirojnë dhe se një ditë do të vi deri te kryengritja e popullit shqiptar, sepse populli shqiptar nuk mund të durojë  që serbët ta shkelin dhe ta shfrytzojnë (akti 91, faqja 7, rreshti i dytë, faqe 4, rreshti i tretë, i katërt dhe i pestë, faqja 5, rreshti i dytë dhe faqja 6, rreshti i parë, i tretë dhe i katërt, pastaj akti 274, faqja 75, rreshti i gjashtë). Përpos kësaj që është cekur, duhet theksuar se dëshmitari Mahir HASANAJ, me rastin e ballafaqimit me të akuzuarin Agim MEHMETI, si në proceduren paraprake dhe njashtu edhe në shqyrtimin kryesor, ka deklaruar për të gjitha sikurse në dëshminë e tij të anlizuar më lartë (akti 101, dhe akti 274, faqja 76, rreshti i tretë). Përfundimisht, dëshmitari HASANAJ në shqyrtimin kryesor, në pyetjen e mbrojtësit të akuzuarit Agim MEHMETI ka deklaruar edhe këtë: „Mua i akuzuari Agim më ka thënë se i përket grupit ilegal, mirpo unë nuk e kam ditur dhe nuk e di nëse edhe dikush dhe kush i përksite grupit të tij ilegal, dhe se ai nuk më ka thënë se kush i përket grupit të tij ilegal“ (akti 274, faqe 75, rreshti i fundit). Vlen të shtohet edhe se dëshmitari HASANAJ ka deklaruar se i akuzuari Agim MEHMETI i ka thënë se duhet ta njoftoj atë për formimin e grupit të tij ilegal (akti 91, faqja 4, rreshti i tretë).

Se i akuzuari Agim MEHMETI ka vepruar në tërësi sikur është përshkruar në piken 1-c të aktgjykimit, në kundërshtim me mbrojtjen e tij, është vërtetuar me dëshmitë e dëshmitarëve Mahir HASANAJ dhe Bislim ZURAPI, si në proceduren paraprake njashtu edhe në shqyrtimin kryesor. Në fakt, dëshmitari Mahir HASANAJ ka deklaruar se së bashku me Bislim ZURAPIN, dy herë ka shkuar në banesën e të akuzuarit Agim MEHMETI, dhe këtë në fund të nëntorit 1979 dhe në fund të majit ose fillim të qershorti të vitit 1981, dhe se në ato raste i akuzuari Agim Mehmeti, në fund të nëntorit të viti 1979 ka thënë krejt atë që i ka thënë edhe atij-dëshmitarit HASANAJ, kur para kësaj ka ardhur vetëm, pastaj se i ka thënë se në mes serbëve dhe shqiptarëve kurrë nuk ka pasë bashkim vëllazërim; se shqiptarët në Shqipëri janë të lirë dhe të barabartë, për dallim që në Jugosllavi nuk kanë të drejta sikurse kombet dhe kombësitë tjera; se në fund të majit ose fillim të qershorit të vitit 1981 ka thënë se demonstruesit janë në të drejten me kërkesen që Kosova ta fitojë republikën ; se nëse Kosova e fiton republiken nuk do të jetë e shftrytëzuar nga ana e serbëve dhe Serbisë, se populli shqiptar do ta vazhdoi luftën deri sa ta fiton republiken; se ushtria gjatë demonstratave me tankse i ka shkelur fëmijët, se serbët dhe ushtria i kanë prerë dhe mbytur demonstruesit dhe fëmijët; se nuk duhet besuar mjeteve tona të informimit, sepse në Jugosllavi krejt është kthyer kundër neve shqiptarëve, se duhet besuar infromacioneve burimore - fjales së gjallë të cilën e marrin nga terreni, se mjetet tona të informimit e tregojnë rrejshëm gjendjen në Kosovë; se si eprorët shqiptarët duhet ti ruajmë ushtarët e kombësisë shqiptare, ti ndihmojmë me këshilla që të ruhen dhe kujdesen çka dhe para kujt flasin, se gjithashtu t’i ndihmojmë në zbulimin e spijujve në mesin e ushtarëve të kombësisë  shqiptare, se në kontakt me organet e sigurimit që mos ti spijunojnë shqiptarët e vërtetë; se i ka këshilluar që në mesin e ushtarëve shqiptarë të krijohet shoqëri e qëndrueshme dhe e besueshme, ashtu që ata të mund të jenë të gatshëm që në rast të demonstratave në Kosovë, sipas kërkesave të tyre dhe me armë të shkojnë në Kosovë, që në atë mënyrë të ndihmojnë luftën e filluar të popullit shqiptar për lirinë e vet; pastaj se i akuzuari Agim MEHMETI shumë herë ka thënë, pas demostratave në Kosovë, se Kosova duhet ta fitojë republikën dhe kur ta këtë këtë, do të kërkoj  shkëputjen e Kosovës dhe bashkangjitjen Shqipërisë, e për demostratave ka thënë se shqiptarët në Kosovë janë në pozitë të pabarabartë, se janë të shtypur nga ana e serbëve, se do të vi deri te kryengritja e armatosur sepse populli shqiptar në Kosovë më nuk mund të duroj dhe se populli shqiptar do të ngrihet në këmbët e veta dhe ta fitoj lirinë (akti 6, faqja 6, rreshti i dytë, faqja 7, rreshti i parë, i dytë dhe i tretë dhe faqja 8 rreshti i katërt, si dhe akti 274, faqja 75, rreshti i gjashtë).

Dëshmitari Bislim ZURAPI në lidhje me bisedat të paraqitura në pikën 1-c të aktgjykimit, ka deklaruar se së bashku me Mahir HASANAJN, dy herë ka qenë në banesen e të akuzuarit Agim MEHMETI, dhe këtë në fund të nëntorit të viti 1979 dhe në fund të majit ose fillimit të qershorit të vitit 1981, meqë rast , në lidhje me bisedën në fund të nëntorit të vitit 1979, ka deklaruar se i akuzuari përpara tij ka thënë se shqiptarët në Shqipëri kanë më tepër liri dhe ne-shqiptarët në Jugosllavi nuk kemi të drejta të barabarta dhe liri me popujt tjerë; se serbët e shfrytëzojnë Kosovën, se i marrin të gjitha pasuritë minerale nga Kosova, dhe se për këtë arsy shqiptarët në Kosovë jetojnë në mjerim; se në Jugosllavi nuk ka bashkim vëllazërim, në veçanti që një gjë e tillë nuk ka në mes të serbëve dhe shqiptarëve, sepse serbët e shfrytëzojnë Kosovën. Në lidhje me bisedën në fund të muajit maj ose në fillim të qershorit të viti 1981, dëshmitari Bislim ZURAPI ka deklaruar se atij dhe dëshmitarit Mahir HASANAJ i akuzuari Agim MEHMETI iu ka thënë se demonstruesit janë në të drejtën që po kërkojnë që Kosova të ketë republikën, se kjo është arsyeja e vërtetë e demonstratave; se shqiptarëve tani iu është vështirsuar jeta në Jugosllavi, sepse të gjithë janë kthyer kundër shqiptarëve; se nuk duhet t’iu besohet mjeteve tona të informimit, sespse në to nuk flitet për gjendjen e vërtetë në Kosovë; se milicia serbe vret demonstruesit, se ushtria nuk ka reaguar sikurse reagon këmbësoria, por me tankse i ka shkelur demonstruesit; se informacionet e vërteta për gjendjen në Kosovë mund të ndëgjohen nga Radio Tirana; se Kosova duhet ta fitojë republikën, se me atë rast shqiptarët do të ngriheshin në këmbët e veta dhe do ti dilnin në rrugë serbëve, që serbët ti pengonin që më mos ta shfrytëzojnë Kosovën; se në rastin kur Kosova do ta fitojë republiken, shqiptarët do të kenë më shumë të drejta dhe më tepër liri; se demostratat do të vazhdojnë deri atëherë kur Kosova do ta fitojë republiken; se duhet në njësi t’u ndihmohet ushtarëve të kombësisë shqiptare, që ti këshillojmë të mos bëjnë gabime, që të shoqërohen në mes veti; pastaj se i akuzuari Agim MEHMETI dhe Mahir HASANAJ ia kanë tërhequr vrejtjen që jo vetëm mos ti flasin askujt për këtë çka kanë biseduar, por edhe në rast se thirren nga ana e organeve të sigurimit që për këtë të mos flasin asgjë; se duhet të ruhen nga kadetët e kombësisë shqiptare dhe më vonë kur të shkon në njësi nga ushtarët e kombësisë shqiptare, sepse në mes tyre ka spijujë të cilët mund ti zbulonin, se duhet nga kjo të ruhen dhe ti këshillojnë edhe kadetët edhe ushtarët, se në rast se thirren nga organet e sigurimit për atë asgjë të mos flasin, (akti 92, faqja 3, rreshti i katërt, faqja 4, rreshti i pestë, faqja 5, rreshti i parë, faqja 6, rreshti i pestë, faqja 7, rreshti i parë, si dhe akti 274, faqja 77, rreshti i dytë).

Përndryshe, kur të analizohen dëshmitë e paraqitura të lartëcekura të dëshmitarëve Mahir HASANAJ dhe Bislim ZURAPI sipas vlerësimit të gjykates, mund të nxirret i vetmi përfundim se dëshmitë e tyre për të gjitha rrethanat me peshë janë të ngjajshme dhe përputhen dhe se ndryshimet e vogla në dëshmitë e tyre në raport me përmbajtjne e disa inkriminimeve,  janë pasojë logjike e mundësive të ndryshme të mbajtjes në mend, e në veçanti reprodukimi i përmbajtjes të mbajtur në mend të bisedave të cilat janë zhvilluar para pesë-gjashtë viteve.

Në vazhdim, ia vlenë të shtohet edhe kjo se gjykata, në kundërshim me stilizimin e pikës 1-c të dispozitivit të gjykimit, në pikën 1-c të dispozitivit të gjykimit ka saktësuar çka i akuzuari Agim Mehmeti ka thënë në fund të nëntorit të vitit 1979, e çka në fund të majit të vitit 1981, sepse është e kuptueshme se ai, për shembull për demonstratat në vitin 1981, nuk ka mundur të flet në vitin 1979, në mes tjerash, dëshmitë e dëshmitarëve Mahir HASANAJ dhe Bislim ZURAPI në lidhje me këtë janë krejtësisht të qarta dhe të përcaktuara.

Pastaj, sipas gjetjeve të gjykates, në shqyrtimin kryesor është vërtetuar edhe gjendja faktike e përshkruar në pikën 1-d të dispozitivit të aktgjykimit, dhe këtë, në kundërshtim me mbrojtjen e të akuzuarit Agim MEHMETI, me dëshminë e dëshmitarit Bislim ZURAPI edhe në proceduren paraprake dhe në shqyrtim kryesor. Ky dëshmitar në fakt ka deklaruar se, prej mesit të gushtit të vitit 1981, dhe deri në fund të atij viti, dhe prej vitit 1984 e deri në maj të vitit 1986, shumë herë ka biseduar me të akuzuarin Agim MEHMETI dhe se MEHMETI në ato raste ka thënë se pozita e shqiptarëve në Jugosllavi është e rëndë, se shqiptarët jetojnë në kushte të mjerueshme, se nuk janë në pozitë të barabartë me kombet dhe kombësitë tjera; se është mirë që studentët i kanë filluar demonstratat, se Kosova duhet ta fitojë republikën, me hatër o me dhunë; se Kosova si republikë duhet ti përfshijë edhe pjesët tjera të Jugosllavisë në të cilat jetojnë shqiptarët, ashtu që të gjithë të jetojnë së bashku; që kur Kosova ta fitojë republikën duhet ti bashkangjitet Shqipërisë; se nuk duhet ti besohet mjeteve tona të informimit, se nuk tregohet gjendja e vërtetë në Kosovë, se duhet besuar informacioneve të Radio Tiranës; se ky nuk është socializëm të cilin po e ndërtojmë në Jugosllavi, se te ne sundon anarkia; se lufta e popullit shqiptar e filluar në vitin 1968, kur e kemi fituar flamurin, se kjo luftë ka vazhduar e se do ta fitojmë edhe republikën; se pas demonstratave në Kosovë pozita e shqiptarëve në Kosovë është keqësuar edhe më shumë; se vëllai i tij është akuzuar rrejshëm, se shumë shqiptarë po gjykohen në Kosovë me akuza të rrejshme; se nuk janë të sakta informacionet të cilat i emetojnë mejtet tona të informimit se serbët e malazezët po shpërngulen nën presionin e shqiptarëve të Kosovës, por shpërngulen sepse i urrejnë shqiptarët  dhe se i kanë kushtet më të mira për jetë në Serbi; se eprorët e kombësisë shqiptare nuk janë në pozitë të njejtë me eprorët e kombësive tjera në APJ; dhe se në ato takime gjithmonë e ka pyetur a kontakton me organet e sigurimit dhe e ka këshilluar t’iu ikë kontakteve të tilla dhe nëse e thërrasin të mos iu tregon asgjë (akti 92, faqja 7, rendi i dytë dhe i tretë, faqja 8, rendi i parë, i tretë dhe i pestë, faqja 9, rreshti i parë dhe i dytë, si dhe akti 274, faqja 77, rreshti i dytë). Përfundimisht, vlen të theksohet se dëshmitari Bislim ZURAPI, gjatë ballafaqimit me të akuzuarin Agim MEHMETI, dhe në proceduren paraprake dhe në shqyrtimin kryesor, ka deklaruar në tërësi sikur se dëshmia e tij është analizuar këtu më lartë (akti 104 e akti 274, faqja 78, rreshti i katërt).

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat