Amerika nuk mbështet ribashkimin kombëtar shqiptar, sepse këtë e ka mbyllur Shqipëria

Opinione

Amerika nuk mbështet ribashkimin kombëtar shqiptar, sepse këtë e ka mbyllur Shqipëria

Nga: Prof. Dr. Mehdi Hyseni Më: 21 maj 2018 Në ora: 06:10
Prof. Dr. Mehdi Hyseni

*** Sikur Shqipëria nënë, ta kishte riaktualizuar dhe mbështetur ribashkimin kombëtar, atëherë, së pari, do të duhej të vinte në shprehje  shkolonizimi, pastaj ribashkimi i Shqipërisë etnike.
 
-Por, si të vihet në lëvizje një proces i tillë tejet i ndërlikuar, kur Tirana zyrtare (1990-2018) ka heshtur dhe margjinalizuar këtë problem, duke njohur Greqinë, Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi mbi territoret dhe mbi popullsinë shqiptare të Shqipërisë etnike? – Me njohjen de fakto dhe de jure të këtyre shteteve kolonizuese sllave, do thotë se mes  Tiranës, Podgoricës, Shkupit, Athinës dhe Beogradit, nuk ekizston kurrfarë poroblemi i pazgjidhur kolonial i shqiptarëve. 

Këtë politikë zyrtare të Shqipërisë, mirëfilli, do ta mbështetin edhe Amerika, edhe OKB-ja, edhe BE-ja, edhe NATO-ja, edhe OSBE-ja , JO asnjë lëvizje, asnjë parti, asnjë lidhje dhe asnjë subjekt tjetër politik apo militar, pavarësisht nga akronimet atraktive të tyre emërtuese (pellazgë, ilirë apo xhevahirë), si dhe “lista e dëshirave” të tyre për ribashkimin kombëtar.
 
Së pari, shkolonizimi, por si? 

Kjo, do të duhej të ishte ecuria metodologjike e strategjisë afatgjatë për zgjidhjen e çështjes koloniale shqiptare në Ballkan, jo anasjelltazi ngase ribashkimi gjithëkombëtar dhe i Shqipërisë etnike nuk mund të bëhet derisa të çlirohet çdo përllëmbë e territoreve të saj.
Mirëpo, procesi i shkolonizimit nuk  mund të fillojë pa përgatitjen, pa organizimin dhe pa mobilizimin mbarëkombëtar të  të gjitha resurseve dhe të poetnicalit intelektual shkencor politik, juridik, diplomatik, ekonomik dhe ushtarak . Ky është kushti themelor, që duhet përmbushur për të kundërshtuar dhe sfiduar kolonizatorët fqinjë sllavë të Ballkanit.
 
Gjithashtu, është e vështirë të inicohet një process i këtillë antikolonial kundër sllavëve pushtues të mbi 50% të territorit autokton të Shqipërisë etnike, sepse  kjo, asnjëherë nuk e ka parashtruar kërkesën e saj për shkolonizimin e territoreve shqiptare (1912-2018). Po ashtu, Shqipëria asnjëherë nuk ka zhvilluar luftë antikoloinale kundër kolonialistëve grekë, serbë, malazezë dhe sllavomaqedonë (1912-2018).
 
Përkundrazi, Shqipëria, edhe pas shthurjes së rendit bipolar të sistemit të marrëdhnieve politike ndërkombëtare (1990-2018), asnjëherë nuk ka ushtruar kërkesë formale zyrtare OKB-së, BE-së, NATO-s, OSBE-së e as Amerikës.  Në vend se, pas shthurjes së sistemit socialist komunist (1990), Shqipëria ta bënte çështje rindërkombëtarizimin e problemit kolonial shqiptar, kjo bëri të kundërtën, në stilin e politikës dhe të diplomacisë tradhtar të Esat Pashë Toptanit dhe të Ahmet Zogut, nënshkroi kapitullimin e saj historik, kombëtar, ndërkomnbëtar shtetëror dhe gjeopolitik, duke njohur  de fakto dhe de jure kufijtë artificialë të shteteve fqinje kolonialiste (Serbia, Mali i Zi Maqedonia dhe Greqia)  mbi 50% të territorit dhe popullsisë autoktone  të Shqipërisë etnike.

Nuk ka asnjë dyshim se kjo formë ligjore e njohjes së shteteve kolonialiste sllave nga ana e Shqipërisë (1990-2018), është akti më i rëndë i tradhtisë në historinë e kombit shqiptar dhe të Shqipërisë etnike ngase  juridikisht në kuptimin e së drejtës ndërkombëtare vulosi humbjen e së drejtës historike të shqiptarëve mbi territoret e tyre indgjene  ilirie-stërgjyshore.

Kjo është barriera kryesore, që shteti shqiptar (sipas normave dhe parimeve të së drejtës ndërkombëtare) nuk ka krrufarë të drejte ligjore, që të ngrejë kurrfarë kërkese formale para OKB-së, në mënyrë që të kërkojë  revizionimin e kufijve artificialë të Shqipërisë etnike, duke qenë se, qe 30 vjet është pajtuar dhe ka njohurkufijtë e tillë të shteteve grabitçare pushtuese sllave ballkanike. 

Pikërisht ky gabim fatal dhe shkatërrimtar për substancën e tërësisë kombëtare shqiptare dhe për territorin e Shqipërisë etnike, është  i pakorrigjueshëm në kontesktin e së drejtës ndërkombëtare dhe të Kartës së Kombeve të Bashkuara, sepse Tirana vullnetarisht ka nënshkruar dhe vulosur aktet e njohjes ndëkombëtare të Serbisë, të Malit të Zi, të Greqisë dhe të Maqedonisë.

Kjo njohje ndërkombëtare e këtyre vendeve kolonialiste sllave nga ana e politikës së jashtme dhe e diplomacisë së Shqipërisë, de fakto dhe de jure, do të thotë aktin vullnetar të humbjes së drejtës historike të gjysmës së kombit shqiptar mbi territoret e tyre të Shqipërisë etnike. 

Këtë akt  juridiko-politik zyrtar të vullnetshëm të Shqipërisë, që të mos prish marrëdhëniet e mira dhe miqësore (ekonomike, politike, diplomatike, tregtare, kulturore etj.) me shtetet kolonialiste sllave fqinje (ndonëse në favorin e humbjes së drejtës historike dhe legjitime të mbi 50% të popullit shqiptar mbi tokat e tyre) as Amerika, as BE-ja, as OKB-ja e as OSBE-ja, nuk  kanë asnjë arsye, që ta  kontestojnë apo ta anulojnë, sepse njohja e një shteti të huaj, është e drejtë sovrane e një shteti në përputhje të plotë me normat, me rregullat dhe me parimet e së drejtës ndërkombëtare.
 
Prandaj, mos  gënjeni ju atje, se gjoja ribashkimin po e mbështet Evropa dhe Amerika, sepse as Shqipëria londineze, as  Amerika, as NATO-ja, as OKB-ja, as BE-ja e as OSBE-ja, nuk mbështetin  asnjë parti, asnjë lëvizje, asnjë front, asnjë lidhje dhe asnjë subjekt politik apo gueril për ribashkimin kombëtar dhe të Shqipërisë etnike.
 
Sa më sipër, si do të mbështetej ribashkimi kombëtar shqiptar nga:  Amerika, BE-ja dhe OKB-ja, kur këtë çështje, politika e jashtme dhe diplomacia e Shqipërisë asnjëherë nuk e kanë parashtruar për ndonjë debat  ndërkombëtar para OKB-së, para BE-së ose  para Departamentit Shtetëror të Amerikës ( 1955 -2018).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat