Trishtimi medial i javës qe lamë pas

Opinione

Trishtimi medial i javës qe lamë pas

Nga: Islam Fejzullahu Më: 27 maj 2018 Në ora: 15:20
Foto ilustrim

Situata momentale në Kosovë sipas mediave nuk është e tensionuar nga gjendja në të cilën ndodhet vendi sa është e tensionuar nga sjelljet, qëndrimet dhe të bëmat ditore të politikajve-drejtues të pushteteve!

Fillim java qe lamë pas ne media sikur  alarmoj se gjatë asaj jave do  të ndodhin disa te pa pritura ne  skenën edhe politike por edhe te përditshme Kosovare, ngase gjendja nuk është e tensionuar se ne çfarë situate ndodhet vendi si ne aspektin politik ashtu edhe atë ekonomik sa është e tensionuar me qëndrimet dhe te bëmat e pushtetarëve gjatë asaj jave! Fillimisht presidenti vazhdoj me atë maratonën e tij duke dekoruar  e dekretuar; figura politike e jo politike me qëllime të caktuara.

Fatkeqësisht edhe familja e presidentit tani të ndjerë Dr. Ibrahim Rugova ishte një cak kulminant i presidentit aktual, ai arriti qe të takohet me familjen ete ndjerit tua dorëzoj dekoratën për të ndjerin, të cilën e priten krahëhapur familja e te ndjerit dhe në një formë morën përsipër vrasjen e përgatitur nga klika e presidentit aktual për të ndjerin e cila pati dështuar sa herë!

Ngjarje tjetër e asaj jave ishte edhe një seancë gjyqësore nga gjykata e EULEX-it lidhur me akuzën për krime lufte ndaj një krimineli serb i arrestuar ne Malin e zi ca kohë më parë!

Përfundimisht gjykimi dëshmoi se as gjykata ndërkombëtare e as ajo vendore nuk janë të interesuar për të vu drejtësinë në vend sa i përket krimeve të luftës  ne Kosovë. I akuzuari serb mori një dënim" kapital" prej gjashtë vjet e gjysmë dhe atë nën akuzën për torturë, ndërsa u lirua nga akuzat për krime-vrasje (Qytetar të Vushtrrisë), dhe akuzat për dëmet kur i tërë qyteti i Vushtrrisë (ata te cilët kanë qenë gjatë ofensivës se NATO-së ne Kosovë) e njef dhe e din se sa shtëpi dhe vendbanime i akuzuari ne bashkëveprim me urdhër të komandantit të tyre Janicijevic i ka djegur ne qytet dhe rrethinë!

Ngjarje tjetër e asaj jave ishte edhe sjelljet e deputetëve te kuvendit (përplasjet mes vete) ne kuvend dhe jashtë ne media me çka po dëshmojnë se gjithçka përveç jetës ne varfëri ka degraduar ne Kosovë! Dhe se fundi retorikat rreth zgjedhjeve të parakohshme te cilat po i bëjnë favore kryeministrit  qe ti zgjatet jeta kësaj qeverie, si dhe reagimi i listës serbe dhe kishës serbe ne lidhje me vazhdimin e rregullimin e rrugës Deçan-Plavë, reagim i cili detyroj shtetin të ndërpres punën ne atë rrugë.

E tëra një qasje mediale e cila ne shumë raste nuk do komente sepse kjo është një përditshmëri e cila përsëritet plot 18 vite ne Kosovë, e drejtësi e rend e ligj nuk ka fare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat