Thika vs Lapsi në shkolla

Opinione

Thika vs Lapsi në shkolla

Nga: Filloreta Januzaj Më: 5 qershor 2018 Në ora: 17:28
Filloreta Januzaj

Shkolla institucion ky që e simbolizon lapsin dhe dijen, sot është shndërruar në arenë përplasjesh ndërmjet nxënësve dhe profesorëve. Dikur problem ishte arroganca dhe sjellja e profesorëve, ndërsa sot sjellja e nxënësve tejkalon arrogancën duke u shpërfaqur në dhunën e tyre  ndaj mësimdhënësve. Është thënë cdo herë që për nxënësit arma më e fortë është lapsi, por si duket meqë disa prej tyre nuk po e përdorin armën që iu takon, pra lapsin, ata zgjidhje për vlerësimin e tyre po e konsiderojnë konfrontimin fizik me mësimdhënësit duke mos përjashtuar as përdorimin e armëve të ftohta për t’i sulmuar ata.

Sjelljet që i paraprijnë veprimeve të tilla mund të jenë: përdorimi i alkoolit, rrahjet në mes vete por edhe mundësia e lehtë që të hyjnë në objektet shkollore të pajisur me armë të ftohta. Për të njëjtat arsye supozohet të ketë ndodhur edhe rasti i fundit i dhunës në shkollën “Shaban Spahija” në Pejë ku një nxënës i klasës së 10-të ka therur me thikë mësimdhënësin e tij. Po ashtu është i ditur edhe rasti kur një mësues i Edukatës Fizike është qëlluar me thikë nga nxënësi i tij 12 vjeçar në shkollën fillore “Elena Gjika” në Prishtinë. E nuk janë vetëm këto raste që mund të i cekim, janë të shumta që mund të numërohen.

 Duke u bazuar në të gjitha këto raste që po ndodhin mund të kuptojmë se dhuna në  shkolla po shkon duke marrë një kahje tejet të madhe. E në këto institucione ku sjellet e tilla nuk sanksionohen në mënyrë të duhur të rinjtë mund të kenë bindjen që mund të jenë ata “heronjtë” e atij institucioni dhe kjo mund të rrisë në një mënyrë dhunën në shoqëri.

 Dukuritë negative në shkolla cdo ditë e më shumë po rriten tek adoleshentët e rritja e këtyre e shton edhe më shumë nevojën e prezencës se psikologëve në shkollat e Kosovës .Në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë thonë që një shërbim profesional që nënkupton psikologë e pedagogë duhet të jetë nëpër shkolla. Kjo mbetet vetëm e thënë sepse në raste të tilla të dhunave nxënësit mund t’i drejtojnë vetëm në shtëpitë e tyre dhe psikolog duhet të bëhen prindërit e tyre në munden apo jo. Nga po kjo ministri po thuhet se si shkak kryesor i mungesës së psikologëve në shkolla mund të jetë edhe mungesa e buxhetit.  

Psikologu është ai aleati i cmuar në tejkalimin e sfidave të ndryshme tek adoloshentët. Figura e psikologut është e nevojshme për problemet e nxënësve dhe për t’u mos u lënë hapësirë atyre që të ndeshen prapë me probleme të njejta.

Duhet të punohet më shumë që dhuna nëpër shkolla të parandalohet, në mënyrë që të mos pengohet procesi mësimor. Organet përgjegjëse duhet të angazhohen që legjislacionin lidhur me dhunën ndaj fëmijëve  ta përmirësojnë dhe ndryshojnë çdoherë kur mund të përmirësohet.

Mbetet që Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë  në politikat e saj ta ketë një ndër prioritetet përmbushjen e numrit të psikologëve në shkolla. Kjo i kontribon njëkohësisht mbarëvajtjes mësimore, edukatës së nxënësve por edhe sigurisë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat