Serbët vet e kanë vra Ivanoviqin

Opinione

Serbët vet e kanë vra Ivanoviqin

Nga: Ragip Guraziu Më: 27 maj 2018 Në ora: 15:28
Ragip Guraziu

Përrallat e politikanëve serbë, për një shpresë gjallërie për serbët e veriut të Mitrovicës, dita -ditës po shuhet. Vetura e djegur e gjetur  pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit në Mitrovicë, ka origjinën nga Serbia, por origjinën nga Serbia ka edhe vrasja e Oliver Ivanoviqit, i cili ishte lider i Iniciativës qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia, që u bë atentat më 16 janar 2018 në veri të Mitrovicës, para selisë së tij.

Foret e Serbisë kanë rënë në fund të pusit

Deklarata e presidentit serb, Aleksander Vuçiq se nëse Organet e Sigurisë së Kosovës nuk e zbardhin të vërtetën rreth vrasjes së Oliver Ivanoviçit, Serbia do të reagojë për ti kryer hetimet e vrajës vetë, përbën një kërcënim serioz për Sovranitetin e Kosovës.

Një rol aktiv në procesin hetimor, ka kërkuar edhe Beogradi, përmes organeve shtetërore të Serbisë. Sipas ministrit të Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, Abelard Tahiri, Ministria e Drejtësisë e Republikës së Serbisë ka kërkuar shkëmbim të informatave rreth hetimeve që po zhvillohen në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Tahiri tha se se Qeveria e Kosovës dhe organet kompetente të përfshira në këtë rast, shprehin gatishmërinë dhe vullnetin për bashkëpunim dhe për ndarjen e informacioneve për zbardhjen e këtij rasti. Por, ka nënvizuar ai, procesi i hetimeve do të zhvillohet nga organet e Kosovës, duke mos lejuar që këtë proces ta zhvillojë një shtet tjetër.Që të zbardhen dyshimet e mundshme, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka lënë të hapur mundësinë që të ftohet për hetime edhe një palë e tretë, por jo nga Serbia.

Tani Serbia po e shfrytëzon ende vrasjen e Ivanoviqit për ta marrë Veriun nën kontroll

Refuzimi i Prishtinës që autoritetet serbe të përfshihen në hetimin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, tregon se ka një mungesë të vullnetit nga Prishtina për të gjetur vrasësit, këtë e  theksoi ministri i mbrojtjes së Serbisë Aleksandër Vulin i cili shtoi se vetëm Serbia interesohet për gjetjen e vrasësve.

“Dikush tashmë po mendon rreth përpjekjes për ta abuzuar këtë fatkeqësi dhe për të ndryshuar marrëveshjen e Brukselit për të vendosur kontrollin në veri duke hequr të gjithë policët serbë dhe duke i vendosur shqiptarët,” theksoi ai.

U tha se vrasja e Oliver Ivanoviqit mund të ketë pasoja për të gjithë rajonin

Ballkani është një rajon i paqëndrueshëm ku krimi i kësaj natyre, mund të ringjallë urrejtjen dhe sfidat e konfliktit, këtë po e dëshirojnë serbët, Qeveria serbe dhe Beogradi. Kush tjetër pos serbëve të veriut të Mitrovicës me vite po e mbajnë peng veriun e Mitrovicës?!

Ndryshe, Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka folur për vizitën e presidentit serb, Aleksander Vuçiq, në Kosovë duke e quajtur atë si shumë të komplikuar në terme politike dhe në aspektin e sigurisë.

“Vuçiq do t’u japë serbëve në Kosovë një mesazh të qartë që shteti serb qëndron prapa tyre dhe e mbështet mbijetesën e tyre si një tërësi në Kosovë. Rëndësia qëndron në faktin që siguria atje është lëkundur që pas vrasjes së liderit të SDP-së, Oliver Ivanoviq, e që qëllimi i këtij krimi është frikësimi i të gjithë serbëve në Kosovë dhe t’i detyrojë ata të largohen nga shtëpitë e tyre”, deklaroi Gjuriq. Edhe një gënjeshtër e radhës e serbeve....

Konflikt të armatosur do të ketë vetëm atëherë nëse Rusia qëndron prapa Serbisë

Do këtë luftë vetëm atëherë nëse fuqitë e mëdha këtë e deshirojnë?!  Lufta në Siri gati përfundimit, tani e ka radhën prape Ballkani të kallet.... Ku ka më kollaj se në Ballkan, që fuqitë e mëdha t'i masin forcat e tyre dhe teknologjinë e re të armatimit.

“Jam shumë i bindur se edhe vrasja e kriminelit Oliver Ivanoviq, është bërë nga Qeveria e Beogradit. Dhe në këtë anë, priten edhe akte të tjera, sidomos në fushën e terrorit, kuptohet për të rritur tensioned në vend, buzë fillimit të punës së Gjykatës Speciale dhe votimit të Demarkacionit, bisedimeve dhe shumë punëve të tjera, sidomos deklaratës së BE-së, se brenda vitit 2018, duhet të kemi njohje reciproke midis Kosovës dhe Serbisë, që edhe veprat kriminale të thellohen nga Serbia. Ky shtet është i njohur për krime dhe terror në funksion të interesave politike serbomadhe. Pra, priten justifikime. Dhe jam i bindur se SHBA-të e dinë se nga vijnë këto vepra dhe iu takon të veprojnë”.

Serbia po i frynë zjarrit për të ndez flakën në krahët e Rusisë

Lideri i iniciativës qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia” (SDP) në Kosovë, Oliver Ivanoviç, u vra mëngjesin e së martës më 16 janar të 2018-tës teksa po hynte në ambientet e zyrës së tij në Mitrovicën veriore. Mësohet se ndaj Ivanoviç u bë një atentat politik dhe se ai u vra nga Shërbimet Inteligjente të Serbisë.

Vrasja e Oliver Ivanoviç, e cila cilësohet më tepër sesa një eliminim politik, është bërë me qëllim që të destabilizohet situata në Kosovë. Përveç se një eliminim politik, është edhe zgjedhja e një viktime në mënyrë, që të shfrytëzohet për qëllime të tjera politike. Ky nuk është një incident ndëretnik, pasi vrasja e Ivanoviç është një skenar i bërë nga serbët, pasi në vendin ku ai është vrarë, shqiptarët as që mund të qarkullojnë lirshëm.

Plani serb me vrasjen e Ivanoviqit dhe paralajmërimi nga Vuçiq e Bernabiç

Vrasja e Ivanoviçit vije disa ditë pas deklaratës së Presidentit serbe Aleksandar Vuçiqi i cili kishte thënë se që nga Marrëveshja e Brukselit, gjatë pesë vjetëve, s’e kemi pasur asnjë rast të vrasjes së serbëve me motive etnike.

Po ashtu, vrasja e Ivanoviçit ka ndodhur pikërisht në ditën kur do të rifillonin bisedimet teknike Kosovë-Serbi.

Deklaratat e  kryeministres së Serbisë Ana Bernabiç si dhe të Presidentit Vuçiq për Kosovën, ku ka thënë se këto deklarata paralajmëruan se Serbia ka filluar një qasje të re për prishjen dhe rindërtimin e një status kuo-je të re.

“Të kujtojmë se para pak kohë, në periudhën kur Kosova ishte duke u marrë me krijimin e koalicioneve për ndërtimin e qeverisë, Serbia kishte ndërmarrë një ‘diplomaci merimangë’, ku kryeministrja e Serbisë Ana Bernabiç, deklaronte se duhet një dialog për autonomi për veriun e Kosovës dhe pastaj të bisedohet për statusin final të Kosovës, ndërsa Vuçiq në anën tjetër kërkonte dhe fillonte një dialog brenda Serbisë me Kosovën dhe të bëhet një partnere me BE-në dhe mik i madh me Rusinë. Duke vazhduar edhe deklarata të tjera të përfaqësuesve të lartë serbë. Këto deklarata paralajmëruan qartë se Serbia po fillon një qasje të re për prishjen dhe rindërtimin e një status kuo-je të re, ku së pari mbështetjen kësaj politike ia dhe presidenti i Kosovës që shkoi në takim jo-formal me presidentin serb”.

Serbët vet e kanë dashur të vdekur Ivanoviqin?!

Në rast se ju referohemi deklaratave të më parme dhe varrimit të Oliver Ivanoviqit,se kush ishte ne varrimin e tij e kush JO,nga institucionet më të larta të shtetit serb,dhe vrasja e tij,koha dhe momenti,duhet për tu ardhur keq Serbisë dhe Beogradit,se njëfarë mase e heqë mjegullën dhe bënë të qartë se Oliverin e vranë vetë serbët kur kemi parasyesh se ku u gjet kerri i kallur dhe në cilën pjesë dhe jo gjithë...

Milena Ivanoviq e përshkroi Mitrovicën Veriore si qytet të frikës, errësirës dhe dhimbjes. Në varrimin e Ivanoviqit nga Kosova shkoi vetëm ish-deputetja, Rada Trajkoviq, ndërsa nuk mori pjesë askush nga Lista Srpska, parti kjo rivale e politikanit të vrarë.  Familjarët edhe më herët kanë bërë të ditur se trupi i tij do të varroset në Beograd, kjo për shkak se shumica e familjarëve të tij jetojnë atje dhe do ta kenë më të lehtë të kujdesen për varrin e tij.Vrasja ka ndodhur të martën rreth orës 08:10, me 16 janar 2018-tës, në rrugën “Sutjeska” në veri të Mitrovicës, para selisë së partisë së Oliver Ivanoviqit, Iniciativës Qytetare SDP.

Vetura e djegur e gjetur  pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit në Mitrovicë, ka origjinën nga Serbia,por origjinën nga Serbia ka edhe vrasja e ,Oliver Ivanoviqit, i cili ishte lider i Iniciativës qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia,që o bë atentat më 16 janar 2018 në veri të Mitrovicës,para selisë së tij.

Deklarata e presidentit serb, Aleksander Vuçiq se nëse Organet e Sigurisë së Kosovës nuk e zbardhin të vërtetën rreth vrasjes së Oliver Ivanoviçit, Serbia do të reagojë për ti kryer hetimet e vrasjës vetë, përbën një kërcënim serioz për Sovranitetin e Kosovës.

Serbia tani na doli këto ditë me teza të reja se ''Shqiptarët po përgatiten për të sulmuar Veriun e Mitrovicës”, dhe vrajen e Ivanoviqit po e drejton gishtin nga Prishtina.

Autori është gazetar-analist i pavarur

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat