Shou i “Sulltan Erdoganit“ në Sarajevë

Opinione

Shou i “Sulltan Erdoganit“ në Sarajevë

Nga: Sherif Ramabaja Më: 21 maj 2018 Në ora: 17:38
Sherif Ramabaja

  Në mediat gjermane, paraqitjes së Erdoganit në fushatën zgjedhore në Sarajevë, iu kushtua vëmendje e konsideruar. Kur profeti nuk mundet te bregu, atëher bregu vjen te profeti. Simbolikisht me këtë tregohej, se pasi Erdoganit i janë ndaluar fushatat zgjedhore në Holandë, Austri dhe Gjermani si alternativë, ai e shfrytëzoi Bosnjën për ta egërsuar përendimin. Në tubim, sipas statistikave gjermane, ishin të pranishëm më se 10.000 veta, kurse gjysma e tyre vinin të organizuar, turqit që jetojnë në Gjermani.

Shikuar realisht, zhvillimi i fushatave të tilla në vende të ndryshme, dhe larg Turqisë siq është Bosnja është absurd.  Fjalimi i tij dhe potencimi i Perandorisë Otomane nga Erdogani le të nënkuptohet qëllimi dhe shtrirja e  ndikimit të tij në Ballkan. Sidomos këtë ndikim ka filluar ta shtrijë në Bosnje dhe në trojet shqiptare. Shqiptarëve nga përendimi iu është tërhequr vërejtja, fatkeqësisht mjaft vonë. Turqia me synimin për t`u kthyer në trojet shqiptare, kishte përgaditur terenin duke kërkuar që të korigjohej historia në kontekstin e Perandorisë Otomane, pastaj përmes klerikëve musliman pa u penguar, kishte filluar ta përhapte ideologjinë islamike, kishte hapur shkolla turke me planprograme diskutabile, kishte filluar mbushjen e Kosovës me xhami dhe blerjen e ekonomisë së Kosovës me çmim simbolik.

Për të gjitha këto veprime antikombëtare, akoma askush në Kosovë nuk ka dhënë përgjegjësi. Përkundrazi Erdogani dhe aparati i tij shtetërorë marrin aksione dhe kidnapojnë qytetarët e Kosovës, sikur të ishtin në shtëpinë e tyre. Rritja e ekonomisë turke paraqitet me rreziqe të mëdha. Monedha shtetërore turke lira, është në rënje të lirë. Ky është edhe një nga shkaqet pse Erdogani kërkoi zgjedhje të parakohshme.  Ekonomia turke me një iflacion kaq të lartë nuk mund të qëndroi gjatë në këmbë të shëndosha.

 Mediat gjermane citojnë një student turk, 20 vjeçar nga Dortmundi, i cili me autobus kishte udhëtuar 28 orë vetëm për të qenë pjesëmarrës i tubimit. Ai ndër të tjera thotë se është i gatshëm për të vdekur për Erdoganin. S`është çudi, është i ri, naiv dhe i mbërthyer nga propaganda shtetërore. Por ne kemi edhe deputet nga Kosova që janë të gatshëm të vdesin për Erdoganin. Kjo është tragjike, kur të mendosh se çfarë njerëzish arrijnë të depërtojnë në institucionin më të lartë të një vendi. Ne nuk kemi paragjykime ndaj Turqisë, përkundrazi mundohemi ta harrojmë të kaluarën tonë të hidhur, po ne nuk duam që sërish të jemi vazal të tyre. Orientimi ynë është Evropa, pa marr parasysh sakrificat dhe vështirësitë për të qenë pjesë e saj.

Ne nuk mund që ta ndërrojmë identitetin tonë për hatër të Erdoganit, Arabisë Saudite dhe të tjerëve.Salafistëve në Kosovë duhet t`u ndërpritet veprimtaria ashtu siq po bëhet në Gjermania. Ata janë përgjuar, ndjekur, burgosur dhe kategorizuar si organizatë terroriste, kuptohet duke ua prezentuar faktet. Nuk duhet lejuar që ata të na minojnë shtetin dhe të na tregojnë rrugën e “vërtetë” të fesë islame. Ata financohen nga jashtë për të bërë kaos dhe përkrahen si nga Serbia po ashtu edhe nga Rusia. Në emër të tolerancës fetare nuk duhet të lejojmë të na shemb dikush të kaluarën tonë shembullore, respektin dhe harmoninë fetare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat