Koha kur Serbia nuk ishte në Kosovë

Opinione

Koha kur Serbia nuk ishte në Kosovë

Nga: Prof. Dr. Binak Maxharraj Më: 23 maj 2018 Në ora: 21:10
Prof. Dr. Binak Maxharraj

Ishte një kohë jo fortë e largët kur Serbia nuk ishte në Kosovë. Nuk kishte kurrfarë irigencash as Kushtetuese e as ligjore. Në fakt Serbia, veç qe ishte formalisht në kuadër të Serbisë, ajo nuk kishte të bënte asgjë me Kosovën, nuk kishte kurrfarë lidhje me Kosovën, nuk mund të ndikonte me asgjë në Kosovë, Kosova ishte jashtë Serbisë.

Kosova e kishte Kushtetutën dhe Ligjet e veta që me asgjë nuk e lidhnin me Serbinë. Bile Kosova e kishte fuqinë që ta bllokoj në çdo gjë Serbinë në Federatë. Kosova e organizonte pa ndikim nga Serbia jetën ekonomike u ndërtuan fabrika të shumta gati në çdo qytet të Kosovës, ishin të punësuar mbi 350 mijë punëtorë vetëm në sektorin shoqëror, u ndërtua një shkollim i fortë që nga fillorja e deri në Universitet i cili ishte më me renome se ky i sotit, kishte një shëndetësi të mirëfilltë, ku nuk kishe nevojë me sjellë barna me vete dhe batanije. Në këtë kohë Kosova nuk ishte shtet, por vepronte me të gjitha Ligjet sikur te ishte shtet. Pra, ishte koha (1974-1989) kur Kosova nuk ishte nen Serbinë dhe Serbia nuk ishte në Kosovë.

Por kjo periudhë përfundoi me shpërbërjen e ish-Jugosllavisë. Serbia pasiqë kishte qu krye me e bë Serbinë e Madhe në mars të vitit 1989 bëri grusht shtet në Kosovë, ia mori me dhunë autonominë që e kishte, ia anuloi Kushtetutën dhe Ligjet. Këtë e beri sepse nuk kishte ma kush ta mbrojë, të gjitha Republikat tjera i kishin hallet e veta. Pra, Serbia dhunshëm u kthye në Kosovë dhe deri në vitin 1999 bëri terror masiv në Kosovë.

2.Periudha 1990 -2018

Në saje të Luftës çlirimtare të UÇK-së dhe ndihmës së miqve tanë në krye me SHBA-në, Kosova u çlirua, e fitoi lirinë. Njerëzit ngazëllenin nga gëzimi, ktheheshin në vatrat e tyre nga te cilat ishin dëbuar për të filluar një jetë të lumtur dhe të qetë, pa telashe. Por, nuk ndodhi ashtu edhe pse erdhë liria me shumë ngjyra lufta nuk e deboi Serbinë nga Kosova, ajo mbeti këmbëkryq në Veri të Kosovës se bashku me Car Llazarin e vetë. Serbia me veriun tonë, bën çka të dojë. Atje sikur me Kosova nuk jeton.

Por ndodhën edhe gjëra tjera të tmerrshme, që nuk ishin dashtë të ndodhin. Në vend se Kosova në liri të fillojë ndërtimin e saj ekonomik, të fillojë prosperitetin ekonomik, kultural e arsimor, ndodhën gjëra të pa mira. Për pak kohë u shkatërrua edhe ajo qe ishte ndërtuar me dekada përmes gjoja teë privatizimit të aseteve të cilat u shiten gati falas. Në saje të kësaj një grup njerëzish filluan të pasurohen jashtëligjshëm. Arsimi dikur në za u rrezua për tokë, i humbi krejt vlera, u themeluan shumë Universite publike e private që nuk shërbenin për dije, por për vota. Filloi blerja edhe e diplomave nga njerëzit që s’kishin dije. Edhe shëndetësia u rrënua pothuaj se krejt, ra për tokë, s’kishte ilaçe as shtretër, as batanija as kurgjë. Në këtë shëndetësi më shumë njeriu smurej se sa shërohej. Në këtë gjëndje të cilën nuk na e krijojë Serbia, por e krijuam vet me njerëzit tanë të padijshëm, të rinjtë tentojnë të ikun nga atdheu i tyre, të cilët ëndërronin se në liri do të jetë krejt ndryshe.

Së Kosova nuk është krejt e lirë, por gjysmë e lirë, e tregon edhe fakti se tashti Serbia nuk është larguar nga Kosova, por ajo jeton pa lëkundshëm në një pjesë te Kosovës me te cilën banë çka te dojë më të, bile qysh po shkojnë punët edhe mund ta çkapë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat