Jeni bërë turpi i vendit

Opinione

Jeni bërë turpi i vendit

Nga: Islam Fejzullahu Më: 10 qershor 2018 Në ora: 16:00
Foto ilustrim

Se vjen kjo kohë qe ne vend të krenimit me ju, të turpërohemi me ju, askush jo se nuk e ka prit por as menduar!

Politikanët, drejtuesit e institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës, duke filluar nga presidenti, krye kuvendari, kryeministri e deri tek nëpunësit e administratës publike (të fundit pjesërisht) janë një brez, garniturë, klasë njerëzish te cilët qe nga përfundimi i viteve te okupimit(81-99), garniturë e cila tani dolën edhe rrahagjoksë nën ombrellën e Çlirimtarëve, tani drejtues institucionesh janë; degraduesit, dëmtuesit, shkatërruesit më të mëdhenj të vendit, rendit, ligjit, ekonomisë e gjithckaje se Kosovës e cila u arrit me mund dhe sakrificë deri edhe me jetëra njerëzish, me ndihmën e botës demokratike.

Tani kur një dekadë pas shpalljes së pavarësisë kur do duhej qe vendi të ecën përpara me ekonomi, zhvillim, me integrime ne të gjitha organizmat ndërkombëtare; BE,OKB,NATO, vendi ynë  falë juve drejtues pushtetesh po përballët me akuza injorancë anashkalime besa edhe kërcënime sepse jeni ju ata te cilët jo vetëm se e shkatërruat por jeni bërë turpi i vendit. Të merret vetëm një ditë itinerari i shtypit ditor vendor e ndërkombëtar dhe te përcillet për  dhe rreth Kosovës është e tepërt të lexohet sepse pak apo aspak shef diçka të mirë të shkruar, e lere qe kjo po përsëritet dhe vazhdon çdo ditë!

A jeni duke menduar se i keni kaluar te gjitha limitet me keqpërdorime, keq menaxhime, plaçkitje fondesh e parash publike e deri edhe tek uzurpimet  e pronave shtetërore e private? Jeni ju ata te cilët e detyruat bashkësinë qe te formoj gjykatë speciale për Kosovën, sepse e degraduat drejtësinë. Atë qe është ma e shtrenjta-LRIA te cilën shumë të rinj e te reja nga shumë gjenerata ia falen atdheut, ju jeni ata te cilët ua zhvlerësuat dhe shkelet mbi gjakun e të tillëve të ramun, me veprimet, keqpërdorimet qe i bëtë dhe po i bëni çdo ditë.

Duke filluar nga presidenti i cili përfundimisht me ndarjen e dekoratave nga presidenca për shumë personalitete e institucione te cilat i vuri te gjitha dhe të gjithë në një ¨rang dhe krah (pavarësisht meritave apo dëmeve që i kanë sjellur vendit dhe popullit) dëshmoi se si president nuk i intereson asgjë tjetër vetëm reputacioni dhe jeta e tij.

Kryekuvendari, me drejtimin e seancave parlamentare se bashku me bashkdrejtuesin e bashkpartiakun e degraduan aq ultë kuvendin me sjelljet fjalorin, diskutimet, shkeljet injorancën sa te vije turp te ndezësh TV dhe ta përcjellësh një debat apo seancë plenare. Kryeministri se ekziston  njeri me shumë fytyra në të cilat zbulohet sipas kohës dhe nevojës e dëshmoi sidomos që nga kthimi nga Franca pas arrestit qe ia përgatiten! Me keqardhje e them dhe mendoj se pikërisht në Prizrenin historik dëshmoi se mese paku përngjan në politikan me sjellje, veprime, oratori! Unë në fund po e citoj një fjalë nga shumë breza që thuhet; Çdo e përpjetë, e ka edhe një tatëpjetë (teposhtë), prandaj vejani gishtin kokës sepse jeta nuk është një ditë apo një mandat sikur tek ju.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat