Sipas “modelit gjerman-gjerman”, Kosova do të përfundonte nën Serbi

Opinione

Sipas “modelit gjerman-gjerman”, Kosova do të përfundonte nën Serbi

Prof. Dr. Mehdi Hyseni Nga Prof. Dr. Mehdi Hyseni Më 23 maj 2018 Në ora: 17:36
Foto ilustrim

Një kompromis i tillë historiko-politik, diplomatik dhe ushtarak mes  fuqive të mëdha perëndimore (Amerika, Britania e Madhe dhe Franca) dhe Bashkimi Sovjetik si shtete aleate dhe fitimtare kundër  nazifashizmit hitlerian, është arritur në “Konferencën e Potsdamit, më 17 korrik 1945, me ç’rast këto shtete, Gjermaninë e ndanë  në katër zona okupuese, ku secila prej tyre kontrollonte pjesën e vet”.
 
Prandaj, plotësisht është gabim lëndor të thuhet dhe të shkruhet  kinse për “modelin e dy gjermanive”. Kështu, diçka nuk mund të gjesh në literaturën e  historisë së marrëdhënieve politike ndërkombëtare e as të së drejtës ndërkombëtare, sepse  copëtimi i territorit   dhe i popullit në  Republikën Demokratike Gjermane, nuk është bërë për arritjen e ndonjë kompromisi politik mes gjermanëve perëndimorë dhe lindorë të “ dy gjermanive”, por  vetëm  në relacionin Perëndim – Lindje ( SHBA, Britania e Madhe dhe Franca dhe Bashkimi Sovjetik). 

Nuk ka asnjë dyshim se një copëtim i këtillë i Gjermanisë nga shtetet e theksuara, tri vite më pas (1948) evoluoi në krizën serioze të Murit të Berilinit”, ku për herë të parë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, zuri fill Lufta e Ftohtë mes   SHBA-ve  dhe Bashkimit Sovjetik. Si rrjedhim, një vit më vonë (1949) formohet  Republika Demokratike Gjermane nën tutelën dhe “kapelën” e Bashkimit Sovjetik  si kundërpeshë dhe si formë specifike e luftës së ftohtë kundër Amerikës dhe Evropës Perëndimore. 

Logjika  doktrinare dhe praktike e fillimit të luftës së ftohtë nga ana e Bashkimit Sovjetik ndikoi që edhe Amerika me aleatët e saj evroperëndimor të ndërtonte strategjinë e saj mbi bazën e sistemit rajonal të sigurisë kolektive.  Për këtë qëllim formoi Paktin NATO (4 prill 1949) . Mirëpo, gjashtë vite më pas ( 14 maj 1955) Bashkimi Sovjetik formoi Traktatin e Varshavës si kundërpërgjigje  Organizatës së Atlantikut Verior, si dhe formimit të pakateve të tjera rajonale me bazë politike, ushtarake dhe ekonomike siç  ishin   “ANZUS ( 1951), SEATO (1954) dhe  CENTO (1955)” . 

Kjo ndarje  politike, ushtarake, ekonmike dhe gjeopolitike e botës, bazuar logjikën e politikës së forcës dhe të garës së armatimit bërthamor të dy superfuqive botërore (SHBA – BRSS) krijoi bazën e hekurt të  luftës së ftohtë dhe të përdorimit të  politikës së forcës në sistemin bipolor të marrëdhënieve politike ndërkombëtare (1948-1990).
 
O, ladutë, nuk ka pasur  “model gjerman-gjerman”, por model ruso-perëndimor!

-Ndaj, bashkëpunimi, afrimi dhe komunkimi i gjermanëve lindorë nën Rusi me vëllezërit e tyre gjermanë në Berlinin perëndimor, është zhvilluar aq sa kanë lejuar interesat politike, diplomatike, ekonomike dhe ushtarake të Bashkimit Sovjetik. Këtë, ndër të tjera e ka dëshmuar edhe ngritja e Murit të Berlinit me betonarme e me tela gjembaçë (1961-1989), që mbi të dhe rreth tij janë vrarë qindra e mijëra gjermanë lindorë në përpjekje për t’u arratisur në Berlinin Perëndimor (1961-1989).
 
-Ja, ky ishte “modeli gjerman-gjerman”, o të marrë, o kokëkrisur, o tradhtarë, o shitës të Kosovës!
 
Sipas “modelit të dy gjermanive”, Serbia do ta rikthente Kosovën nën obrellën e saj kolonialiste shekullore (1912-1999), ashtu sikurse Gjermania Perëndimore, që e riktheu Gjermaninë Lindore, më 1990. 

Mirëpo, kjo do të ishte një padrejtësia më e madhe ndaj Kosovës, sepse  as territori  e as popullsia e saj me mbi 2 milionë e gjysmë shqiptarë nuk kanë asgjë të përbashkët me serbët, me territorin dhe me Serbinë kolonialiste, por vetëm me Shqipërinë, me shqiptarët dhe me territorin indigjen të tyre, ashtu sikurse Gjermania Perëndimore me gjermanët dhe me territorin e Gjermanisë Lindore Demkratike. 

Pra, një model i këtillë i “dy gjermanive”, do të mund të t’u imponohej shqiptarëve dhe Kosovës së Shqipërisë, vetëm sikur  Serbia të ishte Shqipëri dhe  sikur serbët të kishin qenë shqiptarë, sikurse  gjermanët që ishin i njëjti popull (jo dy popuj të ndryshëm gjermanë dhe ruse) dhe i  NJËJTI TERRITOR GJERMAN, JO  dy territore të ndryshme  gjermane-ruse, siç është rasti konbkret i DY TERRITOREVE TË NDRYSHME shqiptare – serbe, i DY POPUJVE TË NDYRSHËM SHQIPTARË DHE SERBË  DHE I DY SHTETEVE TË NDRYSHME KOSOVA DHE SERBIA. 

Ky rast i Kosovës dhe i Serbisë asgjë nuk ka të përbashkët-simetrike me  ish-modelin famëkeq të copëtimit të dy gjermnaive (1949-1990) mbase  si vumë në dukje më sipër, është fjala për të njëjtin komb dhe për të njëjtin territor gjerman, jo  ruso-gjerman.
 
“Modeli i dy gjermanive”  Kosovën nuk e shpie në Nju-Jork, por në Beograd, “o tradhtarë, o kirenarë”… tebdilë si barinjë… hosanna, baraba…” të Fan S. Nolit !(albanaipress, nëntor 2012)!
 
Nuk mund të jesh diplomat i mirë dhe i suksesshëm i popullit dhe i vendit tënd, nëse në radhë të parë, nuk e njeh historinë e marrëdhënieve politike ndërkombëtare. Njëherazi ky është kusht i domosdoshëm për ta njohur edhe të drejtën ndërkombëtare.
 
Mirëpo, ky kriter nuk vlen për kryediplomatin dhe për diplomatët “qebapxhinj” të Kosovës (të akredituar në Uashingnton dhe në metropolet e tjera të Evropës), sepse politikën dhe diplomacinë e bëjnë sipas “standardeve” dhe interesave nepotiste grupore, klanore, mahallore, nahijore, provincialiste dhe partiake të bajraktarëve të tyre. Ndryshe, nuk do të kishin pranuar kurrfarë dialogu me krerët serbë të Beogradit, pa e njohur Serbia Republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës, duke qenë të bindur se, sa më afër Beogradit, aq më afër anëtarësimit në Kombet e Bashkuara. Kjo diplomaci është e Beogradit dhe e Moskës, sepse asnjëra e as tjetra, kurrë nuk do të pranojnë që Kosova të jetë anëtare e OKB-së. 

Këtë e thotë, edhe VETO-ja bllokuese e Rusisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ndaj, pse të pranojmë të negociojmë me Serbinë, para se ajo ta njohë Republikën e Kosovës?!
 
Për ish-ministrin e Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxha “modeli i dy gjermanive qenka  interesant për anëtarësimin e Kosovës në OKB”.
 
-Përkundrazi, nëse arrihet, që  kjo formulë e “dy gjermanive”, t’i imponohet Kosovës  si “kompromis politik” në procesin e Brukselit (2011-2018), SERBIA E KA TË FITUAR KOSOVËN. – Ashtu si Gjejrmania, e cila pas gjysmë shekulli e rikktheu pjesën e saj lindore më 1989. 

-Edhe pse në rastin konkret tonin, nuk kemi të bëjmë me “modelin  e dy kosovave”, por me modelin  “KOSOVË – SERBI”, që nuk kanë asgjë të përbashkët, ashtu sikurse “modeli i dy gjermanive”, siç shpjeguam më sipër.
 
-Sigurisht se një model i tillë, i tjeklauar, që nuk përkon as me kohën e as me realitetet e krijuara në Evropën Lidore dhe Juglinodre (1989-2018) për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë, “është interesant” vetem për ish-kryediplomatin e Kosovës, Enver Hoxhaj , sepse ai konsideron se me pranimin e tij, Kosova do të anëtarësohej më shpejt në OKB! 

Mirëpo, kjo është vetëm një miopi dhe utopi diplomatike, sepse një model i tillë stereotip, që tanimë i përket të së kaluarës historike të shekullit XX të marrëdhënieve ndërkombëtare të luftës së ftohtë, Kosovën nuk do ta çonte në OKB, por do ta justifikonte mosnjohjen e saj nga ana e Kombeve të Bashkuara, duke i “rezervuar” rikthimin gradual të saj nën ombrellën e sovranitetit kolonial të Serbisë së Madhe. Ky do të ishte “efekti pozitiv” i afrimit të Kosovës me OKB-në në favor të Serbisë së  Aleksandar Vuçiqit (president) të Ivica Daçiqit (nënkryeministër dhe minister i Jashtëm). 

Këtë të vërtetë, hoxhistët, thaçistët, pacollistët, hajredinët dhe veselët… , duhet ta dinë se, Republika Demokratike Gjermane nuk ka hyrë në OKB si rezultat i normalizimit të marrëdhënieve me Republikën Federale të Gjermanisë Perëndimore (pa e njohur reciprokisht njëra-tjetrën), por në saje të influences, të ndërhyrjes dhe të diktat direkt të BRSS-së (si superfuqi botëroire) në OKB . 

Ndërkaq, sot, edhe pas shembjes së BRSS-së, me Kosovën po ndodh e kundërta, edhe pse Kosova ka mbështetjen e Amerikës (si e vetmja superfuqi botërore) dhe të fuqive të mëdha të BE-së, kjo nuk është anëtare e OKB-së, pikërisht pse Rusia dhe Kina nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Ky është problemi i subjektivitetit juridik ndërkombëtar të Kosovës, që e ka shkaktuar VET0-ja e Rusisë dhe abstenimi i Kinës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ndaj, duke marrë parasysh këtë fakt, pranimi i “modelit të dy gjermanive” si kompromis eventual politik i normalizimit të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës nën patronatin e BE-së për zgjidhjen e problemit të Veriut të Kosovës, në negociatat e ardhshme ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit (qoftë në nivel presidentësh a kryeministrash), do ta zhvleftlsonte Planin e Marti Ahtisarit dhe, në vend të tij, do të vinte në shprehje ndonjë plan tjetër, sikurse dikur “Plani Z 4” sipas të cilit minoritet serb në Kroaci i garantohej autonomia e plotë politike dhe territoriale brenda territorit dhe shtetit sovran të Republikës së Kroacisë.
 
Në të vërtetë, ky edhe është objektivi i zhvillimit të dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit (2011-2018), që minoritetit kolon serb në Veriun e Kosovës, të paktën t’i njihet statusi special i autonomisë politike dhe territoriale në kuadrin e shtetit të pavarur të Kosovës. Ndryshe, refuzimi i tij eventual nga pala shqiptare, do ta radikalizonte kërkesën e Beogradit zyrtar, që në Veriun e Kosovës, të krijohej një mini “Republika srpska” e Bosnjës me lidhje të forta me Beogradin dhe me Palen, gjëqë kjo formulë serbomadhe, pa dyshim se, do të çonte në copëtimin territorial dhe shtetëror të Republikës së Kosovës, pavarësisht se çfarë thonë kundërshtarët e kësaj teze serbe qoftë në Prishtinë, qoftë në Bruksel apo në Uashington.
 
Nëse diplomacia e  allashtetarët dhe alladiplomatët e  Kosovës, në  vazhdimin e  bisedimeve me palën serbe për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë, do të pranonin “modelin e dy gjermanive” (pa e njohur Serbia Republikën e pavarur të Kosovës), kjo formulë, në asnjë mënyrë nuk do ta ndihmonte, as nuk do ta përshpejtonte procedurën formale ligjore, që Kosova të bëhej anëtare e OKB-së në Nju-Jork (pavarësisht nga fakti se, sipas së drejtës ndërkombëtare Kosova e meriton të jetë anëtare e OKB-së), por “flytrym”, pas disa vitesh, Kosovën do ta çonte në përqafimin kolonial të Serbisë.
 
-Po, “model interesant” për Beogradin, por jo, edhe për aderimin dhe përshpejtimin e Kosovës në OKB!
 
Kësifarë përfundimi naiv dhe të gabuar të kryediplomatit të Kosovës, Enver Hoxhaj, se gjoja zbatimi i “modelit të dy gjermanive po e bëjka “interesant anëtarësimin e Kosovës në OKB”, mund ta japin vetëm ata që nuk kanë lidhje me historinë, me politikën, me diplomacinë dhe me të drejtën ndërkombëtare, sepse ribashkimi i dy gjermanive në viitin 1989 pas rrëzimit të Murit të Berlinit, nuk është bërë si rezultat i normalizimit të marrëdhënieve të tyre, të cilat, nuk e kanë njohur njëra-tjetrën gjatë periudhës së luftës së ftohtë (1948-1989), por si rezultat i angazhimit maksimal dhe të drejtpërdrejtë të politikës së jashtme dhe të diplomacisë racionale të Republikes Federale te Gjermanisë Perëndimore nën drejtimin e kancelirt Helmut Kol dhe të ministrit të Jashtëm të tij, Hans Ditrih Gensher. 

Gjithashtu, faktor tjetër vendimtar për ribashkimin e dy Gjermanive, ishte edhe përfundimi i kaptinës 41-vjeçare i luftës së ftohtë midis dy superfuqive botërore (SHBA dhe BRSS), me ç’rast, së pari, erdhi në shprehje shthurja e Traktatit të Varshavës ( formuar më 1955 si kundërpeshë e Paktit të NATO-s), përkatësisht shembja e përjetshme e Bashkimit Sovjetik si superfuqi botërore. Këtë oportunitet historiko-gjeopolitik dhe diplomatik të prishjes së sistemit bipolar të marrëdhënieve politike ndërkombëtare, Gjermania Perëndimore me në krye kancelarin Helmut Kol dhe me ministrin e Jashtëm Hans Ditrih Gensher, diti ta kapitalizojë në favorin e rikthimit të së drejtës historike të popullit gjerman mbi territorin e vet. Kjo strategji kombëtare dhe shtetërore vizionare e tandemit Kol – Gensher, solli në ribashkimin e popullit dhe të territorit  të Gjermanisë.
 
Pra, në rastin konkret, kemi të bëjmë me një popull gjerman, me një shtet gjerman, me një territor gjerman, jo me dy popuj të ndryshëm, jo me dy territore të ndryshme, jo me dy shtete të ndryshme siç janë shqiptarët dhe serbët, të cilët janë në konflikt të hapur që nga viti 1878, për shkak të pushtimit, të kontestimit, të kolonizimit dhe të aneksimit të territorit indigjen të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike. 

Ky konflikt shekullor, si dhe gjenocidet e kyera qindravjeçare të Serbisë dhe të serbëve mbi shqiptarët dhe mbi territoret e Shqipërisë etnike, janë pengesa kryesore, që vetëm Kosova të hyjë në çfarëdo dialogu a negociatash me Serbinë, pa involvimin e Tiranës zyrtare dhe të shqiptarëve të Anamoravës (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë).
 
“Modeli i dy gjermanive” nuk është substitut i “Planit të Marti Ahtisarit”, por antitezë e tij, që shpie në zhvlerësimin gradual të statusit të pavarësisë së Kosovës!
 
Se formula e “dy gjermanive” nuk u bie tamam Kosovës dhe Serbisë, kam shkruar që në vitin 2007 (si dhe në tetor 2012), kur diplomati gjerman Volfgang Ishinger e propozoi si opsion për zgjidhjen e statusit politik të Kosovës. Mirëpo, Beogradi dhe Moska e patën refezuar atë si të papranueshme për palën serbe. Si rrjedhim i dështimit të bisedimeve serbo-shqiptare në Vjenë, nën drejtimin e emisarit special të Kombeve të Bashkuara, Marti Ahtisari, OKB-ja ia imponoi Serbisë dhe Kosovës, “Planin e Marti Ahtisarit”, sipas të cilit, Kosova më 17 shkurt 2008 fitoi pavarësinë unilaterale nën mbikëqyrjen e bashkësisë ndërkombëtare, duke falënderuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe 22 shteteve të Bashkimit Evropian (BE). 

Edhe pse “ Plani i Marti Ahtisarit” ishte në kundërshtim me të drejtën historike, me të drejtën legjitime, si dhe me të drejtën e plotë të vetëvendosjes ngaqë popullit shqiptar të Kosovës iu mohua e drejta demokratike e deklarimit të tij me Referendum për statusin politik të Kosovës, si dhe në anën tjetër minoritetit kolon serb i njohu më shumë të drejta sesa që i takonin sipas së drejtës ndërkombëtare, posaçërisht kur është fjala për “decentralizimin” ekstraterritorial të Kosovës, “Plani i Marti Ahtisarit” i hapi rrugë Kosovës, që të shkëputej nga Serbia kolonialiste. 

Gjithashtu, “Planin e Marti Ahtisarit”, e mbështeti edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, më 22 korrik 2010, ku sipas Opinionit Këshillëdhënës të saj, shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, ishte në përputhje të plotë me parimet e së drejtës ndërkombëtare. 

Megjithëkëtë vlerësim të kualifikuar juridik të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Serbia nuk e njeh as “Planin e Marti Ahtisarit” e as Deklaratën e shpalljes së pavarësisës së Kosovës më 17 shkurt 2008. Ky është motivi thelbësor, pse Serbia (postfestum, pasi e ka humbur koloninë e saj 100-vjeçare-Kosovën shqiptare) e ka kurdisur dhe, ua ka imponuar një dialog të ri Kosovës, Bashkimit Evropian dhe Amerikës, që do të thotë nuk është fjala vetëm veriun e Kosovës, por për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Beogradit.
 
Kjo është arsyeja, pse politika dhe diplomacia e Beogradit është në kërkim të medeleve të ndryshme autonomiste evropiane, në saje të së cilave, kolonëve serbë në Kosovë, do t’u mundësonte krijimin e kantoneve autonome politike dhe territoriale sipas “sistemit të decentralizimit” të komunave serbe në Kosovë, duke filluar me eksperimentin e parë në Veriun e Kosovës, i cili qe 18 vite është jashtë sovranitetit të Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat