Klima e pa volitshme politike në Kosovë favorizon Serbinë në bisedimet eventuale

Opinione

Klima e pa volitshme politike në Kosovë favorizon Serbinë në bisedimet eventuale

Nga: Fadil Kajtazi Më: 30 maj 2018 Në ora: 10:13
Fadil Kajtazi

Këto kondita të pa volitshme politike janë si rrjedhojë e lidershipit të pa përgjegjshëm politik të Kosovës e që lidhen kryesisht me të ashtuquajturin krah i luftës, ku strumbullari është presidenti aktual Hashim Thaqi dhe kryeministri aktual Ramush Haradinaj.

Në anën tjetër po aq faj ka edhe krahu politik oponent i grumbulluar kryesisht në LDK të cilit i mungoj një aksion politik energjik për të mos lejuar degradimin deri në këtë masë të sistemit politik i cili u devijua jashtë mase.

Tani, fatkeqësisht Kosova nuk arriti ta mbaj potencën diplomatike të viteve të paraluftës as për së afërmi, pavarësisht se në pjesën më të madhe të shteteve i mbulojmë me misione diplomatike.

Sintagma serbe për “Kosovën shtet jo funksional” e cila para luftës thuhej me zë të lartë, e pas vitit 1999 me zë të mekur, tani, për shkak të lidershipit të dobët kosovar ka filluar t’i mbushë boshllëqet e salloneve të diplomacisë botërore.

Presidenti i vetëdijshëm për këtë gjendjen të pa favorshme, e krijuar si rezultati i lidershipit të tij, tani me të madhe është duke i rënë telit të krijimit të unitetit për bisedimet me Serbinë për të shpërndarë fajësinë e cila Kosovës do t’i krijoj vështirësi në rrugëtimin e vet dhe do ta defunksionalizoi  edhe më tepër me qëllim të forcimit të sintagmës serbe “Kosova shtet jofunksional”

Përfundimet me njohjen e Kosovës nga Serbia do të jenë të dhimbshme dhe do të konsistojnë në forcimin e subjektivitetit shtetëror serb në Kosovë kryesisht në këto fusha:

Kisha Ortodokse Serbe do të forcoj subjektivitetin – Shtet brenda shtetit;

Do të ketë edhe një zëvendës president nga radhët e komunitetit Serb;

Do të ketë mbikëqyrje serbe në Ushtrinë e Kosovës, duke e vendosur një zëvendës komandant të shefit të shtabit nga radhët e komunitetit serb;

Do të ketë një zëvendës drejtor të AKI nga radhët e komunitetit serb; dhe

Do të ketë ndryshime kushtetuese në funksion të të forcimit të shtetësisë serbe në Kosovë.

Dhe përfundimisht në stilin e “Lista Serbska” e cila e me paratë e taksapaguesve të Kosovës ndërmerr aksione subversive në dëm të Kosovës, do të kemi një etablim të shtetit të Serbisë në jetën institucionale të Kosovës e cila si qëllim do të ketë shkatërrimin e shtetësisësë Kosovës me mundësi ripushtimin e saj në rast të krijimit të ndonjë situate të volitshme globale.

Natyrisht se këto bisedime do të kishin karakter tjetër nëse në Kosovën e pasluftës nuk do të lulëzonte krimi i organizuar, vrasjet politike dhe korrupsioni. Këto bisedime do të kishin karakter tjetër nëse Kosova tani do të lundronte në ujërat e qeta të një zhvillimi normal politik, ekonomik dhe kulturor. Mundësitë ishin. Në këto kushte, prapë Thaqi do të ishte president! Ai dhe bashkëveprimtaret e tij këtë e kishin në dorë ta bënin që nga viti 1998. Sikur ta bënin këtë, rruga shtetërore e Kosovës nuk do të varej nga Serbia, kjo do të kishte rrjedhën tamam evropiane, euroatlantike. Këtë ata nuk e bënë, ose nga injoranca, ose nga pasioni primitiv. Ata që tani mendoj t’i bëhen krah Presidentit Thaqi në etablimit e shtetit serb në shtetësinë e Kosovës, ose janë pjesë e pasioneve primitive, ose janë rob të hipotekave që ruhen në arkivat e shërbimeve inteligjente serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat