Viktima të padrejtësisë, “bëhuni burra”! Denonconi prokurorët e gjyqtarët që ua kanë shitur drejtësinë!

Opinione

Viktima të padrejtësisë, “bëhuni burra”! Denonconi prokurorët e gjyqtarët që ua kanë shitur drejtësinë!

Nga: Skënder S.Kapiti Më: 7 qershor 2018 Në ora: 07:08
Skënder S.Kapiti

Shqiptarë, Ju viktimat e krimit, të korrupsionit dhe të padrejtësive , ju të cilët keni humbur padrejtesisht te drejtat , ju qe keni paguar para e ryshfet te prokurori, te gjyqtari për të fituar të drejtën e ligjshme: bëhuni burra, tregohuni trima dhe denonconi e kerkoni parate që keni dhenë për të marrë dhe fituar drejtësinë!

Bëhuni trima të paktën tani, mos i evidentoni  ato si thashethemnaja anonimatësh  portaleve e mos flisni poshtë e lart klubeve, kafeneve    për korrupsionin, për paratë dhe padrejtësitë që keni pësuar !

Miratimi i VETTING-ut ishte shumë i vështirë , dhe çuditërisht të vështirë e bënte miratimin e tij edhe pasiviteti dhe indiferenca e Juaj dhe e shoqërisë, dhe faleminderit për VETTING-un SHBA dhe BE.

Por tani të paktën reagoni dhe veproni, denonconi dhe kërkoni ndëshkimin e krimeve dhe të korrupsionit të drejtësisë dhe të politikës. Nuk ka pse të keni frikë tashmë, sepse VETTING-u i ka hapur rrugën triumfit të drejtësisë, lirisë së ligjit dhe të demokracisë.

Denonconi te VETTING-u!

Ndihmoni VETTING-un për pastrimin e drejtësisë dhe të politikës dhe per ndeshkimin e krimit e te korrupsionit te tyre!

Duke ndihmuar VETTING-un Ju qytetarë ndihmoni veten tuaj.

Mos rrini peng i frikës, por vriteni frikën dhe mos  prisni se do t’ju kthehet dinjiteti dhe drejtësia  vetem nga SHBA dhe BE!

Shqiptarë, bëhuni trima dhe mos  u merrni me vogelsira e ngaterresa politike mesvete për politikanët dhe për partitë . Mos merrni rrugët e largimit nga Shqipëria  të detyruar prej pasdrejtësive, por veproni dhe reagoni kundër tyre sot!

Ndërtimi i drejtësisë është siguria më e madhe për fëmijët tuaj që të mos e kërkojnë lirinë, dinjitetin  dhe drejtësinë në atdheun dhe tokën e huaj ,por në Shqipëri.

Veproni sot  që të hidhen themelet për një ardhmëri dhe shpresë të sigurtë!

Veproni se duke dënuar padrejtësinë do të ndertohet liria, mirëqënia, e ardhmja dhe perspektiva!

Veproni, sepse të veprosh,  t’u rezistosh dhe të denoncosh padrejtësitë që ju janë  bërë  është vetëm  moral e dinjitet dhe nuk është  aspak sakrificë e trimëri, por nëse nuk bëhet as kjo atëhere me meritë vuani nga padrejtësia  ose jeni pajtuar me të . Mos bëni vetëm llogaritë e pasurive dhe të parave që kanë bërë gjyqtarët e prokurorët, ministat e pushtetarët, por kërkoni ato të cilat u keni paguar atyre, prej të cilave ata i keni  bërë milionerë!

Nuk duhet të falen padrejtësia dhe politika e keqe. Ato duhen ndëshkuar sepse e keqja pastaj vetëm sa përsëritet dhe vazhdon.

Nuk u dënuan dhe as nuk u ndëshkuan krimet e komunizmit . Ky ishte gabim i madh i cili u kushtoi shqiptarëve shtrenjte.

Por tani nuk duhet të përsëritet që të falen dhe te mos ndëshkohen korrupsioni dhe krimet e politikës e të drejtësisë së tranzicionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat